Trafiku i drogės Shqipėri- Itali,7 nė pranga

Prokuroria akuzon Endrit Doklen se drejtonte grupin me telefon nga burgu, ku ėshtė i arrestuar pėr llogari tė njė procesi tjetėr


Hetimet nisėn nė vitin 2008, dhe zgjatėn dy vjet. Policia italiane ka arrestuar mė parė katėr korrierėt e grupit


TIRANĖ- Shkatėrrohet "banda nr. 2" e Durrėsit, pėr trafik droge nga Shqipėria nė Itali, ndėrsa Endrit Dokle dyshohet se drejtonte grupin me anė tė telefonit celular nga paraburgimi "Jordan Misja" nė kryeqytet. Aty ai ndodhet i arrestuar pėr llogari tė Krimeve tė Rėnda, bashkė me tė pandehur tė tjerė tė akuzuar pėr njė sėrė veprash tė rėnda penale nė kuadėr tė "Bandės sė Durrėsit".


Lajmi u pohua dje nga prokurori i ēėshtjes, Anton Martini, gjatė njė konference pėr shtyp, ku shoqėrohej nga zv/ prokurori i Krimeve tė Rėnda, Kosta Beluri, shefja e misionit Interforce nė Tiranė Ana Poxhi (Anna Poggi), si dhe Drejtori i hetimit tė Krimit tė Organizuar nė Policinė e Shtetit, Edmond Rizai.


Martini njoftoi arrestimin e shtatė tė dyshuarve pėr akuzėn e "trafikut tė lėndėve narkotike" nė kuadėr tė grupit tė strukturuar kriminal dhe "shitjes sė lėndėve narkotike" nė bashkėpunim. Nė operacionin e koduar "Ura", u arrestuan Isuf Buna i njohur me pseudonimin "Lalushi", Shefqet Vata i njohur si "Qeti", Jorid Xhunga i njohur me emrat "Ruēi" apo "Redi", Edmond Taullai i njohur nė pėrgjime si "Moke", Vito apo Vehap Biba, si dhe bashkėshortja e tij Eglantina Biba (Lulo) e njohur si "Tina".


Si organizator i rrjetit dyshohet Endrit Dokle, aktualisht i paraburgosur nė burgun e "Jordan Misja", pėr llogari tė procesit tė "Bandės sė Durrėsit".


Pėr gjashtė tė dyshuarit, Gjykata e Krimeve tė Rėnda, pas kėrkesės sė prokurorisė, caktoi masėn e sigurisė "arrest me burg" nė mungesė. Pėr Eglantina Bibėn u vendos masė shtrėnguese "ndalimin e largimit nga vendi", pėr shkak se ka katėr fėmijė. Sipas prokurorisė, gjatė periudhės shtator 2008- prill 2009 tė dyshuarit, kanė nisur drejt Italisė 40 kg heroinė, qė iu ėshtė sekuestruar katėr "korrierėve", njė shqiptari, njė kosovari, njė kroati, e njė boshnjaku.


Kėta tė fundit janė arrestuar nė zona tė ndryshme tė Italisė, si nė Abruco, Milano e Trieste, ku janė kapur pas njoftimit nga prokuroria shqiptare qė kishte nė pėrgjim "shefat" e tyre. "Arrestimi i tyre nė Shqipėri nuk ėshtė kryer nė atė kohė, pasi donim tė zbulonim gjithė rrjetin,- thanė zyrtarėt e Prokurorisė, dhe tė Policisė.


Ata pohuan edhe bashkėpunimin e zyrės sė Interforcės. Katėr nga personat janė ndaluar nė Tiranė nė banesat e tyre, njėri nė qytetin e Durrėsit dhe dy tė tjerė pasmesnatės nė njė disko nė qytetin e Sarandės. Ėshtė shpallur nė kėrkim njė person tjetėr, qė hetohet me rreth 20 tė dyshuar tė tjerė tė kėtij rrjeti.


Hetimi nisi pas vrasjes sė vėllait tė Klodian Saliut


Hetimet ndaj kėtij grupi kanė nisur nga prokuroria e Durrėsit, menjėherė pas vrasjes sė Shkėlqim Saliut tė vėllait tė Klodian Saliut nė shtator tė 2008 nė lokalin e tyre nė Durrės. Emrat e disa prej tė arrestuarve tė djeshėm janė vėnė nė pėrgjim, ku nuk rezultoi se ata kishin marrė pjesė nė vrasjen e Saliut, por, merreshin me "trafik droge" duke biseduar hapur pėr mėnyrėn e organizimit.


Sipas prokurorit Martini, ky grup kriminal ka pasur si aktivitet trafikimin e heroinės nė drejtim tė Italisė nė rrugė tokėsore duke bashkėpunuar me elementė tė tjerė kriminale nė vende si Kosova, Bosnja, Kroacia dhe Italia.


Gjithashtu, mėsohet se prokuroria nė bazė tė ligjit "Anti-mafia" po verifikon pasuritė e dy tė arrestuarve qė merren edhe me aktivitete private, si hoteleri apo prodhim tė birrės. Kėto tė dhėna u mėsuan dje nė konferencėn pėr shtyp, ku foli prokurori i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Anton Martini, zv/Prokurori pėr Krime tė Rėnda prokurori Kosta Beluri, Drejtori i Hetimit tė Krimit tė Organizuar nė Policinė e Shtetit, Edmond Rizai dhe shefe e zyrės sė Inter-forcės sė policisė italiane nė Shqipėri, Ana Poxhi.


I dyshuar si organizator

Endrit Dokle
I izoluar nė parabugimin "Jordan Misja"

Tė arrestuar
Isuf Buna i njohur gjatė pėrgjimeve si "Lalushi"
Shefqet Vata "Qeti",
Jorid Xhunga i njohur si "Ruēi" dhe "Redi",
Edmond Taullai i njohur "Moke",
Vito apo Vehap Biba,
Eglantina Biba (Lulo) e njohur si "Tina",

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos