Mėsuesit, nėnshkruhet kontrata e re kolektive e punės nė arsim



Jonida Tashi

Nėnshkruhet kontrata e re kolektive e punės nė arsim. Ndonėse ishte parashikuar qė tė firmosej qė nė fillim tė kėtij viti, ditėn e djeshme, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, kryetari i Federatės sė Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė (FSASH), Xhaferr Dobrusha dhe kryetari i Sindikatės sė Pavarur tė Arsimit tė Shqipėrisė (SPASH), Bajram Kruja, nėnshkruan midis tyre nė Ministrinė e Arsimit, Marrėveshjen pėr Kontratėn Kolektive tė Punės. Palėt, mbas negocimeve tė zhvilluara arritėn nė pėrfundimin qė tė pėrsėritin kontratėn e deritanishme kolektive tė punės tė datės 4 korrik tė vitit 2006, duke i bėrė asaj ndryshimet, plotėsimet dhe pėrmirėsimet e nevojshme dhe duke e shtrirė pėr periudhėn kohore deri mė 31 dhjetor tė vitit 2014. Pas nėnshkrimit tė kėsaj kontrate, vitin e ardhshėm shkollor, mėsuesit do tė kenė mė pak orė ngarkesė mėsimore se ē’kanė aktualisht. Nė bazė tė marrėveshjes sė Ministrisė sė Arsimit dhe sindikalistėve tė arsimit, arsimtarėve do t’u njihen orėt e kujdestarisė si dhe orėt pėr aktivitete artistike.
Kontrata
Gjatė fjalės sė tij, ministri Tafaj, duke theksuar se kontrata pėrbėn njė hap mė pėrpara nė krahasim me atė tė deritanishmen, pėrmendi disa nga elementet e rinj tė pėrfshirė nė kontratė. “Sė pari, kontrata pėrcakton njė draft-rregullore pėr statusin e mėsuesit si dhe pėrpunimin, pėrgatitjen dhe miratimin e Kodit tė Etikės sė mėsuesit. Kontrata kolektive e punės pėrfshin edhe pedagogėt e arsimit tė lartė dhe bėn njė hap pėrpara edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės nė kuptimin e punėsimit, rekrutimit, por edhe tė ndėrprerjes sė marrėdhėnieve tė punės”, - theksoi ministri Tafaj. Ndėrkaq, njė element tjetėr i kontratės ėshtė saktėsimi pėr punonjėsit e arsimit qė plotėsojnė moshėn e pensionit pa mbaruar vitin shkollor. Kėshtu, kontrata e re parashikon se mėsuesit nuk pensionohen nė rast se janė vetėm dy muaj, para pėrfundimit tė vitit shkollor. “Do tė rrinė derisa tė mbarojnė vitin shkollor qė pastaj tė dalin nė pension. Pedagogėt dhe tė tjerė kanė kontrata tė nivelit tė dytė pėr shkak tė autonomisė sė universiteteve nuk mund tė nėnshkruajmė kontratė me Ministrinė e Arsimit pėr universitetet”, - shpjegoi Xhaferr Dobrusha. Pėrsa i pėrket zbatimit tė Kodit Etik tė arsimtarėve, ai do tė kontrollohet nėpėrmjet njė bordi tė veēantė i cili do tė presė tė gjitha ankesat si nga mėsuesit edhe nga nxėnėsit , duke filluar qė nga veshja e deri tek dhuna verbale qė mund tė pėrdoret nga tė dyja palėt.
Sindikatat
Kontrata e re kolektive e punės nė arsim ėshtė pranuar edhe nga dy kryetarėt e sindikatave tė arsimit, tė cilėt e vlerėsuan Marrėveshjen pėr Kontratėn Kolektive tė Punės dhe falėnderuan ministri Tafaj, pėr seriozitetin dhe bashkėpunimin e vazhdueshėm. Nga ana e tij edhe kreu i Arsimit, falėnderoi sindikatat e arsimit pėr bashkėpunimin konstruktiv, qė bėri tė mundur arritjen e kėsaj kontrate qė respekton dhe rregullon mjaft mirė punėsimin dhe raportet e punėsimit tė punonjėsve tė sistemit tė arsimit nė Shqipėri. Duke siguruar sindikatat se do tė kenė mbėshtetjen e vazhdueshme pėr ēdo problem qė lind nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės tė punonjėsve tė arsimit, ministri Tafaj cilėsoi se interesi madhor ėshtė dhe do tė mbetet: mėsuesi nė qendėr tė ēdo reforme nė arsim. “Ne e kemi objektiv tė qartė tė programit tonė politik. Ēdo reformė nė arsim ka vetėm njė kyē suksesi dhe ky ėshtė mėsuesi. Ne jemi tė interesuar qė statusi i mėsuesit tė vijė duke u pėrmirėsuar dhe raportet e marrėdhėnieve tė punės tė jenė gjithmonė nė pėrputhje me standardet evropiane”, - pėrfundoi Tafaj.



26 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos