Aeroporti i Kukėsit, mes ėndrrės amerikane dhe realitetit

Reportazh Gjashtė vjet pas pėrfundimit, ende asnjė fluturim. Shpresohet qė vepra tė zgjerohet nga amerikanėt

Aeroporti i Kukėsit, pėr momentin ėshtė njė vepėr pa pėrfitues, ndonėse flitet pėr zgjerim tė pistės sė fluturimeve apo pėrfshirje tė interesave tė tė huajve. Nė projekt ishte parashikuar tė fluturonin 100 mijė pasagjerė nė vit dhe tė punėsoheshin mė shumė se 100 persona. Por deri mė sot, asgjė nga kėto nuk ka ndodhur.

Fusha e rrethuar

Gjashtė vite pas pėrfundimit, aeroporti i Kukėsit i ngjan njė “pashallėku” tė rrethuar me tela, ku rojet lejojnė vetėm kundrimin nga larg. Me gjithė problemet qė pati gjatė ndėrtimit, kryesisht me pronarėt protestues, tė cilėt e bllokuan disa herė gjatė realizimit, te banorėt e Kukėsit ngjalli shpresėn e bukur tė afrimit me Europėn. Por tani pas kaq vitesh, nė aeroport ka vetėm njė drejtor tė emėruar dhe asgjė tjetėr, ndėrsa ruhet nga njė grup rojash private tė kontraktuar. Natyrshėm lind pyetja: Kur do tė vihet nė punė ky aeroport? Rojat tregojnė se as qė janė tė interesuar pėr kėtė. “Ne paguhemi pėr ruajtjen e tij dhe kėshtu siē ėshtė bosh, nuk na bėn pėrshtypje, pėr ne njėsoj ėshtė”, tha njė roje, duke shtuar se duhej tė merrnim leje pėr tė fotografuar nga larg, pasi nga brenda as qė bėhej fjalė.

Njė vepėr pa pėrfitues

Vitet kalojnė dhe aeroporti ende nuk po vihet nė punė, as pėr tė fluturuar drejt Europės, siē patėn ėndėrruar tė rinjtė kuksianė, e as pėr t’u punėsuar nė tė. Menjėherė pas ndėrtimit, nė zonėn e aeroportit u afruan biznese ambicioze, por kur panė se nga kjo fushė nuk mund tė bėhen fluturime, u larguan. Fshati Shtiqėn, ku shtrihet pjesa mė e madhe e aeroportit, ėshtė pėrfituesi i vetėm deri tani. Dhjetėra familje kanė pėrfituar shpronėsimin e tokės, njė pjesė e tė cilave nė sasi jo tė paktė dhe me ēmim tė arsyeshėm. Kanė ngritur ndonjė biznes tė vogėl nė qytet apo kanė ndėrtuar shtėpi tė reja. Pėrveē kėsaj, mė shumė se 10 kryefamiljarė punojnė si roje private.

Shpresa

Thashethemnaja sipas tė cilės aeroporti do tė zgjerohet dhe se njė pjesė e mirė e fshatit, nė mos krejt fshati, do tė zhvendoset prej aty, pėrbėn njė ėndėrr tė bukur pėr banorėt e fshatit Shtiqėn. Ndoshta si realitet i ardhshėm, ndoshta si kompensim i mungesės sė ndikimit qė pritej tė kishte aeroporti. “Kjo ėshtė njė vepėr pa pėrfitues, veē nė na marrtė amerikani, atėherė, po, le tė ikim prej kėtu”, tha ai, duke sqaruar se kohėt e fundit qarkullonin fjalė sikur aeroporti do tė zgjerohej pėr t’u bėrė me dy pista. Edhe njė tjetėr banor pohoi se kishte dėgjuar nga njerėzit qė amerikanėt do ta zgjeronin aeroportin dhe kjo gjė sipas tij, nuk ishte e thjeshtė. “Po flitet se kjo fushė do tė zgjerohet sa dyfishi dhe atėherė ne i bie qė tė lėmė fshatin, ndoshta i duhet Amerikės kjo zonė”, tha njė banor nga Shtiqni. Ndėrkaq, njė djalė i ri me emrin Ruzhdi, i cili punonte nė lokalin e vetėm nė rrugėn e aeroportit, tė cilin e kishin bėrė vėllezėrit tij me kontributin e shumė viteve emigracion, tha se nė vendin ku punonte mund tė ngriheshin konstruksione tė NATO-s dhe se ai pasi tė shpronėsohej, do tė ikte nė bregdet. “Tė gjithė kėtė malin e Gjallicės pas nesh do ta marrė amerikani, ne nuk kemi ku tė shtyhemi mė, a i ke parė helikopterėt qė kanė fotografuar zonėn?”, tha ai nė mėnyrė retorike, duke shtuar se vetėm ky hap do tė ishte pėr banorėt njė shpėtim. “Kėtu nuk mund tė fluturojė aeroplan ndėrkombėtar edhe 16 vite deri sa tė pėrmbushet koncesioni i Rinasit”, tha Ruzhdiu, duke pėrmendur kontratėn e koncesionit tė aeroportit “Nėnė Tereza” tė bėrė 6 vjet mė parė, sipas sė cilės, pėr 20 vite do tė ketė vetėm ekskluzivitetin e fluturimeve ndėrkombėtare nė Shqipėri.

Thashethemet

Kur i pyesim banorėt se nga e dinė ata qė kėtu do tė bėhen punime ushtarake pėr NATO-n dhe se fshati do tė shpėrngulet, ata tė thonė thjesht, kėshtu thuhet. “Po flitet, radio-populli po flet sikur ky do tė shėrbejė pėr interesa ushtarake”, tha njė mėsues i zonės, duke folur pėr aeroportin. Nė tė vėrtetė burime gjysmė zyrtare flasin pėr mundėsinė e zgjerimit tė pistės, madje, siē thuhet, fusha do tė zgjatet dhe do tė ndėrtohet edhe njė pistė tjetėr. Mirėpo asgjė nga kėto nuk mundėm tė konfirmojmė zyrtarisht. Banorėt sidoqoftė vazhdojnė tė besojnė.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos