Marrėdhėniet e Enver Hoxhės me Bojkėn e bukur



Agron Luka

Vijon nga numri i kaluar

Shumė mė vonė, kur do tė shkruante pėr bashkim-themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare, E. Hoxha do tė pėrkujtonte me nostalgji Bojkėn, njė grua shumė simpatike dhe e sinqertė qė e fliste shumė mirė gjuhėn serbe. (“Kur lindi Partia, Kujtime”, botim i vitit 1981, nė kapitullin “Nė dyqanin Flora”, f 85- 86)
- Pėr hajėr na qoftė! – i thashė Bojkės, nė strehėn tėnde bujare po piqemi... Bojka zemėrēelur u ngrit nė kėmbė dhe mė pėrqafoi mua dhe Vasilin...
- “Mali me malin nuk piqen, por njerėzit pėrpiqen”, - themi ne andej nga jugu...
Mė pas, timarliu i PKSH, Enver Hoxha, midis “200 petritave/sokolave dhe sokoleshave”, ndėr rastet tipike femėrore, mė veēanėrisht pėrshkruante “kontributin historik” qė kishte dhėnė “Bojka e Bukur”, pėr bashkimin e puthitjen e grupeve komuniste, pėr themelimin e PKSH, me ato ekskursionet andej lart, nga Ura e Brarit, “me birrė dhe sallam nga Dyqani Flora”, me ėmbėlsirėn e Bojkės sė Spiro Lazrit dhe me banjot nė lumė... (Kapitulli, “Drejt bashkimit historik”, botim i vitit 1981, fq. 109-110) Aty ku e la Migjeni “ėndrrėn”, e vazhduan burri Enveri me burrneshė Bojka, me Delikaten dhe Milladinin e Dushanin...

Ndėrsa i kujtoheshin pėr bukuri, deri edhe ngjyra e kaltėr e syve tė Bojkės, “Themelonjėsit Migjeni” nuk i kujtohej se “kush nga njerėzit e zakonshėm kishte hyrė e kishte dalė nė shtėpinė ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare”, nuk i kujtohej se, kush ia kishte sjellė Partisė atė turrėn e napolonave tė arit; direktivat e Kongresit tė VII tė Kominternit dhe raportin e Dimitrovit pėr Frontin Popullor, tė pėrkthyera; Madje edhe nė shqip nga Shkodra... Epo, ja qė si kujtoheshin, pse do t’i kujtoheshin, kėto vogėlsira?! Mundet, qė ai tė kishte qenė nė turnin e gjumit se komunistėt e vėrtetė ia kėpusin gjumit, ata budallenjtė idealistė nuk kishin gjumė. Shuma e qindra e qindra napolonave ar nuk ishte pėr t’u kujtuar. Fundja, mė nė fund, ai nuk ia kishte dorėzuar atij, por atij Tukut, ndėrsa ky ia dorėzoi Enverit “si kujdestari dhe kollonisėsi i financės sė Partisė”... Kėto napolona nė fakt i ishin dhėnė si hua nga kursimet personale, tė cilat as qė guxoi kurrė mė t’ia kėrkonte, por as t’i bėnte pėr zė se i shkonte koka. Madje, ėshtė tmerrėsisht e vėshtirė t’i pėrmendėsh edhe sot sepse neo-enveristėt, jo vetėm guxojnė edhe t’i shqyejnė letrat, por tė kėrcėnojnė edhe me vdekje... Sidoqoftė, infantili, idealisti, komunisti Gjovalin Luka, diēka kishte fituar: Shoku Dushan i dhuroi njė palė qillota ushtarake jugosllave!

Shokėt e Partisė ia fshinė namin dhe nishanin nga 8 nėntori i 1941-shit, jo vetėm Gjovalinit, “shokut tė Prangave” tė Qemal Stafės, por edhe disa tė tjerėve... Ndėrkaq, sarafit gjirokastrit tė maceve, i kujtoheshin me qarje shpirti ato 5 napolonat e pajės sė Sanos, qė ia kish ngrėnė Koēua me Pavlinėn dhe ia lanė Sanon pa martuar! Ishte Parti Komuniste kjo e njė tipi tė veēantė, Parti Komuniste, terroriste e kazermės orientale, unike nė Evropė, jo shaka...

Nė fakt, pėr punėn e Bojkės, ka qenė S. L., miza e kalit, me pėshpėrimat e tij qysh nė vitin 1953 e vitin 1957... Njohjen me Bojkėn, Migjenit ia kishte bėrė e motra, Ollga qė e kishte pasur shoqe klase... Letrat “komprometuese” tė dashurisė sė fshehtė tė Bojkės, qė gati sa nuk kaloi nė vetėvrasje, i ruante Ollga, e mbiquajtura edhe si “Migjenia femėr”. Nga ajo kaluan si trashėgim tek S.L., i cili nė vitin 1961, pėr t’u pajtuar me Enverin, ia dorėzoi Shtėpisė Muze Migjeni nė Shkodėr, me porosi qė t’i botonin pas vdekjes sė Bojkės dhe tė shoqit. Kur vetė shoku E. Hoxha e ngriti aq lart nė piedestal ish dashnoren e Migjenit, nė vitin 1981, S. Luarasi, nga shtrati ku po lėngonte, nuk kish mundėsi tė qėndiste edhe ai ndonjė tregim “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar pėr Bojkėn nė vitin 1941”, sepse ē’ishte e vėrteta, tėrė kohėn, nga koha e luftės sė Spanjės nė vitin 1936 dhe deri nė vitin 1945, kishte qenė jashtė shtetit me shėrbime internacionaliste... Edhe luftėn botėrore edhe luftėn nacional-ēlirimtare franceze dhe shqiptare e kishte dėgjuar me radio nga Franca. Madje, nė njė rast kishte dėgjuar se andej nga Kolonja gjermanėt kishin vrarė mė shumė se 3000 njerėz...

Kėshtu ishte dr. Zequa, njė migjenolog zyrtar. Nė vitin 1988, ai “zbuloi letrat”, i pėrktheu nga serbishtja nė frėngjishte dhe i botoi njė pjesė nga njė “letėr dashurie”, tė vitit 1938, “pėr marksistė-leninistėt francezė dhe ata botėrorė”... Bojka, qė ishte gjallė deri nė vitin 1991, heshti...

Por, tė kthehemi atje ku mbetėm. Gjovalini bėri si bėri dhe nė pjesėn hyrėse tė veprave tė Migjenit qė, e titulloi me qėllim “Shėnim” dhe nė disa interpretime tė tjera, e la tė nėnkuptuar se e kishin detyruar t’i hiqte ato 6 pjesėt letrare. Ai e ndėrroi parathėnien e mėparshme dhe e shkurtoi nė mė pak se njė faqe. Aty, me disa dredhime si, “ i kemi lanė pa i botue, i kemi lanė jashtė”, i shėnoi ato poezi dhe proza pėr tė cilat letra e Komitetit Qendror tė PPSH kishte urdhėruar mosbotimin e tyre. Pėr dy prozat e pabotuara shkroi: “po lamė jashtė dy proza tė pa botueme: “Pak poezi” dhe “M’at anė gardhit asgja e re”, qė asht lanė prej Migjenit vetėm sa e fillueme”. Kėshtu, nėnkuptohej se Gjovalin Luka i njihte, i kishte kėto, por, si tė thuash, i la vetė pa botuar. Nė tė vėrtetėn, megjithė paburrėrirė e anonimit, Gjovalin Luka e kishte quajtur plotėsisht tė arsyeshme tė drejtėn e autorit tė familjes, edhe sikur kjo tė ishte bėrė pishman. Por, anonimi nuk ishte aq burrė, sepse burrėrinė e kishte treguar edhe me disa gjėra tė tjera, duke u hequr fillimisht si biēim redaktori, etj.

Mė vonė, pas botimit, gjatė njė diskutimi nė vitin 1955, dikush qė e kishte kuptuar, fare qartė e pyeti: Shoku Gjovalin, pėrse i keni hequr ato shkrime tė Migjenit, qė kanė qenė tė botuara edhe mė pėrpara? Po, ja ashtu u gjykua si mė e drejtė!... (Ruhet dorėshkrimi origjinal i kėtij diskutimi A. L.)
“Kritika Zyrtare” e vitit 1954, kėtė mungesė tė dukshme tė mos plotėsimit tė njė botimi mė tė plotė, kur tė gjitha copat letrare njiheshin e justifikoi dhe e gjuajti me hipokrizi qysh nė fillim kėshtu: “Pėrmbledhėsi i veprės sė Migjenit, me tė drejtė, e pa me vend tė mos i botojė dy vjersha, dy proza nga tė njohurat dhe dy nga tė panjohurat”. (“Kritikė dhe bibliografi, “Veprat” e Migjenit”, revista “Nėndori”, Nr. 5, 1954, fq. 125-130) Po ku dhe cila ishte aty “drejtėsia”?! Edhe V. Bala e vinte nė dukje kėtė shkurtim-krasitje tė ēuditshme, nė “Kritikė –Bibliografinė” e tij, ku njėkohėsisht vinte nė dukje edhe meritat e shpjegimeve dhe komentimeve tė Gj. Lukės. (Mė pas, e detyruan tė hante fjalėt e tija dhe tė shkruante tė kundėrtėn, konform me shokun S. L...)

Gjovalin Luka ishte diēka nė dijeni se edhe njė ndėrhyrje e tillė kishte ndodhur edhe nė vitin 1953, kur do tė botohej “Studenti nė shtėpi”. Novelėn e krasitėn nga Zyra e Komitetit Qendror, sepse aty kishte dhe nėnkuptohej njė farė gati incesti vėlla e motėr nėn jorgan...
Partia, E. Hoxha e M. Shehu personalisht vazhduan tė mos i gjenin tė pėrshtatshme interpretimet e Gjovalin Lukės, edhe pėrgjatė procesit tė botimit. Ishte pėrsėri ai anonimi qė nxiste disa kujtues dhe informonte Hoxhėn e Shehun lart... Kėshtu, ende pa dalė mirė libri nė qarkullim, ia filluan tė nxisnin njė fushatė me shkrime kritikuese e me montatura nga “shokėt qė e kishin njohur nga afėr Migjenin”. Veēanėrisht, kishin nevojė pėr interpretime tė tilla pėr Migjenin: si “themeli i realizmit socialist shqiptar”, si “kontribuuesi i bashkimit tė grupeve komuniste”, si “propaganduesi i vendosjes sė regjimit bolshevik sovjetik nė Spanjė edhe nė vendin tonė”; se “vargu i lirė i Migjenit ishte ndikuar nga vargu dhe ideologjia Majakovskiane”, etj. Revista Nėndori, Nr. 5, 1954, fq. 124, pėr shembull, kishte lėshuar edhe njė “Thirrje Redaksionale” pėr sa mė shumė kujtime pėr Migjenin, sipas shembullit tė shokut Mehmet Dermani, tė cilit Migjeni na e paskej furnizuar me literatura pėr Pushkinin, Gorkin, Majakovskin; bile, edhe me literatura bolshevike, i paskėsh treguar pėr jetėn e lumtur nė BRSS, pėr perspektivėn e qartė tė fitores sė revolucionit edhe nė Shqipėri etj. (Kundra pikėpamjeve tė Gjovalin Lukės, pėr njė perspektivė tė paqartė, ēėshtje qė do ta sqaronte Partia!) etj.

Botimi i vitit 1954 filloi tė shitej me njė uri rekord, saqė u pėrla brenda pak kohėsh. NSHB hodhi idenė pėr ribotimin e njė serie tjetėr me tirazh mė tė madh. Me kėtė rast, ishte propozuar qė gabimet gjuhėsore qė ia kishte bėrė vetė shtypshkronja, rreth 160 tė tilla, tė shėnuara nė ndreqje dhe plot tė tjera tė pa shėnuara, si edhe disa defekte gabimesh qė kishin ndodhur nga pėrdorimi i teksteve tė shtypura, e tė daktilografuara, nga “kriteri pėr ruajtjen e gjuhės origjinale”, etj., tė ndreqeshin e tė riparoheshin. Por, kjo u hodh kategorikisht poshtė tashti nga Partia dhe E. Hoxha! Ndėrkaq nga bibliotekat dhe nga pėrdorimi nė shkolla, libri u ndalua me urdhėr nga lart, krahas me “thellimin e zbulimin” e ideve armiqėsore tė Gjovalin Lukės kundra kultit tė individit, kundra vijės sė Partisė dhe personalisht ndaj shokut Enver Hoxha. Vetė Enver Hoxha zbuloi njė seri veprimtarish dhe helmesh gjarpėrore tė armikut Gjovalin Luka. Madje, ai pėrdori edhe njė figurė migjeniane nga ajo proza “Pak Poezi”, kur e quajti Gjovalin Lukėn: “gjarpėr hipokrit qė fsheh kėmbėt” etj. (Shih, E. Hoxha, “Ditar”, Vėll. I, 1955-1957, bot. 1987, f 77 etj)
Kėshtu, aty nga gushti i vitit 1955, Skėnder Luarasi u thirr nė Komitetin Qendror tė PPSH dhe ngarkua zyrtarisht tė hartonte njė botim tė ri...
Kjo ishte vetėm njė pjesė nga historia e trishtuar e botimit tė Migjenit mė 1954 dhe e ndalimit tė tij...

Fund







19 Prill 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos