Mantho Nakuēi Shqiptari qė mjekoi me azot tė lėngshėm, 15 vjet para Europės

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Nė dyvjetorin e ndarjes prej nesh tė Profesorit tė nderuar, dermatologut Mantho Nakuēi, kujtimet e jetės sė tij na vijnė pėrmes rrėfimeve nė vite tė atij vetė, tė miqve dhe tė historikut tė shkruar tė jetės sė tij.
Ai ishte njė ndėr studentėt e apasionuar pas rretheve shkencore. Mantho Nakuēi i ri do tė merrte me entuziazėm rrugėn e tij tė gjatė dhe tė palodhur tė shkencės, pas dy ēmimeve tė para pėr punimet e tij nė konferencat shkencore. Nė punimin pėr hipnozėn, bėri pėrshtypje tė veēantė demonstrimi nė hipnotizimin e pulės. Ky detaj qė doktor Manthoja na kishte treguar njė herė, u ngulit nė kujtesė falė bashkėshoqėrimit qė i bėri me njė thėnie: “Mjeku kurrė nuk duhet ta pėrdorė hipnozėn jashtė qėllimeve mjekėsore. Ėshtė njė betim i shenjtė”. Kur ishte ende student, pėr shkak tė mungesės sė mjekėve, ai shkon nė rrethin e tij tė Pėrmetit pėr tė ndihmuar gjatė epidemisė sė rėndė tė fruthit. Erdhi viti 1957, kur Manthoja merr diplomėn e mjekut sė bashku me shokėt e tij, qė pėrbėnin brezin e parė tė mjekėve tė diplomuar nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Pėrvoja e tij si mjek ėshtė anekėnd Shqipėrisė, kudo ku kishte epidemi, ku kishte vuajtje njerėzore. Gjatė viteve tė punės si mjek nė Memaliaj, atij vetė i ėshtė dashur tė kryejė edhe amputacione nė rastet e aksidenteve tė rėnda. Nga ana tjetėr nuk pushonte sė interesuari pėr rritjen e sigurisė sė punės nė miniera ku kryente gjithnjė studimet e aksidenteve.
Specializimi nė Dermatologji i hapi horizonte tė reja Manthos. Nė vitin 1963 njihet me Profesor Kadri Kėrēikun me tė cilin e lidhi njė miqėsi e fortė dhe njė bashkėpunim i ngushtė pėr vitet qė do tė vinin. Por edhe me bashkėpunėtorėt e tij tė mėvonshėm si Kleo Miho, Mihal Caridha, Shyqyri Basha etj. Kėtė vit ai njihet edhe me Profesor Torsujev i vili vjen pėr vizitė nga Bashkimi Sovjetik dhe ishte njė leprolog mjaft i njohur dhe konspekton tė gjithė artikujt e dermatologjisė tė Enciklopedisė Mjekėsore Ruse e cila kishte 40 volume dhe nė atė kohė ishte nga librat mė tė zgjeruar dhe mė bashkėkohorė tė Mjekėsisė.
Puna si dermatolog e gjen nė rrethin e Durrėsit. Shpirti i tij nuk gjen qetėsi, ndaj mendon ta ngrejė nė nivele tė tjera punėn. Vendos tė bėjė disertacionin pėr njė sėmundje tė pėrhapur shumė nė Shqipėri atėherė; dermatomikozat. Dr. Mantho, nė kundėrshtim me mendimet e atėhershme tė disa kolegėve tė tij qė e konsideronin tė kotė disertacionin, sepse ato ishin hequr me ligj, u pėrgjigjej:” Nuk e kuptoj kėtė mendim. Disertacionet u hoqėn me ligj, por shkenca mbetet. Pėr tė zgjidhur problemet e dermatologjisė ne duhet tė mbėshtetemi nė shkencė.” Dhe ai kishte tė drejtė, sepse mė vonė disertacionet u rikthyen pėrsėri. “Baza e suksesit tė punės, -thoshte,- ėshtė zbulimi i burimit tė infeksionit, pra ėshtė Trichophitia Chronica e cila transmetohet nga njė njeri i rritur nė familje tek fėmijėt.
Me biēikletėn e tij “Mifa”, ai kontrollonte 3 herė nė vit shkollat e gjithė qytetit dhe fshatrave tė Durrėsit dhe Kavajės. Rastet e zbuluara mblidheshin dhe kontrolloheshin familjet pėr burimin e infeksionit. Atėherė pėrshkroi pėr herė tė parė nė Shqipėri Trichofitinė me pika tė zeza, material tė cilin e botoi nė Buletinin e Shkencave Mjekėsore. Gjatė kėsaj kohe i duhej tė luftonte me mendimet burokratike qė e akuzonin nė fillim se pėr shkak tė tij ishin rritur rastet me qerre nė rreth. Ai shpjegonte se kjo ndodhte pėr shkak tė zbulimit aktiv dhe se kjo ishte situata e vėrtetė. Zbulimi i rasteve nė tė ardhmen do tė sillte uljen e tyre ashtu siē ndodhi nė tė vėrtetė, kur viti 1968 shėnon njė ulje drastike tė rasteve me dermatomikoza. Kjo eksperiencė e nxiti mė vonė tė propozonte aksionin e madh tė luftės kundėr dermatomikozave nė Shqipėri. Rezultat i kėtij studimi ėshtė edhe filmi i tij “Dermatomikozat”, filmi i parė shkencor i Universitetit tė Tiranės dhe jo vetėm i Fakultetit tė Mjekėsisė. Prof. Mantho organizoi edhe laboratorin mikologjik me analiza direkte dhe kultura tė dermatofiteve, tė cilat i bėnte vetė.
Rezultatet e tij nė rrethin e Durrėsit nuk mbarojnė me kaq. Kėtu ai vuri pėr herė tė parė diagnozėn e sėmundjes Crosti-Gianoti nė Shqipėri. Pėr shkak tė mospranimit tė kėsaj diagnoze nga disa kolegė, iu desh tė lidhej direkt me profesor Crostin nė Milano qė vėrtetoi saktėsinė e diagnozės. Nė kėtė kohė profesor Mantho kėrkonte metoda tė reja mjekimi me ftohje, ndėrsa aktualisht pėrdorej dėbora karbolike e cila arrinte deri nė -30 gradė. Duke folur me inxhinierė tė fabrikės sė oksigjenit, arriti nė konkluzionin se mund tė pėrdorte azotin e lėngshėm qė arrinte deri nė – 196 gradė celsius. Me shumė pėrpjekje dhe prova arriti tė pėrcaktonte mėnyrėn e mjekimit me pambuk dhe ruajten e tij nė termus pėr mjekimin e sėmundjeve tė ndryshme. Derisa arriti nė kėto konkluzione, kaloi nė shumė peripecira, merrte tė sėmurėt me ambulancė dhe kryente mjekimin brenda nė fabrikė. Me pėrcaktimin e parametrave, ai fillon studimin shkencor pėr kėtė metodė, rezultatet e tė cilit i boton pėrsėri nė Buletinin e Shkencave Mjekėsore nė vitin 1966, ku tregohen rezultatet e mjekimit tė rreth 40 sėmundjeve tė lėkurės me azot dhe me vlerėsimet ku mund tė pėrdorej dhe ku jo. Mė vonė mėsoi se kjo metodė vetėm para disa vitesh kishte filluar tė pėrdorej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė vendet e Evropės Perėndimore kjo metodė u pėrhap pas viteve 1980-tė.
Nė Durrės ai zbuloi tė parin rast me lepra pėr tė, nga ku nisi edhe rrugėn e gjatė tė luftės kundėr leprės nė Shqipėri deri nė fitore. Atje ai ishte iniciatori i prodhimit tė imunoglobulinave nė Durrės. Dhe tė gjitha kėto, pas njė pune tė madhe tė pėrditshme nė spital e poliklinikė dhe pas njė lufte me kundėrshtarėt e tij tė cilėt ose nuk kuptonin rėndėsinė e punės ose nga xhelozia, pėrpiqeshin ta frenonin. Nė mbledhjen e partisė tė shėrbimit shėndetėsor, pėr prof. Manthon u kėrkua dėnimi pėr mjekimin me azot, se gjoja dėmtonte shėndetin e njerėzve dhe si shkaktar i rritjes sė numrit tė rasteve me dermatomikoza. Por njė njeri e vlerėsoi lart punėn e Profesor Manthos. Ky ishte paraardhėsi i tij, Profesor Kadri Kėrēiku.


Njė tryezė pėr mėsuesin e tij, Prof. Kėrēikun

Emėrimi si pedagog nė vitin 68 shėnon hapin tjetėr tė rėndėsishėm tė karrierės sė tij. Nė vitin 1972, Prof. Kadri Kėrēiku del nė pension dhe me propozimin e tij, Shef i Klinikės sė Dermatologjisė emėrohet Mantho Nakuēi ndonėse i ri nė moshė. Dėshira e parė e tij si shef, ishte nderimi i mėsuesit tė tij. Ja si e pėrshkruan bashkėshortja e tij, Marianthi, kėtė periudhė. “Manthua ishte simbol i njeriut mirėnjohės, simbol i njeriut i cili nderon nė shkallėn mė tė lartė mėsuesin dhe paraardhėsin. Veprimi i parė i tij si shef klinike ishte sjellja e njė tavoline tjetėr pune nė zyrėn e shefit. I drejtohet ish- shefit tė tij tė dalė nė pension dhe i thotė se zyra ėshtė e tė dyve dhe ishte i mirėpritur tė vinte sa herė tė donte kėtu nė klinikė, sepse ai ishte dhe do tė ishte pėrherė shefi i saj. Por, fatkeqėsisht profesor Kėrēiku pas disa muajve largohet nga jeta dhe atėherė, pėr herė tė parė kam parė Manthon tė qajė. Ai kishte humbur mėsuesin, kolegun, bashkėpunėtorin dhe paraardhėsin tė cilin nuk e harroi kurrė. Edhe disa ditė para largimit nga jeta, Manthoja mendonte tė organizonte njė konferencė pėr nder tė 100-vjetorit tė lindjes sė Kėrēikut. Ai dėrgoi nekrologjinė e Kėrēikut nė Gjermani tek Prof. Kleine Natrop i cili e boton nė revistėn gjermane dermatologjike. Por nė vend tė pėrshėndetjeve, organizata e partisė kėrkon ta dėnojė, se ai kishte guxuar tė shkruante nė njė revistė tė huaj dhe pėr mė tepėr, pėr njė ish borgjez si prof. Kėrēiku. (Kėrēikun e konsideronin si borgjez pėr faktin se para sistemit komunist ishte bir i njė familjeje tė pasur, por e mbajtėn nė punė pėr shkak tė aftėsive tė tij profesionale.) Fati i Manthos do tė ndryshonte, po tė mos ishte ndėrhyrja e Haxhi Kroit, sekretarit tė Enver Hoxhės i cili u tha se pėr Shqipėrinė ėshtė nder tė shkruhet pėr profesorėt e saj.” Kėshtu rrėfen gruaja e tė ndjerit, Prof. Manthos, Marianthi.


I kėrkoi Manush Myftiut dermatologė pėr tė gjitha rrethet
Nė drejtimin e Klinikės, ai i shpalli luftė rehatisė, kėrkonte me ēdo kusht ngritjen e nivelit tė punės sė pėrditshme nė punė shkencore. Dhe gjithė puna shkencore deri nė ditėn e daljes nė pension pėrshkohet nga ky motiv: Ta kthejmė rutinėn nė shkencė. Me fillimin e punės, ai u interesua qė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė tė plotėsoheshin me mjekė dermatologė. Dhe pėr kėtė qėllim i bėn njė kėrkesė tė veēantė Nėnkryetarit tė atėhershėm tė Kėshillit tė Ministrave, Manush Myftiut duke i kėrkuar marrjen e masave pėr plotėsimin me dermatologė tė tė gjitha rretheve tė Shqipėrisė. Kėrkesa u pranua dhe kėshtu u dėrguan pėr specializim mjekė pėr ēdo rreth. Edukimi profesional i Dermatologėve, i specializantėve dhe i studentėve ishte nė qendėr tė vėmendjes sė Mantho Nakuēit.




Si njė prijės, si njė kalorės, si njė luftėtar trim nė beteja humane
Luftove gjithė jetėn leprėn, qė torturonte njerėzinė si fantazmė
Dhe dole nga ky luftim i gjatė dhe i vėshtirė, fitimtar.
...Prehu i qetė nė botėn e pėrtejme omiku i njerėzve nė nevojė
Nė kujtesėn tonė dhe tė mjeksisė shqiptare, do tmbetėsh njė yll i artė.

Feksor SHKURTI
Tiranė, mė 27 shkurt 2008

Shtėpia jonė

Ēerdhja jonė e ngrohtė, shtėpia
Ku si zgjua bletėsh jeta ziente
Ku pėrkushtimi, puna, dashuria,
Si gonxhe trėndafil shpėrthente.

Kur nga Vjena dikur u ktheve,
Mallin e shuam, ngjallėm gėzime,
Por kur u ule, nė shpirt ēfarė ndjeve
Kur the: “O o o ..shtėpia ime !?”
Malli ne prapė na ka marrė,
Tė tpresim me gaz nė shtėpinė tonė
Po ti prej nesh, oh ! ti je ndarė.
Na le mallin pėrgjithmonė.

Prej teje shtėpia si tėrmet u lėkund,
Krisėn muret, gjithēka u drodh.
Ti nuk dukesh asgjėkund.
Vrer nė zemėr na u mblodh.

Nė shtėpinė tonė jeta vazhdon,
Te njeri-tjetri mė fort mbėshtetur,
Po malli e dhimbja nė shpirt na rėndon
Se vendi yt kėtu bosh ka mbetur.

Po dhe i ikur ti na ngele
Midis nesh nė kėtė vend,
Se skalitur nė themele
Shtėpia jonė mban Emrin tėnd.
26 shtator 2008

Stė heq nga mendja

Se kur nė jetėn time ti erdhe pa pritur
Unė pashė qartė qiellin yjendritur
Se si fllad i freskėt hyre nė zemrėn time.
Nga gjumi mė zgjove, mė hodhe nėndėrrime.

Se natyra e qeshur, bilbilat nė kor,
Kėnduan aq ėmbėl nė atė nėntor,
Dhe nė vallen qė hodhėm na vunė kurorė.
Kurorė argjendi, tė bardhė dėborė.

Se si ėndėrr e bukur ishte jeta jonė,
Ēelte trėndafilė e lule me aromė.
Se si thesar i rrallė jetėn ma zbukuroje
Se simbol virtytesh pėr rreth rrezatoje.

Se ngrohtėsi dielli mua mė dhurove
Dhe me dritė hėne seē mė ledhatove
Nga qielli kėpute tre yje arlarė
Mė le pasuri- njė varg margaritarė.

O diell i jetės sime, sa shpejt perėndove,
Derdhe, derdhe dritė, pa pritur u shove.
Nė muzgun e mbrėmjes zemra mė pikon.
Dhe era e ftohtė po mė fshikullon
4 tetor 2008

3F-tė
I pasionuar pas familjes, fotografisė dhe fizarmonikės

Njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė tij, ai konsideronte familjen. Bashkėshortja Marianthi qė ishte njė mbėshtetėse e apasionuar e punės sė tij ishte njė nga kosulentet mė tė rėndėsishme. Dermatologjia ishte problem i familjes. Konsultohej me vajzat Ermirėn dhe Loretėn dhe kishte kėnaqsi tė veēantė qė arriti tė punonte sė bashku me dalin e tij dermatolog Mikelin. Ai frymėzohej me rezultatet shumė tė larta tė fėmijėve tė tij dhe veēanėrisht kur ata krijuan familjet e tyre. Dhėndurėt Asllan dhe Ladi si dhe nusen Oltjana, i donte njėlloj si fėmijėt e tij. Ishte gjithonė pranė nipave dhe mbesave Lisit, Besit, Borės, Joanės, Patrisit dhe Aleksias qė i jepnin njė kėnaqėsi tė veēantė se ishin vėrtet fėmijė shumė tė talentuar. Gjithnjė pėrsėriste “Jam ngritur nė pėrgjegjėsi, jam bėrė gjysh”. Pėrveē tė tjerave, ai ishte edhe njė artist. Ishte anėtar i shoqatės sė fotografėve tė Shqipėrisė si edhe anėtar i shoqatės “Mjekėsia, Letėrsia, Arti”. Ka organizuar ekspozita fotografike nė Shqipėri dhe jashtė saj. Luante mirė nė fizarmonikė dhe ka botuar librin me poezi “Nė prehėrin e nėnės”. Nė kėtė fushė konkuronte me bashkėshorten e tij Marianthi, e cila ka botuar librin me poezi “Ju kam nė shpirtin tim”.


Kualifikimi shkencor:
“Kandidat shkencave”. Mbron disertacionin “Dematomikozat nė rrethin e Durrėsit” 1974
“Docent”. Titulli i jepet nė vitin 1979
“Doktor i Shkencave”. Mbron disertacionin mė 1989 me temė “Delenda Lepra”
Profesor. I jepet titulli profesor nė vitin 1994
Karriera shkencore:
1968-1972 Pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė Tiranė
1972-1993 Shef i Klinikės sė Dermatologjisė. Fakulteti i Mjekėsisė Tiranė
1991-1993 Themelues dhe President i Shoqatės sė Dermatologėve tė Shqipėrisė
1991 Anėtar i Shoqatės sė dermatologėve Francezė
1996 Anėtar i Shoqatės sė Dermatologjisė Greke
2003. Anėtar Nderi i Shoqatės sė Dermatologėve tė Kosovės
2002-2008 Drejtor i Institutit tė Studimeve Dermatologjike nė Tiranė
2004 Kryeredaktor Nderi i revistės “Acta Dermatologica Albanica”
Dekorime dhe nderime:
“Qytetar Nderi” i qytetit tė Pėrmetit
Urdhri “Pėr shėrbim tė mirė tė popullit”
Urdhri “Naim Frashėri” si pedagog
1984- Anėtar i Shoqatės sė Fotografėve Shqiptarė
2000 Anėtar i Shoqatės “Mjekėsia, Letėrsia, Arti”


Pedagogu qė elektrizonte sallėn

Profesor Manthua ishte njė pedagog i shkėlqyer. Ēdo tre muaj zhvilloheshin seminare me mjekėt dermatologė tė tė gjithė Shqipėrisė nė rrethe tė ndryshme, sesione shkencore me mjekėt, sesione tė pėrvitshme shkencore me studentėt dhe rrethet shkencore tė studentėve me njė pjesėmarrje shumė tė lartė. Tė gjitha kėto aktivitete pasqyrohen nė librin e proēes-verbaleve tė klinikės. Qindra studentė tė mjekėsisė kaluan nga rrethet shkencore tė dermatologjisė dhe midis tyre shumė nga profesorėt e sotėm tė mjekėsisė shqiptare. Profesor Mantho elektrizonte sallėn nė leksionet e dermatologjisė, nxiste optimizmin dhe tregonte qartė tek studentėt, bukurinė e shkencės dhe tė zgjidhjes sė problemeve dermatologjike tė njerėzve. Ai dinte tė hapte prespektiva, dinte tė mėsonte tė tjerėt si tė realizonin ėndrrat e tyre, ndaj edhe rrethet shkencore mbusheshin me studentė. Studentėt i shihte jo vetėm si objekt i edukimit, por edhe si mjekė tė ardhshėm me forca tė pashtershme pėr tė zgjidhur problemet e dermatologjisė, ndaj ata ishin tė pranishėm nė depistimet e leprės dhe tė sėmundjeve tė tjera dermatologjike nė tė gjithė Shqipėrinė. Ata ishin tė pranishėm me kontributin e tyre nė pėrpunimin e materialeve pa mbarim tė klinikės sė dermatologjisė pėr njė periudhė 50- vjeēare dhe gjithashtu nė referimet e punimeve shkencore nė sesionet e tyre ose tė mjekėve dermatologė.


Peripecitė pėr tė bindur qeverinė pėr ilaēin e zgjebes


Shkenca pėr Manthon ishte baraz me zgjidhjen e problemeve tė vendit, ndaj njė problem tjetėr qė preokuponte shėrbimin dermatologjik ishte qerrja ose dermatomikozat endemike. Nė bazė tė studimit tė tij nė rrethin e Durrėsit, ai i propozon Ministrisė sė Shėndetėsisė marrjen e njė aksioni tė madh pėr luftėn kundėr dermatomikozave nė Shqipėri. Lufton me shpirt nė Kolegjiumin e Ministrisė mendimet se dermatomikozat e kanė origjinėn nga toka dhe nuk mund ti luftojmė. Nė bazė tė propozimit tė tij, u arritėn tė mjekohen rreth 110000 tė sėmurė me qerre dhe problemi nga endemik u kthye nė sporadik. Njė problem tjetėr qė e shqetėsoi shumė, ishte epidemia e zgjebes nė Shqipėri. Mungesa e ilaēeve rezultative e bėri qė tė eksperimentonte te njerėzit njė mjekim tė ri kundėr zgjebes me Dipterex dhe Fluorosilikat natriumi. Ky mjekim nuk ishte pėrdorur akoma te njerėzit. Vetėm veterineri Murat Manehasa e kishte pėrdorur mė parė te kafshėt. Sė bashku, ata eksperimentuan mjekimin nė njerėz. Kontrolluan kolinesterazėn nė grupin e kontrollit pėr shkak tė mundėsisė sė frenimit tė saj dhe vunė re se mbetej nė nivele fiziologjike gjatė mjekimit, prandaj ishte njė preparat i pranueshėm pėr organizmin. Rezultati i mjekimit ishte i mrekullueshėm. Ndryshe nga mjekimet e tjera tė zgjebes, ky ilaē kishte pėrparėsinė e pėrdorimit tė lehtė, ishte pa ngjyrė, pa erė, me pamjen e ujit dhe shumė rezultativ. Megjithėse epidemia vazhdonte, ilaēet mungonin dhe mjekėt nuk ishin tė sensibilizuar pėr gjendjen, aparati shtetėror tregohej shumė i ngathėt. Mantho duke studjuar literaturėn dhe tė dhėnat 50- vjeēare tė klinikės sė dermatologjisė, vėrtetoi edhe njė herė karakterin ciklik tė epidemive tė zgjebes. Perspektiva dukej e zymtė dhe pritej qė rastet tė shtoheshin tej masės.
Atėherė, i revoltuar pėr mungesėn e marrjes sė masave i drejtohet Sekretarit tė Parė tė Rrethit tė Tiranės, Xhelil Gjonit me shprehjen. “Do ti lemė njerėzit tė punojnė apo tė kruhen?”. Kjo ndėrhyrje ndikoi qė tė mblidhej kolegjiumi i Ministrisė sė Shėndetėsisė i cili mes debateve tė zjarrta, miratoi ilaēin e ri tė zgjebes dhe marrjen e masave antiepidemike, duke vėnė nė lėvizje personelin shėndetėsor. Kėshtu, epidemia u kufizua. Ilaēi i ri pėr zgjeben u aprovua nė vitin 1985 nga Ministria e Shėndetėsisė dhe nė vitin 1994 u paraqit nė Kongresin Europian tė Dermatologjisė nga Mikel Nakuēi nė Kretė.
Profesori qė zbuloi karakterin ciklik tė epidemive
Kontributi shkencor i Mantho Nakuēit prek tė gjitha fushat e dermatologjisė. Me veti tė veēanta si pasioni, dashuria pėr tė sėmurin, aftėsia shkencore dhe karakteri i papėrkulur, ai punonte pa u lodhur pėr arritje tė mėdha. Me mendimet dhe aftėsinė e tij pėr tė vėrejtur dhe parashikuar, ai i paraprinte kohės dhe shumė herė realizonte vepra mė pėrpara nė kohė se vende tė tjera perėndimore (zbulimi i azotit tė lėngshėm si mjekim nė dermatologji pėrpara shume vendeve tė Evropės perėndimore, futja e multidragterapisė nė lepra nė bazė tė eksperiencės sė tij, disa kohė pėrpara daljes sė udhėzimeve tė OBSH). Ai donte tė kuptonte ligjet e pėrhapjes sė sėmundjeve ndaj sė bashku me bashkėpunėtorėt studjoi epidemiologjinė e semundjeve tė lėkurės pėr 50 vjet nė klinikėn e dermatologjisė, nė institutin e studimeve dermatologjike, epidemiologjinė e sėmundjeve tė veēanta (lepra e cila shpėrndahej nė zona tė veēanta si pėr shembull nė disa zona ishte e pranishme vetėm nė njė krah tė lumit), dermatomikozat tė cilat ndryshuan strukturėn e tyre mbas aksionit tė madh pėr luftėn kundėt tyre, scabies ku vėrtetoi edhe njė herė karakterin ciklik tė epidemive qė na ēon nė konkluzionin e pėrsėritjes nė njė periudhė tė ardhshme etj. Vėrtetoi sė 7 sėmundje janė ato qė zėnė rreth 50% tė punės nė shėrbimin ambulator etj. Ishte i papėrkulur deri nė arritjen e diagnozės sė saktė me rreth 30 diagnoza pėr herė tė parė nė Shqipėri.


Diagnostikoi pėr tė parėn herė 30 sėmundje tė lėkurės nė Shqipėri
Profesor Manthua ishte njė klinicist i shkėlqyer. Ai diagnostikoi pėr herė tė parė nė Shqipėri rreth 30 sėmundje tė lėkurės, si Acrodermatitis papulosa infanilis, Granulomatosa Mischer (Necrobiosis lipoidica non Diabeticorum), Displazia ectodermale Anchydrotica, Sindromi Mazenaur Poland, Syndromi Grondblad Strandberg, Hialinosis cutis et mucose, Tr. Cutis glabre chronica, Morbus mondor, Epulis granulomatosa, Infiltrati limfocitar Jessner Kanoff, Trichophytia capilliti me pika tė zeza, Moniletrix, Morbus Sneddon Ėilkinson etj. Njė rast tregon qartė aftėsinė e tij pėr vėnien e diagnozės.

Dr. Mantho katedrės: “Diagnoza nuk vihet me vota”

Mbas vendosjes nga profesor Nakuēi tė diagnozės “lepra” nė njė tė sėmurė, shumė mjekė tė tjerė kundėrshtonin sepse i sėmuri kishtė lidhje me njerėz tė pushtetit, ndaj e thėrrasin Manthon nė dekanat. Aty i kėrkojnė tė ndėrrojė diagnozėn. Pėrgjigjja e tij ishte se nuk mund tė ndėrronte diagnozėn, kur nuk ishte nė dorėn e tij dhe diagnoza ekzistonte realisht, pavarėsisht dėshirės sė secilit. Duke vėnė nė dukje se shumė mjekė tė tjerė nuk ishin dakort, i kėrkuan pėrsėri tė hiqte dorė nga mendimi se i sėmuri kishte lepra. Dhe mbeti historike shprehja e tij se “Diagnoza nuk vihet me vota”. Pas debateve tė zjarrta, u vendos qė biopsia tė dėrgohej nė Hungari. Ardhja negative e pėrgjigjes nga Hungaria nuk e lėkund Manthon nė bindjen e tij. Pas rekasioneve tė forta, qėndrimi i tij mbetej i palėkundur, ndėrsa vendoset tė dėrgohet edhe njė herė biopsia, kėtė herė nė Austri, ku pėrgjigjia vjen pozitive pėr lepra. Aftėsinė pėr tė diagnostikuar drejt, e ruajti deri nė fund tė jetės sė tij. Niko Kristoforu, histopatolog i lėkurės dhe nxėnės i tė famshmit Akerman (histologut amerikan mė tė njohur ne botė), shprehej pėr Manthon: “Ai ėshtė njė diagnostikues klinik i nivelit botėror. Ai vė diagnoza tė sėmundjeve tė lėkurės qė edhe nė biopsi paraqesin vėshtirėsi tė mėdha. Kėtė e them, sepse konsultohemi gjithmonė pėr rastet e tij.”


Vlerėsimet e profesorėve tė huaj e shqiptarė

*Prof John Hatziz nga Universiteti i Janinės
“Mantho ėshtė njė person akademik i vėrtetė nė vendin tuaj, por gjithashtu edhe njė ambasador i Universitetit tė Tiranės dhe pėrgjithėsisht i Shqipėrisė jashtė saj. Kur shoh ose mendoj pėr Manthon, tre dimensione nuk i mjaftojnė. Ai ėshtė nė tė vėrtetė njė njeri multidimensional nė njė shkallė shumė tė lartė. Ai ėshtė doktor dhe dermatolog, pedagog dhe shkencėtar, humanist dhe filozof, epidemiolog dhe leprolog, autor i shumė librave dhe filmave shkencorė, mik dhe gjysh gjithashtu” (2002)
*Prof. R. Degos nga Franca
“Unė po e vė nga ana Juaj, kėtė vepėr nė Muzeun e Spitalit tė Shėn Luigjit, ku do tė mund tė konsultohet nga njė numėr i madh dermatologėsh francezė dhe tė huaj qė vizitojnė kėtė tempull tė dermatologjisė franceze”. (1981)
*Prof. Arqile Teta
“Mantho ka bėrė kaq shumė, sa pėr disa jetė. Ai i ka dhėnė popullit dhe atdheut tė vet vepra me emėr, duke i lėnė familjes trashėgimi intelektuale tė njė kalibri tė pazakontė dhe ka shtjelluar horizonte tė reja pėr brezat qė vijnė”.



Atė qė e desha
Atė qė e desha si dritėn e ditės,
Atė se kam mė nė jetė,
Shpirti mė digjet nga malli zhuritės
Qė copash ma bėn zėmrėn e shkretė.

Njė jetė iku, smė kthehet mė,
Nė rreth rrotullues vėrtitem pa mėnd,
Pėrmbysur shoh botėn, pa ngjyra, pa zė,
Vetėm malli mė mbetet nė vend.

Malli-diell pėrvėlues nė shkretėtirėn e pafund
Ku etja e paduruar tė ndjek pa mėshirė,
Tė freskohesh pak sgjen burim gjėkund,
Nuk gjen asnjė hije nė shkretėtirė.

Atė qė si ajrin e desha, se kam mė,
Nga vendi ku prehet smė pėrgjigjet mua,
Tė helmuar, tė vrarė, tė humbur mė lė,
Dhe unė me dhimbje vazhdoj ta dua.
17 nėntor 2009

Vrapoje, vrapoje

Vrapoje, vrapoje, tėrė kohėn vrapoje,
Dhe, tė merrje frymė, sndaloje asnjėherė
Drejt horizontit tė hapur sa larg shikoje,
Tė kapje aty ēdo dritė, ēdo erė.

Korrje duke vrapuar dhe me ngarkesa tė rėnda,
Pastaj i kėnaqur thoshe: “farėn kot se hodha”.
Nuk e njihje dhe as ta kishte ėnda,
Tė ankoheshe me shprehje “u lodha”.

Kur ndihmė tė kėrkonin nė rrugėn e gjatė,
Dorėn e ngrohtė u jepje pa ngurruar,
Forcėn, mendjen, njohuritė, zemrėn e artė,
Ua falje me lehtėsi, kėnaqėsi, nga shpirti buruar

Kur tė thosha e tė lutesha tė pushoje,
“Jo,-mė pėrgjigjeshe,-skam kohė qė tė rri !”
Unė e di se dhe dhjetė jetė tė tjera po tė jetoje
Ti tė njejtėn gjė do tė bėje pėrsėri.

Veprat qė le duke vrapuar,
Dalė me shpirt, me gjoks, me mend,
Ashtu tė pastra dhe praruar
I bėjnė dritė emrit tėnd.

Me vrap fillove qė nė tė aguar,
Me vrap vazhdove, duke ēarė retė
Por, oh, ētė pati detyruar
Qė vrapimthi tė ikje nga kjo jetė ?

Nė shpirt dhimbjen mbaj me zor,
Ti yll rrezatues, i palėvizshėm na u duke.
Por pėr njė ēast u kėpute, kalove si meteor,
Dhe sa shpejt, sa shpejt u zhduke!
Tiranė, 15 maj 2008.


Ai kėrkonte gjithmonė tė bashkėpunonte me dermatologėt kosovarė. Por kjo ishte e pamundur nė periudhėn e monizmit. Ardhja e librit tė Dermatologjisė tė Profesor Simė Dobrecit nė Tiranė me kėrkesėn qė Mantho tė bėnte reēensionin e tij, ishte njė moment i vėrtetė gėzimi pėr tė. Kėtu filloi edhe njė miqėsi midis tyre e cila u konkretizua mbas ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri. Nė rastin e parė qė mundi, shkon nė Prishtinė dhe takohet atje me kolegėt kosovarė nė Klinikėn e Dermatologjisė. Ėndrra e tij pėr organizimin e njė Kongresi tė Dermatologjisė Mbarėshqiptar nuk u realizua, por pjesėmarrja e tij nė Simpozium e parė tė Dermatologėve Kosovarė ku u zgjodh anėtar nderi i shoqatės sė tyre, ishte me tė vėrtetė njė moment qė nuk do ta harronte kurrė.

Bashkėpunimet e mėdha dhe rezultatet nė zhdukjen e leprės

Njė vend tė veēantė ne veprimtarinė e tij, zė puna pėr likuidimin e leprės nė Shqipėri. Nga viti 1972, ai filloi njė fushatė tė vėrtetė pėr ērrėnjosjen e saj. Punoi shumė pėr mjekimin e tė sėmureve leprozė dhe futjen e skemave tė reja tė mjekimit. E ktheu mjekimin e leprozėve nga monoterapi nė multiterapi pėr shkak tė recidivave tė para dhe kėtė e bėri disa vjet pėrpara se udhėzimet e OBSH tė orientonin drejt kėsaj terapie. Kontrollonte vazhdimisht tė sėmurėt dhe tė afėrmit e tyre, bėri kimioprofilaksinė e njerėzve tė kontaktit me BCG dhe dapson, gjithashtu nėpėrmjet metodave te reja imunologjike sė bashku me Prof. Genc Sulēebegun, zbuloi 7 raste me lepra tė pashfaqur tė cilėt kishin tė rrritur antitrupat kundėr antigenit glicolipidphenolic1. Kėto raste u mjekuan si tė sėmurėt e tjerė. U bėnė depistime tė gjera nė rreth 6000 njerėz nė zonat endemike tė leprės dhe nuk u gjet asnjė rast i ri. Pėrveē punės konkrete, studjoi edhe aspekte tė rėndėsishme tė leprės me bashkėpunėtorėt e tij tė tjerė. Ndoqi mjekimin nėpėrmjet biopsive sė bashku me anatomatologėt e Spitalit nr1 nė Tiranė. Pėrgatiti testin e lerpominės dhe studjoi ndryshimet nė substancėn e kromatinės nė tė sėmurėt me lepra me biologun Mustafa Serezi. Studjoi substancėn kromatine nė qelizat epiteliale tė gojės sė bashku me histologun Skender Ēiēo. Bėri studime gjenetike pėr grupet e gjakut, dermatoglifikėn, gjenealogjiė e familjeve tė leprozėve sė bashku me djalin e tij, dermatologun Mikel Nakuēi dhe kėshtu arriti nė pėrfundimin se lepra ėshtė zhdukur nė Shqipėri. Merita e padiskutueshme e kėsaj fitoreje ėshtė vepra e Profesor Mantho Nakuēit.

E nxjerrin nė pension sapo kishte vendosur kontakte tė rėndėsishme me botėn

Njohja ndėrkombėtare e Profesor Mantho Nakuēit pati njė pikė kulmore me botimimin e librit “Atlasi i Sėmundjeve tė Lėkurės” nė vitin 1978. Universiteti i Tiranės pėr tė forcuar lidhjet e tij ndėrkombėtare e ēon nė rreth 10 klinika Dermatologjike tė Europės. Nė vizitėn e Rektorit tė Universitetit tė Athinės nė Tiranė, i bėhet dhuratė atlasi si njė nga veprat mė tė mira tė Universitetit tė Tiranės. Me kėtė vepėr, nderohet me “Ēmimin e Republikės”. Pas vitit 1990, kur filloi hapja e Shqipėrisė, ai pa mundėsi te reja pėr Dermatologjinė Shqiptare. Si njė pedagog i pandarė nga studentėt e tij, duke shkuar me ta nė ēdo cep tė Shqipėrisė, duke i mėsur, por njėkohėsisht edhe dukė u dhėnė mundėsinė e kontributit nė shkencė, ai bėn njė vizitė me studentėt e rrethit shkencor tė dermatologjisė nė Klinikėn e Dermatologjisė tė Universitetit tė Janinės. Po nė kėtė klinikė mė vonė bėn njė leksion pėr leprėn dhe paraqet filmin e tij. Ai paraqet punėn nė pothuajse tė gjithė vendet ballkanike dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1993. Merr pjesė nė Kongresin e Leprės nė Florida, bėn njė vizitė ne Klinikėn Dermatologjike tė Bostonit, tek Profesor Kurban, me tė cilin bėn edhe njė program pėr mundėsinė e kualifikimit tė dermatologėve shqiptarė. Atje takon at Artur Liolinin me tė cilin organizon mbledhjen e ndihmave pėr familjet leproze nė Shqipėri nė kėtė periudhė tė vėshtirė ekonomike tė vendit. Pėr kėtė iniciativė, At Artur Liolini i dėrgon mė vonė njė letėr me falenderime dhe vlerėsime pėr punėn nė ndihmė tė leprozėve.
Me kthimin nga SHBA ku kishte thurrur plane tė reja pėr dermatologjinė, i njoftojnė daljen nė pension. Kėrshtu konjukturat politike e larguan nga detyra dhe pasioni i tij para kohe. Ky fakt e vret shumė Manthon. Fillon njė periudhė e vėshtirė pėr tė. Pas disa vitesh e largojnė edhe nga shtėpia, sė cilės i kishte dalė pronari i vjetėr. Kjo do tė ishte njė goditje e rėndė pėr ēdo njeri, por ai nuk dorėzohej. Nė kėtė kohė, Profesor Thoma Kristo thoshte : “Nėnė Tereza i ndihmoi tė sėmurėt me lepra dhe e bėnė shenjtore. Mantho e zhduku leprėn nga Shqipėria dhe e lanė pa shtėpi.” Dhe ėshtė interesante, se si historia pėrsėritet. E njėjta gjė ndodhi edhe me Dr. Anton Ashtėn, i cili luajti rolin kryesor nė zhdukjen e malarjes nė Shqipėri. Regjimi i mėparshėm as shtėpi pėr tė jetuar nuk i siguroi. Pavarėsisht se filloi punė si mjek privat, detyrohet tė humbiste shumė kohė pėr gjyqet qė kishte me shtetin pėr shtėpinė. Kjo e pengonte tė kontribonte mė shumė nė dermatologjinė shqiptare. Mė vullnetin e tij tė hekurt arriti tė fitonte tė drejtėn e tij pėr shtėpinė dhe kjo i hapi rrugėn pėr pėrkushtim akoma mė tė madh punės shkencore. Themelon Institutin e Studimeve Dermatologjike nė vitin 2002 nė Tiranė, me anė tė tė cilit dėshiron tė vazhdojė mė tej. Kėshu punon shpesh me djalin e tij dermatolog dhe me kolegė tė tjerė pėr zhvillimin e dermatologjisė nė ato vite tė vėshtira nė Shqipėri. Profesor Hektor Peēi nė emisionin televiziv me Dr. Flamur Topin mė 17 Prill 2008 pėr nder tė Profesor Manthos, tregon :” Mantho punonte shumė, dhe nė ndryshim nga njerėz tė tjerė qė fitimet e punės i bėnė vila, ai financonte konferencat shkencore dhe botimet dermatologjike” Ai bėn deri nė fund tė jetės nė Institut deri nė 50.000 vizita dhe mjekime. Sė bashku me djalin etij Mikelin, organizuan arkivin me fotografi dermatologjike me rreth 30.000 foto, dixhitale, foto nė letėr dhe diapozitiva. Organizuan dhe mbajtėn nė internet revistėn e parė mjekėsore Shqiptare AMJOL (Albanian Medical Journal Online) Kjo revistė vazhdoi pėr 2 vjet e gjysmė. Si i apasionuar pas fotografisė, u entuziazmua shumė kur i erdhi dita tė merrte njė aparat fotografik dixhital. Nė moshė jo te re mėsoi mirė tė pėrdorė kompjuterin dhe filloi tė organizonte arkivin e tij dixhital. Organizuan sė bashku me Mikel Nakuēin 5 Konferenca shkencore vjetore tė Institutit, nė tė cilat merrnin pjesė tė ftuar tė huaj, kolegė nga Kosova dhe fatkeqsisht vetėm pak dermatologė nga Tirana. Megjithatė kjo gjė nuk e ndalonte tė kalonte nė arritje tė reja. Nė Munih takohet me Profesor Ring, Presidentin e Akademisė Europiane tė Dermatologjisė, nė Firencė me Profesor Lotin, nė Paris me Profesor Civatte etj. Kupton se zhvilimet e reja nė dermatologji duheshin reflektuar edhe nė Institutin e Studimeve Dermatologjike dhe kėshtu sė bashku me Mikelin organizon Degėn e Dermatologjisė Kozmetike. Sjellin aparatura lazer, mikrodermabrazion, dermatoskopi, fillojnė mjekimet me Botox, Fillers, Mesotherapi, etj.
Botimet
Pėrvoja e Manthos nė mjekimin e sėmundjeve, nė kėrkimet shkencore, nė praktikėn klinike nė klinikėn e dermatologjisė dhe institut, u pėrmblodh nė veprėn e tij tė gjerė prej 14 librash shkencorė si dhe reth 90 botime nė revista shqiptare dhe tė huaja tė dermatologjisė. Veprat e tij kryesore pėrfshijnė “Dermatomikozat” (1974), “Atlasi i sėmundjeve tė Lėkurės” (Botimi i parė 1978), “Banjat e detit” (shqip, anglisht 1964,1994), “Zgjebja dhe lufta kundėr saj”(1985), Kapitullin e sėmundjeve profesionale tė lėkurės nė librin e sėmundjeve profesionale, “Sėmundjet e lėkurės dhe veneriane” (Pėr studentėt 1992), “Beteja kunder leprės nė Shqipėri” (2001). Ka botuar 4 vėllime “Studime dermatologjike” 1,2,3,4. (i fundit nė vitin 1988) tė cilat janė pėrmbledhje e punimeve dermatologjike tė kryera nė Shqipėri dhe qė pėrbėjnė njė pėrpjekje tė parė drejt revistės sonė tė tanishme dermatologjike. Kėtė histori kanė edhe vende tė tjera europiane tė cilat pėrshkuan rrugėn e permbledhjeve tė punimeve para se tė arrinin nė revistėn e tyre dermatologjike.
Ėndrra dhe vepra e tij e fundit “Atlas i Dermatologjisė” filloi tė bėhej realitet. Nė vitin 2007 ai boton sė bashku me djalin e tij, dermatologun dhe doktorin e shkencave tė Universitetit tė Janinės, Mikel Nakuēi, volumin e parė. Si pėr ironi tė fatit, historia pėrsėritet. Njė nga punėt e para tė Manthos pas vdekjes sė Profesor Kadri Kėrēikut, ishte pėrfundimi i veprės sė madhe tė paraardhėsit tė tij, Traktatit tė Dermatologjisė “Dermatologjia dhe Venerologjia”, nė tė cilėn Mantho Nakuēi ėshtė bashkėautor. Kėshtu, me shumė pėrpjekje ai arriti ta nxirrte nga botimi 2 vjet pas vdekjes sė Profesor Kėrēikut nė vitin 1974. Po kėshtu edhe Mantho e lė veprėn e tij tė fundit pėr ta pėrfunduar nė dorėn e bashkėautorit Dr. Mikel Nakuēit.

Ky lajm ėshtė publikuar: 15/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos