Remitancat, emigrantėt sjellin 20% tė parave nė Shqipėri



zirina llambro

Emigrantėt shqiptarė kursejnė 2 herė mė shumė se emigrantėt e vendeve tė tjerė tė rajonit qė punojnė nė perėndim. Por nga viti nė vit, sasia e parave qė ata sjellin ka pėsuar rėnie tė ndjeshme. Sasia e parave qė ata kursejnė ēdo vit ėshtė 5.2 herė mė e lartė se paratė qė ata dėrgojnė nė Shqipėri. Ose e thėnė ndryshe, emigrantėt sjellin nė Shqipėri vetėm 20 pėr qind tė parave qė kursejnė nga puna. Sipas ekspertėve, nėse kėto do tė thitheshin nga Qeveria shqiptare, do tė kishim rritje tė remitancave nė vend. Tė dhėnat e studimit tė fundit u bėnė publike dje gjatė konferencės sė organizuar nga IOM, me temė "Menaxhimi i migracionit nė Shqipėri". Sipas ekspertėve, rritja e dėrgesave monetare nga emigrantėt ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė vend si Shqipėria, ku remitancat zėnė 9 deri 22 pėr qind tė GDP-sė. "Kriza mund tė zgjasė edhe njė ose e shumta dy vjet dhe atėherė duhet tė shohim ēfarė duhet tė bėjmė me kėto remitanca. Duke u bazuar nė njė hipotezė, qė emigracioni shqiptar ėshtė rreth 1.2 milionė, nė vendet kryesore pritėse, dhe duke marrė njė numėr prej rreth 404 mijė familjesh nė emigrim, rezulton qė kėto kursime gjatė vitit 2008 kanė qenė rreth 3.5 miliardė euro, pra ėshtė njė shumė jashtėzakonisht e lartė", tha Ilir Gedeshi, Drejtori i Qendrės sė Studimeve Ekonomike-Sociale. Sipas tij, kjo shifėr ėshtė thuajse 5 herė mė shumė seē janė dėrgesat e remitancave nė vendlindje. "Sikur nėpėrmjet sistemit bankar, ose nėpėrmjet njė bashkėpunimi tė sektorit publik dhe privat, njė pjesė do tė investoheshin apo do tė futeshin nė vendlindje, atėherė do tė kishim njė ndryshim cilėsor rreth pėrbėrjes sė remitancave", u shpreh Ilir Gedeshi. Nga studimet rezulton se njė familje e varfėr nga njė jo e varfėr dallon nga fakti nėse merr ose jo remitanca. Ulja e tyre pas 2007, ku nė Shqipėri janė futur 1/3 miliardė dollarė, ka ndikuar nė rritjen e varfėrisė. Por kriza ekonomike ka bėrė qė 12 % e emigrantėve tė shprehen se mund tė kthehen nė Shqipėri. Ata kėrkojnė ose tė hapin njė biznes ose tė gjejnė njė vend pune. Ndėrkaq, nė takimin e djeshėm, Ministri i Punės dhe ēėshtjeve Sociale, Spiro Ksera, bėri me dije se pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr menaxhimin e flukseve tė emigrantėve janė finalizuar tashmė me njė marrėveshje tė pėrbashkėt tė nėnshkruar me Qeverinė italiane. Ajo ka si subjekt migrimin pėr arsye punėsimi. "Gjithashtu jemi nė fazėn e pėrfundimit, pėr nėnshkrimin e njė tjetėr marrėveshjeje tė rėndėsishme mes dy vendeve, e cila parashikon njohjen reciproke tė sigurimeve shoqėrore", tha ministri. Ai shtoi se Shqipėria, duke qenė vendi me numrin mė tė madh tė emigrantėve nė Evropė, ėshtė natyrshėm pjesė e procesit integrues, sidomos po tė kihet parasysh roli i emigrimit dhe tė ardhurave prej tij nė zhvillimin ekonomik dhe shoqėror tė vendit. "Detyrimet tona pėr politikat migratore janė nė pėrputhje me politikat e BE-sė pėr Shqipėrinė nė kėtė problem. Ato duhen parė nė kėndvėshtrimin e procesit sė Stabilizim Asociimit, i cili do ēojė nė marrėveshjen pėr integrimin e Shqipėrisė si njė shtet i ri anėtar i familjes evropiane", tha Ksera.

statistikat

66% e emigrantėve do ktheheshin, po tė kishte punėsim tė sigurt nė Shqipėri.

2 herė mė shumė se emigrantėt e vendeve tė tjera tė rajonit kursejnė emigrantėt tanė.

9 deri 22 pėr qind tė GDP-sė zėnė remitancat nė vendin tonė

5.2 herė mė e lartė ėshtė sasia e kursimit se paratė qė ata dėrgojnė nė Shqipėri.

3.5 miliardė euro ėshtė sasia e parave qė kanė kursyer emigrantėt nė vitin 2008.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos