Masakra e Cėrrikut, Ish-gardisti: “Met Bozi urdhėroi djegien e kufomave”



Laureta Rryēi

Ish-gardisti Luan Prenga dėshmoi dje para Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda me detaje rrėqethėse masakrėn e Cėrrikut 1997. “Unė nuk do ta harroj kurrė dhe s’do t’ua fal kurrė torturat ēnjerėzore qė na u bėnė atė ditė mua dhe kolegėve tė mi tė vrarė”, - dėshmoi dje ish-efektivi i Gardės. “Ky kėtu, - tha dėshmitari, duke treguar me gisht nga Met Bozi, – dha urdhėr qė kufomat tė digjeshin, por banorėt bėrtitnin qė mos ta bėnin kėtė veprim”. Dėshmitari kujtoi se fillimisht ai ishte nisur bashkė me shokėt e tij me mision pėr nė Elbasan, por mė pas, njė urdhėr i dytė ua kishte ndryshuar destinacionin pėr nė Cėrrik, ku ndodhi dhe vrasja e gjashtė gardistėve dhe plagosja e 16 tė tjerėve. Gazeta “Albania” boton nė numrin e sotėm dėshminė e plotė qė gardisti dha dje pėr dy orė me radhė nė sallėn e gjyqit.
Dėshmia e plotė e Luan Prengės
“Aktualisht jam me detyrė inspektor pyjesh. Nė fund tė 1996-s kam shėrbyer nė Gardėn e Republikės, deri nė fund tė vitit 1997, ku vendosa qė tė largohesha me anė tė njė kėrkese qė bėra vetė. Pėr ngjarjet e vitit 1997 ne ishim nė dispozicion tė Gardės dhe tė Ministrisė sė Brendshme. Kam qenė komandant i grupit tim qė merreshim me operacione nėpėr ngjarje. Mė shumė kemi kryer operacione nė Tiranė sesa jashtė saj. Kam qenė nė Elbasan pėr njė mision, pasi kishte ngjarje tė pazakonta, ishte problemi i komisariatit qė ishte sulmuar. Komandanti Arjan Cenga na dha urdhrin pėr t’u nisur nė Elbasan. Ai na shpjegoi se do tė shkonim atje pėr tė ndihmuar dhe pėr t’u dalė nė mbėshtetje strukturave shtetėrore pasi kishte probleme. Komandant Cenga na mblodhi nė darkė dhe u nisėm pak pas mesnate pėr arsye sigurie. Kur arritėm nė Elbasan kemi fjetur nė hotel atė natė dhe tė nesėrmen nė mėngjes na mblodhėn dhe na pėrcaktuan detyrat dhe vendet ku do tė vendoseshim pėr tė kryer shėrbimin. Unė me grupin tim kisha pėr detyrė qė tė ruanim spitalin, nė mėnyrė qė mjekėt tė mos ishin nėn presionin e grupeve kriminale dhe tė bėnin tė qetė punėn e tyre. Ndėrkohė qė kolegėt e mi ishin vendosur pėr tė ruajtur te gjykata, prokuroria e kėshtu me radhė. Kėtė punė e kemi bėrė pėr nja 3-4 ditė. Pėr arsye sigurie kemi kėrkuar me kėmbėngulje qė tė pajiseshim me armatime tė fuqishme, pasi ishte kohė trazirash. Por armėt qė na u dhanė ishin thjesht figurative dhe nuk u pajisėm me armatime tė forta. Kjo pėr tė ruajtur edhe banorėt. Na dhanė vetėm njė pistoletė me nga njė karikator. Veshjet tona ishin me lara. Rrugėn nė drejtim tė Elbasanit e kemi bėrė me makinat IFA, por ka pasur edhe mjete tė blinduara. Kur arritėm nė Elbasan mbėrritėn edhe forca tė tjera. Ndėrkohė qė nga reparti ynė ishim rreth 22 veta tė ndarė nėpėr grupe tė vogla. Gjatė qėndrimit nė Elbasan morėm vesh se nė Cėrrik po ndodhnin ngjarje tė pazakonta dhe ishin ngritur postblloqe nga banda kriminale gjatė rrugės. Komandanti Arjan Cenga na kėrkoi qė tė merrnim nė mbrojtje Cėrrikun, pasi na tha qė banda kriminale kanė ngritur postblloqe gjatė rrugės, madje edhe njė grua shtatzėnė ka lindur nė postbllok. Nė Elbasan erdhėn mjete tė blinduara dhe unė hipa nė njėrin prej tyre bashkė me grupin tim. Arjan Cenga na komunikoi pėr situatėn dhe na tha se do tė pritnim njė urdhėr pėr t’u nisur pėr nė Cėrrik nėse do tė ishte e nevojshme. Kėtė lajm ai na e tha nė mėngjes, ndėrsa qė ne jemi nisur nga darka”.
Nisja drejt Cėrrikut
“Kur u nisėm pėr nė Cėrrik pamė qė gjatė rrugės kishte edhe forca tė tjera policore. Kemi hipur nė kėto blinda qė erdhėn nė dalje tė qytetit tė Elbasanit pėr arsye sigurie dhe kemi kėrkuar si grup armatime mė tė forta, meqė ishte situatė e rrezikshme, por nuk na dhanė. Madje pa urdhrin e komandantit nuk na lejohej qė tė qėllonim. Nė grupin tim ishte Qemal Mehmeti, Vladimir Minova, Petrit Gjoka, por ka pasur edhe dy persona tė tjerė qė nuk po ua kujtoj dot emrin. Gjatė aksit rrugor pėr nė Cėrrik kemi kontrolluar pėr banda kriminale dhe pėr postblloqe. Kishte njerėz tė armatosur, tė cilėt kur afroheshim ne largoheshin. Kemi bėrė kontrolle tė momentin ndaj personave qė na dukeshin tė dyshuar, pro i kemi gjetur tė pastėr. Kemi kapur njė person, i cili ishte i armatosur me njė kallash. Kur hymė nė qytetin e Cėrrikut kishte edhe forca tė tjera, qė ishin tė Policisė sė Shtetit. Nė ato momente unė zbrita nga autoblinda dhe pashė qė njė nga blindat tanė u qėlluan me granatė hedhėse. Para kėtij momenti kemi pyetur nėpėr pallate nėse kishin ndonjė shqetėsim dhe banorėt na thoshin qė tė bėnim kujdes nga bandat. Ne shkuam mė pas te sheshi ku ishte kinemaja dhe u goditėm me granatė hedhėse. Nė ato momente filloi goditja me armė nga tarracat e pallateve dhe nga brenda kinemasė. Aty pamė disa shokė tanėt qė po digjeshin. Mund tė ketė pasur rreth 15 goditje tė fuqishme, por fati i keq i yni qe qė blinda mori flakė menjėherė dhe nga aty doli pėrjashta duke ulėritur Sali Martini. Ne e morėm nė krahė dhe e vendosėm te rruga, ku ishte njė dyqan. Dhe aty Sali Martini ka dhėnė shpirt pasi kishte marrė plumba nė gjoks dhe nė fyt. Nuk kishim ēfarė t’i bėnim. Pas kėsaj lėvizėm pėr tė parė pėr shokėt e tjerė. Nė mos gabofsha, ka dalė edhe njė tjetėr person nga tanku, por nuk mbaj mend se cili, pasi u bė shumė tym. E gjithė kjo zgjati rreth 45 minuta. Nė kėto momente unė pashė Petrit Gjokėn qė u plagos nė kėmbė dhe u nisa drejt tij pėr ta ndihmuar. Nė kėtė moment plagosem nė kėmbė dhe njė cifėl granate mė futet nė mes. Nuk arrita dot qė ta ndihmoja Petrit Gjokėn, pasi u plagosa, por i thashė qė tė shtrihej. Komandanti jepte urdhėr qė tė largoheshim dhe secili kishte hallin e vet. Unė me Petritin lėvizėm pėr te lulishtja ku ishte njė bar shumė i lartė dhe nuk i lejonte plumbat tė tė preknin. Aty erdhi pėr tė mė ndihmuar Qemal Mehmeti, i cili donte tė mė merrte nė krahė. Unė nuk e lashė dhe i thashė tė largohej. Ai moment ishte shumė prekės. Kam marrė vesh qė Qemal Mehmeti u vra. Ndėrkohė qė shtrirė nė bar shqeva pantallonat e mia dhe nga pallati banorėt mė hodhėn nj palė pantallona tė tjera tė zeza, pasi isha gjakosur. Shqeva edhe bluzėn me tė cilėn i lidha plagėn Petrit Gjokės. Nė kėto momente kam parė njė grup njerėzish tė armatosur qė dolėn nga kinemaja dhe lėviznin nėpėr rrugė. Kėta persona i kanė trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore kufomat e kolegėve tė mi. Pashė kėta persona qė po qėllonin me armė dhe tė tjerė rreth tyre buzėqeshnin. Pėrsa u pėrket kufomave, kėta i zhvishnin, i qėllonin, u merrnin lekėt. Ishte e tmerrshme dhe nuk kam pėr ta harruar kurrė. Erdhėn njė grup personash prej 16 vetash dhe mė ēuan mua bashkė me Petritin te shtėpia e Alfons Dahollit, qė kishte qenė person i arrestuar prej nesh. Nuk do ta harroj kurrė atė ndihmė qė na dhanė familjarėt e tij dhe mbrojtjen e tyre. Na mbajtėn peng te kjo shtėpi, na rrahėn dhe na torturuan po jo ata tė shtėpisė. Meto Bozi ka ardhur me njė kameraman tė TV Kohės dhe na bėri shumė pyetje. ‘Kush jeni ju? A e dini qė ju vrasim se ju jeni ushtarė tė Veriut qė mbroni Sali Berishėn?’ I thashė se ne kemi ardhur pėr tė mbrojtur popullin, dhe jo pėr tė vrarė. Met Bozi na ka bėrė presion psikologjik. Pasi iku ai, erdhi Roland Sota Xhepexhiu dhe mė gjuajti me automatik nė kokė, por ndėrhyri familja dhe ai nuk mė vrau. Aty ishin tė pranishėm me armė edhe Arjan Toska dhe Tomorr Buzani, por nuk ishin agresivė dhe nuk na prekėn me dorė. Roland Xhepexhiu ndenji 5 minuta dhe pastaj thirri njė person me emrin Turi dhe iku. Shtėpia ku ne rrinim ishte i rrethuar nga njerėz tė armatosur. Roland Xhepexhiu goditi edhe Petrit Gjokėn. Ndaj nesh ėshtė ushtruar dhunė psikologjike dhe jo fizike, pasi nuk i linin banorėt e shtėpisė. Rolandi, Turi dhe Meti, bashkė me tė tjerė, na bėnin presion. Met Bozi na ėshtė prezantuar si kryetar i PS-sė dhe na ka thėnė se ‘ne do tė gėzojmė pushtetin’. Ishte njė presion shumė i fortė psikologjik. Kėta njerėz unė i kam parė edhe pėrjashta, atje te lulishtja ku isha me Petritin. Roland Xhepexhiu bėnte organizimin e grupit tė armatosur te lulishtja ditėn e masakrės. Njėherė tjetėr nė shtėpi ka ardhur Met Bozi me njė grua tropojane, e cila na dha njė mbėshtetje tė fortė morale duke na thėnė se nuk do tė na vrisnin. Reagimi i Met Bozit ishte kėrcėnim dhe tha se ‘kėtu vendosim ne’ dhe ajo gruaja u largua pasi e kėrcėnuan. Na ndihmoi familja Daholli pėr tė bėrė negocimet pėr lirimin tonė. Petrit Gjoka u lirua para meje. Dhunimin e kufomave e bėnte Met Bozi. Nuk do ta harroj kurrė atė skenė. Ai urdhėroi qė tė digjeshin kufomat me benzinė dhe po tė mos bėrtitnin banorėt, kjo gjė do tė bėhej. Njė ditė erdhi vetė Alfons Daholli dhe mė mori nė mėnyrė tė fshehtė nga kėta persona qė ruanin shtėpinė. Nuk do t’ia harroj atė qė bėri pėr mua. Me dėrgoi tek e motra, mė dha pėr tė ngrėnė dhe pėr tė veshur rroba. Mė pas mė nxori rrugės dhe mė hipi nė njė fugon me tė cilin shkova nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė”.


2 Qershor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos