Studimet nė Itali, dalin rezultatet e provimit tė 6 marsit pėr certifikatėn “Celi 3”



Jonida Tashi

Dalin rezultatet e provimit pėr marrjen e certifikatės sė njohjes sė gjuhės italiane “Celi 3”, pėr 1194 kandidatėt qė i janė nėnshtruar kėtij testimi nė datėn 6 mars tė kėtij viti. Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė ka publikuar dje zyrtarisht rezultatet e kėtij provimi, falė tė cilave do tė procedohet mė tej pėr pajisjen e kandidatėve me certifikatėn “Celi 3”. Provimi pėr certifikatėn e gjuhės italiane “Celi 3 e 5”, lėshuar nga Universitą per Stranieri di Perugia (Universiteti pėr tė Huajt nė Peruxhia) organizohet nga Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė, e cila shėrben edhe pėr tė bėrė kėrkesėn pėr pararegjistrim nė universitetet italiane. Pėr rrjedhojė, tė gjithė kandidatėt qė do tė pajisen me certifikatėn “Celi 3” kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr tė siguruar njė vend nė universitetet italiane.
Aplikimi
Ditėn e hėnė tė kėsaj jave, Ambasada Italiane nė Tiranė njoftoi zyrtarisht hapjen e procedurave tė aplikimit, pėr studentėt shqiptarė qė duan t’i vijojnė studimet e larta nė universitetet italiane. Tė rinjtė shqiptarė do tė kenė mundėsi qė deri nė datėn 6 qershor tė tėrheqin dokumentet e nevojshme pėr tė paraqitur kėrkesėn e regjistrimit paraprak pėr nė universitetet italiane. Sipas njoftimit tė posaēėm, tė publikuar nga Ambasada Italiane nė Tiranė, “Pėr procedurat pėr regjistrimin nė universitetet italiane nga ana e studentėve tė huaj, pėr vitin akademik 2010-2011”, studentėt qė synojnė tė regjistrohen pranė universiteteve italiane mund tė tėrheqin, duke filluar nga data 24 maj, pranė sportelit tė Ambasadės, njė dosje tė veēantė pėr pararegjistrimin, qė pėrmban formularėt e nevojshėm dhe udhėzimet pėrkatėse, si dhe kalendarin pėr paraqitjen e kėrkesave. Kėto tė fundit, pas plotėsimit duhet tė dorėzohen nga data 7 qershor deri mė 21 qershor, pranė Pallatit tė Kulturės, sheshi “Skėnderbej”, nga ora 14.00 deri nė orėn 17.00.
Regjistrimi
Ambasada Italiane ka bėrė tė ditur se pėr t’u regjistruar pranė universiteteve italiane, duke filluar nga ky vit ėshtė e detyrueshme certifikata e njohjes sė gjuhės italiane “Celi 3”, lėshuar nga Universiteti i Peruxhias nė bashkėpunim me Institutin Italian tė Kulturės. Po ashtu, pėr tė ndjekur universitetin nė Itali ėshtė e nevojshme tė kalohen tė dyja provimet fakultative qė janė tė domosdoshėm pėr regjistrimin nė universitetet shqiptare. Kurse kandidatėt qė nuk kanė mbushur moshėn madhore duhet tė jenė tė shoqėruar nga tė dy prindėrit, ditėn e paraqitjes sė kėrkesės. Nė pėrfundim tė procesit tė regjistrimit paraprak, pas datės 10 gusht do tė publikohet kalendari i paraqitjes sė studentėve pėr kėrkesėn e vizės. Nė tė njėjtėn ditė, studentėt do tė tėrheqin zarfin me dokumentet pėr regjistrim qė do tė duhet tė paraqesin personalisht pranė sekretarive tė universiteteve nė Itali. Ambasada Italiane njofton se pėr lėshimin e vizės sė studimit, tė interesuarit duhet tė paraqesin garanci bankare dhe qėndrimi nė Itali pėrmes njė llogarie bankare tė mbyllur prej rreth 5000 euro dhe njė ftesė apo prenotim hoteli pėr 15 ditėt e para tė qėndrimit.



28 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos