Provimet e maturės, testet pėr letėrsinė e matematikėn



Publikohen modelet e testeve tė Maturės Shtetėrore. Bashkė me to Ministria e Arsimit u vė nė dispozicion maturantėve edhe shpjeguesin e Programit tė Orientuar tė provimeve tė detyruara tė Letėrsisė e Gjuhė Shqipe dhe Matematikė. Gjatė gjithė muajit maj, maturantėt do tė kenė mundėsi tė pėrgatiten mbi bazėn e kėtij fondi pyetjesh. Dje gjatė njė konference pėr shtyp, specialistėt e ministrisė bėnė me dije se materialet do tė shpėrndahen brenda kėsaj jave edhe nė shkolla. Gazeta publikon tė plotė shpjeguesit bashkė me modelet e testeve pėr letėrsinė dhe matematikėn. "Ky shpjegues shėrben pėr tė orientuar sa mė mirė tė gjithė maturantėt, tė cilėve u adresohet direkt, nė pėrgatitjen e tyre pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore. Ai shėrben gjithashtu pėr tė gjithė mėsuesit nė organizimin e konsultimeve e pėrgatitjeve pėr kėto provime, por dhe pėr prindėrit dhe opinionin publik", bėri me dije MASH. Sipas specialistėve tė saj, shpjeguesi pėrmban njė fond tė gjerė pyetjesh, sipas niveleve tė ndryshme tė vėshtirėsisė dhe pėr tė gjitha profilet e llojet e shkollave tė mesme. Mbi kėtė bazė do tė formulohen edhe pyetjet e testeve tė Maturės Shtetėrore. "Pėrmes kėtij shpjeguesi dhe njė fondi kaq tė gjerė pyetjesh, MASH synon tė ndihmojė tė gjithė maturantėt pėr t'u pėrgatitur sa mė mirė pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore", thuhet nė deklaratėn pėr mediat tė kėtij dikasteri. Shkolla kėtė vit do tė mbyllet mė 21 maj. Pas provimit tė parė tė detyrueshėm, maturantėt do t'i nėnshtrohen mė 1 qershor provimit tė Letėrsisė. Testin e matematikės do ta japin nė datė 15 qershor. Pas kalimit me sukses tė provimeve me detyrim, nėse duan tė ndjekin njė shkollė tė lartė, ata duhet tė japin edhe lėndėt me zgjedhje nė datėn 30 qershor.

FAQET E PLOTA, MUND TI LEXONI NE FORMATIN PDF

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos