Provimi i Matematikės me 7 variante

10/05/2010 Pėrbėrja e pyetjeve nė teza do tė ndryshojė sipas llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer nxėnėsi

Njohuritė qė duhet tė pėrvetėsojnė maturantėt, sipas temave qė do tė bien nė provim

Rėndėsia e temave

Profili i shkollės sė mesme do tė specifikojė edhe llojin e testit qė maturanti do tė duhet tė plotėsojė pėr provimin e dytė tė detyruar tė Maturės 2010 (Matematikė). Aktualisht ekspertėt pranė Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve bėjnė tė ditur se ėshtė hartuar fondi total i pyetjeve, nga ku do tė merren 25 pyetjet finale qė do tė pėrmbajė testi. Pėrbėrja e pyetjeve nuk do tė ndryshojė vetėm nė varėsi tė nivelit tė njohurive qė kanė nxėnėsit, por edhe nga lloji i shkollės sė mesme qė ky maturant ka ndjekur. Kėshtu, nxėnėsit qė kanė mbaruar shkollat e mesme profesionale, qoftė tė natyrave artistike apo sportive, nuk do tė kenė tė njėjtėn shkallė vėshtirėsie tė pyetjeve si ata qė kanė mbaruar shkollėn e mesme tė profilizuar me drejtim natyror apo shoqėror.

Variantet

Specialistėt e arsimit bėjnė tė ditur se nė ditėn e provimit do tė shpėrndahen tek tė gjithė aplikuesit pėr universitet 7 lloje tė ndryshme testesh, tė cilat do tė shėrbejnė edhe pėr kategorizimin e pyetjeve. Tashmė mėsuesit, gjatė punės pėr pėrgatitjen e nxėnėsve pėr provimet e Maturės Shtetėrore, para mbylljes sė vitit shkollor duhet tė zhvillojnė testime tė nxėnėsve me teste qė mund t’i hartojnė vetė. Gjatė hartimit tė tyre duhet mbajtur parasysh pesha pėr ēdo linjė tė pėrmbajtjes, si edhe pėrfshirja e kėrkesave tė tri niveleve tė vėshtirėsisė, nė raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal), pasi nė kėtė formė do tė jenė edhe variantet finale tė testeve tė 15 qershorit. Kėrkesat e provimeve do tė jenė dy llojesh: me zgjedhje tė shumėfishtė e me shtjellim tė argumentuar. Zgjidhja e problemave do tė zėrė njė pjesė tė rėndėsishme tė pyetjeve qė duhet tė plotėsojė nxėnėsi. Veēanėrisht pėr shkollat e mesme artistike e sportive, nxėnėsit do tė duhet tė pėrvetėsojnė temat mėsimore qė kanė tė bėjnė me: “Numri (kuptimi i numrit, bashkėsitė numerike, veprime me numrat, njehsimet), shprehjet me ndryshore dhe shndėrrimet algjebrike tė tyre, ekuacionet dhe inekuacionet sė bashku me sistemet e tyre, funksionet, figurat gjeometrike, duke pėrfshirė vetitė dhe shndėrrimet e tyre, si dhe kapitullin e matjeve. Nė tabelėn bashkėngjitur shkrimit pėr secilin nga profilet e shkollave tė mesme do tė gjeni tė detajuar edhe peshėn apo rėndėsinė qė do tė ketė secila temė nė provimin final.

Testet

Nė udhėzimin e publikuar pak kohė mė parė nga Ministria e Arsimit, ėshtė specifikuar qė testi i Matematikės do tė pėrmbajė 25 kėrkesa nė total, nga tė cilat 13 kėrkesa janė me pėrgjigje alternative dhe pėrbėjnė 13 pikė, si dhe 12 kėrkesa tė tjera do tė jenė me zhvillim, qė do tė vlerėsohen nė total me 37 pikė. Ndėrkohė qė duke filluar nga data 25 maj, specialistėt do tė ngujohen nė ambientet e AVA-s pėr hartimin e varianteve pėrfundimtare tė provimeve tė detyruara. Duke filluar nga data 25 maj deri mė 1qershor ngujimi do tė jetė pėr ekspertėt e Letėrsisė, ndėrsa nga 8 deri mė 15 qershor do tė jetė pėr provimin e Matematikės, si dhe nga 23 qershor deri mė 30 qershor pėr hartimin e tezave tė provimeve me zgjedhje.

Numrat e regjistrimit (barkodet)

Secili prej maturantėve qė do tė marrė pjesė nė provime do tė ketė njė numėr unik identifikimi, i cili do tė zbulohet vetėm pasi tė jenė korrigjuar testet, pėr tė bėrė lidhjen e pikėve tė arritura me emrin e kandidatit qė ėshtė pėrfshirė nė garėn e pranimeve pėr universitet. Bazuar nė tė dhėnat e dorėzuara si nga maturantėt e rinj e tė vjetrit, (nėpėrmjet plotėsimit tė Formuarit A1), AVA do tė pajisė tė gjithė aplikuesit me njė numėr tė caktuar regjistrimi, i cili do tė afishohet nėpėr shkolla njė ditė pas mbylljes sė vitit shkollor. Lista e numrave tė regjistrimit do tė pėrcaktohet sipas njė rendi zbritės, sipas tė dhėnave tė mbledhura pėr tė gjitha shkollat e mesme. Ndėrkohė qė nė bazė tė kėsaj liste do tė bėhet dhe grumbullimi i testeve dhe shpėrndarja e tyre e mėpasshme pranė qendrave ku do tė bėhet korrigjimi.

Shkollat profesionale

Nė shkollat e mesme tė arsimit profesional 3-vjeēar dhe nė nivelin e parė 3-vjeēar tė shkollave profesionale 3+2-vjeēare, provimet pėrfundimtare do tė jenė formimi teorik profesional, si dhe formimi praktik profesional. Kjo kategori maturantėsh do t’u nėnshtrohet rregullave tė tjera tė provimeve nga ato tė shkollave tė mesme. Rregullorja e provimeve ka pėrcaktuar se pėr kėta maturantė pėrgatitja e tezave tė provimit do tė hartohet nga vetė shkolla pėr lėndėt qė janė tė detyruara. Gjithashtu edhe datat e provimeve do tė specifikohen nga drejtoritė e shkollave, sipas njė kalendari tė caktuar; dhėnia e provimeve pėr kėtė kategori duhet tė bėhet nė data tė pėrafėrta me ato tė maturantėve qė tashmė kanė aplikuar pėr pranimet nė shkollat e larta.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos