Siguria nė punė, detyrimet e punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit

Ligji pėr Sigurinė dhe shėndetin nė punė cakton detyrimet e punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit. Mjek, nė vendet e punės

Ligji


Siguria dhe shėndeti nė punė tashmė ėshtė detyrim i punėmarrėsit, i cili duhet tė marrė tė garantojė sigurinė dhe mbrojtjen e shėndetit. Por, edhe punėmarrėsi duhet tė plotėsojė disa detyrime pikėrisht nė lidhje me sigurinė dhe shėndetin nė punė.


Pikėrisht nė lidhje me miratimin ligjit "Pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė" dje u zhvillua seminari mbi rritjen e ndėrgjegjėsimit mbi sfidat qė sjell implementimi i kėtij ligji, ku morėn pjesė ministri i Punės, Ƈėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Spiro Ksera, Inspektorja e Pėrgjithshme, Znj. Vikrita Ƈuto, dhe pėrfaqėsues nga Komisioni Europian nė Tiranė, tė cilėt shpjeguan detaje pėr detyrimet ndaj punėdhėnėsve, punėmarrėsve, klasifikimet e dėmtimeve nė punė dhe pėr grupet mė tė rrezikuara nė punė.


Punėdhėnėsi

Ky ligj rregullon detyrimet e punėdhėnėsve pėr sigurimin e mbrojtjes sė punėmarrėsve nė tė gjitha aspektet qė lidhen me sigurinė dhe shėndetin nė punė, si dhe merr masat e nevojshme nėpėrmjet parandalimit tė rreziqeve pėr aksidentet nė punė dhe sėmundjet profesionale, informimit dhe formimit profesional tė punėmarrėsve, organizimit tė mbrojtjes kolektive dhe individuale, sigurimit tė organizimit tė vendit tė punės dhe mjeteve tė nevojshme.


Ƌshtė parashikuar ngritja pėr herė tė parė dhe funksionimi i shėrbimeve tė mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe Kėshillit Ndėrministror tė sigurisė dhe shėndetit nė punė. Kėto struktura do tė shėrbejnė pėr zbatimin e masave parandaluese dhe pjesėmarrjen e balancuar tė punėmarrėsve nė hartimin e dokumentit tė vlerėsimit dhe parandalimit tė rreziqeve qė burojnė nga puna.


Njė tjetėr risi ėshtė detyrimi i punėdhėnėsve pėr tė hartuar dokumentin e vlerėsimit dhe parandalimit tė rrezikut, i cili pėrmban masat me karakter teknik, organizativ, higjieno - sanitare, tė cilat do tė zbatohen sipas kushteve specifike tė vendeve tė punės tė aktivitetit. Ligji parashikon qė Ƨdo punėdhėnės i njė subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik ėshtė i detyruar tė mbulojė me shėrbim mjekėsor nė punė, nėpėrmjet mjekut tė punės.


Njė tjetėr detyrim ėshtė qė nė rastet e aksidenteve nė punė, si dhe tė sėmundjeve profesionale, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar tė njoftojė menjėherė Inspektoratin e Punės, Institutin e Sigurimeve Shoqėrore, Organet e prokurorisė, etj.

Punėmarrėsi

Ligji pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė parashikon detyrime jo vetėm ndaj punėdhėnėsit, por edhe ndaj punėmarrėsit. Kėshtu punėmarrėsi ka detyrim tė pėrdorė me korrektėsi makineritė, aparaturat, veglat, substancat e rrezikshme, pajisjet e transportit dhe mjetet e tjera, si edhe tė pėrdorė me korrektėsi pajisjet mbrojtėse individuale, tė vėna nė dispozicion tė tyre dhe, pas pėrdorimit, rikthimin e tyre nė vendin qė ėshtė planifikuar ruajtja e tyre e sigurt.


"Gjithashtu, punėmarrėsi ka detyrim tė mos nxjerrė jashtė shėrbimit, tė ndryshojė ose tė zhvendosė arbitrarisht mekanizmat e sigurisė tė montuara nė makineri, tė aparaturave, veglave, impianteve dhe ndėrtesave, dhe t'i pėrdorė si duhet kėta mekanizma" - bėhet e ditur nė ligjin pėr sigurinė nė punė.


Sipas kėtij ligji, punėmarrėsi duhet tė njoftojė, nė mėnyrė tė menjėhershme, punėdhėnėsin, punėmarrėsin e ngarkuar pėr Ƨėshtjet e sigurisė dhe shėndetit nė punė dhe pėrfaqėsuesit e punėmarrėsve, pėr Ƨdo situatė pune, pėr tė cilėn kanė njė motiv tė arsyeshėm pėr ta vlerėsuar si rast qė paraqet njė rrezik tė rėndė tė menjėhershėm pėr sigurinė dhe shėndetin, si dhe pėr Ƨdo defekt tė konstatuar nė sistemin e mbrojtjes.


Sipas ligjit, aksident nė punė konsiderohet gjatė punės, kohės sė pushimit tė punės apo edhe rrugės pėr nė punė

Ligji, ja rastet kur vlerėsohet aksidenti nė punė


Ligji pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė parashikon vlerėsimin e aksidentit nė punė Ƨka do tė thotė se nė cilat raste dhe situata kemi aksidente nė punė. Kėshtu sipas aksidentit vlerėsohet se ka ndodhur nė punė ose pėr shkak tė punės, kur punėmarrėsi dėmtohet nė kėto raste si gjatė kryerjes sė punės, sipas pėrshkrimit tė saj, si edhe kryerjes sė njė pune tjetėr, pa urdhėr tė punėdhėnėsit, por pėr arsye madhore, nė interes tė punės, kryerjes sė njė pune tjetėr me porosi tė punėdhėnėsit.


"Gjithashtu aksident nė punė konsiderohet edhe gjatė kohės sė pushimit nė vendin e pėrcaktuar nga punėdhėnėsi, ose pėr vėnien nė rregull tė makinerive, veglave tė punės, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit tė punės", - bėhet e ditur nė ligj, duke shtuar se aksident nė punė ėshtė edhe gjatė rrugės nė linjėn e drejtpėrdrejtė, nga banesa pėr nė punė dhe anasjelltas, nė rastet kur transporti ėshtė i organizuar nga punėdhėnėsi apo individualisht nga punėmarrėsi, si edhe gjatė kryerjes sė kurseve tė formimit profesional.


Gjithashtu, aksident nė punė konsiderohet edhe dėmtimi gjatė dhėnies sė ndihmės sė parė, pėr motive tė kryerjes sė detyrės, nė rastet e fatkeqėsive natyrore.


Aksidentet nė punė, katėr kategoritė

Aksidentet nė punė, bazuar nė pasojat dhe numrin e personave tė dėmtuar, klasifikohen nė katėr kategori. Sipas ligjit, janė aksidente qė shkaktojnė paaftėsi tė pėrkohshme nė punė pėr mė shumė se 3 ditė kalendarike.


Kategoria e dytė janė aksidente qė shkaktojnė invaliditet tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm e pasur nga kategoria e tretė qė janė aksidente me vdekje. Ndėrsa kategoria e katėrt janė aksidente masive, ku tė paktėn dy apo mė shumė persona dėmtohen nė tė njėjtėn kohė dhe pėr shkak tė sė njėjtės arsye.


Aksidentet nė punė, ja grupet mė tė rrezikuara


Ligji pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė ka pėrcaktuar edhe kategoritė mė tė rrezikuara. Kėshtu, sipas kėtij ligji, gratė shtatzėna, gratė me fėmijė nė gji, tė miturit, si dhe personat me aftėsi tė kufizuar mbrohen ndaj rreziqeve, qė i prekin ata nė mėnyrė tė vēantė. "Punėdhėnėsit detyrohen tė pėrshtatin vendet e punės, duke marrė parasysh praninė e grupeve, qė janė tė ndjeshme ndaj rreziqeve.


Mbrojtja e sigurisė dhe e shėndetit pėr grupet, qė janė tė ndjeshme ndaj rreziqeve, nuk duhet tė pėrbėjė shkak pėr tė krijuar situata tė pafavorshme pėr gruan nė tregun e punės", thuhet nė ligjin pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos