“Njė pėrkujtim nė kafe-teatėr” nis rrugėn

Teatri profesional ‘Istref Begolli’ nė Pejė, tė shtunėn mbrėma hapi dyert e teatrit, pėr tė vazhduar edicionin e dytė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Monodramės nė Kosovė, “MonoAKT”.

Nė hapje tė festivalit, kryetari i komunės pėrkrahi idenė qė tė vazhdojė ky festival dhe tė bėhet pjesė e kulturės pejane. “Kultura ėshtė ajo qė i jep trajtė mėnyrės sė si funksionon integrimi i saj nė vlerat krijuese midis vendeve pėrkatėse, nė nivel fqinjėsor, rajonal dhe global. Prandaj ngjarjet e tilla kulturore me dimensione globale, domosdoshmėrisht favorizojnė komunikimin”, u shpreh Ali Berisha, kryetar i komunės sė Pejės.

Sipas Berishės pjesėmarrja teatrore nga Austria, Polonia, Gjermania, Zvicra, Ukraina, Shqipėria, Maqedonia, Izraeli dhe Kosova, flet pėr njė komunikim, mirėkuptim dhe sinqeritet, elemente kėto tė cilat duhet instaluar nė mendėsinė e njeriut tė kohės sė sotme tė nivelit global.

Ky festival frymimin e nisi me shfaqjen “Njė pėrkujtim nė kafe-teatėr” e regjisorit Haqif Mulliqi.

Shfaqje kjo e cila trajton ngjarje nėpėrmes lojės sė dy aktorėve, tė skenės sė njohur kosovare, Ismet Azemi dhe Mentor Zymberaj. “Sonte jemi ndjerė shumė mirė, jemi dhe tė privilegjuar sepse kishim mundėsinė ta hapim kėtė festival, festival i cili pėr mua ėshtė festivali mė i rėndėsishėm i teatrit qė organizohet nė Kosovė, pėr shumė arsye sepse ka prurje tė mėdha nga gjithė bota, e para, dhe ėshtė festival i cili ėshtė pjesė e njė rrjeti tė madh tė festivaleve ndėrkombėtare, gjė qė festivalet tjera tona duhet ta pretendojnė nė tė ardhmen”, shprehet regjisori i shfaqjes Haqif Mulliqi.

“Njė pėrkujtim nė kafe-teatėr” ėshtė njė dramė e cila trajton traumat e njė ish luftėtari. Njė dramė dinamike mbi veteranin e luftėrave nė Kosovė, Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni, i cili pas pėrfundimit tė kėtyre luftėrave ballkanike, shpalos zhgėnjimin e tij nė mėnyrėn se si shoqėria e trajton atė, pėrmes vendimit qė t’i jap fund jetės.

Sipas Mulliqit, me punėn e tij nė kėtė shfaqje, ėshtė pėrpjekur tė gjej njė realitet nė mes tė mirės dhe tė keqes. “Me tė gjithė atė kolorit tjetėr qė mund ta gjejmė apo nuancat qė mund ti gjejmė mes tė bardhės dhe tė zezės”, u shpreh Mulliqi.

“Njė pėrkujtim nė kafe –teatėr” para pak kohe ėshtė kthyer nga festivali i Amanit nė Jordani, gjithė ekipi i shfaqjes janė kthyer shumė tė kėnaqur nga pritja e Jordanit.

Regjisori i shfaqjes flet pėr shumė ftesa tė cilat i janė bėrė pas lojės nė festivalin e Amanit.

“Kemi pesė ftesa zyrtare. Ėshtė festivali i duodramės nė Vjenė, ėshtė hera e parė qė organizohet nė Vjenė dhe duhet tė jetė diku nė tetor, gjithashtu kemi ftesėn pėr bienalen e teatrit Evropian nė Rumani, ėshtė ngjarje e madhe sepse ėshtė njė festival ku marrin pjesė rreth njėzet trupa tė teatrove nacionale, njė ftesė tjetėr kemi nga njė festival i madh i Algjerisė, ndėrsa krejt e veēantė ėshtė ftesa qė na ėshtė bėrė nga drejtori i teatrit Babilon tė Bejrutit nė Liban, i cili kėrkon qė me kėtė shfaqje tė shkojmė tė shfaqemi pėr njė javė rresht pėr publikun e Libanit”, u shpreh Mulliqi.

Nė teatrin ‘Istref Begolli’ nė kuadėr tė festivalit “MonoAKT”sot (e hėnė) nė orėn 13:30 do tė luajė shfaqja “Gogol’ nga Google” e Ukrainės, ndėrsa nė orėn 19:30 shfaqet “AMOK” nga Shqipėria.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos