Klara Buda - Gazetarja: Morali i diktaturės ishte i rremė



Sonila Merolli

“Ka kaq shumė tekste tė dobėt, sa nuk ia vlen tė shtosh dhe njė tė tillė”. Kjo vetėpėrmbajtje deri sa tė shkruarit tė piqej, mbajti Klara Budėn larg joshjes pėr tė botuar dorėshkrimet e saj. Derisa erdhi momenti i “Kloroform”, romanit ngjarjet, e tė cilit na kthejnė pas nė vitet e egra tė diktaturės, por qė nuk trajton probleme politike. Tjetėrkund e ka pasur grishjen gazetarja e “Radio France Internacional”. Ajo rrėfen sesi i mėshoi temave si homoseksualizmi, narkomanėt, mbi tė cilat nė moralin e rremė tė asaj kohe nuk pipėtihej. Ndėrsa, sot Klara shprehet se nuk i hap ashtu kuturu ‘dosjet’, porse sipas saj nė integrimet europiane nuk do tė mund tė futemi pa i hequr tabutė. Mes gjithė larmisė sė temave qė prek, linja kryesore ėshtė sistemi “femėrvrasės”, njė sistem qė tenton tė “vrasė” nėnėn dhe e bėn kėtė nė mėnyrė tė dyfishtė, andaj edhe autorja e etiketon si homazh ndaj mėmėsisė
Zonja Klara, deri mė tani ju jeni e njohur si publiciste, gazetare. “Kloroform” ėshtė romani i parė. Pėrse vonoi kaq gjatė libri?
Gjatė gjithė kėsaj kohe kam shkruar, por duke pasur njė kėrkesė pėr perfeksion, i kam lėnė gjithmonė mėnjanė tekstet e mija, madje edhe romane, tė cilėt nuk i kam botuar. Pėr tė qenė e sinqertė “Kloroformi” nuk ėshtė prova ime e parė. Arsyet se pse nuk kam botuar fiksion deri tani janė disa. Sė pari kam lexuar nė mėnyrė sistematike letėrsinė botėrore, pasi besoj se para se tė shkruash duhet tė kesh ēfarė tė transmetosh. Kjo gjė bėhet edhe mė e domosdoshme kur ke jetuar i izoluar nga bota, siē ishte rasti ynė, pasi tė mungojnė shumė referenca nė pėrgjithėsi dhe referenca letrare nė veēanti. I jam pėrkushtuar studimeve tė mirėfillta letrare, nė fillim pėr letėrsi dhe histori arti duke vazhduar gjithashtu nė nivel universitar me punė kėrkimore mbi veprėn e Mitrush Kutelit. Ky autor nuk njihej nė Francė pėrveē se pėrmes njė pėrkthimi tė dobėt tė “Vjeshtės sė Xheladin Beut”. Gjithashtu fiksioni kėrkon njė eksperience tė gjerė jetėsore, por edhe izolim dhe pėrkushtim. Por kur dėshiron tė integrohesh nė njė vend duhet tė jesh nė aktivitet, ndaj edhe unė zgjodha tė punoj dhe ta njoh atė botė qė mė ishte e huaj pėr mua. Vetėm tani qė kam arritur njė njohje relative tė botės perėndimore, janė krijuar kushtet qė tė mund tė shkruaj. Pėr mua cilėsia letrare ėshtė primordiale dhe nuk bėj pjesė nė ata shkrimtarė qė botojnė ēdo shkronjė qė kanė hedhur nė letėr. Romani qė ju keni nė dorė ėshtė njė e treta e tekstit fillestar, ka kaq shumė libra tė dobėt sa nuk ja vlen tė shtosh akoma njė tė tillė.
Romani i vendos ngjarjet nė periudhėn e diktaturės, mbi tė cilėn janė shkruar jo pak romane. ēfarė gjen tek libri juaj qė nuk e kemi hasur mė parė?
“Klororform” nuk ėshtė njė roman politik. Nė qendėr tė romanit ėshtė fati i individit, aspirata e tij pėr liri. Pėrmes romanit del nė pah absurditeti i njė sistemi lirivrasės, ku ishuj lirie ruajnė shpirtrat nga shkatėrrimi dhe i ndihmojnė individėt tė mbijetojnė. Ky libėr dėshmon pamundėsinė e ēdo sistemi, sado i tmerrshėm qoftė ai, pėr ta shkatėrruar tėrėsisht idealin e lirisė. Ajo qė mund tė them ėshtė se ai sjell perceptimin tim, individual, personal pėr atė periudhė dhe pėr kėtė arsye ėshtė i ndryshėm nga ēdo tjetėr roman qė i vendos ngjarjet nė tė njėjtėn periudhė. E shkrova atė, pikėrisht nė ēastin qė u binda qė kisha diēka pėr tė thėnė, diēka qė mund t’u vlejė tė tjerėve.
Personazheve tuaj u pėlqen mė shumė tė flasin pėr ca tema tė tjera, si pėr Safon apo ishullin Lezbos...
Nė pėrgjithėsi, tė rinjtė rrallė flasin pėr politikė. I vetmi moment ku citohen, por pa u zhvilluar informacione tė karakterit politik, ėshtė rasti i vrasjes apo vetėvrasjes sė njėrit prej kryeministrave, por ky rast kurrsesi nuk mund tė quhet njė debat politik. Ata flasin pėr kulturėn antike, prekin shumė tema tabu nga homoseksualizmi femėror e mashkullor, tek infanticidi etj. Kjo ėshtė bėrė me njė qėllim tė caktuar nė roman. Nė integrimet evropiane do tė mund tė futemi kur t’i heqim tabutė. Vetėm kėshtu qytetarėt e Europės do t’i konsideronin popujt e Ballkanit nė pėrgjithėsi, dhe shqiptarėt nė veēanti si tė barabartė me veten.
Shpesh qėllon qė pleksja e tė vėrtetės nga trillimi t’i ndajė njė hap. A ndodh kjo nė romanin tuaj?
Tek “Kloroformi” nuk ka asgjė tė vėrtetė dhe asnjė aluzion pėr ndonjė ngjarje reale. Dhe pėr tė insistuar mbi kėtė pikė nė roman ka edhe personazhe tėrėsisht imagjinarė, siē ėshtė gardiani i morgut. Ky post nuk ka ekzistuar ndonjėherė, unė e kam krijuar atė, kam krijuar njė personazh nė njė funksion qė nuk ka ekzistuar, qė askush tė mos tė mund tė identifikohet me tė.
Nė libėr pėrēohet qartė maskilizmi, ku femra vritet vetėm e vetėm pėr tė ruajtur moralin e vet. Ju i jepni njė ‘shuplakė’ moralit tė asaj kohe, por me trajtimin e kėtyre temave tabu, a kėrkoni tė tėrhiqni lexuesin?
Morali i asaj kohe ishte i rremė. Disa lloj qėndrimesh janė sjellė nė roman pėr tė stigmatizuar njė lloj pervertimi tė vlerave. Tė gjitha shoqėritė e censuruara ēojnė herėt a vonė nė njė gjeneralizim tė gėnjeshtrės. Sepse njerėzit nuk janė tė lirė tė zgjedhin. Janė trajtuar pa rezerva tė gjitha tė kėqijat qė mbuloheshin nga propaganda. Probleme qė kanė ekzistuar nė totalitarizėm siē janė narkomanėt. Njerėz kryesisht qė kishin kaluar drama tė rėnda fizike dhe qė ishin trajtuar kundėr dhimbjeve kishin krijuar varėsi ndaj drogave dhe ne qė ishim nė kontakt me sistemin mjekėsor e dinim mirė qė narkomanėt ekzistonin. Trajtimi i temave tabu nuk bėhet pėr tė tėrhequr lexuesin edhe pse mund ta ketė edhe kėtė efekt, por ka njė qėllim mė fisnik tek ‘Kloroformi’. Dialogėt mbi Greqinė e lashtė janė shkruar pikėrisht pėr tė demistifikuar njė numėr temash tabu dhe kjo ėshtė edhe arsyeja qė nuk i kam reduktuar edhe pse njė kėrkesė artistike mė shtynte qė t’i reduktoja, t’i bėja mė pak erudite.
Nė romanin tuaj vdekja ėshtė e pranishme nga faqja e parė deri nė atė tė fundit. Mė e tmerrshme ėshtė vrasja e Luiza Kodrės, jo vetėm pėr tė mbuluar njė skandal, por se mbi tė gjitha ishte dhe nga veriu. Kaq shumė pėrēmoheshin femrat veriore?
Luiza Kodra ėshtė njė grua fshati dhe nė hierarkinė sociale ajo ndodhet nė njė nivel me romėt ose vetėm pak pėrpara romeve, pra nga fundi. Veriu ka qenė tejet i varfėr, aq i varfėr sa banorėt e qytetit nuk mund as ta konceptonin, por edhe fshatarėt e ultėsirės ishin larg gjendjes sė tyre qė vėshtirėsohej edhe nga mungesa e mjeteve tė komunikimit e tė transportit. Imagjinoni ato familje malėsore qė rronin akoma nė kulla. Kjo ėshtė arseja pse kam zgjedhur njė grua tė veriut. Nuk bėhet fjalė pėr pėrēmim tė grave tė veriut, totalitarizmi pėrēmonte individin nė pėrgjithėsi, por ishte kjo kategori njerėzish, tė ndodhur nė fund tė hierarkisė sociale, jo vetėm gratė por edhe burrat, qytetare tė rendit tė dytė qė vuanin mė shumė nga ai regjim. Nė libėr ai sistem tenton tė vrasė nėnėn dhe e bėn kėtė nė mėnyrė tė dyfishtė tek Alma qė e pengon tė bėhet nėnė dhe tek Luiza gjithashtu. Gruaja ka qenė shpesh e shtypur, por njė lloj solucioni tampon pėr shoqėrinė shqiptare, ėshtė ajo qė shpesh i ul gjakrat, ėshtė gjithmonė ajo qė i bėn sakrificat mė tė mėdha. “Kloroform” ėshtė para e mbi tė gjitha njė homazh pėr mėmėsinė. Pėr atė ēka prodhuar mė tė vyer kultura jonė. Nuk ėshtė rastėsi qė nėna mė e famshme e botės ėshtė shqiptare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos