Matura, MASH-i nxjerr pyetjet pėr dy provimet me detyrim

Publikohet shpjeguesi i programit tė orientuar pėr Gjuhė-Letėrsinė dhe Matematikėn

Jonida Tashi

Ministria e Arsimit publikon Shpjeguesin e Programit tė Orientuar tė provimeve tė detyruara tė Maturės Shtetėrore, pėr lėndėt Letėrsi e Gjuhė Shqipe dhe Matematikė. Ky shpjegues shėrben pėr tė orientuar sa mė mirė tė gjithė maturantėt, tė cilėve u adresohet direkt, nė pėrgatitjen e tyre pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore. Ai shėrben gjithashtu pėr tė gjithė mėsuesit nė organizimin e konsultimeve e pėrgatitjeve pėr kėto provime, por dhe pėr prindėrit dhe opinionin publik. Shpjeguesi mbėshtetet mbi programin e orientuar tė publikuar mė parė nga MASH-i. Ai pėrmban njė fond tė gjerė pyetjesh, sipas niveleve tė ndryshme tė vėshtirėsisė dhe pėr tė gjitha profilet e llojet e shkollave tė mesme. Mbi kėtė bazė do tė formulohen edhe pyetjet e testeve tė Maturės Shtetėrore. Lėnda shpjeguese ėshtė pėrgatitur nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA) dhe ėshtė konsultuar me specialistė dhe mėsues tė lėndėve tė Letėrsisė, Gjuhės Shqipe dhe Matematikės. Pėrmes kėtij shpjeguesi dhe njė fondi kaq tė gjerė pyetjesh, MASH-i synon tė ndihmojė tė gjithė maturantėt pėr t’u pėrgatitur sa mė mirė pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore.



Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe

Synimi
Me anė tė kėtij shpjeguesi, synojmė t’u vijmė nė ndihmė maturantėve, tė cilėt do t’i nėnshtrohen testit tė Maturės Shtetėrore 2010, nė lėndėn Letėrsi dhe Gjuhė shqipe.
Shėnim referimi
a. Ky shpjegues u drejtohet tė gjithė maturantėve tė shkollave tė mesme si:
• gjimnazit (drejtimi shoqėror, natyror dhe i pėrgjithshėm)
• shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja
• shkollės sė mesme pedagogjike
• shkollės profesionale 3+2 dhe 5 vjeēare
• shkollės social–kulturore, (artistike, sportive, koreografike)
• shkollės me kohė tė shkurtuar.

b. Maturantėt mund tė ushtrohen me ato shembuj pyetjesh e testesh qė janė ndėrtuar mbi fragmentet ose poezitė e veprave qė janė nė Programin Orientues.
Pėrmbajtja e shpjeguesit:
• Si do tė jetė testi i Letėrsisė dhe Gjuhės shqipe.
• Shembuj tė ndryshėm pyetjesh dhe testesh.

Si do tė jetė testi i Letėrsisė dhe Gjuhės shqipe?
Testi i Letėrsisė dhe Gjuhės shqipe ka si qėllim vlerėsimin e njohurive dhe aftėsive tė nxėnėsve qė mbarojnė shkollėn e mesme, formimin letrar e gjuhėsor tė tyre.
Ai ndėrtohet duke u mbėshtetur nė linjat e pėrmbajtjes, tė pėrshkruara nė Programin e Orientuar tė Letėrsisė dhe tė Gjuhės shqipe si dhe pasqyron peshėn pėrkatėse, qė secila prej tyre ka, paraqitur hollėsisht nė kėtė Program qė ėshtė prej muajsh nė duart e cdo nxėnėsi maturant.
Mė poshtė jepet nė mėnyrė tė pėrmbledhur tabela e specifikimeve, e cila pėrmban tri nivelet e arritjes sė testit, bashkė me pėrqindjet pėrkatėse.

Tabela e specifikimeve tė pyetjeve nė test



SHEMBUJ TĖ LLOJEVE TĖ PYETJEVE NĖ TEST
I. Pyetje pėr periudhėn historiko-letrare, gjininė dhe llojin.
Kėto pyetje kėrkojnė:
• tė pėrcaktohet se cilės periudhe, gjinie dhe lloji i pėrket vepra nė fjalė.
• tė veēohen tipare tė periudhės, tė gjinisė apo llojit tė veprės.

Shembuj

1. Lirika e Lasgushit i pėrket:
A) letėrsisė humaniste shqiptare
B) letėrsisė klasike shqiptare
C) letėrsisė moderne shqiptare
D) letėrsisė sė vjetėr shqiptare

2. Cikli i kreshnikėve ėshtė pjesė e:
A) epikės legjendare
B) lirikės popullore
C) epikės historike
D) kanunit tė Lekė Dukagjinit

3. Poezia “Kroj i fshatit tonė” ėshtė lirikė:
A) e peizazhit
B) dashurisė
C) filozofike
D) shoqėrore

4. Cikli “Bukuria” ėshtė krijim:
A) dramatik
B) lirik
C) epiko-lirik
D) epik

5. Cili nga tiparet e romantizmit shqiptar spikat nė ciklin “Bukuria”?
A) Evokimi i sė kaluarės
B) Kulti i natyrės
C) Kulti i ndjenjės
D) Heroi i jashtėzakonshėm.

6. “Orestia” ėshtė vepėr e gjinisė:

A) epike
B) lirike
C) dramatike
D) epiko-lirike

7. Orestia quhet triologji pėr shkak:
A) tė pėrbėrjes strukturore prej tre pjesėsh
B) tė ngjarjes nė tre pamje
C) tė faktit se ka tre personazhe
D) se shpreh tre ide tė ndryshme

8. Makbethi ėshtė vepėr:
A) tragjike
B) komike
C) lirike
D) tragji-komike

9. Martesa e Halilit bėn pjesė nė:
A) epikėn historike
B) epikėn legjendare
C) kėngėt e dashurisė
D) kėngėt e riteve tė motmotit.

10. Nga cili vėllim ėshtė shkėputur poezia “Gjuha Shqype” e Fishtės:
A) Mrizi i Zanave
B) Vallja e Parrizit
C) Lahuta e Malcis
D) Anzat e Parnasit

11. Poezia “Gjuha Shqype” e Fishtės ėshtė e gjinisė:
A) epike
B) epiko-lirike
C) lirike
D) dramatike

12. Koliqi ėshtė:
A) nismėtar i letėrsisė sė angazhuar
B) themelues i romanit shqip
C) ndjekės i prozės sė traditės
D) filluesi i prozės moderne shqipe

13. Si shfaqet Mjeda nė veprėn “ Andrra e jetės”, si realist apo si romantik? Pse?

II. Pyetjet pėr tė kuptuarit e veprės, tematikės, mesazhit dhe ideve.
Kėto lloj pyetjesh kėrkojnė:
• tė identifikohen elemente tė pėrmbajtjes.
• tė veēohen apo shtjellohen idetė, motivet si dhe imazhet e krijuara nė vepėr ose fragmentin e dhėnė pėr studim.

Shembuj

1. Cila nga alternativat e mėposhtme pėrmbledh mė mirė idenė e paragrafit III?
(Vjeshta e Xheladin beut)
A) Asgjė nuk e shpėton dot beun nga plakja.
B) Beu ėshtė zot mbi njerėz dhe toka.
C) Vjeshta i ka shkaktuar beut njė rėnie morale dhe fizike.
D) Beu ndihet keq fizikisht dhe moralisht.

2. Imazhi mė i fortė nė kėtė skenė ėshtė:
(Makbeth)
A) duart me gjak.
B) fytyrat me gjak tė shambellanėve.
C) kamat me gjak.
D) uji qė lan gjakun.

3. Mesazhi i strofės sė fundit ėshtė:
(Ferri)
A) Bota ėshtė e gjitha njėsoj
B) Nė mjerim njeriu kujton kohėt e bukura
C) Njeriu nuk duhet tė mendohet gjatė
D) Njeriu mėson vazhdimisht

4. Cili nga motivet e mėposhtme pėrshkon poezinė “Gjuha Shqype?
A) patriotik
B) erotik
C) filozofik
D) i natyrės
5. Cili ėshtė mjedisi i pėrzgjedhur nga Migjeni, pėr t’u vėnė nė qendėr tė novelės:

( novela “ Historia e njenės nga ato” )
A) Bota e gruas
B) Familja shqiptare
C) Bota e huaj
D) Mjedisi qytetar

6. Zonja Makbeth e quan Makbethin: “ vullnetsėmurė” sepse:
A) ai nuk ka kurajo tė bėjė krimin
B) nuk pėrballon dot krimin e kryer
C) dallon pėr vetinė e durimit
D) nuk i tregon sė shoqes idetė e tij

7. Krimi qė aludohet se ėshtė kryer kėtu, ndodh:

(Makbeth)
A) nga etja pėr pushtet
B) nga xhelozia e dashurisė
C) nga inatet personale
D) nga hakmarrja

8. Nė veprėn e tij, Dante pėrshkruan:

A) njė udhėtim imagjinar tė poetit nė pėrtej botė
B) njė udhėtim nė vendin e tė parėve
C) njė udhėtim imagjinar nė fėmijėri
D) njė udhėtim imagjinar nė njė vend historik

9. Kujt i drejtohet betimi i Halilit?
(Martesa e Halilit)
A) Vėllait
B) Zotit
C) Miqve
D) Tanushės

10. Cila ėshtė arsyeja qė Zonja Makbeth nuk e vrau vetė Dunkanin kur ai po flinte?

11. Cila ėshtė princesha e bukur? Nė ēfarė marrėdhėnie gjuhėsore vendosen fjala e gjetur nga ju dhe princesha? (Kumbulla pėrtej murit)

12. Dy personazhet kryesore tė kėtij fragmenti janė sa tė ngjashėm aq edhe tė ndryshėm. Duke gjetur nga njė tipar tė tyrin, shpjegoni dallimin midis tyre.

13. Cilat janė dy shenjat qė vėrtetojnė qė Oresti ėshtė gjallė?
Pėrgjigje:
- flokėt
- gjurmėt

14. Si e konsideron Eskili tufėn e flokėve mbi varr? Pėrse shėrben tjetėr ajo? Kujtoni dhe pėrshkruani njė zakon shqiptar me tė cilin ju ngjan ky rit, i pėrshkruar nga Eskili.

15. Gjeni dy tipare tė Elektrės qė shfaqen nė kėtė fragment, si pasojė e gjendjes sė saj shpirtėrore.

16. Lexoni vargun: “Vron pasqyrėn e jetės vet”. Ēfarė sheh ajo dhe si e motivon ky moment veprimin e saj tė mėpasėm? (Andrra e jetės)

17. Gjendja shpirtėrore e Orestit, deri nė kryerjen e vrasjes, shfaqet e dyzuar. Cilat mendoni se janė arsyet e kėtij dyzimi? (Koeforet)

18. Gjeni njė nga motivet kryesore tė tragjedisė nė kėtė pjesė. (Koeforet)

19. Shpjegoni me fjalėt tuaja shprehjen: “Pamje fatale”. Pėr ēfarė e ka fjalėn autori kėtu.

20. Gjeni dhe shpjegoni njė motiv dytėsor qė ka lidhje me lajtmotivin e poezisė “Gjuha shqype”.

III. Pyetjet qė lidhen me detajet.
Kėto pyetje kėrkojnė:
• Gjetjen e detajeve dhe funksionin e tyre.
• Interpretimin e njė pjese ose detaji tė fragmentit tė dhėnė nė test.

Shembuj
1. Detaji i krizantemės nė strofėn e parė tė fragmentit, nėnkupton: (Andrra e jetės)

A) ardhmėrinė e personazheve.
B) se fati i njeriut ėshtė ndryshe nga ai i natyrės.
C) parapėrgatitje pėr afrimin e vdekjes.
D) peizazhin e njė dimri tė ftohtė.
2. Cilėt janė disa nga elementet ose detajet e psikoanalizės, qė tregojnė mbėshtetjen e autorit nė pėrjetimet e personazheve. Jepni tė paktėn dy prej tyre.

3. Shprehja” si dėshirė e nji krymbi dhe dėshira e njeriut”, ėshtė e lidhur me njė detaj tė rėndėsishėm nė fragment. Cili ėshtė ky detaj dhe me ēfarė figure letrare shprehet?

4. Makbethi ka luftė ndjenjash brenda vetes. Cilat janė dy detajet qė e tregojnė kėtė luftė?

5. Makbethi ėshtė njė vepėr skenike. Cilat janė detajet qė krijojnė lidhjen e fortė mes spektatorit ose lexuesit dhe veprės. Gjeni tri detaje tė tilla nė fragment.

6. Tek “Makbethi” janė pėrdorur mjeshtrisht detajet. Gjeni dy tė tilla nė fragment dhe interpretoni funksionin e pėrbashkėt tė tyre.

7. Cilat janė fjalėt kyēe tė kėsaj poezie? Gjeni tre prej tyre.

(Gjuha shqype)
8. Cila ėshtė atmosfera e kohės sė kėsaj poezie? Kur ėshtė shkruar ajo? Cili detaj ju bėn tė mendoni kėshtu? (Gjuha shqype)

9. Gjatė gjithė kėtij fragmenti autori thekson sytė e tė dy grave. Ēfarė komunikon secila pėrmes tyre? (Kush e solli Doruntinėn)

10. Argumentoni pėrmes detajeve tė pėrdorura nė vargjet ku pėrshkruhet portreti i Tanushės (Vetulla e saj...), se bukuria e saj ėshtė dhėnė jo e ngrirė, por nė lėvizje dhe tepėr e gjallė.

IV. Pyetje tė karakterit pėrgjithėsues (analitike).
Kėto janė lloji mė i vėshtirė i pyetjeve, sepse pėrgjigjet nuk janė tė dhėna drejtpėrdrejt nė fragment. Nxėnėsit i duhet tė pėrmbledhė faktet dhe tė japė pėrgjithėsime. Pjesa mė e madhe e kėtyre pyetjeve pėrmbajnė fjalė tė tilla ēelės si: mendo, parashiko, trego, sugjero,komento, pėrmblidh, nėnkupto.

Shembuj

1. Nė kėtė poezi autori synon tė japė njė gėrshetim tė elementėve qė ēojnė nė:
( Gjuha Shqype)
A) identitetin e shqiptarėve
B) nė bukurinė fizike tė njeriut
C) nė vlerat e individit
D) nė piknisjen e historisė

2. Vargu: “Dhe ma rrėmbejnė kohėn e favortė”, e tregon Makbethin si:

A) njeri tė veprimit
B) njeri ėndėrrimtar
C) njeri qė nuk vendos dot

3. Autori thotė se historinė e Lukes pak njerėz kanė pėr ta kuptuar, sepse:

(Historia e njenės nga ato)
A) Lukja ėshtė e ēmendur dhe nuk mund tė tregojė se ēfarė i ka ndodhur.
B) kjo ėshtė njė shoqėri qė mė shumė priret tė gjykojė se tė kuptojė.
C) liria e gruas ėshtė njė koncept i ri pėr ta.
D) ka pak njerėz tė shkolluar qė e dinė ē’ėshtė prostitucioni.
4. Nė vargun: “Vdekja dhe natyra po pėrleshen” nėnkuptohet: (Makbeth)

A) lufta midis jetės dhe vdekjes.
B) lufta midis sė mirės dhe sė keqes.
C) lufta midis tė kundėrtave nė natyrė.
D) lufta pėr tė zotėruar mbretėrinė.
5. Si do ta interpretonit mbylljen e kėtij fragmenti: “Pas pleqėrie efnm? Ti e di: varri...” ?

(Vjeshta e Xheladin Beut)
6. Fishta konsiderohet poet elegant. Gjeni nė poezinė “Gjuha Shqype” njė tipar tė kėsaj elegance?

7. Komentoni shprehjen: “Tė vdekurit edhe tė fjeturit nuk janė veē piktura./Syr’i foshnjės vetėm, ka frikė nga njė djall i pikturuar…”. Cilėt janė tė vdekurit? Po tė fjeturit?” .Cila ėshtė lidhja e tyre me pikturėn? (Makbeth)

8. Migjeni konsiderohet njė zė i veēantė nė letėrsinė shqipe. Shkruani njė risi, qė gjen shprehje nė kėtė fragment, duke e shoqėruar atė me ilustrime. (Historia e njenės nga ato)

V. Pyetjet pėrkufizuese dhe pėrcaktuese
Janė pyetje qė lidhen me disa fjalė tė marra nga fragmenti dhe qė janė pėrdorur nė kuptime tė caktuara. Duhet lexuar me shumė kujdes fjalia ku ndodhet fjala dhe duhet parė kuptimi me tė cilin ajo ėshtė pėrdorur nė kontekstin e dhėnė. Nga ana tjetėr duhen lexuar edhe fjalitė e tjera qė ndodhen pranė saj, pėr tė krijuar kėshtu njė ide sa mė tė plotė nė lidhje me fjalėn, kuptimi dhe funksioni i sė cilės kėrkohet tė sqarohet nė pėrgjigje.

Shembuj

1. Himnizimi i gjuhės sonė realizohet nėpėrmjet: (Gjuha shqype)
A) lartėsimit apo lėvdimit tė saj
B) analizimit tė fakteve dhe detajeve deri nė imtėsi
C) pėrshkrimit tė ndonjė veēorie tė saj
D) antagonizmit tė thellė me simotrat e tjera

2. Gjetjet e reja letrare tė Koliqit janė tė lidhura me:
A) njėsitė tematike dhe stilistike
B) vetėm me pėrmbajtjen si e tėrė
C) vetėm me formėn si risi
D) me ndjesinė ndaj sjelljes sė njerėzve

3. Perėndim i vagėlluar ka kuptimin: (Poradeci)
A) perėndim i ndritur
B) perėndim i qetė
C) perėndim i kuq
D) perėndim i mjegullt

4. Cili nga ēiftet e mėposhtme krijon antonimi tė kontekstit poetik? (Poradeci)
A) plak – i pėrrallshėm
B) natė – errėsirė
C) ra – u dergj
D) hesht – kėrcet

5. Kur Jasoni i drejtohet Medeas me fjalėt: “njė grue barbare“ ai i referohet asaj si njė grua:
A) misterioze
B) tė nėnshtruar
C) tė paqytetėruar
D) fisnike

6. Shprehja “ mendja zuri t’i qerthullohej” ka kuptimin: (Vjeshta e Xheladin Beut)
A) mendja po i ndriēohej.
B) mendja po i vinte rrotull.
C) mendja po i errėsohej.
D) mendja po i kthjellohej.

7. Cili ėshtė roli i korit nė kėtė fragment: (Medea)

A) tė rrisė vlerėn e personazheve
B) tė shmangė konfliktin
C) ti japė intensitet dhe dramacitet veprės
D) tė tregojė ngjarjen pėr spektatorin

8. Fjala errėsira, nė kėto vargje mund tė interpretohet nė dy mėnyra: tė drejtpėrdrejtė dhe tė figurshėm. Si e kuptoni secilėn prej tyre? (Poradeci)

9. Cili ėshtė mesazhi qė pėrcillet nė strofėn e fundit? Argumentoni mendimin tuaj mbi kėtė vargje tė Fishtės: “ Edhe shqyp na ka thanė se zoti/ Pėr shqyptarė Shqypnin’ e fali/ Se sa t’enden stina e moti,/Do ta gzojn kta djalė mbas djali.”

VI. Pyetjet rreth tonit dhe qėllimit.
Kėto pyetje kėrkojnė interpretimin e kėndvėshtrimit tėautorit dheefektet qė krijohen te lexuesi.
Toni pasqyron qėndrimin e shkrimtarit kundrejt pėrmbajtjes dhe auditorit. Qėllimi pėrcakton efektet qė vepra krijon te lexuesi. Shkrimtarėt i arrijnė kėto qėllime pėrmes pėrzgjedhjes sė fjalėve dhe pėrshtypjeve qė kėto fjalė krijojnė. Disa tone tė mundshme janė: admirim, adhurim, optimizėm, ngazėllim, pėrbuzje, krenari, zhgėnjim, respekt, habi, zemėrim, keqardhje, ironi, indinjatė, dyshim, pesimizėm dhe kėnaqėsi.
Shembuj

1. Nė kėtė poezi toni dominues ėshtė: (Gjuha shqype)
A) ngazėllimi
B) keqardhja
C) ironia
D) indiferenca

2. Ndėrtimi “Zemėr-valė”, jep cilėsinė e njeriut :
A) tė dėshtuar
B) tė ēmendur
C) tė ngushėlluar
D) tė dashuruar

3. Figura kuptimore e pėrdorur nė vargun: “kur unė kėrcėnoj, ai po rron” ėshtė:
A) simboli
B) krahasimi
C) hiperbola
D) antiteza

4. Cila ėshtė pėrshtypja qė kėrkon tė krijojė autori nė pjesėn e dhėnė mė sipėr?
A) Xheladin beu ka njė nam tė keq.
B) Xheladin beu ėshtė pre e pasionit tė tij.
C) Xheladin beut plakja nuk i shkakton asnjė emocion.
D) Xheladin beu po plaket nė mėnyrė tė shėmtuar.

5. Nė kėtė fragment pėrēohet ndjenja: (Katedralja e Parisit)
A) e pėrēmimit
B) e humanizmit
C) e pėrulėsisė
D) e urrejtjes
6. Dialogu mes dy grave pėrcjell: (Medea)
A) ankth
B) zemėrim
C) indiferencė
D) urrejtje

7. Atmosfera qė krijon vargu: “gja ma t’mir s’shef nė kėt dhe”, konsiderohet si:
A) pėrsosmėri
B) afinitet
C) transparencė
D) distancė

8. Fishta shfaqet nė kėtė poezi si poet lirik. Ku duken tonet lirike?. Gjeni dy shembuj dhe komentoni funksionin e tyre.

9. Ē’efekt krijon, nga pikėpamja psikologjike, trokitja nė derė nė vargun: “Kush po troket nė derė?/ Qysh u bėra?”? (Makbeth)

10. Vrasja e mbretit Dunkan nuk ndodh pėrpara syve tė spektatorit, por prapa skenės. Pse Shekspiri ka zgjedhur njė teknikė tė tillė? (Makbeth)

11. Nė fragmentin e parafundit, Xheladin beun nuk e shqetėson ajo qė ka kaluar, por e ardhmja qė do tė vijė. Pse? Shpjegoni arsyen pse autori, pikėrisht nė kėtė moment, ofron imazhin e vajzave tė reja dhe natyrės sė pasur. (Vjeshta e Xheladin Beut)

12. Ēfarė ndjesie ju zgjon njė mėnyrė e tillė portretizimi? (Vjeshta e Xheladin Beut)

VII. Pyetjet pėr formėn dhe figuracionin
Kėto pyetje lidhen me figurshmėrinė, elementet e organizimit metrik: ritmit, rimės, skemės, numrit tė rrokjeve, numrit tė vargjeve dhe strofave.
Nė prozė pyetjet pėrfshijnė elemente tė subjektit e tė kompozicionit, tė pėrbashkėtat dhe dallimet, shkaqet dhe pasojat, rrjedha logjike e ngjarjeve etj.

Shembuj
1. E gjithė kėnga ndėrtohet mbi figurėn stilistike tė: (Komedia hyjnore)
A) alegorisė
B) metaforės
C) simbolit
D) personifikimit

2. Shprehja: “gjit e drandofilit“ ka nė bazė, figurėn e:
A) metaforės
B) anaforės
C) personafikimit
D) alegorisė

3. Figura kryesore e kuptimit, pėrdorur nė kėtė fragment ėshtė: (Martesa e Halilit)
A) simboli
B) krahasimi
C) antiteza
D) personifikimi

4. Figura e stilistikės nė vargun: “Vidhos kurajėn mun nė vend ku ngjitet” ėshtė:
(Makbeth)
A) alegoria
B) metonimia
C) metafora
D) sinekdoka

5. Vargu i ciklit tė kreshnikėve ėshtė:
A) 8-rrokėsh
B) 9-rrokėsh
C) 10- rrokėsh
D) 12-rrokėsh

6. Vargjet e poezisė “Vallja e yjeve” janė shkruar me rimė:
A) tė brendshme
B) tė kryqėzuar
C) tė puthur
D) tė alternuar

7. Gjeni figurėn e stilistikės nė vargun: “Makbethi vrau gjumin!”. Interpretoni nėntekstin e saj..

8. Rendisni tri tipare tė stilit tė Balzakut qė shfaqen nė kėtė fragment.

a) ______________________________ b) ______________________
c) ______________________________

9. Ju shikoni lidhėzėn porsi disa herė tė pėrsėritur. Cila ėshtė figura qė pėrftohet nė kėtė rast dhe pėrse shėrben ajo? (Gjuha shqype)

10. Gjeni dy metafora dhe shpjegoni funksionin e tyre? (Gjuha shqype)

11. Cili ėshtė lloji i strofės sė pėrdorur kėtu? Po ai i rimės? Ēfarė ngjyrimi i japin poezisė?

12. Ēfarė figure tė sintaksės poetike gjeni nė vargjet: “N’t’zjarrtat valle t’amėshimit.” Cili ėshtė funksioni i saj?

VIII. Pyetjet rreth gjuhės shqipe
Kėto pyetje testojnė njohuritė e nxėnėsve nė gramatikė, stilistikė gjuhėsore, kulturė gjuhe, njohuri pėr gjuhėn dhe drejtshkrim. Nė tė gjitha rastet kėto pyetje kėrkojnė nga nxėnėsit tė shikojnė me kujdes se si gjuha materializon, mishėron dhe realizon pėrmbajtjen e veprės..

Shembuj:
1. Folja: “pėrgjak”, ėshtė fjalė:
A) e prejardhur
B) e parme
C) e pėrngjitur
D) e pėrbėrė

2. Forma foljore nė shprehjen: “ndihmona Zot”, tregon se Oresti:
A) urdhėron Zeusin
B) i tregon se e ka detyrė ta ndihmojė
C) shmang rolin e Zeusit
D) nuk kupton vendin e tij

3. Cila nga fjalėt e mėposhtme do tė jepte mė mirė kuptimin e togfjalėshit: “Trishtim i pakufishėm”?
A) Dėshirė
B) Largėsi
C) Melankoli
D) Plotėri

4. Ndėrtimi i veēantė sintaksor i fjalisė: “Stacioni i fundit automobili” nėnkupton njė: (Historia e njenės nga ato)
A) katund, i cili ka njė stacion automobili.
B) katund tė mbytur nga monotonia.
C) katund, ku ngjarjet ndodhin nė stacion.
D) katund, ku stacioni ėshtė pikė lidhėse me qytetin.

5. Cila nga fjalėt e mėposhtme ėshtė neologjizėm i Lasgush Poradecit?
A) i pėrvėluar
B) e varfėruar
C) qielluar
D) dėshėruar

6. Pėrsėritja e foljes rri (strofa 4) tregon: (Andrra e jetės)
A) pėrpjekje pėr t’u ngrohur.
B) qetėsi shpirtėrore pas njė lodhjeje tė madhe.
C) tronditje shpirtėrore.
D) vetmi tė pangushėlluar.

7. Si ėshtė formuar fjala horrllėk? Ē’ngjyrim stilistikor mbart kjo fjalė?

(Historia e njenės nga ato)

8. Ka raste kur Migjeni e nis fjalinė me njė lidhėz bashkėrenditėse shtuese. Gjeni dy raste tė tilla nė fragment dhe shpjegoni arsyen e kėtij pėrdorimi. (Historia e njenės nga ato)

9. Gjeni tre mbiemra dhe shpjegoni rolin e pėrdorimit tė tyre nė fuksionin e figurės stilistike dhe tė kuptimit. (Gjuha shqype)

10. Shkruani nė normėn letrare fjalėt: gjama, lmon, rrfes, zhgjetare dhe sqaroni ndryshimet fonetike. (Gjuha shqype)

11. Zėvendėsoni shprehjen frazeologjike” len pas dor” me njė shprehje ose fjalė tjetėr.Me fjalėn dorė shkruani njė shprehje frazeologjike dhe njė fjalė tė urtė. (Gjuha shqype)

12. Retiēencat pėrsėriten dy herė nė momentet kyēe tė kuptimit tė poezisė. Cili ėshtė funksioni i tyre? (Vallja e yjeve)

13. Me ē’pjesė tė ligjėratės janė formuar metaforat e mėposhtme? (Kėnga pleqėrishte)
a) Rėnkimi i zemrės: ___________________

b) Lot i pėrvėluar: ___________________

14. Cila ėshtė arsyeja qė fjalėn vend poeti e shkruan me shkronjė tė madhe? (Kėnga pleqėrishte)

15. Gjeni nė fragment dy neologjizma. (Kush e solli Doruntinėn)
16. Identifikoni dy tė veēanta qė shfaqen nė ndėrtimin sintaksor tė fjalisė: E rrallė dhe e verdhė, vėrtetė fleta e plepit pėrtej dritareve me hekura e kafaze, po qielli i kulluar i ėmbėl.
(Vjeshta e Xheladin Beut)
Shpjegoni forcėn e shprehėsisė qė merr kjo mėnyrė ndėrtimi.

17. Gjeni nė paragrafin e parė tė fragmentit foljen e pėrsėritur. Nė c’kohė ėshtė pėrdrur kjo folje dhe si e pėrcjell ajo ngarkesėn emocionale tė vazhdimėsisė sė jetės. (Historia e njenės nga ato)

18. Nė fillim tė paragrafit tė fundit kėmbehen fjalitė e gjata me fjali tė shkurtra. Nė fund tė paragrafit fjalite janė vetėm tė shkurtra, Cili ėshtė funksioni i kėsaj zgjedhjeje? A ka lidhje kjo mėnyrė rrėfimi me gjendjen shpirtėrore tė personazhit? (I huaji)

19. Evidentoni tė paktėn tri mjete gjuhėsore me tė cilat Eskili realizon nė fillim tė fragmentit (fjalėt e shėrbėtorit) tensionin , ankthin dhe frikėn .

20. Yjeve , poeti u vesh dy cilėsi tė kundėrta (e lumė dhe varfanjakė). Si e shpjegoni kėtė pranėvėnie ? Ēfarė janė nga ana kuptimore keto dy mbiemra?

21. “ Dhe bart nė kurriz njė premtim/ Tė dhėnė nė hirin e gjyshėrve tė mundur.” (Pelegrini)
Tregoni : a. Ē’pjesė ligjėrate ėshtė fjala e nėnvizuar?
b. Ē’funksion sintaksor kryen?
c. Si ėshtė formuar kjo fjalė?

22. Gjeni nė tekst formėn dialektore tė pėrcjellores. Zėvendėsojeni atė me formėn e pėrcjellores qė pėrdoret nė gjuhėn standarde (Historia e njenės nga ato, pjesa III)

23. Gjeni trajtėn e shkurtėr tė bashkuar tė pėrdorur nė vargun “Sa mirė hallin po ma ditki burra...”

Ē’ndjenjė tė Mujit pėrcjell pėrdorimi i saj?
24. Nė vargun “Qoftė latg cdo kamje qė mė djeg nė zemėr” (Medea)

Zėvendėso pjesėn e nėnrenditur pėrcaktore me njė pjesė tė nėnrenditur shkakore.
25. Evidento 2 raste tė pėrdorimit tė gjymtyrėve homogjene nė fragment.
Pse autori i pėrdor aq shpesh ato nė pėrshkrimet e tij? (Evgjeni Grande)


IX. Ese
Testi i Letėrsisė dhe Gjuhės shqipe pėrmban edhe njė ese. Kjo mund tė jetė e tipit pėrshkrues, argumentues ose krahasues.
Ese pėrshkruese
1. Ē’mund tė ketė ndodhur pasi personazhi kapėrcen kopshtin? Rrėfeni vazhdimin e ngjarjes, duke renditur dhe pėrshkruar veprimet dhe ndjesitė e shkaktuara. ( Kumbulla pėrtej murit)
2. Fishta pėrcjell mesazhe tė fuqishme. Pėrshkruani mesazhin e kėsaj poezie duke u ndalur te motivi i adhurimit tė gjuhės sė nėnės.
3. Pėrshkruani marrėdhėnien midis Mersoit dhe nėnės sė tij. Nė pėrgjigjen tuaj pėrqendrohuni nė detaje qė pėrdor Kamy nė dhėnien e elementeve tė veēantė tė kėsaj marrėdhėnieje.
4. Pėrshkruani se si e pėrfytyroni skenėn e vrasjes sė mbretit Dunkan nė tragjedinė “Makbeth”. Nė pėrgjigjen tuaj pėrqendrohuni nė teknikat, gjuhėn dhe imazhet e pėrdorura nga Shekspiri pėr ta bėrė sa mė tė gjallė kėtė skenė.
5. Pėrshkruani me fjalėt tuaja bukurinė e Tanushės te “Martesa e Halilit”. Pėrpiquni tė ruani pėrmasėn qė bukuria femėrore ka nė pėrshkrimin popullor.

Ese krahasuese
1. Mbėshtetur nė fragmentin e dhėnė mė sipėr, shkruani njė ese krahasuese pėr Makbethin me zonjėn Makbeth. Ku ndryshojnė dhe ngjajnė ata tė dy? Si ndikojnė detajet e pėrzgjedhura dhe imazhet e krijuara nga Shekspiri pėr tė dhėnė kėtė ndryshim?
2. Krahasoni Makbethin dhe Bankon. Ku ngjajnė dhe ku ndryshojnė ata tė dy?
3. Jozef K ėshtė personazhi qė dėnohet pa kryer asnjė faj. Nga ndryshon ai nga dy burrat qė vijnė dhe e marrin pėr tė ēuar nė vend ekzekutimin.

4. Krahasoni dy poezitė qė i kėndojnė gjuhės shqipe. (poezinė e Fishtės “ Gjuha Shqype” dhe poezinė e Naim Frashėrit “Gjuha jonė”.
5. Duke u nisur nga veprat e tyre, krahasoni absurdin e Kamysė me absurdin kafkjan.

Ese argumentuese
1. Shume lexues mendojnė se “Zonja Bovari” ėshtė njė roman qė tė trishton. Po ju a ndiheni kėshtu? Argumentoni mendimin tuaj nė formėn e njė eseje, duke u pėrqendruar veēanėrisht nė momentet mė tė rėndėsishme qė ju bėjnė tė ndiheni tė tillė ose jo.
2. A mendoni se bukuria lind dashurinė? Argumentoni mendimin tuaj nė formėn e njė eseje.
3. Balzaku nė roman shprehet:“Nė se drita ėshtė dashuria e parė e jetės, atėherė dashuria pėrse tė mos jetė drita e zemrės?” A jeni dakord me kėtė mendim? Argumentoni pėrgjigjen tuaj nė formėn e njė eseje.
4. Zgjedhjet e individit nė jetė mund tė shkaktojnė pasoja tė pakthyeshme pėr tė ardhmen. A jeni dakord me kėtė pohim? Argumentoni mendimin tuaj nė formėn e njė eseje.
5. Pėrse njė histori personale nuk mbetet gjithmonė e tillė? Pėrse historitė njerėzore ngjajnė me njėra-tjetrėn? Asnjėherė njė histori nuk ėshtė e vetmja, ka edhe tė tjera si ajo. Kjo ide jepet edhe nė titullin e fragmentit. ( Historia e njenės nga ato)
6. Situata e personazhit shpesh ėshtė fati i njė njeriu. Individi pėrballė shoqėrisė. Ky ėshtė raporti universal. Jepni mendimin tuaj sesi e shihni kėtė raport. A janė tė rėndėsishme mirėsia, toleranca dhe dashuria?


SHEMBUJ TESTESH

DRITĖRO AGOLLI “Pelegrini”
Unė jam prej kohėsh pelegrin
Udhėtar nė vendin e shpresės sė thyer
Jam ndarė padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gėrryer
Kėrkoj karvanin tim nė rėrė e nė shpat,
Karvanin qė ka ndėrruar drejtimin me kohė,
Ndaj nė udhė jam krejt, i humbur, jam fillikat,
Me shami tė grisur lidhur nė kokė.
Pėr ujė buza ime u dogj u bė zhur
Dhe sytė mė shpojnė nga shterja e lotit,
Mė duhet tė arrij karvanin e tretur qėkur
Ēapitur mes vapės, mes shiut e tė ftohtit.
Unė jam prej kohėsh pelegrin.
Shtegtar i karvanit tė humbur
Dhe bart nė kurriz njė premtim
Tė dhėnė nė hirin e gjyshėrve tė mundur.

1. Filli lidhės i kėsaj poezie me krijimtarinė poetike tė Agollit ėshtė: 1 pikė

A) zhgėnjimi dhe mosbesimi
B) notat pesimiste dhe trishtimi
C) individi dhe shoqėria
D) udha, rrugėtimi, lėvizja

2. Kjo poezi ėshtė shkruar me: 1 pikė

A) varg tė lirė
B) rimė tė kryqėzuar
C) rimė tė puthur
D) rimė tė brendshme

3. Kuptimit qė mbart fjala pelegrin, Agolli i shton edhe: 1 pikė

A) dashurinė pėr tė afėrmit dhe vendlindjen.
B) kuriozitetin pėr tė njohur dhe zbuluar botėn
C) detyrimin moral kundrejt besimit tė tij fetar.
D) detyrimin moral ndaj vetes dhe tė parėve


4. Pse ēasti qė po pėrjeton poeti ėshtė i dhimbshėm? 1 pikė

A) E ndjen se po plaket.
B) I mungon karvani
C) Po humbet muzėn poetike.
D) Poetėt e rinj po e sulmojnė.

5. Figura letrare nė vargun: “Udhėtar nė vendin e shpresės sė thyer” ėshtė: 1 pikė

A) metonimi
B) metaforė
C) sinekdokė
D) alegori

6. Nė cilėn prej alternativave tė mėposhtme mbiemri ėshtė pėrdorur me kuptim tė drejtpėrdrejtė? 1 pikė
A) shpresės sė thyer
B) karvanin e tretur
C) shami tė grisur
D) gjyshėrve tė mundur

7. Ēfarė simbolizon nė kėtė poezi pelegrini dhe karvani i humbur? 2 pikė

8. Pėrshkruani gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė heroit lirik. Mendimin tuaj ilustrojeni me detaje ose vargje nga fragmenti. 3 pikė

9. Poeti deklaron se ėshtė: “Udhėtar nė vendin e shpresės sė thyer”. Cili ėshtė pėrfytyrimi juaj pėr njė vend ku shpresat thyhen? Shpjegoni kontekstin historik mbi tė cilin ėshtė krijuar poezia. 2 pikė

10. Gjeni nė poezi dy ēifte sinonimesh. Pėrcaktoni funksionin e tyre stilistik. 3 pikė

a) Ēiftet e sinonimeve: ________________________________________________

b) Funksioni: ________________________________________________________


11. Interpretoni dy vargjet e fundit tė poezisė duke theksuar edhe notat qė i pėrshkojnė ato. “Dhe bart nė kurriz njė premtim /Tė dhėnė nė hirin e gjyshėrve tė mundur.”? 2 pikė

12. Edhe kur mbetet pas, njeriu duhet tė vrapojė pėr tė arritur tė tjerėt. Argumentoni nė trajtė eseje kėtė ide. 8 pikė




23 Prill 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos