Testimi i mėsuesve, pėrgjigjet pėr shtesėn nė pagė mė 15 maj



Vetėm nė datėn 15 maj mėsuesit do tė marrin vesh nėse pėrfitojnė apo jo shtesėn nė pagė. Pėr secilėn kategori ku ata kanė aplikuar, vetėm rezultatet pozitive nė testimin e zhvilluar 3 javė mė parė, mund t'ua japė kėtė mundėsi. Ndėrkohė njė grup specialistėsh po merret me korrigjimin e testeve e mė pas do tė listojė "fituesit" nė kėtė minikonkurs karriere. Vitin e kaluar u vėrejtėn jo pak mangėsi nė formimin e mėsuesve. Sidomos nė rrethe shumė prej tyre e kaluan testin me "paterica". Por specialistėt u treguan dorėlėshuar, duke cilėsuar mbetės fare pak prej tyre. Nė rast se njė mėsues nuk kalon testin e bėrė pėr shkallėt e karrierės, ai humb kėtė vit tė drejtėn e shtesės nė pagė. Pėr tė njėjtėn shkallė mėsuesit mund aplikojnė vitin qė vjen. Aplikimi bėhet me anė tė portofolit personal, ku grumbullohen tė gjitha kualifikimet dhe trajnimet. Kėtė vit testimit iu nėnshtruan 2500 mėsues. Sipas kushteve tė vendosura nga Ministria e Arsimit, provimit tė kualifikimit pėr vitin 2010 iu nėnshtruan tė gjithė mėsuesit, tė cilėt kishin plotėsuar 5, 10, 20 vite pune nė arsim, deri nė fund tė dhjetorit tė vitit 2009. Mėsuesit qė deri nė datėn 31 dhjetor 2009, kishin siguruar 5 vite pune si arsimtar aplikuan pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit. Pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit, u testuan arsimtarėt qė kanė punuar 10 vjet nė arsim. Edhe mė e madhe bėhet vjetėrsia e punės nė arsim, kur bėhet fjalė pėr shkallėn e parė tė kualifikimit, e cila ėshtė edhe mė e preferuara nga mėsuesit. Pėr t'i dhėnė mundėsinė vetes qė tė testohet pėr tė fituar shkallėn e parė tė kualifikimit, njė mėsuesi i duhet tė ketė punuar plot 20 vjet arsim. Nga vlerėsimi sipas meritės, mėsuesit do tė marrin edhe rritjen mbi pagė, qė varion sipas tri shkallėve tė kualifikimit. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Nga njė studim i bėrė pak kohė mė parė rezultoi se 20% e mėsuesve janė pa shkollimin dhe kualifikimin pėrkatės. Ministria e Arsimit pak kohė mė parė ka vėnė si kusht qė mėsuesit e rinj duhet tė kenė master pėr t'u punėsuar.

Konferenca pėr edukimin, ēertifikohen 60 mėsues

Vlerat e edukimit pėr mėsuesit dhe edukatorėt e mė shumė se 50 shkollave publike ishin pjesė e konferencės sė mbajtur 3 ditė mė parė nė Muzeun Historik, nė kryeqytet. Kjo konferencė u organizua nė kuadėr tė stinės Italo shqiptare "Dy popuj, njė det njė miqėsi". Mėsuesit dhe edukatorėt pjesėmarrės u certifikuan pėr edukimin dhe cilėsinė e mėsimdhėnies. Pėrfituan "diploma" mė shumė se 60 prej tyreVeē pėrfaqėsues nga ambasada italiane tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin edhe drejtues tė lartė tė ministrisė sė arsimit si dhe pėrfaqėsues nga drejtoritė arsimore.Shėndetėsia dhe arsimi kanė pasur njė sėrė eventesh nė kuadėr tė stinės shqiptaro -italiane.Nė to janė promovuar shumė investime qė pala italiane ka bėrė nė vendin tonė nė sajė tė bashkėpunimit tė madh mes dy vendeve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos