VENDIM PĖR SHPALLJEN “PARK KOMBĖTAR” TĖ EKOSISTEMIT NATYROR DETAR PRANĖ GADISHULLIT TĖ KARABURUNIT DHE ISHULLIT TĖ SAZANIT

V E N D I M

PėR

SHPALLJEN “PARK KOMBėTAR” Tė EKOSISTEMIT NATYROR DETAR PRANė GADISHULLIT Tė KARABURUNIT DHE ISHULLIT Tė SAZANIT

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6 e 13, tė ligjit nr.8906, datė 6.6.2002, “Pėr zonat e mbrojtura”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e ekosistemit natyror detar, pranė gadishullit tė Karaburunit dhe ishullit tė Sazanit, “Park Kombėtar”, sipas hartės, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

2. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e “Parkut Kombėtar” Karaburun-Sazan ėshtė 12 570.82 (dymbėdhjetė mijė e pesėqind e shtatėdhjetė pikė tetėdhjetė e dy) ha, ndarė, si mė poshtė vijon:

2.1. Pjesa detare pranė gadishullit tė Karaburunit ka sipėrfaqe 9 848.95 (nėntė mijė e tetėqind e dyzet e tetė pikė nėntėdhjetė e pesė) ha, me kufijtė e mėposhtėm:

a. Veri:Pika 1 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhėzės, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shėn Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L;

b. Lindje: Pika 2 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shėn Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L dhe mė pas vijon pėrgjatė vijės bregdetare nga kepi i Shėn Vasilit, kepi i Dhim Kushtės, kepi dhe gjiri i Shėn Janit, kepi i Gjuhėzės, ndjek vijėn bregdetare perėndimore tė malit tė Karaburunit, bregun e Gjinarės, faqen e Bishtit tė Malit, Rrėzėn e Kanalit, faqen e Langadhės deri te pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L;

c. Jug: Pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L, deri te pika 4 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhės, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L;

ē. Perėndim: Pika 4 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhės, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L dhe ndjek izobatin deri te pika 1 (nė det), me largėsi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhėzės, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L.

2.2. Pjesa detare pranė ishullit tė Sazanit ka sipėrfaqe 2 721.87 (dy mijė e shtatėqind e njėzet e njė pikė tetėdhjetė e shtatė) ha, me kufijtė e mėposhtėm:

Pika 1, me koordinata 4354004.14 V e 4487718.40 L;

Pika 2, me koordinata 4355536.33 V e 4486707.03 L;

Pika 3, me koordinata 4351587.21 V e 4485140.06 L;

Pika 4, me koordinata 4357134.42 V e 4486668.09 L;

Pika 5, me koordinata 4355142.57 V e 4486658.75 L.

3. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ministrinė e Mbrojtjes (Roja Bregdetare) dhe institucionet kėrkimore-shkencore, merr masa pėr tė siguruar ruajtjen, monitorimin dhe zhvillimin e ekoturizmit nėnujor, nė “Parkun Kombėtar” Karaburun-Sazan.

4. Administrata ekzistuese e zonės sė mbrojtur Llogara-Karaburun kryen dhe funksionet e administratės sė “Parkut Kombėtar” Karaburun-Sazan. Administrata e zonės sė mbrojtur nė ushtrimin e funksioneve bashkėpunon me strukturat pėrkatėse pėr zbatimin e dispozitave tė ligjit nr.9048, datė 7.4.2003, “Pėr trashėgiminė kulturore”, tė ndryshuar, dhe tė ligjit “Pėr mbrojtjen e trashėgimisė arkeologjike”.

5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe, sipas pėrkatėsisė, ministritė e linjės, pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

Sali BERISHA


28/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos