Could not find match

Ēmimet e apartamenteve nė stratosferė, 1200 euro metri katror

Ēmimet e shtėpisė nė Tiranė shkojnė nė 1200 metri katror nė zonė brenda unazės. Ndėrkohė qė nė gjithė kryeqytetin ēmimet janė rritur me 16 pėr qind krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Sipas agjencive imobiliare ēmimi mesatar ėshtė 1200 euro pėr

metėr katror megjithatė krahasuar me ēmimet mesatare tė rajonit tė Ballkanit pėr banesa megjithatė blerja e njė shtėpie nė Shqipėri duket e lehtė krahasuar me mesataren ballkanike prej 2-3 mijė euro metri katror. Sipas tė njėjtave burime njė tjetėr faktor qė ndikon nė ēmimet e larta te banesave janė problemet me lejet e ndėrtimit pasi oferta pėr apartamente ėshtė e kufizuar ashtu sikundėr limiti i lejeve tė ndėrtimit. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Ilir Hebovija, thotė se ēmimet e larta tė apartamenteve janė shkaktuar nga ndėrtimet e pakta si rrjedhojė e lejeve tė kufizuara tė ndėrtimit. Por ndėrkohė qė nė Tiranė ulja e ēmimeve tė banesave konsiderohet e pamundur ndryshe duket se ka ndodhur nė Vlorė apo nė Durrės kryesisht pėr shkak tė rėnies sė shitjes me 50 pėr qind. Ndėrkohė sipas Bankės sė Shqipėrisė investimet e biznesit kanė rėnė me 64 pėr qind gjatė katėr muajve tė parė tė vitit 2010 dhe kjo rėnie ka prekur kryesit sektorin e ndėrtimit. Ulja e investimeve do tė pasqyrohet nė rritjen e papunėsisė dhe nė efektet e tjera zinxhirė qė rrjedhin prej saj. Shifra ėshtė bėrė publike nė raportin e Bankės sė Shqipėrisė, ku mėsohet se shkalla e ulėt e shfrytėzimit tė kapaciteteve nė ekonomi, ritmet e ulėta tė kredisė pėr investime dhe rėnia e importit tė mallrave kapitalė e tė ndėrmjetėm sinjalizojnė pėr njė tkurrje tė investimeve private. Sipas bankės, kėrkesa pėr mjete monetare e sektorit privat vazhdon tė jetė e ulėt, duke reflektuar ngadalėsimin e aktivitetit ekonomik. Ndėrsa ritmi vjetor i rritjes sė kreditimit pėr kėtė sektor u ngadalėsua mė tej nė 4.8 pėr qind nė muajin mars. Kėrkesa e bizneseve pėr kredi vazhdon tė jetė burimi i vetėm i rritjes sė kreditimit, ndėrkohė qė kredia pėr individė vijon tė tkurret nė terma vjetorė pėr tė pestin muaj radhazi. Gjithashtu, gjatė kėsaj periudhe janė dhėnė edhe sinjalet e para pėr njė lehtėsim tė kushteve tė kreditimit nga ana e bankave, por ky hap ėshtė ndėrmarrė vetėm pėr bizneset e mėdha.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos