DON KISHOTI ĖSHTĖ SĖ PARI NJĖ LEXUES I ĒARTUR

Guri Filozofal Leximi ėshtė ēmenduria e tij dhe ēmenduria ėshtė leximi i tij

Dita botėrore e librit, mė 23 prill, ėshtė njė kremtim nė rang ndėrkombėtar, me qėllimin pėr tė nxitur leximin, botimin dhe mbrojtjen e pronėsisė intelektuale, nėpėrmjet tė drejtės sė autorit. E ka origjinėn nė Diada de Sant Jordi ( Dita e Shėn Gjergjit) e festuar nė Katalunjė tė Spanjės, ku ka qenė si traditė qė nė Mesjetė qė kavalierėt t’u dhuronin trėndafila damave, dhe qė mė 1925, damat t’u dhuronin libra kavalierėve, nė kėmbim tė trėndafilave. Por 23 prilli i vitit 1616 ėshtė edhe data e vdekjes sė dy tė mėdhenjve tė letrave botėrore, bashkėkohės me njėri-tjetrin, Cervantes-it dhe Shekaspeare-it, ndonėse jo e njėjta ditė, pasi e para i pėrgjigjet kalendarit gregorian dhe e dyta atij Julian. Nė nivel ndėrkombėtar, Unesco vendosi nė vitin 1995, qė dita 23 prill, tė quhej dita botėrore e librit.

Nė sallėn 207 tė Fakultetit tė Filologjisė, organizuar nga Ambasada e Spanjės nė Tiranė, nėn kujdesin e ambasadorit filozof dhe poet Montobbio, mė 23 prill, kremtohej dita e librit; por nė tė vėrtetė kremtohej leximi i Don Kishotit, simbol i librit -- vargu i njerėzve qė lexonin pjesė, nė disa gjuhė tė botės, nga aventurat e padėgjuara tė hidalgos mendjendritur, nuk reshte, -- me trėndafila tė kuq, libra, tė puthura dhe pėrballje shkrimtar-lexues. Nė kėtė tė fundit qė mbante pėr titull: Hispanikja nė romanin “ E kuqja e Demave” u gjend autorja e kėtyre radhėve. Shpeshherė, dalja e shkrimtarit nė njė “takim publik”, apo nė njė “takim me lexuesin”, siē filloi tė cilėsohej aty nga gjysma e dytė e shekullit qė lamė pas, kam pėrshtypjen se ėshtė e shtrėnguar tė shoqėrohet thuajse pashmangshėm nga njė paradoks; njė paradoks qė ka fort tė ngjarė tė mos vėrehet dhe tė mos shfaqet i ndjeshėm pėrpos se nė sytė dhe nė shpirtin e shkrimtarit. Fjala ėshtė, pak a shumė, pėr njė paradoks nė rrafshin psikolinguistik; ėshtė njė paradoks i brendshėm, si me thėnė, fort i ngjashėm me atė qė vė nė dukje Shėn Augustini nė librin e njėmbėdhjetė tė Rrėfimeve tė tij, ndėrsa flet pėr kohėn dhe pėr pėrjetėsinė. Tė gjithė e kujtojmė, besoj, shprehjen e tij lapidare: “ēfarė ėshtė vallė koha? Nėse askush nuk mė pyet rreth saj, e di ēfarė ėshtė; nėse do tė mė duhej t’i jepja shpjegime dikujt qė mė pyet rreth saj, nuk e di ēfarė ėshtė. E njėjta situatė paradoksale qėndron nė thelb tė daljes sė shkrimtarit nė “takime publike”: “Nėse nuk mė pyet kush se ē’ėshtė procesi i tė shkruarit, ē’ėshtė krijimi artistik, e di, nėse mė kėrkojnė ta shpjegoj se ē’ėshtė, nuk e bėj dot”. Nuk mund tė qe pėrjashtim edhe rasti i daljes sė shkrimtarit pėrballė lexuesit nė sallėn 207 nė Ditėn Botėrore tė Librit. Dhe, pėr mė tepėr, nuk mund tė jetė njė pėrjashtim as i asaj qė parashikonte Freud-i; mė konkretisht: i shijes sė zhgėnjimit qė lė njė shkrimtar ndėrsa jep njė mori pėrgjigjesh nė lidhje me pyetjet qė i drejtojmė rreth artit tė tij. Kėshtu qė, duke marrė parasysh sa mė sipėr, ajo ēka munda tė them rreth romanit E kuqja e demave, apo mbi praninė e elementit hispanik nė tė, qe pak, fare pak. E pata tė pamundur qė tė rrėfeja se cila ishte shkakėsia qė solli nė jetė pėrndezjen fillestare, tek e fundit, atė energji qė vė nė lėvizje dorėn qė shtrėngon trupin e njė pende si njė ushtar qė shtrėngon trupin e njė ushte, ndėrsa gatitet tė hidhet nė sulm. Shkakėsitė e kėsaj natyre janė fatshėnjuar tė qėndrojnė tė strukura nė skutat mė tė errėta tė pavetėdijes, aty ku struken edhe njerėzit realė qė kemi hasur nė kohė dhe nė hapėsirė, tė cilėt nė njė formė apo tjetrėn do tė shndėrrohen nė modele qeniesh me mish dhe gjak tė tjetėrt; me mish dhe gjak ideor. Por munda tė them diēka rreth lėndės, rreth gjuhės, nė fund tė fundit, rreth disa prej realiteteve tė kapshme. Mė tepėr sesa i ndėrtuar nė Spanjė, E kuqja e demave, shpjegova, ėshtė njė roman i gatuar me Spanjė; ēka shprehimisht do tė thotė se ka pak Spanjė gjeofizike, dhe shumė Spanjė tė jetuar dhe pėrjetuar. Parė nga ky kėndvėshtrim, E kuqja e demave ka vėrtet shumė Spanjė; ka, mė sė pari, pasionin e saj tė njohur dashuror, ka ngjyrat e saj tė ndezura, ka elementė tė saj kulturorė dhe botėkuptimorė, ka jo pak elementė tė jetės qė atje rrjedh sipas njė ritmi marramendės prej bolero-je; ka shumė elementė tė psikologjisė kolektive, tė historisė dhe arkitekturės sė njė pjese tė qyteteve tė saj. Por, mbi tė gjitha, ka njė Spanjė qė arrita ta mbledh si njė bletė nektarin, njė Spanjė qė e struka (apo qė u struk vetė?) thellė brenda vetes. Parė nga ky kėndvėshtrim, rrėfeva se gjatė kohės qė shkrova kėtė roman, u pėrpoqa me kėmbėngulje tė mos shkoja nė Spanjė pėr tė vizituar vendet qė pėrmend nė libėr, e kjo me njė qėllim tė vetėm: t’i lija tėrė vendin e duhur Spanjės tjetėr, Spanjės sime...

Porse mė duhet tė pohoj se, sidoqoftė, komunikimi letrar, -- ndoshta edhe ai qė ndodhi nė sallėn 207, mė 23 prill, -- pėrbėn njė proces tė veēantė bashkėveprimi, dialogu dhe takimi qė vendoset, nėpėrmjet shkrimit dhe leximit, midis dy subjekteve: autorit dhe lexuesit. Sipas Roland Barthes-it, leximi ndikon te shkrimėsia dhe vetė lexuesi kthehet nė artificin e kuptimit tė tekstit; gjithmonė sipas tij, boshti i interpretimit nuk mblidhet rreth autorit porse rreth asaj ē’ka ndodh midis tekstit dhe marrėsit ( lexuesit) dhe ca mė tepėr rreth punės sė lexuesit me vetė tekstin. Siē dihet, letėrsia ėshtė njė akt komunikimi in absentia midis autorit dhe lexuesit, nėpėrmjet tekstit. Vepra letrare (teksti) ėshtė shifruar nga njė autor, i cili ka njė kėndvėshtrim tė caktuar pėr botėn, dhe e fton nė debat apo dialog lexuesin, i cili, nga ana e tij, aktivon, e bėn aktiv tekstin. “Mbase nė tė vėrtetė veprat letrare ndodhin nga fakti qė ekzistojnė dhe lexohen, dhe po ta shohėsh me kujdes, pas kaq shumė kohėsh ėshtė mė real dhe i vėrtetė romani Don Kishoti se tėrė bashkėkohėsit e tij historikė tė Spanjės sė shek XVIII” thotė shkrimtari Javier Marias. Por le tė marrim shkas nga kjo thėnie e Marias-it, pėr ta parė figurėn e Don Kishotit nė njė tjetėr dritėsim: nė atė tė lexuesit. Sepse Kishoti ėshtė, mė sė pari, njė lexues. Michel Foucault-ja shikon nė figurėn e Don Kishotit shenjėn e divorcit modern, apo tė ndarjes midis fjalėve dhe sendeve. Emisar i sė kaluarės, Don Kishoti kėrkon dėshpėrimisht pėrkimin e njėrės me tjetrėn, sipas rendit mesjetar. Pelegrinazhi kishotesk ėshtė njė kėrkim tė ngjashmesh: analogjitė mė tė vakėta, vėren Foucault-ja, kapen nė ajėr prej Don Kishotit; pėr tė, gjithēka ėshtė njė shenjė e fshehtė qė duhet zgjuar, nė mėnyrė qė tė flasė dhe tė rrėfejė identitetin e fjalėve dhe gjėsendeve: kopilkat janė princesha, mullinjtė janė gjigantė, hanet janė kėshtjella, sepse ky ėshtė identiteti qė fjalėt u japin sendeve nė librat e Don Kishotit. “Mirėpo,” thotė Carlos Fuentes-i, “meqenėse nė realitet kopetė e dhenve janė kope dhensh dhe jo ushtri katallanėsh, Don Kishoti, qė gjendet jetim nė univers, ku fjalėt dhe sendet tashmė nuk kanė ngjashmėri, zhvendoset vetmitar, duke mishėruar dilemėn e pėrhershme tė romanit modern qė ai vetė themelon: Si mund tė mbushet honi midis fjalėve dhe sendeve, i hapur nga divorci midis analogjisė dhe ndryshueshmėrisė? Don Kishoti e ka pyetjen dhe pėrgjigjen e vet: divorci midis sendeve dhe fjalėve qė dikur pėrkonin me njėra–tjetrėn, nuk mund tė riparohet nėpėrmjet njė vendosjeje tė re, por, nėpėrmjet njė zhvendosjeje. I vendosur nė botėn fantastike tė kalorėsisė aventurore (F. Noli e ka pėrkthyer tė arratisur), Don Kishoti dėshiron tė shkatėrrojė paradoksin e njė aventure tė palėvizshme, tė mbyllur nė librat e vjetėr tė bibliotekės sė tij nė njė fshat tė palėvizshėm tė La Mancha-s, dhe tė zhvendoset, tė hyjė nė njė lėvizje. Kėshtu u ndanė nė lashtėsi njerėzit nga Zotat: duke u zhvendosur. Don Kishoti beson se udhėton pėr tė rivendosur unitetin midis njeriut dhe besimit, qė ėshtė bindja e tij; nė realitet udhėton qė tė takohet me vetveten nė njė zonė tė re ku gjithēka ėshtė shndėrruar nė problem, duke nisur qė nga romani qė Don Kishoti jeton. Njė ftesė e pėrhershme pėr tė dalė nga vetvetja dhe pėr ta parė veten dhe botėn si problem tė papėrfunduar, romani modern pėrbėn njė zhvendosje tė ngjashme me atė tė Don Kishotit; asnjė roman tjetėr nuk ka mundur tė propozojė zhvendosje mė rrėnjėsore se ato tė Cervantes-it. Don Kishoti ėshtė romani i parė modern dhe paradoksi i tij ėshtė se shfaqet nė Spanjėn e Kundėrreformės, tė Inkuizicionit, dogmave tė pastėrtisė sė gjakut dhe ortodoksisė katolike. Spanja, e cila duke dėbuar ēifutėt mė 1492 dhe maurėt mė 1603, syrgjynosi gjysmėn e vetvetes. Don Kishoti ėshtė paradoksi i paradokseve. ėshtė lexues i librave tė kalorėsisė qė do tė dėshironte tė rivendoste vlerat mesjetare tė nderit, drejtėsisė dhe kurajės, dhe pėr ta bėrė kėtė del nga shtėpia e tij nėpėr fushat e Castilla-s, hipur mbi njė pelė ngalakaqe dhe i shoqėruar nga njė shqytar shkurtabiq dhe bullafiq, hipur mbi njė gomar. Don Kishoti ėshtė njė lexues. Por, pavarėsisht nostalgjisė sė tij pėr Mesjetėn, ai ėshtė njė lexues modern qė i lexon librat e tij nė formėn moderne tė shtypshkrimit. I ēmendur pas librave, Don Kishoti e shndėrron leximin nė ēmenduri, dhe i kapluar nga tė dy, leximi dhe ēmenduria, dėshiron ta kthejė nė realitet atė ēka lexon. Dėshiron tė ringjallė njė botė tė vdekur, njė botė ideale. Porse kur braktis fshatin e tij, gjendet ballė pėrballė me njė botė mė pak ideale, me banditė, hajdutė, burgaxhinj e vrasės pa ndėrgjegje, tė gatshėm tė tallen me tė dhe ta zhdėpin nė dru… Me gjithė pėrballjet e realitetit, Don Kishoti kėmbėngul tė shohė gjigantė, aty ku ka veē mullinj me erė dhe ushtri katallanėsh aty ku ka veē kope delesh. I sheh, sepse i ka lexuar; i sheh, sepse kėshtu i rrėfejnė leximet se duhet t’i shohė. Leximi ėshtė ēmenduria e tij dhe ēmenduria ėshtė leximi i tij. Duke e lexuar, Don Kishoti bėn tė gjallojė e tė marrė jetė romani i Cervantes-it, romani i parė modern nė historinė e njerėzimit”.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos