Matura, publikohen testet pėr 12 lėndėt me zgjedhje



zirina llambro

Publikohet paketa e dytė e shpjeguesve tė programeve orientuese pėr provimet me zgjedhje. Me anė tė njė konference pėr shtyp, Ministria e Arsimit sqaroi mėnyrėn si do orientohen maturantėt. "Shkollat tashmė janė njohur me programet orientuese dhe ky material sintetik dhe i ilustruar ka shembuj pėr ēdo linjė dhe nėnlinjė, duke krijuar modele tė pyetjeve qė do tė jenė nė testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore", tha kėshilltarja pėr marrėdhėniet me publikun nė MASH, Albana Mustafaraj. Shpjeguesin e programeve tė orientuara, tė gjithė kandidatėt mund ta gjejnė nė web-sitin e MASH, me adresė www.mash.gov.al. Ai pėrmban tabela tė ndėrtimit tė testit pėr ēdo profil shkolle. Shpjeguesi i programit tė orientuar do tė shėrbejė pėr tė ndihmuar sa mė mirė tė gjithė maturantėt, nė pėrgatitjen e tyre pėr provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore. Testet e lėndėve me zgjedhje do tė pėrmbajnė 20 pyetje. Prej tyre, 10 me alternativa. Pėrgjigjja e saktė e ēdo pyetjeje tė tillė vlerėsohet me nga 1(njė) pikė. Dhjetė pyetjet e tjera janė me zhvillim dhe kanė sė bashku, gjithsej 30 pikė. Vlerėsimi maksimal pėr 20 pyetje do tė jetė 40 pikė. Shpėrndarja e pyetjeve nė test do tė bėhet sipas linjave tė programit dhe pėrqindjes qė zė secila linjė nė programin lėndor orientues tė Maturės Shtetėrore. Testet do tė jenė me tre nivele vėshtirėsie dhe do tė ketė pyetje pėr tė gjithė grupet e nxėnėsve. Nė shpjeguesit e programeve orientuese ka modele testesh dhe pyetjesh qė mund tė bien nė provim. Me anė tė tyre, maturantėt do tė ushtrohen pėr tė dalė sa mė mirė nė provimet.
Provimet
Tashmė kanė mbetur mė pak se 3 javė nga mbyllja e vitit shkollor, mė 21 maj. Mė tej, nxėnėsit do t'i nėnshtrohen provimeve. Lėndėn e Letėrsisė, do ta japin mė 1 qershor, ndėrsa Matematikėn nė datėn 15 qershor. Pas kalimit me sukses tė provimeve me detyrim, nėse duan tė ndjekin njė shkollė tė lartė, ata duhet tė japin edhe lėndėt me zgjedhje nė datėn 30 qershor. Disa ditė mė parė, Drejtoria Arsimore, me anė tė njė udhėzimi tė posaēėm u ka kėrkuar shkollave tė mesme tė intensifikojnė konsultimet me nxėnėsit. Po kėshtu, kreu i MASH, Myqerem Tafaj, nė urdhrin e tij tė lėshuar mė 15 shkurt, ka kėrkuar tė publikohen nė ambiente tė dukshme grafikėt e konsultimeve. Ai u bėri apel nxėnėsve qė tė mos futen nė kurse private, pasi me tė gjithė materialin orientues qė do t'u vihet nė dispozicion, kėto kurse nuk u shėrbejnė. Por pavarėsisht kėtyre kėrkesave, nė gjimnazet e kryeqytetit janė me dhjetėra maturantė qė kanė pakėnaqėsi nga konsultimet. Disa prej tyre shkojnė edhe mė tej, duke hedhur akuza se mėsuesit i detyrojnė tė kryejnė konsultime me pagesė pėr lėndėt qė do japin provim. Pasi tė japin 2 provimet e maturės, rreth 28 mijė maturantė do tė garojnė me anė tė pikėve pėr nė shkollat e larta publike. MASH ka bėrė me dije se do tė jenė shtatė teza tė ndryshme provimesh, sipas profilit tė shkollave me tri nivele vėshtirėsie. Kėshtu, nė masėn 40 pėr qind, hartuesit e testeve do tė pėrgatisin pyetje pėr nxėnėsit e dobėt. Niveli i dytė i pyetjeve, ku hyjnė nxėnėsit mesatarė, do tė zėrė nė ēdonjėrin prej testeve plot 40 pėr qind tė totalit tė pyetjeve. Niveli i parė, ose i nxėnėsve tė mirė dhe shumė tė mirė, do tė ketė 20 pėr qind hapėsirė nė test.

Lėndėt me zgjedhje

1. Kimi
2. Biologji
3. Fizikė
4. Histori
5. Gjeografi
6. Ekonomi-Filozofi
7. Njohuri pėr shoqėrinė
8. Anglisht
9. Gjermanisht
10. Italisht
11. Frengjisht
12. Spanjisht

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos