Studimi pėr braktisjen e shkollės, 4654 fėmijė punojnė



Jonida Tashi

Varfėria ka bėrė qė mbi 4 mijė fėmijė nė vendin tonė tė braktisin bankat e shkollės pėr tė punuar. Tashmė, pothuajse nė tė gjitha rrethet e vendit, po
kthehet nė fenomen braktisja e shkollės nga fėmijėt, tė cilėt detyrohen tė punojnė pėr tė ndihmuar familjen. Sipas njė studimi tė kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės nė bashkėpunim me UNICEF-in dhe shoqatėn “Save the Children”, pėr shkaqet qė favorizojnė analfabetizmin nė vendin tonė, braktisja e shkollės pėr shkak tė punės qė kryejnė fėmijėt, ėshtė mė e hasur nė komunitetin rom dhe atė egjiptian. Nga studimi rezultoi se fėmijėt romė qė punojnė i pėrkasin moshės 3-16 vjeē dhe pėrbėjnė rreth 4654 fėmijė.
Shifrat
Pavarėsisht pėrhapjes gjeografike dhe masive tė fenomenit tė punėsimit tė fėmijėve, Ministria e Punės ende nuk ka tė dhėna tė plota nė rang vendi. Gjatė kontrolleve qė ka ushtruar Inspektorati Shtetėror i Punės gjatė
vitit 2009 janė evidentuar 415 fėmijė tė punėsuar. Fėmijėt e evidentuar nė punė gjatė kontrolleve rezultojnė tė jenė
kryesisht vajza ose 78.7% e fėmijėve nė punė. Duke analizuar marrėdhėniet e punės tė fėmijėve tė evidentuar rezultojnė se 12% e tyre janė gjetur pa kontrata individuale pune. Pjesa tjetėr kanė kontratė dhe punojnė 6 orė nė ditė dhe me njė kohėzgjatje javore pune 30-36 orė. Shqipėria ka ratifikuar konventa kryesore tė ILO-s dhe tė gjitha konventat e organizatave ndėrkombėtare nė lidhje me tė drejtat e fėmijėve dhe shfrytėzimin e tyre. Nė mbėshtetje tė tyre ka edhe akte ligjore dhe nėnligjore tė hartuara gjatė gjithė kėtyre viteve, por qė ende kanė mbetur nė sirtarėt e institucioneve shtetėrore dhe nuk janė zbatuar nė praktikė.
Braktisja
Ēdo vit, rreth gjashtė mijė deri nė shtatė mijė fėmijė nė vend braktisin shkollėn. Ndėrkohė qė rreth 3 mijė nxėnės tė tjerė problematikė janė njė kontingjent i rriskuar pėr braktisjen. Shifrat alarmante janė raportuar nga Sindikata e Arsimit nė fund tė vitit 2009, e cila ka kryer njė studim pėr kėtė fenomen. Sipas studimit tė kėsaj sindikate, vitet e fundit ėshtė rritur numri i fėmijėve qė braktisin sistemin shkollor parauniversitar. Kėtė shifėr, Sindikata e Arsimit e ka nxjerrė duke ju referuar statistikave tė Ministrisė sė Arsimit. Zonat mė problematike qė kanė njė shifėr tė konsiderueshme tė fėmijėve qė braktisin shkollėn janė zona e Kamzės nė Tiranė, Durrėsi, Fieri, Korēa. Pėr tė frenuar zhvillimin e mėtejshėm tė kėtij fenomeni, sindikalistėt, sė bashku me aktorėt e tjerė tė interesit kanė filluar njė projekt pilot nė 21 shkolla tė vendit, pėr trajnimin e 120 mėsuesve, tė cilėt po punojnė me rreth 3 mijė nxėnės problematikė, qė janė njė kontingjent i rriskuar pėr braktisjen e shkollės. Lėnia e shkollės fillon nė ciklin e ulėt. Mėsuesit deklarojnė se 5 pėr qind e nxėnėsve braktisin shkollėn nė hapat e parė. Kėshtu do tė jetė derisa tė ekzistojnė fenomene tė tilla si, gjakmarrja, mungesa e kujdesit prindėror, dhuna nė familje apo keqtrajtimi nė ambientin shkollor. Shifrat e fundit tė raportuara nga organizma vendas, por edhe ndėrkombėtarė, thonė thjesht dhe qartė se, braktisja e arsimit tė detyruar jo vetėm qė nuk po njeh kurbė nė ulje, por vazhdon tė ketė rritje konstante, e shoqėruar nė rrugėn e saj edhe nga fenomene tė reja, tė cilat modifikohen me ato tė vjetra.



Dje, Dita e Talasemisė, problem mungesa e gjakut pėr tė sėmurėt

Dita Botėrore Kundėr Talasemisė edhe kėtė vit nė vendin tonė i ka gjetur tė sėmurėt nga kjo sėmundje duke vuajtur mungesėn e gjakut. Tė paktėn 300 talasemikė nė vend, qė ēdo muaj drejtohen drejt qendrave pėrkatėse pėr tė marrė dozėn e nevojshme tė gjakut, shpeshherė kthehen nė shtėpi pa e siguruar atė. Megjithė apelet e vazhdueshme tė autoriteteve shėndetėsore pėr tė dhuruar gjak nė mėnyrė vullnetare, ende nė vendin tonė nuk ekziston njė kulturė e tillė. Kjo ka bėrė qė edhe numri i dhuruesve vullnetarė tė gjakut tė jetė i kufizuar, pasi pjesa mė e madhe e tyre i pėrkasin familjarėve tė tė sėmurėve. Sipas drejtoreshės sė Qendrės sė Transfuzionit tė Gjakut nė kryeqytet, qė ėshtė edhe banka mė e madhe e gjakut nė vendin tonė, numri i dhuruesve vullnetarė ėshtė rritur disi krahasuar me vitet e mėparshme, por sėrish apeli pėr gjak vazhdon. Drejtoresha e kėsaj qendre, Irena Qendro, ka bėrė tė ditur dje se nė pranė saj numėrohen rreth 18 mijė dhurues vullnetarė gjaku dhe 4 mijė dhurues me pagesė. Megjithėse njė vit mė parė, qeveria nėpėrmjet njė ligji tė posaēėm vendosi tė ndalonte dhurimin e gjakut me pagesė, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur pėr tė vetmen arsye se nevojat pėr gjak gjithmonė kanė ardhur nė rritje. Aktivitetet pėr Ditėn Botėrore tė Talasemisė u zhvendosėn nė Lushnjė, duke qenė se nga ky rreth figuron njė numėr i lartė i tė prekurve me talasemi. Nė kėtė aktivitet, kreu i Shoqatės sė talasemikėve, Musa Zeneli bėri apel pėr dhurimin vullnetar tė gjakut. Ndėrsa zonja Liri Berisha nė kėtė ditė mori titullin “Nderi i Lushnjės” akorduar nga Kėshilli Bashkiak i kėtij qyteti me motivacionin pėr kontributin e madh dhėnė nė ndihmė tė fėmijėve talasemikė.




Ligji i ri “Pėr arsimin e lartė”, Kacani: “Unifikon titujt e diplomave”

Ndryshimet e Ministrisė sė Arsimit nė ligjin “Pėr arsimin e lartė”, tė cilat tashmė ju janė dorėzuar universiteteve, pritet tė ngjallin mjaft diskutime. Dy nga pikat mė tė kontestueshme janė ndryshimet e titujve tė masterave, por edhe pėrmbajtja e diplomės. Tashmė nė universitete nuk do tė ketė master tė nivelit tė parė apo master tė nivelit tė dytė, por do tė ketė thjesht master me 90 kredite si dhe master shkencor. Rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės, Jorgaq Kacani, shprehet se kėto ndryshime duhet tė mirėpriten nga studentėt, pasi titujt e diplomave tė tyre tashmė unifikohen me ato tė universiteteve perėndimore. “Titujt qė merren sot, me ndryshimet qė i bėhen ligjit bėjnė njė unifikim tė titujve tė diplomave qė jepen nė universitetet publike dhe private tė Shqipėrisė me titujt e diplomave qė jepen nė universitetet e vendeve perėndimore tė cilat janė pėrfshirė nė procesin e implementimit tė Bolonjės”,- tha Kacani. Rektori shprehet se kjo i jep fund dhe procesit te masivizimit tė masterave si nė universitetet publike dhe ato private. Mė tej ai shpjegon se diplomat qė janė dhėnė me sistemin e vjetėr 4-vjeēar e kanė tė pėrfshirė masterin. “Diploma master jepet pėr tė gjitha nivelet e diplomave tė cilat janė pėr bursa 300 kredite. Kjo merr parasysh unifikimin e tė gjitha diplomave qė janė dhėnė deri mė sot, tė cilat nuk plotėsojnė 300 kreditshin, kėto njihen si diploma master qė jepen dhe nė universitetet perėndimore”,- tha Kacani. Nesėr do tė mblidhet Konferenca e Rektorėve e cila do tė shqyrtojė tė gjitha ndryshimet qė i janė bėrė ligjit “Pėr arsimin e lartė”.



10 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos