Mehmet Shehu vrer pėr Kadri Hazbiun: Pi raki e puthet me diversantėt



Ferdinand Dervishi

Jemi nė Shqipėrinė komuniste tė vitit 1954, kur ende nuk ka pėrfunduar gjyqi ndaj grupit tė Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut, tė desantuar nga shėrbimi sekret amerikan me qėllim organizimin e njė revolte popullore antikomuniste. Dihet qė ky grup ra nė duar tė kundėrzbulimit shqiptar falė radiolojės sė njohur me emrin e koduar “Liqeni i Vajkalit”. Zenel Shehu dhe Hamit Matjani ishin njerėz tė besuar tė Mbretit Zog, qė nė kėtė rast, tė vetėm mbase, bashkėpunuan me amerikanėt pėr tė tentuar pėrmbysjen e pushtetit tė komunistėve nė Tiranė. Tė kapur nga Sigurimi i Shtetit, Zenel Shehu dhe Hamit Matjani i’u nėnshtruan njė gjykimi ushtarak nė Tiranė, por gjithsesi vendimet pėr fatet e tyre janė marrė nga krerėt mė tė lartė komunistė shqiptarė, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku dhe Hysni Kapo. Nė njė takim, kėta vendosin, duke u “kursyer” punė prokurorit edhe gjykatėsve, se cili duhet tė jetojė dhe cili jo nga ky grup, madje edhe cili duhet tė varet dhe cili duhet tė pushkatohet. Por pėrgjatė kėsaj bisede, pėr tė cilėn ėshtė mbajtur edhe njė procesverbal, faksimilen e tė cilit po publikojmė nė kėtė numėr, ngre krye edhe njė problem tjetėr, madje i rrezikshėm. Mehmet Shehu akuzon pa dorashka Kadri Hazbiun, Zv/ministrin e Punėve tė Brendshme pėr familjarizim me kriminelėt dhe tė tjera tė ngjashme. Sipas Mehmet Shehut, Kadriu nuk ėshtė dakord qė pjesėtarėt e kėtij grupimi tė ekzekutohen, nė veēanti pėr Zenel Shehun, tė cilit i ka dhėnė fjalėn se do tė falet. Mehmeti thotė se Hazbiu ėshtė i bindur se meqė Zenel Shehu ka bashkėpunuar, pra i ka shėrbyer shtetit komunist, nuk duhet tė dėnohet me vdekje. Mehmeti lėshon edhe akuza tė tjera nė adresė tė Hazbiut dhe pėrfundimisht vendoset qė atij t’i tėrhiqet vėmendja nė Sekretariatin e Komitetit Qendror, nė prani tė Enver Hoxhės, por edhe tė Mehmet Shehut. Po pėrse Mehmet Shehu ngre akuza tė tilla ndaj njė personazhi aq tė besuar sa konsiderohej Kadri Hazbiu?
Personaliteti i Hazbiut
Nė rastin e Zenel Shehut, Kadri Hazbiu, njeriu qė udhėhoqi drejtpėrdrejt nė terren operacionet e ngritjes sė kurtheve dhe arrestimeve tė kėtij grupi, kishte pasur njė detyrim moral. Zenel Shehu kishte bashkėpunuar dhe pėr kėtė shkak duket Kadri Hazbiu i kishte dhėnė fjalėn se do e ndihmonte gjatė procesit gjyqėsor me qėllim qė tė mos ekzekutohej. Ka tė ngjarė qė Hazbiu tė ketė marrė pėr kėtė premtim dhe mbėshtetje nga tė tjerė njerėz nė krye tė kupolės sė udhėheqjes komuniste shqiptare, por duket zhvillimi i ngjarjeve nuk e ka ndihmuar. Ka njė fakt sipas tė cilit shėrbimet sekrete amerikane qė organizuan futjen nė Shqipėri tė kėtij grupi, me tė mėsuar pėr disfatėn, hodhėn me avion nė disa zona tė Shqipėrisė letra ku kėrcėnohej, se nėse do tė ekzekutoheshin Zenel Shehu dhe tė tjerėt, ata do tė hakmerreshin. Duket njė fakt i tillė ka tėrbuar Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, tė cilėt menjėherė kanė vendosur qė si kundėrpėrgjigje, dėnimet pėr kėtė grup tė jenė vetėm me vdekje. Duke prekur kėshtu edhe sedrėn e Kadri Hazbiut, qė nė njėfarė mėnyre e ka ndier veten besėprerė. Qė Hazbiu ishte njeri i besės kėtė shumė vite mė pas, e ka vėrtetuar edhe fakti se ai u kujdes, fshehurazi krerėve mė tė lartė komunistė tė Tiranės, qė kufomat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito ēakos, t’i fshehė nė afėrsi tė banesės sė njė tė njohuri tė tij nė Tėrbaē tė Vlorės. Eshtrat e tyre u gjetėn vetėm pas vitit 1990 dhe ka shumė tė ngjarė qė Hazbiu edhe nė kėtė rast t’u ketė dhėnė fjalėn miqve tė tij, para se tė ekzekutoheshin, se ata tė paktėn do tė kishin njė varr. Ndėrsa argumentimi, nga ana e Enver Hoxhės e Mehmet Shehut, i ekzekutimeve tė pjesėtarėve tė grupit tė Zenel Shehut dhe Hamit Matjanit, pėrpara Hazbiut bėhet me argumentime tė tjera, sipas tė cilave Zenel Shehu i kishte ndihmuar vetėm nga frika, se ata kishin pėr qėllim tė rrėzonin pushtetin me anė tė njė kryengritjeje tė armatosur dhe se Hazbiu nuk i kuptonte mirė dėnimet politike... Mė poshtė pėrmbajtja e plotė e dokumentit.
Dokumenti
Mbi gjyqin qė po zhvillohet nė Tiranė me bandėn e Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut.
Shoku Mehmet Shehu: Ne duhet tė shikojmė grupin e kėtyre njerėzve qė pėr herė tė parė na del se kanė pasur qėllim jo vetėm diversioni, po edhe pėr tė shkaktuar turbullira nė vendin tonė. Faktet pėr kėtė gjė janė schiacciante (dėrrmuese, red). Te ne pėr kėto gjėra vendos Gjykata dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor, por ne si organet e brendshme, kemi tė drejtė t’i shfaqim mendimin tonė byrosė politike. Ky gjyq ka rėndėsi jo vetėm nė shkallėn nacionale, por edhe ndėrkombėtare, sepse me kėtė goditet spiunazhi amerikan, grek dhe Italian gjer diku, demaskon nė popull organizatat tradhtare tė jashtme, varros Zogun dhe godet reaksionin e brendshėm. Ky ėshtė njė gjyq me karakter politik dhe ideologjik. Unė mendoj qė ky grup tė mos dėnohet si grupet e tjera, por mė rėndė. Atje janė 6 diversantė. Mendimi im ėshtė qė pėr rėndėsinė politike qė ka pėr ne dhe pėr kampin tonė dhe duke marrė parasysh edhe aktivitetin praktik tė kėtyre diversantėve, ata tė dėnohen me vdekje. Me kėtė mėnyrė ne godasim rėndė pėr herė tė parė imperializmin amerikan, demaskojmė edhe grekėt. Prandaj mendoj tė ekzekutohen qė tė 6 dhe nga tė gjithė kėta Hamit Matjanin me litar nė Lushnje. Kėtė lloj dėnimi e parashikon edhe ligji. Nga tė dy bazat e tyre, meqenėse ėshtė Puēe Moēani si baza kryesore dhe qė gjatė luftės na ka luftuar si ballist dhe si njeri qė ka spiunuar patriotin Riza Cerova, i cili ėshtė vrarė pėr shkak tė tij, pastaj edhe pėr qėndrimin e tij tė poshtėr tė mėvonshėm. Edhe nė gjyq qėndrimi i tij ka qenė jashtėzakonisht i poshtėr, prandaj mendoj qė edhe ky tė ekzekutohet me litar. Ai qė ka qenė bazė e dytė nė Elbasan, mendoj tė mos ekzekutohet, po tė dėnohet me 5 ose me 10 vjet. D.m.th nga tė 6 kėta mbetet gjallė vetėm njė. Si konkluzion them qė Zenel Shehu tė dėnohet me vdekje, Hamit Matjani me litar, Adem Kabashi, Naun Sula, Gani Malushi dhe Halil Branica me vdekje. Ky ėshtė mendimi im dhe si tė vendoset, tė dalė njė komunikatė e ministrisė sonė pėr tė njoftuar ekzekutimin e tyre.
Byroja politike kėtu duhet tė ndėrhyjė se Kadriu nuk ėshtė dakord qė kėta njerėz tė ekzekutohen, sidomos pėr Zenel Shehun. Ai e sheh ēėshtjen jo nga ana politike, por thjesht agjenturiale. Po tė mos dėnohet ky, atėherė me pėrjashtim tė Hamit Matjanit, tė tjerėt nuk i dėnon dot se Zeneli ėshtė kryesori. Kadriu niset nga koncepcione shumė tė gabuara, sentimentale, ndoshta dhe jo krejt sentimentale, por ngushtėsisht agjenturiale, meqenėse Zenel Shehu u vu nė shėrbimin tonė. Tani Kadriu preket kur dėgjon qė Zenel Shehu do tė dėnohet me vdekje. Bile, mua mė ka propozuar ta lirojmė fare dhe me gjithė drunė qė i dhashė, prapė pret tė falet. Unė i thashė se si me shokė do tė ekzekutohen, po u prek shumė dhe mė tha se nuk ėshtė i qartė, pse tė dėnohet me vdekje. E gjithė bota e di, thotė Kadriu se ai na ka shėrbyer dhe nga ai u sigurua suksesi qė ne kemi arritur nė kapjen e tė tjerėve. Unė i thashė se nuk ėshtė puna e atyre, po ėshtė puna jonė qė i kemi kapur kėta armiq. Kadriu tha se po tė ekzekutohet, do tė preket rrethi i tij familjar, po unė i thashė se po tė mos vritet Zeneli, do tė preket i gjithė populli shqiptar dhe miqtė tonė jashtė. Unė mendoj se Kadriu duhet sqaruar, ndoshta nga shoku Komandant mendoj unė, se pikėpamjen time ai nuk e pranoi. Ndoshta kjo ēėshtje ėshtė pak mė e thellė dhe i ka rrėnjėt nė pikėpamjen qė ai ka pėr luftėn e klasės. Kadriu njė njeri qė nuk e njeh, mundet ta vrasė nė vend, kurse njė tjetri, qoftė edhe armik, e mbron, e trajton si shok. Gjėra tė tilla nė sigurim janė tė palejueshme, madje tė dėmshme. Me Halil Branicėn, Kadriu ka pirė raki dhe ka rėnė nė familjaritet d.m.th, njė trajtim tė ēuditshėm, aspak tė hijshėm, ky nuk pajtohet me qėndrimin qė duhet tė mbahet kundėr njė armiku nga njė funksionar i lartė i organeve tė brendshme.
Prandaj si anėtar i Komitetit Qendror, ai duhet tė kuptojė se gjėra tė tilla nuk lejohen nė organet e sigurimit, nuk i lejohen atij sidomos qė ėshtė zėvendėsministėr i parė dhe zėvendėson ministrin, kur ai mungon. Nė shtator tė 1952 koloneli sovjetik mė tha se si njė zėvendėsministėr i punėve tė brendshme, mund tė puthet me njė diversant? Unė Kadrinė e kam kritikuar pėr kėto gabime megjithėkėtė, ai nuk e ka kuptuar gabimin e tij, prandaj byroja politike tė japė opinionin e saj, qė kjo gjė tė jetė e qartė edhe pėr Presidiumin e Kuvendit Popullor.
Shoku Enver Hoxha: Unė jam dakord me sa tha Mehmeti qė tė ekzekutohen, por jo me litar.
Shokėt Beqir Balluku dhe Hysni Kapo: Ne jemi dakord qė Hamit Matjani tė varet nė litar se kėshtu do tė kėnaqet populli, ta shohė nja 3-4 orė.
Shoku Enver Hoxha: Unė e kisha nga kjo anė se krijohet njė farė frike e padeklaruar nė popull, kur sheh njė njeri nė atė gjendje me gjuhėn jashtė, prandaj mė mirė me pushkatim si tė tjerėt.
Shoku Mehmet Shehu: Edhe nė lidhje me armiqtė e tjerė, Kadriu ka raste tė tilla. Nė Durrės ai i dha tokėn e shtetit njė armiku ose automatikun. Ai nuk e ka tė qartė qėndrimin qė duhet mbajtur kundrejt armikut.
Shoku Enver Hoxha: Edhe taktika e njerėzve tė Ministrisė sė Brendshme nuk mund tė jetė kėshtu. Zenel Shehu nėse u bė bashkėpunėtor, ka pasur frikė dhe jo se na do ne, prandaj si t’ia hedhėsh dorėn nė qafė atij qeni?
Ahere jemi dakord tė ekzekutohen ata njerėz me pėrjashtim tė strehuesit tė Elbasanit. Pėr ēėshtjen e varjes nė litar, tė Hamit Matjanit, ta shohim mė vonė. Edhe ēėshtjen e Kadriut ta shohim nė Sekretariat kur tė vijė edhe Mehmet Shehu.
Shoku Mehmet Shehu: ėshtė njė gjė qė Kadriu e mbajti 8 muaj procesin nė dorė dhe mė nė fund pashė se ishte krejt ndryshe nga ai qė ėshtė sot. Kadriu me atė proces, qė kish pėrgatitur, Zenel Shehun e linte tė lirė. Nė proces nuk pėrmendej asgjė pėr kryengritje tė armatosur, atje dilte sikur kishte ardhur kėtu vetėm pėr tė parė se si ishte gjendja nė Shqipėri. Pėr tė gjitha dokumentet qė iu gjetėn si: radio, pushkė, helm etj, nuk bėhej fjalė fare nė procesverbalin hetimor.
Shoku Enver Hoxha: Duke i ekzekutuar, ne evitojmė rrezikshmėrinė pėr tė bėrė kryengritje nga ana e tyre, ai nuk erdhi kot kėtu.
Shoku Mehmet Shehu: Ai mė tha mua se nuk dorėzohej i gjallė, aq armik i vendosur ėshtė.
Unė mendoj se Kadriu ka bėrė gabim tė rėndė nė pikėpamjen politike ai i ka mbajtur zgjidhur kėta armiq gjatė tė gjithė kohės dhe nė shumė raste edhe nė pyll, kurse nė organet e sigurimit nuk mund tė ecet kėshtu dhe Kadriut i duhet tė bėjė kthesėn.

Mbajtėsi i Procesverbalit
(emri-firma)


Dėnimet

Vendimet e dhėna mė 13 prill 1954
1-Hamit Matjani, me vdekje, varje nė litar
2-Zenel Shehu, me vdekje, me pushkatim
3-Halil Branica, me vdekje, me pushkatim
4-Naun Sula, me vdekje, me pushkatim
5-Ahmet Kabashi, me vdekje, me pushkatim
6-Gani Malushi, me vdekje, me pushkatim
7-Rrapush Agolli, me vdekje, me pushkatim
8-Ibrahim Lamēe, 10 vjet heqje lirie

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos