Teza, 74 pėr qind e pyetjeve pėr lėndėn e letėrsisė

20/05/2010 Matura 2010, provimi i letėrsisė dhe gjuhės shqipe mė 1 qershor

Pjesa e mbetur do jetė pėr njohuritė mbi gjuhėn

Nė fillim tė javės sė ardhshme specialistėt e pėrzgjedhur nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve do tė ngujohen nė ambientet e kėtij institucioni pėr hartimin e tezės sė provimit tė parė tė maturės 2010 nė lėndėn e letėrsisė dhe tė gjuhės shqipe, qė do zhvillohet mė 1 qershor. Provimi do tė pėrmbajė rreth 25 pyetje, tė cilat do tė jenė tė kombinuara ndėrmjet atyre qė kėrkojnė pėrgjigje tė argumentuara me shtjellim dhe pyetjeve me alternativa. Pjesa dėrrmuese e pyetjeve do t’i pėrkasin lėndės sė letėrsisė. Nė programet shkollore tė drejtimit tė pėrgjithshėm pėr provimin e letėrsisė gjuha shqipe, pėrfshirė edhe tė shkruarit, zė 26 pėr qind tė pyetjeve qė do pėrmbajė testi, ndėrsa letėrsia 74 pėr qind. Po nė kėtė linjė do tė veprohet edhe pėr tezat e provimeve qė do tė hartohen pėr llojet e tjera tė shkollave tė mesme nė vend. Teza e provimit do tė klasifikohen nė varėsi tė llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer maturanti. Ndėrkohė nė pėrzgjedhjen e kandidatėve fitues qė do tė pranohen nė universitete rol do tė luajė jo vetėm nota e arritur nė tė katėr provimet, por dhe mesatarja e shkollės sė mesme dhe llojet e koeficienteve. Pėr kėtė mesatarja e shkollės sė mesme si dhe notat e tė katėr provimeve (dy lėndėt me zgjedhje dhe dy lėndėt e detyruara) do tė vlerėsohen me 20 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė pikėve tė rezultatit final qė mbledh secili prej aplikuesve. Nga ky rregull pėrjashtim do tė bėjnė maturantėt qė kanė ndjekur shkollat e ndryshme profesionale. Pėr kėta tė fundit udhėzimi mė i fundit mbi masėn e zhvillimit tė provimeve pėrcakton se rėndėsia e notave tė arritura nė dy provimet e detyruara ėshtė e ndryshme pėr secilin profil. Pėr tė marrė vlerėsimin maksimal nė provimet e maturės shtetėrore, qė janė vendimtare pėr pranimet nė universitetet gjatė vitit tė ardhshėm akademik, kandidatėt duhet tė grumbullojnė 40 pikė nė total. Ndėrsa pragu minimal i pikėve qė duhen pėr t’u klasifikuar kalues ende nuk ėshtė pėrcaktuar. Pėr kėtė vit nė rregulloren e maturės ėshtė pėrcaktuar qė zhvillimi i provimeve tė bėhet sa mė herėt, nė mėnyrė qė, kur tė nisė plotėsimi i formularit A-2, nxėnėsit tė mund tė bėjnė vetė pėrllogaritjet e rezultatit final. Kjo pasi ata do tė disponojnė tė katėr notat e provimeve si dhe koeficientet e llojit tė degėve dhe profilit tė shkollės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos