Programi orientues i provimeve tė lirimit, i vėshtirė dhe i vonuar pėr mėsuesit

Mėsuesit e nėntėvjeēares me shpatulla pas murit, programi orientues i mbingarkuar


Programi orientues pėr provimet e Lirimit nė tė gjitha shkollat nėntėvjeēare tė vendit, duket i mbingarkuar. Pėrpos kėsaj Ministria e Arsimit dhe e Shkencės jo vetėm qė nuk jua ka thjeshtuar programin mėsuesve tė shkollave nėntėvjeēare, por nuk ka dėrguar nė to as

specialistėt pėrkatės pėr tė sqaruar paqartėsitė pėr ēdo lėndė. Nė kėtė kontekst vetė mėsuesit e disa shkollave nėntėvjeēare nė kryeqytet kanė deklaruar dje pėr gazetėn SOT se programi orientues i prezantuar nga MASH vetėm nėpėrmjet internetit apo, njė programi nė formė libri i cili ėshtė shpėrndarė nė drejtoritė pėrkatėse tė shkollave nėntėvjeēare ka qenė vėrtet i pakuptueshėm. Njė prej mėsuesve tė shkollės Emin Duraku tha dje pėr gazetėn se sidomos programi orientues pėr lėndėn e matematikės ėshtė tejet i vėshtirė pėr tu dėshifruar sepse nė tė ka veprime apo pyetje qė janė tė paqarta edhe nga vetė mėsuesit. Por nga ana tejet problem mbetet mbingarkesa e kėtij programi dhe veēanėrisht e lėndės mė tė re qė kėtė vit ėshtė gjuha shqipe e cila ėshtė futur pėr herė tė parė nė provimet e lirimit si lėndė mė vete. Ndėrkohė njė tjetėr mėsuese e shkollės  Edit Durham theksoi faktin se pėrveē paqartėsive programi orientues ka mbėrritur dhe ėshtė prezantuar shumė me vonesė nga Ministria e Arsimit, sepse kanė mbetur vetėm disa javė kohė pėr pėrgatitjet e provimeve tė lirimit dhe programi duhet tė ishte dėrguar dy ose tre muaj para. Sipas njė tjetėr mėsuesi nė shkollėn Vasil Shanto kėto programe pėrmbajnė tė dhėnat sesi do tė zhvillohen kėto provime, masat qė do tė merren pėr mbarėvajtjen e provimeve, si dhe ku duhet tė fokusohen nxėnėsit e sistemit tė arsimit 9-vjeēar pėr tė nxjerrė rezultate sa mė tė larta nė kėto provime, por nuk shpjegojnė me detaje ushtrimet e matematikės sesi duhet tė jenė ato, pėr mė tepėr qė edhe ato pak shembuj qė jepen janė tė komplikuar dhe krijojnė paqartėsi si tek nxėnėsit ashtu edhe tek mėsuesit.

 


Provimet
Pėrkatėsisht, provimet e lirimit janė dy: Gjuhė Shqipe dhe Matematikė. Programet orientuese do ti ndihmojnė nxėnėsit qė tė pėrgatiten mė mirė pėr zhvillimin e kėtyre dy provimeve. Sipas udhėzimit tė MASH-it, lėnda e gjuhės shqipe, nė pėrmbyllje te ciklit nėntėvjeēar, ėshtė provim i detyruar pėr tė gjithė nxėnėsit qė e pėrfundojnė atė. Provimi i gjuhės shqipe do tė zhvillohet mbi bazėn e njė programi orientues, i cili ndihmon tė gjithė nxėnėsit dhe mėsuesit nė fazėn parapėrgatitore. Programi synon tė japė pėrmbledhjen e njohurive kryesore qė zėnė peshėn mė tė madhe gjatė viteve tė shkollimit. Programi orientues ėshtė hartuar duke u mbėshtetur te programet e lėndės sė Gjuhės Shqipe, klasa II-IX, udhėzimet dhe materialet e dhėna nga MASH-i, mendimi i grupeve tė interesit, takimi me stafin drejtues tė IKT-sė dhe specialistė tė AVA-sė.


Gjuha shqipe
Kėrkesa qė duhen marrė parasysh pėr testin e provimit tė Gjuhės Shqipe janė: integrimi i Gjuhės Shqipe dhe leximit, pesha specifike e linjave, konceptet, njohuritė dhe shprehitė e linjave, fragmenti ose fragmentet e pėrzgjedhura mund tė jenė tė llojit letrar ose jo letrar, por nuk duhet tė jenė pjesė pėrbėrėse e alterteksteve. Fragmenti ose fragmentet e pėrzgjedhura duhet tė jenė detyrimisht nė pėrshtatje me moshėn e nxėnėsve. Ndėrsa programi orientues pėr provimin e lirimit nė lėndėn e matematikės ka si qėllim tė orientojė punėn e mėsuesit, pėrgatitjen e nxėnėsve dhe hartuesit e testeve pėrfundimtare pėr provimin e lirimit nė  mbarim tė arsimit 9-vjeēar, nėpėrmjet pėrqendrimit nė konceptet dhe shprehitė kryesore tė mėsuara gjatė viteve. Hartimi i kėtij programi synon gjithashtu: tė ndihmojė vlerėsimin pėr kurrikulėn ekzistuese; tė pasqyrojė rezultate, tė cilat do ti shėrbejnė nxėnėsit pėr tė pėrzgjedhur vazhdimin e shkollimit dhe tu japė mėsuesve informacionin e nevojshėm pėr tė pėrmirėsuar mėsimdhėnien.


Matematika
Hartimi i programit orientues ėshtė mbėshtetur nė kurrikulėn e lėndės sė matematikės tė ciklit 9-vjeēar. Kurrikula e matematikės ka synuar tė zhvillojė nivelet e aftėsive nė lidhje me njohjen dhe tė kuptuarit e koncepteve matematike, formimin e shprehive nėpėrmjet zbatimeve tė thjeshta tė tyre pėr nivelin mė tė ulėt dhe nėpėrmjet zbatimeve e interpretimeve nė situata mė komplekse pėr nivelin mė tė lartė. Programi orientues i matematikės bazohet nė parimin se tė zotėrosh njohuri matematike do tė thotė tė jesh nė gjendje ti zbatosh ato: nė pjesė tė ndryshme tė vetė lėndės sė matematikės, nė lėndėt e tjera shkollore dhe nė situata tė jetės sė pėrditshme. Programi ėshtė ndarė nė linja dhe nėnlinja, tė cilat janė dhėnė nė udhėzimin e MASH-it.

 

Arta AGOLLI

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos