"Dhe blerjet e vogla, do te jene me prokurim elektronik"

Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje, gjate mbledhjes se qeverise, si nje motivacion me shume per transparence dhe pergjegjshmeri ne sherbimet publike, vendimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara per vleresimin e administrates shqiptare me cmimin e dyte, ne grupimin e vendeve te Evropes dhe Amerikes se Veriut, ne transparencen e prokurimeve. "Ky cmim vjen si rezultat i vleresimit shume pozitiv qe i eshte bere procesit te prokurimeve 100 per qind elektronike ne Shqiperi. Procesi i prokurimeve 100 per qind elektronike ne Shqiperi, se pari, eshte deshmia me e besueshme e vullnetit 100 per qind politik per nje proces transparent", tha dje kreu i qeverise. Sipas tij, po punohet edhe per katalogun elektronik per blerjet e vogla dhe se viti i ardhshem, do te shenoje katalogun elektronik edhe per blerjet e vogla. "Natyrisht, kjo perben nje arritje te madhe. Ne qofte se kater vite me pare statistikat faktojne ne menyren me te padiskutueshme se 70 per qind e prokurimeve ishin direkt ose te kufizuara me negocimi, sot 100 per qind e tyre jane elektronike", tha Berisha.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos