Kontrata e re kolektive, si do tė bėhet punėsimi i arsimtarėve

Zbardhen kriteret bazė dhe kushtet e arsimimit pėr punėsim nė arsimin parauniversitar

Jonida Tashi

Punėsimi i mėsuesve nė arsimin parauniversitar do tė bėhet me konkurs. Kjo ėshtė njė nga pikat kryesore, tė pėrcaktuara nė kontratėn e re kolektive tė punės nė arsim, tė nėnshkruar ditėn e martė midis Ministrisė sė Arsimit dhe sindikatave tė arsimit. Gazeta zbardh sot nė mėnyrė ekskluzive kriteret e reja dhe kushtet e arsimit qė do tė kėrkohen pėr punėsimin e mėsuesve nė arsimin parauniversitar, pėr tė cilat kanė rėnė dakord tė dyja palėt nėnshkruese tė kontratės. Kriteret bazė pėr punėsim nė arsimin parauniversitar qė pranohen nga tė dyja palėt nėnshkruese tė kontratės kolektive, mbėshteten nė dispozitat pėrkatėse tė Kodit tė Punės, nė Konventat Ndėrkombėtare tė Punės, nė dispozitat pėrkatėse tė ligjit “Pėr arsimin parauniversitar”, nė kriteret qė pėrmbajnė kontratat e mėparshme kolektive dhe nė standardet e sotme europiane pėr punėsimin nė arsim.
Kriteret e punėsimit
Pėr vendet e lira nė tė gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, punėsimi do tė bėhet me konkurs, nė bazė tė kritereve qė pėrcakton ministri i Arsimit. Pėr efekt transparence, pėrfaqėsuesit e sindikatave tė arsimit nė nivel tė dytė, do tė jenė tė pranishėm gjatė procedurave tė konkurrimit dhe vlerėsimit tė kandidatėve. Sipas kontratės sė re, kandidati qė shpallet fitues dhe punėsohet pėr herė tė parė, nė vitin e parė punėsohet me kontratė individuale me afat njėvjeēar. Me mbarimin e kėtij afati, nėse rezulton se i punėsuari ka kryer tė gjitha detyrimet qė i janė caktuar nga punėdhėnėsi nė kontratėn njėvjeēare tė punės, ai fiton tė drejtėn e punėsimit me kontratė punė pa afat tė caktuar. Kontrata e punės me afat njėvjeēar lidhet vetėm nė fillim tė vitit mėsimor. Ministria e Arsimit dhe sindikatat nėnshkruese tė kontratės kolektive tė nivelit tė parė miratojnė tipin e kontratės sė punės me afat njėvjeēar, kėrkesat e sė cilės janė tė detyrueshme pėr ēdo punėdhėnės dhe punėmarrės nė nivelin e dytė. Ndėrkaq, kėrkesat duhet t’i pėrgjigjen nivelit arsimor, sipas cikleve ku kėrkojnė tė punėsohen mbėshtetur nė kriteret dhe standardet qė pėrcaktohen nė udhėzimin pėrkatės tė ministrit tė Arsimit.
Kushtet kryesore
Kontrata e re kolektive e punės nė arsim ka pėrcaktuar edhe arsimin qė duhet tė kenė kandidatėt pėr mėsues, sipas cikleve tė arsimit parauniversitar. Kushtet kryesore qė Ministria e Arsimit ofron pėr punėsimin nė sistemin parauniversitar tė arsimit dhe qė pranohen nga sindikatat e arsimit janė si mė poshtė. Pėr arsimin parashkollor dhe pėr ciklin e ulėt tė arsimit bazė tė detyruar (klasa 1-5), diplomė tė shkollės sė lartė nė specialitetin pėr mėsuesi. Kriterin e mėsipėrm e plotėsojnė edhe mėsuesit qė kanė mbaruar njė shkollė tė mesme pedagogjike ose shkollė tjetėr tė profilizuar pėr mėsuesi, siē janė shkollat e mesme tė muzikės, artistike, tė gjuhėve tė huaja dhe fizkulturės, me kusht qė tė kenė fituar tė tri shkallėt e kualifikimit. Ky nivel konsiderohet i mjaftueshėm pėr tė ruajtur vendin e punės si i punėsuar me kontratė pune pa afat. Nė kėtė cikėl arsimi (parashkollor + klasa 1-5), punėdhėnėsi, si pėrjashtim, pėr nevoja objektive tė veēanta, qė kushtėzohen nga veēori dhe specifika tė secilit rreth, mund tė punėsojė me kontratė pune me afat njėvjeēar, mėsues qė kanė mbaruar shkollėn e mesme pedagogjike ose njė shkollė tjetėr tė mesme tė profilizuar pėr mėsuesi, pavarėsisht se nuk plotėsojnė kriterin e mbrojtjes sė shkallėve tė kualifikimit. Pėr ciklin e lartė tė arsimit bazė (klasa 6-9), diplomė universitare tė fituar nė njė fakultet mėsuesie, tė barazvlefshme me nivelin 3+1. Pėr gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale: pėr t’u punėsuar si mėsues i pėrhershėm nė kėto kategori arsimi, i punėsuari duhet tė disponojė njė diplomė universitare nė degėt e mėsuesisė tė nivelit tė sotėm 3+1 ose 3+2. Pėrjashtim bėhet pėr lėndėt teknologji, ekonomi dhe TIK, si dhe lėndėt e tjera tė specialitetit nė shkollat e mesme profesionale, ku i punėsuari duhet tė kėtė njė diplomė universitare tė specialitetit pėrkatės. Pėrjashtimet e tjera bėhen vetėm me udhėzim tė ministrit tė Arsimit nė konsultim me sindikatat nėnshkruese tė kontratės kolektive tė nivelit tė parė. Kjo kategori punėmarrėsish vitin e parė tė punės nė arsim punėsohet me kontratė individuale me afat njėvjeēar. Nė raste tė veēanta, pėr nevoja tė zhvillimit normal tė procesit mėsimor, drejtoritė dhe zyrat arsimore mund tė angazhojnė edhe mėsues nė pritmėri ose mėsues pensionistė, qė plotėsojnė kriteret e caktuara pėr nivelin pėrkatės ku japin mėsim. Pagesa nė kėto raste bėhet me orė mėsimore, tė cilat vlerėsohen nė bazė tė tarifave tė miratuara me vendim qeverie. Personi qė merret nė punė pėr herė tė parė pajiset nga punėdhėnėsi me Librezė Pune, e cila ėshtė unike pėr tė gjithė tė punėsuarit, sipas modelit tė pėrcaktuar nga organi kompetent.



Detyrimet pėr zgjidhjen e kontratės sė punės

Punėdhėnėsi nuk mund tė zgjidhė kontratėn e punės pa shkaqe tė arsyeshme. Shkaqe tė paarsyeshme konsiderohen ato qė pėrmban neni 146, pika 1, shkronjat a, b, c ,d, dhe e, tė Kodit tė Punės. Zgjidhja e marrėdhėnieve kontraktuale tė punės nga punėdhėnėsi pa shkaqe tė arsyeshme ėshtė e pavlefshme. Nė kėtė rast punėdhėnėsi detyrohet t’i paguajė dėmshpėrblim punėmarrėsit tė barabartė me njė vit pagė. Pėr tė punėsuarit nė arsimin publik, me kėrkesėn e sindikatave qendrore nėnshkruese tė kėsaj kontrate ose me vendim gjykate tė formės sė prerė, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar ta rikthejė punėmarrėsin e larguar nga puna pa shkaqe tė arsyeshme, nė punėn e mėparshme. Kur ekzistojnė shkaqe tė arsyeshme, pėr zgjidhjen e marrėdhėnieve kontraktuale tė punės, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar tė zbatojė ndaj punėmarrėsit kėto afate njoftimi: njė muaj pėr tė punėsuarit qė kanė njė vit pune; dy muaj pėr tė punėsuarit qė kanė dy deri nė pesė vjet punė; tre muaj, pėr tė punėsuarit qė kanė mė shumė se 5 vjet punė. Nė mungesė tė njoftimit tė kėtyre afateve, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar t’i paguajė punėmarrėsit pagėn mujore qė i korrespondon afatit tė njoftimit. Punėmarrėsi fiton shpėrblim pėr vjetėrsinė, kur kontrata ėshtė zgjidhur nga punėdhėnėsi dhe marrėdhėniet e punės midis tyre kanė zgjatur jo mė pak se tre vjet. Nė kėtė rast zbatohen dispozitat e nenit 145 tė Kodit tė Punės. Sindikatat nėnshkruese tė kontratės kolektive mbėshtetin anėtarėt e tyre, qė kėtė shpėrblim ta pėrfitojnė duke negociuar me punėdhėnėsin ose duke e zgjidhur ēėshtjen nė rrugė gjyqėsore. Zgjidhja e menjėhershme e marrėdhėnieve tė punės nga punėdhėnėsi ose punėmarrėsi bėhet duke respektuar dispozitat e neneve 153 deri 156 tė Kodit tė Punės. Punonjėsit jo mėsimorė, pėrfshirė tė punėsuarit nė administratė, pastrueset, rojet etj., kur merren nė punė pėr herė tė parė, i nėnshtrohen periudhės 3 mujore tė provės, sipas nenit 142 tė Kodit tė Punės. Kushtet dhe kėrkesat qė duhet tė plotėsojnė punonjėsit jo mėsimorė nė arsimin parauniversitar nė periudhėn e provės, miratohen nga ministri i Arsimit, nė konsultim me sindikatat nėnshkruese tė kontratės kolektive tė punės. Kushtet e punėsimit tė personelit nė institucionet e arsimit special dhe tė institucioneve tė tjera trajtohen me kontrata tė nivelit tė dytė. Nė vendet qė krijohen tė lira pėr punėsim, pėrveē kritereve tė pėrcaktuara mė sipėr, kanė pėrparėsi edhe mėsuesit e cilėsuar “invalidė pune” me vendim tė komisionit pėrkatės, si dhe mėsuesit qė kanė humbur mė parė vendin e punės pėr shkaqe objektive, siē ėshtė reforma nė arsim. Bazuar nė ligjin “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė” (i ndryshuar), i punėsuari nė arsimin parauniversitar mund t’i pėrfundojė marrėdhėniet e punės me kėrkesėn e tij ose tė punėdhėnėsit, me kusht qė i punėsuari tė kėtė plotėsuar kushtet qė pėrmbajnė dispozitat e mėsipėrme dhe t’i kėtė lindur e drejta pėr pension tė plotė pleqėrie. Nė kėtė rast, pėr tė mos shkaktuar ērregullime nė procesin mėsimor, sidomos nė marrėdhėnie me nxėnėsit, punėdhėnėsit i ndalohet qė t’i ndėrpresė marrėdhėniet e punės tė punėsuarit pėr shkak tė plotėsimit tė moshės sė pensionit nė 2 muajt e fundit tė vitit shkollor.


Mėsuesit definitiv qė plotėsojnė kushtet, pjesė e kontratės sė re kolektive

Me nėnshkrimin e kontratės sė re kolektive pėr arsimtarėt, dhe depozitimin e saj nė Ministrinė e Punės, tė gjithė punonjėsit qė aktualisht kanė njė vend definitiv pune nė sistemin e Ministrisė sė Arsimit dhe qė plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara nė kėtė kontratė, konsiderohen ligjėrisht tė punėsuar. Ndėrsa pėr sa i pėrket mbrojtjes ligjore sindikale tė kėtyre tė drejtave tė punėmarrėsve para punėdhėnėsit, nė komisionet e pajtimit apo nė gjykatė, sindikatat nėnshkruese tė kėsaj kontrate kolektive angazhohen dhe mbrojnė vetėm anėtarėt e tyre. Punonjėsit e tjerė qė nuk janė tė anėtarėsuar nė federatėn dhe sindikatėn e arsimit pėrfitojnė vetėm nga dispozitat e pėrgjithshme tė kėsaj kontrate kolektive, qė zakonisht pėrbėjnė standarde dhe tė drejta universale, por jo nga zgjidhjet konkrete dhe mbrojtja sindikale e kėtyre zgjidhjeve, kur kanė njė kėrkesė apo u lind njė nevojė e tillė, si nė fushėn e marrėdhėnieve tė punės, tė pagave, tė shpėrblimeve, tė sigurimeve shoqėrore, pensioneve, etj., sepse tė drejtėn legjitime pėr mbrojtje ligjore sindikale pėr punėmarrėsit qė mbulohen nga kjo kontratė, e kanė vetėm sindikatat nėnshkruese tė kontratės kolektive. Anėtarė tė sindikatės konsiderohen vetėm ata mėsues, pedagogė, punonjės shkencorė apo personel ndihmės, qė janė deklaruar me shkrim pėr anėtarėsimin nė njėrėn nga sindikatat nėnshkruese tė kėsaj kontrate, dhe qė paguajnė rregullisht kuotizacionin sindikal, sipas mėnyrės dhe masės qė pėrcaktohet nga organet drejtuese tė secilės sindikatė.






27 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos