Daviddi: Integrimi i Kosovės nė BE nuk do tė jetė i lehtė

Procesi i integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian nuk do tė jetė i lehtė. Kėshtu u shpreh Shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė, Renzo Daviddi, gjatė njė debati tė organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian tė Kosovės me rastin e 9 Majit, Ditės sė Evropės, duke shtuar se ende nevojiten reforma rrėnjėsore, sidomos nė fushėn e sundimit tė ligjit.

“Procesi i integrimit nė BE, siē edhe mund ta imagjinoni nuk ėshtė i lehtė. ėshtė njė proces i cili kėrkon lot dhe djersė. Ky proces gjithashtu kėrkon vendosmėri tė lartė politike. Proces i cili kėrkon punė nga qeveria dhe shoqėria civile. Ne presim qė lidershipi tė jetė i vendosur dhe i gatshėm pėr zbatimin e kėtij proēesi”, tha Renzo Daviddi, Shef i Zyrės Ndėrlidhėse tė KE-sė nė Kosovė.

Ndėrsa, Ministri i Integrimit Evropian tė Kosovės, Besim Beqaj, vlerėson se ekzistojnė edhe sfida tė tjera qė lidhen me ēėshtjet politike dhe ekonomike. "Njėra ndėr sfidat qė kemi ėshtė bashkėpunimi rajonal dihet qė Serbia duke krijuar bllokada tė ndryshėm pėr Kosovėn nė fushėn e bashkėpunimit ekonomisė, por ėshtė njė sfidė neve duhet ta plotėsojmė, pjesa tjetėr e sfidave ėshtė harmonizimi i legjislacionit nė tė gjitha akterėt ndėrkombėtar qė janė kėtu ėshtė luftimi i krimit tė organizuar, luftimi i korrupsionit ngritja e nivelit tė prokurimit ngritja e zhvillimit ekonomik”, u shpreh Besim Beqaj, Ministėr i Integrimit Evropian tė Kosovės.

Raporti i Progresit i vitit tė kaluar ka adresuar njė varg kritikash ndaj institucioneve tė Kosovės, sidomos pėr difektet e mėdha nė sundimin ligjit. Edhe raporti i radhės pritet tė jetė po kaq i ashpėr, ku ndėr kėrkesat kryesore priten tė jenė lufta ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformimi i sistemit tė drejtėsisė, qė janė dy kriteret kryesore pėr liberalizimin e vizave dhe integrimin nė BE.

Bul Salihu

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos