Kontratat kolektive tė punės, zgjaten deri mė 2014

MASH firmos me sindikatat marrėveshjen. Pėrfitojnė tė gjithė mėsuesit dhe punonjėsit e sistemit arsimor


Ministri Myqerem Tafaj: Ƈdo reformė e ndėrmarrė nė arsim do tė ketė nė qendėr tė saj mėsuesit


Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka arritur njė marrėveshje me sindikatat pėr sa i pėrket kontratave kolektive tė punės. Sipas marrėveshjes sė re, kontrata kolektive e punės ėshtė e vlefshme deri me 31 dhjetor 2014.


Rreth dy muaj mė parė, ministri Myqerem Tafaj nėnshkroi se bashku me pėrfaqėsuesit e Federatės sė Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė (FSASH) dhe Sindikatės sė Pavarur tė Arsimit tė Shqipėrisė (SPASH) nisjen e punės pėr rishikimin e kontratės sė vjetėr kolektive, e cila kishe hyrė nė fuqi me 4 korrik 2006, punė e cila u finalizua gjatė ditės sė djeshme me nėnshkrimin e kontratės sė re kolektive.


Palėt e pėrfaqėsuara nga Ministri Tafaj, Xhafer Dobrusha (FSASH) dhe Bajram Kruja (SPASH), pas negocimeve tė zhvilluara gjatė kėtyre dy muajve arritėn nė pėrfundimin qė tė pėrsėritin Kontratėn e deritanishme Kolektive tė Punės, duke i bėrė asaj ndryshimet, plotėsimet dhe pėrmirėsimet e nevojshme.


Gjatė fjalės sė tij, Ministri Tafaj theksoi se kontrata pėrbėn njė hap mė pėrpara nė krahasim me atė tė deritanishme, duke pėrmendur disa nga elementėt e rinj tė pėrfshirė nė kontratė.


"Sė pari, kontrata pėrcakton njė draft-rregullore pėr statusin e mėsuesit, si dhe pėrpunimin, pėrgatitjen dhe miratimin e kodit tė etikės sė mėsuesit.


Kontrata kolektive e punės pėrfshin edhe pedagogėt e arsimit tė lartė dhe bėn njė hap pėrpara edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės nė kuptimin e punėsimit, rekrutimit, por edhe tė ndėrprerjes sė marrėdhėnieve tė punės", - u shpreh ministri.


Por, me gjithė kėtė ndryshimet qė ka pėsuar kontrata e re nuk janė radikale, nė thelb mbetet kontrata e vjetėr. Sipas kreut tė Federatės sė Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė, Xhafer Dobrusha, orėt e mėsimit pėr Ƨdo mėsues do tė jenė si mė parė.


"Pėr sa i pėrket ngarkesės mėsimore kontrata kthen standardet e mėparshme. Kjo do tė thotė se mėsuesit e gjuhės do tė kenė 20 orė mėsimi, mėsuesit e gjuhėve tė huaja 22 orė edhe matematika, fizika e biologjia me 24 orė.


Do tė njihet ora e kujdestarisė, orėt pėr aktivitete kulturore artistike e sportive", - shpjegon Dobrusha. Vē kėsaj sindikalistėt konfirmuan se ėshtė punuar pėr njė draft mbi statusin qė duhet tė kenė mėsuesit.


Mes Ministrit Myqerem Tafaj dhe palėve tė interesit, edhe pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, gjithƧka ka ngelur e hapur pėr bashkėpunime tė mėtejshme pėr Ƨdo problem qė do tė lind nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės tė punonjėsve tė arsimit.


Ministri Tafaj u shpreh se nė qendėr tė interesit tė ministrisė qė ai drejton ėshtė mėsuesi, e pėr pasojė edhe nė Ƨdo reformė tė ndėrmarrė nė fushėn e arsimit nė qendėr ėshtė po mėsuesi.

Kontrata e re shtyn daljen nė pension

Njė nga pikat qė ka ndryshuar nė kontratėn e re ėshtė koha e daljes nė pension. Kėshtu, Ƨdo mėsues qė mbush moshėn e pensionit gjatė dy ose tre muajve tė fundit tė vitit shkollor, do tė qėndrojė nė punė deri nė pėrfundim tė vitit, nė qershor.


E thėnė ndryshe, tė gjithė ata mėsues qė plotėsojnė moshėn e daljes nė pension gjatė muajve prill ose maj, do tė japin mėsim deri nė pėrfundim tė vitit shkollor.


Kreu i Federatės sė Sindikatave tė Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė, Xhafer Dobrusha, shpjegon se kjo pikė ėshtė shtuar nė kontratė me propozimin e vetė mėsuesve.


Argumentimi i mėsuesve ka qenė fakti sė nxėnėsit e kanė tė vėshtirė tė mėsohen mė njė figurė tė re, pėr gjatė dy muajve tė fundit tė shkollės, e pėr pasojė do tė ishte me mirė qė mėsuesit tė mbyllin gjithė vitin, e mė pas tė dilnin nė pension.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos