Procesi, Met Bozi rrėzon dėshminė e gardistit tė plagosur



Laureta Rryēi

Met Bozi, njė nga tė pandehurit e masakrės sė Cėrrikut qė u vendos nė shėnjestėr nga gardisti i plagosur, rrėzoi dje dėshminė duke dhėnė njė tjetėr version mbi ngjarjen. Nėpėrmjet deklarimeve tė kėrkuara prej tij, nė kėtė moment tė procesit Bozi tregoi se jo vetėm nuk ishte pjesė e bandave qė shkaktuan masakrėn, por ka dhėnė ndihmėn e tij ndaj gardistėve tė plagosur apo atyre qė ishin tė vrarė. Dėshmia qė fundosi tė pandehurin Bozi u dha njė seancė mė parė nga ish-gardisti Petrit Gjoka, i plagosur nė masakrėn e Cėrrikut mė 23 maj 1997. Gjatė seancės sė djeshme pritej tė dėshmonin dėshmitarė tė tjerė tė thirrur nga Akuza, mirėpo askush prej tyre nuk u paraqit nė sallėn e gjyqit. Pėr kėtė arsye, pas deklarimeve tė Bozit, kolegji penal vendosi ta shtyjė seancėn gjyqėsore pėr tė martėn e ardhshme pėr t’u dėgjuar tė njėjtėt dėshmitarė.
Deklarimi
Bozi deklaroi dje se nuk ka kėrcėnuar njeri ditėn e masakrės sė Cėrrikut. Faktin se ėshtė gjendur atė ditė pranė vendit tė ngjarjes ai e cilėsoi tė rastėsishėm. “Unė kam qenė atė ditė afėr elektrikut qė ndodhet pranė shtėpisė sė Yqmet Bogollit, pasi mė kishte kėrkuar ndihmė Sopot Curri, qė i kishin hedhur njė granatė nė shtėpi. Mora nė telefon policinė e Elbasanit dhe ajo nuk doli. Gjeta njė numėr telefoni tė Prefekturės. Kėrkuam ndihmė pėr tė hequr granatėn”, - tha Bozi. Mė tej ai shpjegoi se nga Prefektura e Elbasanit ishin interesuar ēfarė po ndodhte nė Cėrrik. I pandehuri tha se ishte tepėr i interesuar pėr ta shpjeguar situatėn, duke u thėnė se nė Cėrrik kishte hyrė policia dhe po ndeshej me qytetarėt. “Unė lashė telefonin dhe dėgjova se Yqmet Bogolli me gruan e tij, Fiqireten, po bėrtitnin se i kishte marrė policia djalin dhe do ta vrisnin. Nė atė moment mora vesh se nė shtėpinė e tyre ishin dy tė plagosur. Burri i saj rrinte te dera dhe nuk linte njeri tė futej brenda”, - vazhdoi deklarimet Bozi. Por, megjithėse burri i familjes nuk i ka lėnė tė futej brenda, Bozi ėshtė interesuar pėr shėndetin e tė plagosurve. Ai tha se ka vajtur sėrish te elektriku dhe ka marr nė telefon Spitalin e Elbasanit. I ka dalė nė telefon njė mjek me emrin Spiro Doko, tė cilit i ka kėrkuar njė infermiere dhe autoambulancė. “U riktheva te shtėpia e Yqmet Bogollit pėr tė parė nėse kishte ardhur infermieria. Ne nuk mund tė futeshim brenda po tė mos donte burri i shtėpisė. Ata ishin shumė tė njohur nė Cėrrik edhe nga djemtė e tyre. U futa brenda nė njė dhomė shumė tė vogėl, dy me dy. Te dera pashė se ishin shumė njerėz dhe ishte tepėr e vėshtirė tė shihje brenda”, - tha Bozi. Ai vazhdoi rrėfimin e tij duke shtuar se nė atė dhomė ka parė njė burrė me njė kamera dhe shtetasin Besim Dybeli qė pyeste tė plagosurit. Nuk e mbante mend mirė, por tha se ai me kamera mund ta kishte emrin Malo ose Bajram. Nuk ka dėgjuar asgjė se ēfarė pyetjesh janė bėrė nė drejtim tė dy tė plagosurve. Ndėrsa dėgjonte dhe shihte tė plagosurit, ai merrte informacione edhe pėr gardistėt e djegur. “Nė atė kohė mora informacionin se nė shesh janė disa gardistė tė djegur. Unė u nisa pėr te motra dhe afėr autoblindės pashė Sul Tafėn dhe njė tjetėr me mustaqe qė po nxirrnin kufomat nga autoblinda. Burri me mustaqe ishte mbi autoblindė, nxirrte trupat dhe na i jepte mua e Sulės. I nxorėm dhe pastaj vajta te kinemaja, tėrhoqa njė perde pėr t’i mbuluar. Sul Tafa iku nė shtėpi, ndėrsa unė ēova njė fėmijė pėr tė lajmėruar autoambulancėn pėr tė marrė kufomat. Kufomat qėndruan aty deri pasdite vonė. Kur erdhi autoambulanca mua mė thirri shoferi se e njoh. E ndihmova pėr tė hipur kufomat dhe pėr t’i ēuar nė morg”, - tha Bozi.
Mohimi
Nė deklarimet e djeshme Bozi mohoi tė ketė qenė nėnkryetar i Partisė Socialiste. Bozi tregoi se ka takuar njė djalė me emrin Foksi, tė cilin e kishte marrė policia dhe me tė ėshtė interesuar pėr tė plagosurit. Bozi pohoi se Luan Prengėn, tė plagosurin e dytė, veē Petrit Gjokės, e ka pėrcjellė, madje e ka pyetur nėse kishte apo jo lekė me vete. Por, ndėrsa e ka pyetur pėr para, Bozi ėshtė shqetėsuar mė tej dhe i ka thanė Foksit se donte ta pėrcillte deri nė Papėrr, pasi njihte shumė persona nga ky vend dhe nuk do tė kishin probleme. Por Foksi nuk e ka lėnė tė shkonte me tė. Dėshminė e dhėnė nga Petrit Gjoka, Met Bozi e cilėsoi tė manipuluar tėrėsisht nga prokurori Anton Martini. Sipas tij, nė deklarimet e bėra nė vitet 1997 dhe 2007, Petrit Gjoka nuk ia ka pėrmendur emrin. Nė fund ai kėrkoi qė tė pyeteshin, pėr tė sqaruar kėtė situatė, dy nuset e familjes Bogolli, burrin dhe gruan e kėsaj shtėpie.
Procesi
Gjyqi ndaj bandės sė Cėrrikut ka nė cilėsinė e tė pandehurit Llazar Bicjen, Meti Bozin, Arjan Toskėn, Roland Sotėn, Alban Toskėn, Skėnder Canin, Tomorr Buzanin, Bujar Buzanin dhe Entel Gashin. Ata akuzohen si autorė tė masakrės sė Cėrrikut, ngjarje kjo e ndodhur mė 23 mars tė vitit 1997, ku mbetėn tė vrarė me armė zjarri gjashtė punonjės tė Gardės sė Republikės, si dhe u plagosėn nėntė punonjės tė Policisė sė Shtetit. Mungesa e avokatėve mbrojtės ka qenė njė ndėr shkaqet e zvarritjes sė kėtij procesi, i cili ende nuk po pėrfundon, megjithėse tė pandehurit janė arrestuar tre vjet mė parė.

boc
Dėshmia e gardistit: “Met Bozi me radio policie”
“Mė morėn zvarrė dhe mė ēuan nė njė familje. Gruaja e familjes ku mė futėn bėrtiste: ‘Unė nuk i lėshoj kėta tė dy nėse nuk mė kthejnė vėllanė’. Mė duket se djali qė ne shoqėruam kur u futėm nė Cėrrik ishte vėllai i kėsaj gruaje. Por, tė them tė drejtėn, ajo mė hapi divanin, shtroi ēarēafė dhe mė solli jastėk. Aty isha unė dhe Luan Prenga, dy pengjet e kapur nga grupi pasi u plagosėm. Emrin e tė zotit tė shtėpisė ku na futėn nuk e mora vesh asnjėherė. Ata nė thanė mos kini problem. Aty ishin dy burra dhe 4-5 gra. Ndėrkohė qė nė dritare rrinin tė gjithė tė armatosurit duke kėrkuar tė na vrisnin. Filluan tė na shajnė nga familja. Fjalėt mė tė rėnda dhe banalet qė ekzistojnė. Mbaj mend njė trup tė shkurtėr dhe me njė rrip nė kokė e njė dorė tė fashuar. Ai kėmbėngulte gjatė gjithė kohės dhe thoshte se do tė na vriste qė tė dyve. Por, tė zotėt e shtėpisė nuk i lanė tė futeshin brenda. Erdhi njė burrė i shkurtėr, me flokė tė shkurtėr, pothuaj tullac. Ai filloi tė na pyeste. Mė tha ēfarė pune bėja dhe i thashė qė jam polic. Mė pas mė pyeti pėrse kisha ardhur dhe i thashė qė kam ardhur pėr bukėn e gojės. Me mua nuk u morėn shumė nė pyetje pasi isha nė gjendje tė rėndė, por mė shumė pyetėn Luanin qė kishte marrė predha nga kėmbėt. E pyetėn se ku punonte dhe ai i tha: ‘Jam kapter magazinier nė Gardė’. Burri tullac i tha: ‘Si ore kapter! Ē’deshe kėtu ti?’. Mė pas i ka gjuajtur me qyt automatiku. Luani ra nga karrigia. Personi qė bėnte pyetje kishte nė dorė radio policie. Kjo radio ishte e Arjan Cengės, shefit tė vrarė. Personi nė fjalė ėshtė Met Bozi dhe unė fytyrėn e tij nuk e harroj asnjėherė. Me radion nė dorė ai kontrollonte gjithė lėvizjet e policisė. Nė kėtė moment kaluan dy helikopterė tė NATO-s. Ata thanė: ‘Na rrethuan. Hajde tė largohemi’”.


12 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos