Alergologia Mira Xhixha:Alertgjitė e pamjekuara tė stinės, ēojnė nė astmė ose otite

Autori i Lajmit: Denisa Kona


Ėshtė njė porosi e mjekėsisė: Dil shėtitje nė natyrė, nė ajėr tė pastėr, pėr tė oksigjenuar trurin etj. Duket sikur njerėzit alergjikė, natyra i ka privuar pikėrisht nga ky pėrfitim i madh. Atėherė kur ajo ėshtė nė shpėrthim ( lulėzim), ata duhet ti fshihen asaj. Mjekja alergologe, Mira Xhixha e pohon kėtė fakt: “Po, e kanė kėtė lloj disfavori, por vetėm nė kohėn e polenizimit nuk duhet tė dalin. Kjo ėshtė njė periudhė njė apo dy javore dhe ne jemi tamam nė kėtė kohė. Prandaj, shmanguni pikėrisht tani!”. Ja edhe intervista e saj e dobishme pėr njerėzit qė preken nga alergjitė e stinės dhe astmatikėt nga polenet.

-Doktoreshė, njihet njė lloj alergjie qė lidhet me pranverėn. Kur e ka intensitetin e saj kjo formė e reagimit tė organizmit ndaj disa alergenėve natyrorė?
Jemi nė kohėn e alergjive, sapo ka filluar intensiteti i tyre qė ėshtė nė fillimin e muajit prill, maj dhe qershor. Janė tri muaj qė shfaqen me simptoma tė veēanta karakteristike tė alergjive.
-Alergjitė e stinės prekin persona qė janė alergjikė apo mund tė prekin kėdo?
Ato prekiun ēdo person qė ėshtė alergjik.
-A mund tė shfaqet nė kėtė stinė alergjia pėr herė tė parė tek njė person qė nuk ka pasur mė parė shenja alergjie?
Kohėt e fundit ėshtė rritur numri i rasteve tė reja, pėr shumė arsye qė lidhen me ambientin e jashtėm. Po shtohen personat qė nuk kanė qenė mė parė alergjikė apo nuk kanė pasur tė afėrm alergjikė, sidomos prindėr, tek tė cilėt po shfaqet alergjia pėr herė tė parė.
-Pėr herė tė parė do tė thotė; nė cilat mosha?
Pėr herė tė parė alergjiga e sezonit ėshtė karakterisrtike pas moshės 5 vjeē. Mė e prekur ėshtė mosha aktive 20, 30 deri nė 50 vjeē. Por mund tė shfaqet edhe mbi moshėn 50 vjeē pėrshembull edhe tek njė 60-vjeēar mund tė ketė njė fillim alergjie.
-Si shprehet?
Janė shenja shumė karakteristike duke nisur me rrugėt e frymėmarrjes: Rrufa alergjike dhe astma bronkiale janė dy simptomat kryesuese tė alergjisė. Simptomat tipike tė rrufės janė tė teshtitura tė forta, kullim hundėsh me sekrecione tė ujshme dhe tė bollshme, bllokim i frymėmarrjes nga hunda, kollė, lotim dhe kruajtje sysh, dhe tė gjitha kėto pėrbėjnė atė qė ne e quajmė rrufė. Por nuk do tė thotė, qė njė person ti ketė tė gjitha kėto shenja pėr tė qenė me alergji stinore. Mund tė ketė edhe vetėm dy apo tri shenja.
Shenjat janė zakonisht prezente nė rrugėt e poshtme tė frymėmarrjes nė njė person qė ka rrufė dhe nuk ka astmė.
-Kėto shenja vazhdojnė gjatė gjithė kohės qė ėshtė sezoni alergjik apo kanė njė periudhė zhvillimi?
Gjatė tri muajve, nėse ka polene nė hapėsirė vazhdojnė kėto shqetėsime. Po aq e pėrshtatshme pėr tė bėrė shpėrthimin e shenjave tė alergjisė ėshtė temperatura mbi 20 gradė, rrezatimi diellor dhe lėvizje tė lehta tė ajrit qė janė tė pranishme.
-Pra, duhet tė mbajnė syze kėta persona?
Personat qė kanė alergji stinore nga sytė duhet tė mbajnė edhe syze. Sepse evitohet disi kontakti i poleneve direkt me konjiktivėn. Alergjikėt duhet tė evitojnė qėndrimin me kohė tė zgjatur nė mjedise tė jashtme tė hapura gjatė orėve tė mesditės mė shumė.
-A ka lule, pemė apo bimė qė janė mė tipiket pėr provokimin e alergjive?
Mė tipiket janė barishtet, grami, loliumi, varieteti i egėr i kėtyre bimėve, familja botanike gramore ku futen me mijėra lloje dhe kėto gjenden jo vetėm atje ku ka gjelbėrim masiv, pyll, lėndinė, park, por edhe atje ku nuk ka. Diku shfaqet njė rrėnjė bari qė ka ēelur njė lule, por qė nxjerr polen nė hapėsirė. Kaq mjafton pėr tė shpėrthyer alergjinė.
-A mos do tė thotė, se personat alergjikė reagojnė keq edhe ndaj luleve qė kultivohen nė shtėpi, oborre dhe apartamente dhe duhet ti largojnė kėto?
Jo, lulet qė kultivohen nuk janė shkaktarė alergjish. Lulet e kultivuara zbukuruese kanė polen tė rėndė, qė bie nė tokė, nuk ngrihet nė ajėr dhe nuk pėrhapet, kėshtu qė nuk bėhet shkak i alergjisė. Por mund tė bėhet shkak i alergjisė tek personat qė merren me lulet, qė u rrinė shumė afėr, qė u shėrbejnė, qofshin profesionistė tė serrave tė luleve apo amatorė tė tyre nė familje. Por nuk ėshtė alergji nė masė kjo.
-Personat qė janė alergjikė ndaj luleve, polenit, a mund ta kalojnė sezonin pa mjekim? Pra, a ėshtė gjithnjė i domosdoshėm mjekimi?
Mjekimi ėshtė i domosdoshėm sepse gjatė kėtij sezoni nuk ka shqetėsime te lehta. Mund tė jenė raste shumė tė rralla qė tė jenė shqetėsimet tė lehta dhe ta kalojnė pa mjekim.
-Refuzimi apo mosinteresimi pėr tė mjekuar shqetėsimet alergjike stinore, ēfarė sjell me vete?
Mund tė sjellė komplikacione si, rėndim tė alergjisė qė nga njė rrufė kalon nė astmė bronkiale, pra, alergji e rrugėve tė sipėrme kthehet nė alergji tė rrugėve tė poshtme nė bronke, mund tė sjellė edhe komplikacione lokale. Hundėt e bllokuara komplikojnė pėr sinuzit apo kollė tė thatė si shenja tė bronshitit, frymėmarrja natėn bėhet me anė tė tonsileve, qė shoqėrohet me rritje tė bajameve, me kavitete dentare. Tek fėmijėt e vegjėl mund tė shfaqen otitet (inflamacion nė vesh) si shenjė komplikacioni, mund tė shoqėrohet me dhimbje koke, njė gjendje stresante, anksioze, shfaqen vėshtirėsi pėr tė mėsuar. Kėto shqetėsime janė tė mundimshme dhe sidomos pėr njė fėmijė, qė nuk pėrqėndrohet dot nė orėn e mėsimit. Nėse e lė gjendjen pa mjekim, personi kalon nė gjendje kronike, nga njė gjendje qė ėshtė lehtėsisht e trajtueshme. Alergjia kalon nė njė gjendje qė kėrkon mjekim tė zgjatur dhe nuk jep rezultatin e duhur siē e presim. Ndėrsa tė trajtuara qė nė fillimin, pavarėsisht se mund tė jepet njė dozė shumė e lehtė medikamentesh, kjo do tė thotė shėrim pėr pacientin.
-Shpesh, njerėzit kur shohin dikė qė teshtin dhe ka sekrecione nga hundėt, sprapsen sepse mendojnė qė personi ėshtė me grip. A i ka shenjat qartėsisht tė dallushme rrufa alergjike nga rrufa e gripit?
Janė tė qarta. Alergjia duhet ditur se nuk ngjitet. Alergjia fillimisht nuk prek gjendjen e pėrgjithshme tė organizmit, ndėrsa gripi ka njė gjendje tė shprehur me kėputje qė ditėn e parė, njė grip mund tė zgjasė 4-5 ditė, mė shumė se dy javė nuk zgjat, ndėrsa alergjia zgjat tri muaj; 3-4 ditėt e para njė grip ka hundė tė thata, kurse alergjia ka mė shumė sekrecione dhe tė teshtitura. Mund tė ketė edhe dhimbje koke, qė alergjia nuk e ka nė fillesat e saj. Sekrecionet e hundės nė rastin e gripit, nga tė holla bėhen tė trasha, bėhen viskoze, ndėrsa tek alergjikėt janė gjithnjė tė ujshme. Kėto shenja mund tė ngatėrrohen vetėm 2-3 ditėt e para, por janė tėrėsisht tė dallueshme mė vonė.
-Po alergjitė e tjera pėr shkak tė alergjisė sė stinės, a rėndohen? Apo pėrgjithėsisht mbeten tė ndara?
Po rėndohen, pėr shkak tė ndryshimit tė temperaturės, alergjia acarrohet ndaj pluhurave. Nėse individi ka alergji ndaj poleneve, rritet pėrgjigjja alergjike e organizmit. Sistemi ynė imunitar i pėrgjigjet nė njė mėnyrė tė ekzagjeruar kėtyre ngacmueseve tė jashtėm, duke i presupozuar armiq dhe i lufton. Lufta synon qė tė shmanget ekspozimi, mirėpo ekspozimi ėshtė i pamundur
-Sa tė prekur janė nga alergjitė e stinės, njerėzit qė jetojnė nė fshat, pra nė gjirin e natyrės plot polene?
Njerėzit qė jetojnė nė fshat preken mė pak nga alergjitė e stinės. Pėrqėndrimi i poleneve nė ajėr nė fshat ėshtė vėrtet mė i lartė, por alergjia ėshtė mė e paktė sesa nė qytet dhe kjo shpjegohet kryesisht me faktorėt e ndotjes sė ajrit nė qytete. Pra, efekti i ndotjes rrit dhe rėndon sėmundjet alergjike dhe qyteti edhe pse ka mė pak pėrqendrim tė polenit nė ajėr, ka mė shumė rinite alergjike.
-Shėrohet alergjia?
Alergjia kurohet si shumė sėmundje, por qė tė themi se shėrohet siē shėrohen gripi, njė plagė apo njė bronkopneumoni, alergjia nuk shėrohet. Ajo mjekohet gjatė gjithė kohės. Por ajo kontrollohet mjaft mirė sidomos me vaksinė.
-Kur bėhet vaksina e alergjisė dhe ēfarė rezultati jep ajo?
Para se tė nisė sezoni alergjik ose kur sapo ka nisur. Vaksina bėn tė mundur lehtėsimin e gjendjes dhe parandalimin e astmės bronkiale.
-Alergjitė kanė ndonjė lidhje tė konsiderueshme mė sėmundje tė tjera?
Nuk ėshtė shumė e lidhur, por megjithatė ne vėmė re tek moshat e vjetra, se nėse njė person ka probleme tė zemrės, edhe njė shpėrthim alergjie jep njė gjendje mė tė rėnduar.
-Po rastet e astmės a rėndohen tani prej alergjive?
Tani ėshtė astma nga polenet. Nėse personat qė janė me astmė, kanė edhe alergji ndaj poleneve, natyrisht qė rėndohen. Por ka edhe astmė alergjike nga pluhurat e shtėpisė, qė nėse nuk ėshtė e trajtuar si duhet, mund tė shėrbejė si periudhė rėnduese. Polenet mund tė shėrbejnė si faktorė rėndues.
-Po alergjitė e lėkurės nga bimėt, a janė alergji stinore?
Po, alergjia e stinės, pėrveē shenjave tė rrugėve tė frymėmarrjes shfaqet edhe me shenja nė lėkurė por nė njė pėrqindje mė tė vogėl tė rasteve. Mė shumė e prekur ėshtė lėkura e zbuluar, lėkuara e fytyrės, pjesėt e trupit tė ekspozuara nga dekoltetė. Mund tė kene kruarje, puēra. Kontakti me bimė edhe nė natyrė, nė piknike mund tė japė dermatite. Ka raste qė ėdhe kur preket bari, mund tė japė skuqje apo flluska nė duar. Kjo ėshtė alergji e veēantė dhe e kemi konstatuar nė fshat kryesisht, tek njerėzit qė punojnė me barėrat. Por ėshtė e rrallė. Mė tė rėndėsishme janė rrufa dhe astma, si dy shenja kryesore tė alergjisė nga pranvera.
-Medikamentet qė pėrdoren pėr alergjitė janė tė lehta apo ka edhe nga ato me efekte anėsore serioze?
Jo, nuk ka nga ato me efekte anėsore serioze. Kanė qenė vite pėrpara, kanė pasur efekte shumė anėsore dhe shumė serioze, pasi nuk kishin dalė ende pompat. Nuk bėhej shpėrndarja e medikametit direkt nė mushkri siē bėhet tani nga pompat.
-Kėtu e keni fjalėn pėr astmėn bronkiale?
Po. Kėto janė medikamente lokale, qė pėrdoren drejtpėrdrejt me anė tė rrugės sė frymės dhe janė prodhuar tė tilla qė shmangin efektet anėsore qė do tė jepnin ato, nėse do tė merreshin me rrugė muskulare apo venoze. Kėto kėshtu janė marrė para viteve 80. Me medikamentet e reja, efektet anėsore qė kanė qenė shumė zerioze dhe kėrcėnuese, janė zhdukur.
-Pse njerėzit kanė fobi nga pompat e astmės?
Njerėzit kanė njėlloj fobie ndaj tyre, pasi duket sikur pacienti ėshtė i varur prej pompave, sikur janė tė pėrshtatura pėr format e rėnda tė sėmundjes. Kjo nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė. Pompat janė medikamente qė pėrdoren qė nė stadin e parė, qėkur prezantohet fėmija apo personi me astmė bronkiale. Kėto pompa hapin rrugėt e frymėmarrjes dhe mjekojnė problemet qė kanė bronket nga brenda. Efekti ėshtė i drejtpėrdrejt dhe i zgjatur nė kohė. Pra, kėto kanė edhe efekte parandaluese, jo vetėm kuruese.
-Ēfarė pėrbėrėsish kanė kėto pompa?
Pompat janė me efekt bronkodilatator, zgjerues tė bronkeve, lehtėsues tė frymėmarrjes dhe me efekt profilaktik, kurues tė inflamacionit, edemės (pezmatimit) tė bronkeve. Kanė edhe efekt asimptomatik. Pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė.
-A janė tė rimbursueshme?
Po, nė pėrgjithėsi janė tė rimbursueshme dhe nėse njė person ėshtė i siguruar, i pėrfiton ato falas. Po kėshtu, edhe ilaēet e alergjive janė tė lehta, nuk kanė efekte serioze anėsore, edhe sikur tė pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė.


Kėshilla

Qė fėmijėt e prindėrve alergjikė tė mos bėhen alergjikė
Qė fėmijėt e prindėrve alergjikė tė preken sa mė vonė nga alergjitė, sa mė lehtė dhe mundėsisht tė mos preken fare, mjekja alergologe Mira Xhixha jep njė varg porosish. “Gjithė prindėrit qė janė diagnostikuar dhe e dinė qė janė alergjikė, aq mė shumė kur janė tė dy alergjikė, ėshtė mirė tė bėjnė njė konsultė me mjekun alergolog qėkur fėmija ėshtė nė bark tė nėnės. Pėr tė marrė kėshilla dhe rekomandime tė vlefshme pėr rritjen e kėtij fėmije, nė mėnyrė qė ai tė ketė sa mė pak mundėsi pėr tė shfaqur alergji ose sa mė larg nė kohė, ne japim njė sėrė masėsh, qė kanė tė bėjnė qė me periudhėn e jetėn brendauterine. Kjo nis me ekspozimin e nėnės ndaj mjedisit tė jashtėm. Sa mė pak e ekspozuar nėna ndaj duhanit, sa mė shumė ushqime natyrale dhe sa mė pak tė konservuara tė marrė, sa mė shumė tė jetė e ekspozuar nė ajėr tė pastėr dhe jo tė ndotur, dhe sa mė pak ndaj ajrit me kondicioner, aq mė rezistent do tė jetė fėmija i saj ndaj alergjive”.



Kėshilla pėr astmatikėt

Nė kėtė sezon, personat astmatikė tė jenė sa mė tė trajtuar, ta kenė astmėn sa mė tė stabilizuar, kjo do tė thotė qė tė jenė nė kontakt me mjekun specialist pėrmes kontrolleve tė rregullta, nė mėnyrė qė mjekimi tė jetė i pėrshtatshėm pėr formėn e astmės qė ata kanė. Kjo do tė bėjė qė tė mos rėndohen nga faktorėt qė shfaqen nė ndryshimin e ajrit. Ndėrsa njė astmė e mjekuar nuk do ta pengojė pacientin pėr tė kryer punėn e tij, sportin, apo qoftė edhe njė punė tė rėndė fizike.







Ky lajm ėshtė publikuar: 12/04/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos