Shqipja nė epokėn e globalizimit dhe identiteti i saj

Shezai Rrokaj

Synimi i kėtij shkrimi ėshtė tė trajtojė disa dukuri qė kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė sjelljen e gjuhės shqipe kėto dy dekadat e fundit. Ajo po pėrballet me sfida themelore:
1. ēlirimi gradual prej “gjuhės sė drurit”, e cila shprehte perceptimin e shqiptarėve brenda kornizės sė dogmės ideologjike.
2. Ndryshimi gjeopolitik, pas viteve ‘90-tė krijon mundėsi tė reja qarkullimi tė njerėzve, bashkė me ta edhe tė fjalėve, tė cilat dalin nga enklavat, duke kapėrcyer pengesat e dikurshme, qė vinin nga kufijtė politikė. Brenda kufijve politikė lėvizja e lirė ka vėnė nė dyshim konceptet klasike tė tė folmeve dhe tė dialekteve nė tė mirė tė krijimit tė sociolekteve a tė njė “pėrzierjeje tė folmesh” me prurje heterogjene. Gjuha standarde ka prirje tė zgjerohet dhe tė larmohet me prurje tė rėndėsishme dhe cilėsore kryesisht nga dialekti geg.
3. Ndryshimet politike e shoqėrore e hapėn shoqėrinė shqiptare ndaj globalizmit, gjė qė shoqėrohet me njė trysni tė madhe tė fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe, duke e futur hera-herazi nė labirintet e “Kullės sė Babelit”
Tė ndalemi mė gjerė nė ēėshtjet e mėsipėrme:
1. ėshtė i njohur fakti se gjuha pėrfaqėson mėnyrėn sesi folėsit perceptojnė rrethinėn dhe vetveten. Ky perceptim trashėgohet nga brezi nė brez dhe ēdo fėmijė, qysh me lindjen fillon e kundron botėn me po tė njėjtin perceptim, qė bashkėsia e vet ka ngulitur nė fjalėt e gjuhės. Ky fakt ėshtė i njohur nė teorinė gjuhėsore me emrin prerje e realitetit. Gjuhėt ndryshojnė nga njėra-tjetra, jo thjesht prej faktit se ato fliten e shkruhen ndryshe, por para sė gjithash, ngaqė ato kanė pėrfaqėsuar nė tingujt dhe shkronjat pėrvoja tė ndryshme tė bashkėsive gjuhėsore pėrkatėse.
Ky fakt na ēon drejt argumentimit se nė disa tipa ligjėrimesh gjuha shqipe, duke dashur t’i pėrshtatej perceptimit tė dogmės ideologjike marksiste-leniniste, filloi tė ngurtėsohej e tė kalkohej nė njė shtrat tė gjerė parafabrikatesh tipike pėr shprehjen e njė vetėdijeje botėkuptimore pėr kėtė dogmė. Nė terminologjinė gjuhėsore, kjo mėnyrė komunikimi ėshtė quajtur edhe “gjuhė druri”, gjuhė e ngurtėsuar, e cila “pėrkthen” perceptimin e dogmės. Ky pėrdorim gjeti shtrat tė pėrshtatshėm nė ligjėrimet politike si, pėr shembull, ato qė lidhen me kodin e besimit, marrėdhėniet shoqėrore, ligjėrimet nacionaliste, ligjėrimi ndėrinstitucional etj. Po japim disa shembuj1: “I gjithė populli ushtar; lavdi marksizėm-leninizmit, internacionalizmit proletar; tė mendojmė, tė punojnė, tė luftojmė si revolucionarė; kur flet klasa hesht burokracia; kursim natė e ditė; njeriu i ri; sjelljet, shfaqjet e huaja; forcim i stilit nė punė, i vigjilencės, i radhėve tė partisė, i unitetit; ē’thotė partia bėn populli, ē’don populli bėn partia; nga fitorja nė fitore, agjitacion dhe propagandė; agallarė, bejlerė, kulakė; aksion me goditje tė pėrqendruar; frymė revolucionare, frymė e aksioneve; ambient mikroborgjez; aksionist; analizė klasore; brigadat e arave; aparat i Komitetit Qendror; armatos me teorinė marksiste-leniniste; kritikė asgjėsuese; autokritikė e shėndoshė; armė politike, ideologjike; internim; bie nga fiku, rrėshqet kėmba; Shqipėria njė kala, vigjilenca fort e mban, feja ėshtė opium pėr popullin” etj...
E gjithė kjo mėnyrė tė foluri, e mbėshtetur mbi dogmėn, e ngulitur nė gjuhė, nė fjalorė, qė pėrdorej nė shkollė, nė jetėn e marrėdhėnieve politike, shoqėrore, kulturore do tė bjerė bashkė me pėrmbysjen e sistemit, duke krijuar fillimisht njė boshllėk, njė krizė elokuentia, e cila, me kalimin e viteve, gradualisht po kthehet nė njė deformim perceptimi dhe nė njė tė folur arkaike.
2. Padrejtėsia historike qė i ėshtė bėrė kombit tonė nėpėrmjet copėzimit, ka lėnė gjurmė tė thella nė tėrė pėrbėrjen e tij materiale e shpirtėrore. Ndarja e tij nė shtete me gjuhė dhe kultura tė tjetėrfarta, trysnia e tyre e pashmangshme, e mbarsur nė mjaft raste me ideologji etnike bizantine, vrasėse tė shteteve pėrqark, mbyllja e shtetit komunist shqiptar dhe politizimi i kulturės, kanė sjellė pasoja tė tilla qė i kanė detyruar shpeshherė shqiptarėt tė sillen ndaj njėrit-tjetrit jo si bashkėkombės, por si fqinjė. Si mund tė flitet pėr njėsim tė historisė, tė kulturės e tė gjuhės nė kėto rrethana? Njėsimi ėshtė njė proces vetėdijesimi i pėrbashkėt pėr tėrėsinė e vlerave shoqėrore, historike, kulturore e gjuhėsore. Ai kryhet nė kushtet kur kėto vlera nuk mbeten vetėm potenciale, por kthehen nė pjesė pėrbėrėse tė ēdo individi. Atėherė shtrohet pyetja: Sa dhe si e njohim ne shqiptarėt njėri-tjetrin, sa dhe si e njohim historinė, kulturėn dhe gjuhėn tonė tė pėrbashkėt? Si mund tė bėhet realitet njėsimi gjuhėsor pėr gjuhėn shqipe, kur gati gjysma e popullsisė shqiptare ndodhet jashtė kufijve tė Shtetit shqiptar?
Vetė ērregullimi demografik e politik i arealit gjuhėsor tė shqipes nuk vinte nė ndihmė pėr njė njėsim tė natyrshėm, pasi folėsit e saj gjendeshin nė kushte veēimi tejet specifike por, ndėrkaq, edhe njėsimi i pretenduar ėshtė ende larg sė qeni gjithėpėrfshirės.
Mirėpo, pas viteve ‘90-tė, kanė ndodhur dy dukuri demografike me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė arealin gjuhėsor tė shqipes. Janė hequr pengesat gjeopolitike, qė pengonin qarkullimin e njerėzve e bashkė me ta, edhe mallrave, ideve, marrėdhėnieve shoqėrore e kulturore, tė cilat gjejnė shprehje nė rrjetėn e shenjave gjuhėsore. Gjithmonė e mė shumė, shqiptarėt po dalin nga enklavat, ku i pati vendosur padrejtėsia historike dhe po homogjenizohen. Bashkė me ta edhe kultura, gjuha, institucionet, mėnyra e njėjtė e perceptimit tė botės dhe formimit tė vetėdijes gjuhėsore e kombėtare.
Pėrpos kėsaj dukurie makrolinguistike, njė dukuri tjetėr po ndodh nė arealin e shqipes: zhvendosja e lirė e njerėzve brenda enklavave, hap pas hapi, po “prish” dialektet dhe tė folmet, tė paktėn nė kuptimin klasik tė kėtyre koncepteve, duke dhėnė njė pamje tė re nė atlantin gjuhėsor tė shqipes. Kjo gjė ka bėrė tė mundur qė brumi i shqipes tė vihet nė lėvizje shumė mė tė gjerė, duke rritur ndjeshėm kontaktet. Nė kėto kushte, ēėshtja e standardit nuk mund tė trajtohet me tė njėjtin kėndvėshtrim si mė parė. Dukuria e parė qė lind dhe bėhet funksionale nė lidhje me standardin ėshtė mundėsia pėr krijimin e varianteve, tė cilat marrin njė rėndėsi tė veēantė nė gjuhėn shqipe. Nė pamje tė parė, ekzistenca e varianteve, duket sikur i kundėrvihet njėsimit dhe kjo ka pjesėn e saj tė sė vėrtetės, siē ėshtė po aq e vėrtetė se ato pėrbėjnė mozaikun, larminė, vitalitetin dhe bukurinė e njė gjuhe. Dukuria tjetėr ka tė bėjė me lindjen e sociolekteve si dhe me njė qarkullim mė tė madh tė formave nė ligjėrimin publik, kryesisht nė letėrsinė e shkruar. Ky vitalitet vihet re nė disa drejtime kryesore: a) Nė rigjallėrimin e fjalėve dhe tė strukturave dialektore a tė folmeve, qė nuk gjenden tė pasqyruara nė fjalorė; b) nė krijimin e fjalėve tė prejardhura; c) nė krijimin e fjalėve me devijim klase; d) nė shqipėrimin e fjalėve tė huaja me prejardhje tė largėt e tė afėrt.
Nė kėto kushte, del si domosdoshmėri vėnia nė qarkullim e formave, tė cilat do tė duhet mjaft kohė pėr t’u hapur ndaj gjithė bashkėsisė sė folėsve. Pėr kėtė gjė do tė duhej doemos qė i gjithė ky potencial fjalėsh dhe strukturash tė mos mbetet i panjohur pėr tėrėsinė e folėsve, ai duhet tė faktohet e tė shpjegohet nė dokumente tė tilla, siē janė fjalorėt dhe gramatikat thesare. Nė vend qė tė merremi me diskutime shterpė pėr mėnyrėn sesi u arrit njėsimi i sotėm, se ēfarė u mor dhe ēfarė nuk u mor pėr bazė, se ēfarė duhet shtuar e ēfarė duhet hequr, ndėrkohė qė folėsve nė tė gjitha trevat nuk mund t’u imponohet konkretisht kurrfarė forme, mendoj se do tė ishte mė mirė t’u jepej nė dorė ēfarė ka gjuha jonė, e mandej vetė ata, nė kushte jashtėgjuhėsore tė caktuara, tė na impononin ne gjuhėtarėve njė pėrzgjedhje mė tė arsyeshme tė formave pėrfaqėsuese pėr njė standard gjuhėsor sa mė pranė realitetit tė gjuhės mbarėkombėtare. Ndonjė prirje pėr ta riparė ēėshtjen e standardit nga pozita tė njė voluntarizmi krahinorist, hera-herės nisur nga po i njėjti model konceptual si nė ‘72-shin, kur dihet se shqipja nuk ėshtė mė nė rrethanat e dikurshme, si rezultat i ndryshimit tė faktorėve jashtėgjuhėsorė dhe prirjes drejt njė zhvillimi tė natyrshėm njėsues, mund “ta trazojė” keqas ēėshtjen e standardit, duke sjellė pasoja pėr gjuhėn dhe unitetin e kombit. Vetė aktorėt jashtėgjuhėsorė dhe institucionet duhet tė jenė shumė tė kujdesshme pėr ndėrhyrjet nė gjuhė, pasi ėshtė ende herėt tė ndėrhyhet nė standard, sidomos nė mėnyrė emocionale, kur dihet se nuk kanė kaluar ende katėr (realisht dy pas viteve ’90-tė ) dekada dhe, ashtu siē ka ndodhur edhe pėr gjuhė tė tjera, do tė duhen ende disa dhjetėvjeēarė pėr tė gjykuar pėr efektet e standardizimit tė gjuhės sonė. Kur vetė kombi po shkon natyrshėm drejt lėvizjes dhe njėsimit tė vlerave, ėshtė ende herėt pėr njė kirurgji tjetėr eksperimentale nga ana e gjuhėtarėve.
3. Nė njė shoqėri tė hapur politikisht dhe ekonomikisht, siē ėshtė shoqėria shqiptare sot, ndihet edhe trysnia e gjuhėve tė vendeve tė fuqishme politikisht dhe ekonomikisht, me tė cilat jemi nė kontakt. Kjo trysni ėshtė e pashmangshme nė fazat e para tė hapjes ndaj botės. Fjalėt dhe strukturat e huaja vėrshojnė nga tė gjitha anėt, aq sa tė krijohet pėrshtypja se po ia marrin frymėn gjuhės. Por, hap pas hapi, folėsit fillojnė e reagojnė me vetėdijen e vetėmbrojtjes, shtien nė punė kujtesėn e pėrbashkėt pėr tė kėrkuar brenda gjuhės qė pėrdorin, gjegjėset e tyre dhe, vetėm kur bėhet i pamundur zėvendėsimi, atėherė pranojnė t’i pėrdorin, duke ua nėnshtruar sistemit tė gjuhės sė tyre. Sa mė i plotė tė jetė standardi i njė gjuhe nga pikėpamja e gjithėpėrfshirjes gjuhėsore anekėnd dhe masės sė folėsve qė e pėrdorin, aq mė shumė rritet qėndresa ndaj trysnisė sė huazimeve.
A kemi tė drejtė tė shqetėsohemi, kur pėrditė veshėt na dėgjojnė dhe sytė na shohin pėrēudnime tė tilla si: “kishin mundur tė fitonin duke aplikuar me emrin e firmės (duke pėrdorur emrin e ndėrmarrjes), ēamėt do tė diskutohen nė Athinė (ēėshtja ēame do tė diskutohet), bėj mjekun, bėj mėsuesin (ėshtė mjek, mėsues), konvertoj paratė (kėmbej), bord (kryesi), integritet (tėrėsi), krucial (i qenėsishėm), kredibilitet (besim), fazė tranzicioni (kalimtare), takoi Bush (Bushin), debolesė (dobėsi), axhendė (rend dite), demilitarizim (ēmilitarizim), handikap (pengesė), konfrontimi (ballafaqimi), Aa! (ėė), Aha (ėhė), bla-bla-bla (llaka-llaka, dėrr-dėrr, gam-gam), jeni tė mirėpritur (mirardhėshi), kontaktoni me numrat (lidhuni me), i avancuar (i pėrparuar), divergjencė (papajtueshmėri), konfidencė (mirėbesim), novacion (risi) OK! (Po!, mirė), i dha OK ( i dha pėlqimin), salutoj (pėrshėndes), pėrfitoj nga rasti t’ju shpreh komplimentat e mia (pėrgėzimet), komunitet (bashkėsi), abonohem (pajtohem), aprovoj (miratoj), publicitet (reklamė), gelateria (akullore), pasticeria (ėmbėltore), Pizzeria (Piceri), adoptoj (birėsoj), adaptoj (pėrshtas); primar (parėsor), seleksionoj (pėrzgjedh), intermediar (ndėrmjetės), pėrtej kėsaj (pavarėsisht nga kjo), premio (ēmim), nazionale (kombėtare), pankinė (stol), GDP (PPB), Shėrbimi Inteligjent (Shėrbimi Informativ), komision bipartizan (dypartiak)” etj.
Nė pėrfundim, mund tė themi se uniteti i njė kombi arrihet kur ēdo kombas ndėrgjegjėsohet pėr tėrėsinė e vlerave qė i pėrkasin. Nėse kėto vlera mbeten tė copėzuara, nėse ato nuk njihen dhe nuk bėhen pjesė e pėrbashkėt e gjithsecilit, ky unitet mbetet abstrakt, nuk jetėsohet. Njė nga vlerat mė tė mėdha tė tij ėshtė gjuha, njė amanet i tė parėve, pjesė e vetėqenies sonė, e identitetit kombėtar, e shqiptarėsisė. Kjo vlerė duhet ruajtur e pasuruar nj’ashtu si e thotė Fishta se “Fjala ndryshon prej fjale . Fjala tjetėr ėshtė ... nė gojė tė Homerit, tė Demostenit, tė Ciceronit ... e tjetėr nė gojė tė ndonjė deputeti semianalfabet, egoist e regresist, intrigant e shtazė e parlamenteve tė Evropės, si dhe nė pendė tė ndonjė gazetari a letrari, sidomos shqiptar”. Kėtė dashuri pėr gjuhėn Naimi do ta shprehė: “Tė gjithė kanė bėrė faj qė s’falet e tė metė qė s’ndjehet, kur kanė pėrzier gjuhėn e bukur shqipe me fjalė tė huaja! Gjuha jonė duhet shkruar thjesht shqip, se fjalėt e huaja e shėmtojnė”.
Midis “gjuhės sė drurit” dhe “kullės sė Babelit”, gjuha shqipe rrjedh e qetė nė arteriet e kombit si njė vetėdije, me tė cilėn shqiptarėt kanė lidhur jetė e mot shqiptarėsinė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos