Universiteti i Korēės, katėr programet e reja tė studimit



Fakulteti i Mėsuesisė nė Universitetin “Fan S. Noli” nė Korēė, do tė ofrojė gjatė vitit tė ardhshėm akademik edhe Diplomėn e Nivelit tė Dytė nė “Filozofi sociale”. Miratimi i kėtij programi studimi ėshtė bėrė dje nga Kėshilli i Ministrave. Kuota e pranimit nė kėtė program studimesh, pėr vitin akademik 2010-2011, ėshtė 20. Nga kjo kuotė, 10% e saj do tė jetė pėr studentėt nga trojet shqiptare, jashtė kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe administrohen nga Ministria e Arsimit, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė kėtyre trojeve. Tarifa e shkollimit pėr kėtė program studimesh tė ciklit tė dytė, pėr vitin akademik 2010-2011, ėshtė 60 mijė lekė dhe studenti i nėnshtrohet vetėm njė tarife vjetore shkollimi. Universiteti “Fan.S. Noli”, Korēė, duhet tė pėrcaktojė kriteret e pranimit tė kandidatėve dhe t’i bėjė ato publike paraprakisht. Programi i studimeve tė ciklit tė dytė realizohet me 120 kredite dhe kohėzgjatja normale e tij ėshtė dy vite akademike.
Nėpėrmjet njė tjetėr vendimi po pėr Universitetin e Korēės, qeveria ka miratuar hapjen e programeve tė studimit tė ciklit tė parė, nė “Biologji-Kimi”, “Histori-Gjeografi” dhe “Cikėl i ulėt dhe Anglisht nė ciklin fillor”. Sipas vendimit tė qeverisė, programet e studimit tė ciklit tė parė “Biologji-Kimi” dhe “Histori-Gjeografi” do tė ndiqen nė Universitetin e Korrcės, kurse programi “Cikėl i ulėt dhe Anglisht nė ciklin fillor” do tė ofrohet nė filialin e qytetit tė Pogradecit, tė universitetit “Fan S. Noli”, Korēė.



Universiteti i Vlorės, hapen tri degė tė reja studimi

Programet e studimit “Matematikė-Fizikė”, “Shkenca kompjuterike”, dhe “Akuaristikė”, do tė jenė tri degė tė reja studimi qė do tė ofrohen nga Universiteti i Vlorės nė vitin akademik 2010–2011. Vendimi ėshtė marrė dje nga qeveria. Sipas vendimit tė qeverisė, nė pėrfundim tė kėtyre programeve tė studimit do tė lėshohen, pėrkatėsisht, “Diplomė e Nivelit tė Parė, DNP, nė Matematikė-Fizikė”, “Diplomė e Nivelit tė Parė, DNP, nė Shkencat kompjuterike” dhe “Diplomė e Nivelit tė Parė, DNP, nė Akuaristikė”. Programet e studimit tė ciklit tė parė realizohen me 180 kredite,(ECTS), dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė 3 vite akademike.


Universiteti i Elbasanit, do tė ofrojė Diplomė tė Nivelit tė Dytė nė Gjuhėsi

Fakulteti i Shkencave Humane nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani”, Elbasan, do tė ofrojė programin e studimeve tė ciklit tė dytė, nė “Gjuhėsi”. Nė pėrfundim tė kėtij programi studimesh, do tė lėshohet “Diplomė e Nivelit tė Dytė, (DND), nė “Gjuhėsi”. Ky program studimi e fillon veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2010–2011. Programi i studimeve tė ciklit tė dytė, realizohet me 120 kredite dhe kohėzgjatja normale e tij ėshtė 2 vite akademike. Kuota e pranimit nė kėtė program studimi, pėr vitin akademik 2010-2011, ėshtė 20. Nė kuotėn e mėsipėrme tė kėtij programi studimi, caktohet 10% pėr studentėt nga trojet shqiptare, jashtė kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe administrohen nga Ministria e Arsimit, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė kėtyre trojeve. Tarifa e shkollimit, pėr kėtė program studimi tė ciklit tė dytė, pėr vitin akademik 2010-2011, ėshtė 60 mijė lekė dhe studenti i nėnshtrohet vetėm njė tarife vjetore shkollimi. Universiteti “Aleksandėr Xhuvani”, duhet tė pėrcaktojė kriteret e pranimit tė kandidatėve dhe t’i bėjė publike paraprakisht.


13 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos