Mėsuesit, kualifikimi nė bazė tė pikėve tė testit

Korrigjimi i tezės sipas sistemit vlerėsues, portofol, bonus, njohuri tė fushės

Pikėt dysheme, qė duhet tė marrė secili mėsues qė ėshtė testuar javėn e kaluar nga strukturat e Ministrisė sė Arsimit, pėr t’u kualifikuar mė tej ende nuk janė vendosur nga grupi korrigjues. Megjithatė, nė bazė tė disa kritereve tė vendosura nė fillim tė testit, dhe sipas ndarjes sė tezės sė provimit, pėr mėsuesit e tri kategorive, secili mund tė bėjė paraprakisht korrigjimin e vetes nė bazė tė sistemit vlerėsues tė pikėzimit pėr ēdo pjesė tė “kualifikimit. Konkretisht, sipas Ministrisė sė Arsimit tė gjitha rezultatet e korrigjimit do tė jepen nė mes tė muajit maj, ndėrkohė qė procesi i vlerėsimit dhe nxjerrjes sė rezultateve kėrkon rreth njė javė kohė pėr t’u pėrfunduar.

Tė gjithė mėsuesit tė cilėt do tė kualifikohen dhe do tė marrin pikėt minimale do tė pėrfitojnė edhe rritje page, sipas ligjit dhe masa e pėrftimit do tė jetė nė bazė tė vjetėrsisė nė punė, pėr pesė, dhjetė dhe njėzet vite, pėrvojė nė mėsimdhėnie.

Sistemi i pikėve

Portofoli i kėrkuar para procesit tė testimit, pėrfshinte njė plan mėsimor, objektivat e njė kapitulli dhe njė plan projekti kurrikular. Pėrmbushja e kriterit tė portofolit, nė rastin mė tė mirė vlerėsohet me 12 pikė, minimumi qė mund tė jepet nga specialistėt nis nga 3 pikė. Ndėrkohė qė bonuset pėr secilin mėsues qė ka njė certifikatė kualifikimi e cila tė vėrtetojė informacionin qė ka lidhur me teknologjinė, apo master dhe kualifikime tė tjera, do tė vlerėsohen me plot 25 pikė. Institutit i Zhvillimit tė Arsimit, strukturė e cila merret me hartimin dhe menaxhimin e procesit tė testimit tė mėsuesve, ka mbajtur shėnim tė gjithė referencat e mėsuesve, tė cilėt kanė dorėzuar portofolin me informacionin e kėrkuar, si dhe vlerėsimin e arritjeve nė fushėn e specializimeve apo kualifikimeve bashkėkohore.

Pikėt e testit

I gjithė testi nga fillimi nė fund ka plot 73 pikė. Sipas Ministrisė sė Arsimit me 85 pikė, vlerėsimi ėshtė shumė i mirė. Ndėrkohė qė portofoli ka 12 pikė ata qė kanė edhe bonuset, marrin shtesė edhe 15 pikė. Testi ėshtė i ndarė nė dy pjesė dhe pjesa e parė vlerėsohet me 22 pikė. Pjesa e parė e testit janė pyetje pėr tė vlerėsuar njohjet e mėsuesve lidhur me udhėzimet, legjislacionin, ndryshimet, propozimet dhe ēėshtjet ligjore tė sistemit arsimor. Po ashtu, kjo pjesė pėrfshin edhe informacion pėr dokumentet dhe bazat ligjore qė kanė lidhje me sistemin arsimor. Programi vendor i testit, vlerėsohet me shtatė pikė. Kjo do tė thotė se mėsuesit duhet tė kenė njohuri jo vetėm pėr klasėn ku japin mėsim, por nė tėrėsi pėr ciklin ku pėrfshihet kjo klasė.

Ana metodike, pėrgjigjet pėr kėtė pjesė tė testit vlerėsohen nė total me 11 pikė. Ndėrkohė qė pikėt mė tė mėdha pėr vlerėsimin e mėsuesve janė tė pėrfshira nė pjesėn e testit pėr lėndėn ku jepet mėsimi. Nė kėtė “fragment” sistemi total i pikėve akorduar dijeve tė mėsuesve pėrfshin plot 51 pikė. Ministria e Arsimit ka sqaruar se ka nisur procesi i korrigjimit, i cili do tė pasohet me procesin e sekretimit. Nė datėn 15 maj, do tė shpallen edhe rezultatet pėrfundimtare pėr secilin mėsues qė iu nėnshtrua testimit.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos