Ndryshojnė procedurat e aplikimit pėr viza jo-emigruese nė Amerikė



Jonida Tashi

Ndryshojnė procedurat e aplikimit pėr tė gjitha viza jo-emigruese pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, tė cilat kanė publikuar sė fundi edhe procedurat e reja tė aplikimit. Sipas rregullave tė reja, tė pėrcaktuara nga Ambasada, aplikimi do tė kryhet nėpėrmjet formularit DS-160, aplikim pėr vizė jo-emigrimi (NIV) i bazuar nė internet, i cili pėrfshin tė gjitha aplikacionet ekzistuese tė vizės nė njė formė tė re interaktive, online. Ky formularė do tė zėvendėsojė tre formularėt e mėparshėm tė cilėt i pėrmbante Formulari i Aplikimit tė Vizave Elektronike (FAVE ose EVAF). Formulari DS-160 pėrfiton nga teknologjitė e reja nė mėnyrė qė t’i shėrbejė sa mė mirė aplikantėve tė vizave.
Formulari
Aplikantėt do tė vazhdojnė tė plotėsojnė aplikimet e vizave nė internet, ashtu si kanė bėrė edhe mė parė. Formulari duhet tė plotėsohet nė Anglisht. Me formularin e ri, aplikantėve do t’u duhet tė ngarkojnė njė fotografi dhe tė dėrgojnė formularin elektronikisht nėpėrmjet internetit. Aplikantėt duhet tė stampojnė (print) vetėm njė letėr konfirmimi pas plotėsimit tė formularit DS-160. Viza ėshtė leje aplikimi pėr tė hyrė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Viza lėshohet vetėm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Njė zyrtar konsullor vendos nė qoftė se njė aplikant ėshtė i kualifikueshėm pėr njė vizė. Qytetarėt e disa vendeve tė caktuara kanė mundėsinė pėr tė udhėtuar pa vizė bazuar nė Programin e Udhėtimit pa Vizė (Visa Waiver Program), sipas disa kritereve tė caktuara. Viza i jep mundėsi njė qytetari tė huaj tė udhėtojė pranė njė pike kufitare tė SHBA-sė, si pėr shembull, nė njė aeroport internacional, njė port detar apo njė pikė kufitare tokėsore. Nė kufirin e hyrjes, njė oficer i Departamentit tė Sigurisė Kombėtare, vendos nėse aplikanti mund tė hyjė ose jo nė SHBA. Ai gjithashtu vendos edhe kohėzgjatjen e qėndrimit tė tij.
Aplikimi
Pėr tė caktuar njė datė takimi pėr vizė jo-emigrimi (biznes, turist, vizitor, student, punė, etj.), ēdo aplikues duhet tė ndjekė tri hapat e pėrcaktuar nga autoritetet amerikane. Hapi parė ėshtė plotėsimi i aplikimit online. Pėr kėtė nevojitet plotėsimi i formularit tė aplikimit DS-160 (Aplikim pėr Vizė Jo-Emigrimi) online si dhe stampimi vetėm i faqes sė konfirmimit qė ka kodin (barcode). Aty ka njė buton qė thotė “Print Confirmation”). Kodi duhet tė jetė i qartė dhe i lexueshėm nė faqen e stampuar. Nė mėnyrė qė tė plotėsoni aplikimin online, ju duhet tė keni njė fotografi dixhitale qė i pėrmbush kushtet e ngarkimit nė internet. Pėr kėtė, ēdo aplikues duhet t’u referohet standardeve tė udhėzuesit fotografik kur keni njė fotografi tė marrė me kamera dixhitale ose me skaner. E rėndėsishme nė kėtė proces ėshtė se pasi ta keni plotėsuar formularin DS-160, ju interneti do t’ju nxisė qė tė stamponi faqen e konfirmimit qė mban kodin e aplikimit tuaj. Kjo faqe duhet tė sillet kur ju tė paraqiteni nė Ambasadėn Amerikane nė Tiranė pėr tė aplikuar pėr vizėn tuaj jo-emigruese. Nėse ju nuk sillni faqen e konfirmimit tė DS-160, takimi juaj do t’ju shtyhet pėr datėn tjetėr tė ardhshme. Pas plotėsimit tė formularit, hapi i dytė ėshtė caktimi i takimit tuaj. Pėr tė caktuar, ndryshuar ose anuluar takimin tuaj do t’ju duhet numri i kodit tė faqes sė konfirmimit tė formularit DS-160 si dhe njė stampues (printer). Nėse ju nuk keni njė stampues, ju nuk do tė jeni nė gjendje tė stamponi faqen e konfirmimit qė ju lejon tė hyni nė Ambasadė. Ju nuk mund tė ristamponi faqen konfirmimit pasi tė keni dalė nga sistemi. Kodi i faqes sė konfirmimit nuk iu dėrgohet me e-mail, pėr rrjedhojė ju duhet ta mbani atė shėnim nė rast se keni ndonjė problem me stampuesin tuaj. Hapi i tretė dhe i fundit ėshtė tė mblidhni dokumentacionin tuaj. Pėrveē listės sė dokumenteve qė duhet tė paraqiten nė Ambasadė nė kohėn e takimit tuaj pėr vizė pėr mbėshtetjen e aplikimit tuaj, ju duhet tė keni me vete pasaportėn aktuale dhe tė gjitha pasaportat e skaduara qė mund tė keni, faqen e konfirmimit tė formularit DS-160 me kodin pėrkatės, si dhe faqen konfirmimit tė datės sė takimit. Pasaportat shqiptare tė pavlefshme duhen anuluar fizikisht nga autoritet pėrkatėse shqiptare. Gjithashtu, ju duhet tė keni me vete njė kopje tė faqes sė konfirmimit tė takimit ditėn e intervistės nė mėnyrė qė tė hyni nė konsullatė. Sistemi nuk do t’iu dėrgojė automatikisht njė faqe konfirmimi. Ēdo aplikant i vizės duhet tė ketė takimin e tij/saj. Nėse aplikoni si familje, ēdo pjesėtar qė aplikon duhet tė caktojė takim pavarėsisht nga mosha dhe tė ketė njė faqe konfirmimi tė formularit DS-160 me kod. Nėse e humbisni numrin e identitetit tė faqes sė konfirmimit ose nėse nuk e keni printuar atė dhe ju duhet ta printoni, duhet tė shkruani njė e-mail nė adresėn evisatirana@state.gov, duke dhėnė emrin tuaj tė plotė, datėlindjen, kodin e formularit DS-160 dhe njė numėr telefoni.

E rėndėsishme: rregullat pėr tė caktuar takimin
Pėr tė parandaluar prenotime tė shumėfishta nga i njėjti person, Ambasada Amerikane nė Tiranė rezervon tė drejtėn pėr tė anuluar ēdo takim qė nuk i duket i vlefshėm. Pėr kėtė ju duhet tė shqiptoni emrin tuaj saktėsisht. Mos pėrdorni germat “ē” dhe “ė”, por zėvendėsojini me germat “c” dhe “e”. Emra tė shumėllojshėm me tė njėjtėn numėr pasaporte mund tė jenė subjekt anulimi. Orari i takimit qė ėshtė shėnuar nė faqen e konfirmimit tuaj ėshtė orari nė tė cilin do tė hyni brenda nė konsullatė. Nuk ėshtė orari i intervistimit tuaj. Letra juaj e takimit si dhe dokumentacioni i kėrkuar do tė kontrollohen dhe pėrzgjidhen sapo ju tė paguani pėr aplikimin. Pėr kėtė duhet tė siguroheni qė dokumentet tė jenė sipas rashės. Intervista juaj do tė zhvillohet sapo tė grumbullohet dokumentacioni i nevojshėm pėr intervistim. Ju duhet tė pėrgatiteni pėr tė qėndruar nė Ambasadė deri nė orėn 12:00 paradreke. Materiale tė lexueshme lejohen t’i keni me vete, por pajisje elektronike (duke pėrfshirė celularėt), ushqimet, pije tė ndryshme dhe ēanta tė madha nuk do tė lejohen nė Ambasadė. Pajisjet elektronike mund tė lihen nė hyrje tė Ambasadės/Konsullatės, gjithsesi, pėr tė pėrshpejtuar hyrjen, mos i merrni ato me vete. Pėr shkak tė hapėsirės sė limituar qė Ambasada ka nė dhomėn e pritjes, vetėm njėri nga aplikantėt (nėse aplikoni si familje ose shoqėri) do tė lejohet brenda pėr tė paraqitur dokumentacionin, me pėrjashtim tė rasteve kur aplikanti shoqėrohet me fėmijė nėn moshėn 16 vjeē, ose nė raste tė veēanta tė tjera. Pjesėtarėt e tjerė duke pėrfshirė tė afėrmit, shoqėrinė, bashkėpunėtorėt, avokatėt, etj. nuk do tė lejohen tė hyjnė nė ndėrtesė, vetėm nė rastet kur kėrkohen nga zyrtarėt konsullorė.
SHĖNIM:
Diplomatėt dhe zyrtarėt e qeverisė sė Shqipėrisė, qė udhėtojnė nė Shtetet e Bashkuara nė emėr tė qeverisė sė tyre pėr t’u angazhuar vetėm nė aktivitete zyrtare pėr atė qeveri, nuk kanė nevojė pėr tė caktuar takim.
Gjithashtu, edhe punonjėsit e organizatave ndėrkombėtare dhe NATO-s, nuk kanė nevojė pėr tė caktuar njė takim.


Llojet e vizave tė pėrkohshme jo-emigruese
Diplomatėt dhe zyrtarėt e qeverisė sė huaj (vizat A)
Punonjėsit e organizatave ndėrkombėtare dhe NATO-s (vizat G dhe NATO)
Biznes, turizėm, vizitor dhe mjekim (vizat B1/B2)
Viza studentore (vizat F dhe M)
Vizitorėt e programit tė shkėmbit (vizat J)
Punonjėsit e pėrkohshėm (vizat H, L, O, P dhe Q)
Punonjėsit e pėrkohshėm fetarė (vizat R)
Tregtarėt dhe investitorėt me bazė traktati midis dy vendeve (vizat E-1 dhe E-2)
Media e huaj (vizat I)



6 Maj 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos