Turizmi nė Shqipėri, reklama pėr Evropėn Lindore

04/05/2010 Projekti

Krahas turistėve tradicionalė qė preferojnė tė kalojnė pushimet nė brigjet shqiptare qė janė kosovarė dhe maqedonas, kėtė sezon veror Shqipėria kėrkon tė thithė njė numėr mė tė madh vizitorėsh me prejardhje nga vendet e lindjes. Ministria e Turizmit ka nė plan qė kėtė muaj, pėr herė tė parė tė nisė njė fushatė promocionale televizive pėr buqetėn turistike qė ofron vendi ynė nė shtete tė tilla si Polonia, Ēekia, Hungaria, Rusia, Bosnjė-Hercegovina etj. Reklama do ju bėjė apel vizitorėve lindorė tė zgjedhin bregdetit shqiptar si destinacion pėr tė kaluar pushimet verore. Sipas Klodjan Pajunit, drejtor i Turizmit dhe Kulturės, MTKRS mėsohet se "reklama do tė shfaqet nė televizionet shqiptare, por edhe nė vendet e lindjes, pasi kemi parė qė vitin e kaluar tė kemi njė numėr tė madh turistėsh nga kėto vende". Pajuni mendon se kriza ekonomike botėrore nuk do tė prekė as kėtė verė turizmin shqiptar, pasi sipas tij, operatorėt turistikė shqiptarė do tė ofrojnė ēmime konkurruese me vendet e rajonit, duke tėrhequr kėshtu mė shumė turistė tė huaj. Autostrada e kombit me Kosovėn, si dhe njė sėrė rrugėsh tė reja qė lidhin bregun e Jugut me aksin kombėtar, janė faktorė tė tjerė qė pritet tė ndihmojnė nė njė bum turistik edhe gjatė kėtij viti. Ndėrkohė qė Ministria e Turizmit po kėrkon bashkėpunim me vendorėt dhe Ministrinė e Mjedisit pėr tė zgjidhur problemin e ndotjes nga mbeturinat nė zonat turistike. Pavarėsisht situatės ekonomike, parashikohet qė edhe kėtė vit Shqipėria tė ketė tė ardhura tė kėnaqshme nga sektori i turizmit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos