Dita kombėtare e jetimėve, lėmosha shpresė pėr fėmijėt

20 maji, dita kombėtare e jetimėve ėshtė pėrkujtuar ditėn e djeshme nė njė aktivitet tė organizuar nga Ministria e Punės nė shtėpinė e foshnjės Hana dhe Rozafa nė Tiranė. Gjatė fjalės sė tij, ministri Ksera u shpreh se fėmijėt janė jo vetėm nė qendėr tė sistemit tė

pėrkujdesit social por pėrbėjnė prioritet madhor tė programit social tė qeverisė dhe politikat aktive tė ministrisė sė punės. Duke folur pėr institucionalizimin e kėtyre fėmijėve Ksera tha se kėto institucione nuk janė forma mė e mirė e shėrbimit dhe sfidė ėshtė qė sa mė pak fėmijė tė jenė nė kėto institucione aq mė mirė ėshtė pėr shtetin dhe shoqėrinė. Zonja Berisha vlerėsoi politikat qė u vijnė nė ndihmė fėmijėve dhe bashkėpunimin e vazhdueshėm me ministrinė e Punės. Aktiviteti vazhdoi mė tej me njė koncert artistik. Strehimi i jetimėve mbetet ende njė ēeshtje e pa zgjidhur dhe njė plagė pėr shoqėrinė shqiptare. Pasi mbushin moshėn 15 vjeē ata strehohen nė konvikte apo mjedise tė tjera tė papėrshtatshme. Njėri prej tyre, Lulzim Bardhi ishte vetėm 15 vjeē kur erdhi pėr herė tė parė nė konvikt ku qėndronte me 12 tė rinj tė tjerė nė dhomė. Lulzimi kujton se kanė kaluar 18 vjet, dhe ai ėshtė endur rrugėve nė kėrkim tė njė pune dhe ka bėrė dhjetėra kėrkesa pėr tė patur njė strehė pėr tė dhe familjen e tij. Lulzimi por edhe dhjetėra jetime tė tjerė, pasi mbushin 15 vjeē largohen nga Shtėpia e Fėmijės dhe pėrballen jo vetėm me mungesėn e njė vendi pune por edhe tė strehimit. Shteti duhet tu garantojė punėsim por edhe aftėsim professional, por realisht kjo hallkė nuk funksionon. Nė Ditėn Kombėtare tė Jetimėve pėrfaqėsuesit e shtetit pohuan se gjatė kėtyre viteve janė rritur shpenzimet ditore pėr ushqime dhe veshje pėr fėmijėt 0 deri nė 15 vjeē. Nė ditėn, kombėtare tė jetimėve drejtuesit e intsitucioneve qė  merren me pėrkujdesjen e tyre kanė pėrcjellė mesazhet se duhet njė bashkėpunim i tė gjithė aktorėve tė interesit, pėr t'ju ofruar njė jetė mė tė mirė sociale tė gjithė atyre qė kanė statusin e jetimit. Aktualisht nė vendin tonė, sipas statistikave qė ofron shėrbimi social shtetėror, ka rreth 1600 fėmijė jetimė, tė cilėt jo tė gjithė jetojnė nė shtėpitė e fėmijės.

 

Last Updated on E Enjte, 20 Maj 2010 20:43

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos