Diktatori Enver Hoxha, i pari qė tronditi eshtrat e Myslym Pezės

Vetė diktatori Hoxha kishte ngarkuar Ramiz Alinė qė tė izolonte politikisht e personalisht Myslym Pezėn, nė mėnyrė qė ai tė mos rrėfente se kishte qenė njė vrasės me pagesė, njeri i jugosllavėve dhe njė komunist imoral. Por kėtė zhvarrosje politike e ka harruar ministri i diktaturės Gramoz Ruēi dhe muhaxhiri Edi Rama, i cili tani po kėrkon shtėpi me qira tek Blloku i Koēo Kokėdhimės

Gramoz Ruēi pėrmendi mbrėmė faktin e zhvarrimi tė Myslim Pezės mė 1992 dhe mjerimin qė ka pushtuar sot Dashamir Pezėn dhe Edi Ramėn rreth vendosjes sė kullės sė Myslimit nėn mbikėqyrjen e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
Por Ruēi, mjaft i ambientuar me tematikat e Sigurimit tė Shtetit dhe tė vrasjeve me pagesė, pėr tė cilat Myslym Peza ka qenė mjaft i njohur dhe gazeta “55” ka publikuar njė dosier special, harron tė informojė publikun pėr zhvarrimin e parė tė vėrtetė qė komunistėt i bėnė Myslym Pezės. ėshtė zhvarrimi politik i Enver Hoxhės, i cili nė njė fjalim tė incizuar e tė transkriptuar, qė rastėsisht ėshtė vėnė nė punė nga Ramiz Alia, trashėgimtari i diktaturės hoxhiste, e degradon Myslym Pezėn nė pozicionin e tij tė vėrtetė, nė atė tė vrasėsit me pagesė, veglės sė jugosllavėve dhe fshatarit qė me megalomaninė e tij po i prishte punė edhe Partisė Komuniste. Njeriu pėr tė cilin flet Enver Hoxha nė fjalimin e tij duket se s’ka asnjė rėndėsi pėr Partinė Komuniste, e asnjė vlerė as pėr Mbledhjen e Pezės, pėr tė cilėn duket se as Gramoz Ruēi s’ka informacionet e duhura.
Pa u futur tek hollėsitė qė sjellin detyrimin e shtetit pėr ta rikthyer nė muze shtėpinė ku aktualisht flinte Edi Rama (tani thuhet se po kalon muhaxhir tek lagjja e ndėrtuar nga Koēo Kokėdhima, m’u pėrballė vilės ku dremiste Merhumi), po i sjellim Gramoz Ruēit dhe publikut nė vėmendje zhvarrimin e parė tė vėrtetė tė Myslim Pezės, zhvarrimin qė ashtu siē ndodh nė diktaturat komuniste, ndodh ende pa vdekur subjekti, degradimin politik tė Myslim Pezės, shpallur prej vetė Enver Hoxhės, qysh nė vitin 1982, nė komunikimin special qė ai ka pasur me Ramiz Alinė, pasardhėsin e emėruar prej tij dhe Zonjės sė Zezė, Nexhmije.

Pjesė nga ditari sekret i Enver Hoxhės
Kaluan vite. Marrėdhėniet e Myslim Pezės me Haxhi Lleshin, si kurdoherė, ishin tė shkėlqyeshme pa asnjė re. Por, gjatė vitit tė fundit, papritur e pa kujtuar, filloi tė vėrehej qielli i kėsaj miqėsie. Myslim Pezės, qė partia dhe unė ia kemi vėnė shumė mirė nė dukje rolin qė ka lozur ai nė Luftėn Nacionalēlirimtare, i hipi nė kokė qė nė moshėn 80 e ca vjeēare dhe i verbėr nga sytė tė shkruajė kujtimet nė “tre vėllime”. Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi qė tė vinte t’ia regjistronte nė shtėpi sekretarja e tij. Dhe kėshtu u bė. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’i shtypte kėto sa mė shpejt. Pse? S’dihet. Myslimi u zemėrua dhe u shpreh se “kjo grua nuk ėshtė e mirė, regjistrimet e kujtimeve tė mia ajo po i mban nė sirtar, pse kėrkon t’i pėrdorė nga Haxhi Lleshi pėr veten e tij”. Nė fakt, edhe Haxhi Lleshi kish filluar regjistrimin e kujtimeve tė veta. Tė dy po vepronin paralel dhe tė dy palėve po ua rregullonte kėto kujtime e njėjta grua, Dėshira Shehu. Myslimi kėrkoi me zemėrim t’i dorėzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte qė “Haxhiu po i hante bukėn”. Iu morėn regjistrimet kėsaj gruaje, e cila nguli kėmbė tė mos i jepte, pastaj u urdhėrua t’i dorėzonte me protesta nė Komitetin Qendror. Myslimit iu dha njė person tjetėr nga Partia pėr tė vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, iu dha njė kopje aparatit tė Komitetit Qendror dhe njė kopje aparatit tė Komitetit Qendror dhe njė kopje iu dha vetė Myslimit. Ky priste qė Komiteti Qendror t’ia dėrgonte shtypit por kjo punė po vonohej. Atėherė Myslim Peza shpejt e shpejt ia dėrgoi kėto Ndėrmarrjes sė Botimeve, ku personi i ngarkuar me kėtė punė duke i lexuar “kėto kujtime”, vuri duart nė kokė nga pėrmbajtja, prandaj lajmėroi Komitetin Qendror tė Partisė. Kėto regjistrime po studioheshin nė kėtė kohė nga aparati i KQ qė kishte ardhur nė konkluzionin se s’mund tė shtypeshin pse kishin tė bėnin me njė histori plot aventura tė Myslimit, qė ai konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri nė fillimin e Luftės Nacionalēlirimtare kur ai mori kontakt me ne. As ngjarjet historike tė Pezės, qė janė vepėr e partisė, as lufta e pezakėve nuk pėrmendeshin nė kėto regjistrime, bile vetė lufta e Myslimit errėsohet aty me gojėn e tij, jo vetėm nga mendime tė ēoroditura individuale, subjektiviste, tė pėrsėritura, duke u futur nė cikėrrimat e katundit e tė fshatarėve, por ēka ėshtė e rrezikshme, nė kėto material janė regjistruar pjesė qė kanė tė bėjnė me plot aventura tė Myslimit nė emigracion, nė Jugosllavinė e kralėve serbė. Nė kėtė pjesė tė jetės sė tij, Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavėt, se kėta i kishin propozuar ta bėnin agjent, por ai “nuk pranoi”. Megjithatė jugosllavėt, tregon aty Myslimi, vazhdonin t’i jepnin rrogė. Kur Myslimi ish akoma nė Shqipėri nė kohėn e Zogut, legata jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi s’i mori ato nė dorė por hallexhia”. Dhe Myslimi vazhdon tė tregojė kėshtu mbi propozimet pėr tė bashkėpunuar kundėr Zogut me Gani Kryezinė, familjen e Lleshit (Haxhiut), apo me Irfan Ohrin. Me ndihmėn e serbėve, Myslimi zgjodhi kėshtu familjen e Lleshajve, familje “me shumė autoritet nė Jugosllavi dhe nė Beograd”. Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnė tė tregohen aventurat e tė dyve qė i ka regjistruar me gojėn e tij. Gjatė gjithė jetės dhe luftės qė bėmė sė toku me Myslimin, asnjėherė ky nuk mė ka folur pėr kėto ngjarje tė jetės sė tij. Pse i mbante ai fshehur kėto ngjarje nga unė dhe nga Partia? Pse i nxjerr tash nė kėtė kohė kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kėrkon t’i dalė rrezikut pėrpara? Mos ka frikė se ia zbulojnė tė tjerėt? Me kėto kujtime qė Myslimi kėrkon ti shtypė me kėmbėngulje, ky errėson vetė figurėn e tij qė ia ngritėn lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmė ne tė shtypen kėto aventura tė Myslim Pezės, atėherė i kemi dhėnė njė armė nė dorė armikut dhe opinionit: “Me tė tillė njerėz ka bashkėpunuar Partia?”. Po ne nuk do t’ia japim kėtė satisfaksion as Myslimit, as jugosllavėve. Ne do tė bėjmė ēmos qė Myslim Peza ta ngrysė jetėn kėshtu siē ėshtė me tė kėqijat dhe me tė mirat e tij. Me kėtė “ēėshtje tė Myslim Pezės”, plekset njėkohėsisht dhe ēėshtja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rėndė ku kish rėnė pas vetėvrasjes sė armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu.... Haxhiu pa se nė kėto kujtime, ai dhe familja e tij po komprometohen me Jugosllavėt nga ana e Myslimit... Pėr ē’arsye tė dy kėta, Myslimi dhe Haxhiu i hapin pėr herė tė parė kėto letra tė vjetra tė tyre dhe nė njė kohė qė Partia po kapėrcen me sukses punėn shumė armiqėsore tė Mehmet Shehut si agjent i jugosllavėve? Kėta po na krijojnė me kėtė njė kokėēarje tė re. Mos vallė qėndron gishti i jugosllavėve prapa tyre? Pėrvoja e luftės kundėr armiqve tė jashtme dhe tė brendshėm na ka dhėnė mėsime tė mėdha. Kemi qenė dhe do tė vazhdojmė tė jemi shumė vigjilentė pėr tė mbrojtur atdheun, Partinė, socializmin. Do tė dėshiroja qė nė ēėshtjet e kėtyre dy shokėve tė mos ketė gisht armiku por vigjilent duhet tė jem e do tė veproj nė mėnyrė qė sadisfaksion armikut jugosllav tė mos i jap asnjėherė dhe tė mos bie nė provokacionet e kėtyre dy shokėve nė qoftė se janė provokacione. Me gjakftohtėsi do tė veproj qė tė mbrohet atdheu, tė shmanget skandali qė kėrkon tė bėjė armiku dhe kėta dy shokė “tė vjetėr” tė bėhen tė parrezikshėm dhe nė interesin e Partisė qė sulmohet vazhdimisht nga armiqtė, do tė marrim ato masa qė vetėm armiku tė dėshtojė, kurse Partia e populli tė triumfojnė.


...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos