Provimet me zgjedhje, MASH-i publikon programet shpjeguese pėr 12 lėndėt



Jonida Tashi

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht shpjeguesin e programit tė orientuar tė provimeve me zgjedhje pėr Maturėn Shtetėrore 2010. Ditėn e djeshme, Ministria e Arsimit ka publikuar paketėn e dytė tė shpjeguesit tė programit tė orientuar tė provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore pėr 12 lėndėt qė janė: Kimi, Biologji, Fizikė, Histori, Gjeografi, Ekonomi-Filozofi, Njohuri pėr shoqėrinė, Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frėngjisht dhe Spanjisht. Gazeta boton sot tė plotė programet shpjeguese pėr katėr lėndė me zgjedhje, pėr Njohurinė pėr shoqėrinė, Ekonomi-
Filozofinė, Historinė dhe Gjeografinė. Nė programet orientuese janė ilustruar shembuj pėr ēdo linjė dhe nėnlinjė, duke krijuar modele tė pyetjeve qė do tė jenė nė testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore. Gjithashtu, ēdo program pėrmban tabela tė ndėrtimit tė testit pėr ēdo profil shkolle. Ministria e Arsimit sqaron se shpjeguesi i programit tė orientuar do tė shėrbejė pėr tė ndihmuar sa mė mirė tė gjithė maturantėt nė pėrgatitjen e tyre pėr provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore, pėr tė gjithė mėsuesit, prindėrit e aktorėt e tjerė. Programi ėshtė pėrgatitur nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA), ėshtė konsultuar me ekspertė tė kėtyre profileve dhe ėshtė njė pėrvojė e parė nė ndihmė tė maturantėve. Testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore do tė pėrmbajnė pėr secilėn lėndė 20 kėrkesa, nga tė cilat 10 janė me pėrgjigje alternative dhe pėrbėjnė 10 pikė dhe 10 kėrkesa janė me zhvillim dhe pėrbėjnė 30 pikė. Provimet me zgjedhje do tė zgjasin 4 orė. Kohėzgjatja pėr dhėnien e pėrgjigjeve pėr nxėnėsit qė do tė japin provim tė Maturės njėrėn nga lėndėt me zgjedhje ėshtė 2 orė. Kėta nxėnės do tė zhvillojnė provimin nė mjedise tė veēanta. Testet pėr provimet e Maturės do tė hartohen dhe administrohen nga Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), mbi bazėn e programeve orientuese lėndore pėrkatėse. Pėrzgjedhja e testit pėr secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje tė Maturės 2010 do tė kryhet nga specialistė tė caktuar prej ministrit tė Arsimit, tė cilėt emėrohen pėrgjegjės tė testit pėrfundimtar (PTP) nė kushtet e ruajtjes sė plotė tė sekretit, brenda ambienteve tė izoluara tė AVA. Pas pėrzgjedhjes sė testit do tė kryhet shumėfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga AVA.



7 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos