Enkeleda Olldashi - Larg politikės sė tim shoqi



Ani Jaupaj

Identifikimi i njė karakteri ngjyroset e merr pamje nga detajet fare tė vogla, qė me njė shikim tė shpejtė tė duken shpėrfillėse. Kupton mė pas qė, tek e fundit, janė ato qė dallojnė njėrin nga tjetri. Fjala bie, qė dikush tė mos mbaj asnjėherė ēadėr me vete, si personazhi ynė, edhe pse nuk ėshtė kushedi ēė pėr t’u zbuluar, ngelet detaj vetėm i tiji. Supersticiozėt i veshin elementė tė tillė me gjithfarė misteresh qė zbresin nga yjėsitė, por nuk po nisim tė zbėrthejmė kėtė. Janė tė tjerė, mė tė rėndėsishėm, tiparet dallues. Te Enkeleda Olldashi, pasojė ndoshta e profesionit tė saj si pedagoge, ēka nėnkupton sė pari komunikim tė mirė, ndėrthurej njė buzėqeshje thuajse fėminore me elokuencėn e njė profesoreshe qė ėshtė pėrditė, pėr orė me radhė, pėrpara studentėve. Ajo vetė, e quan fat apo mė mirė rastėsi faktin qė i qėlloi tė japė lėndėn “E Drejta Romake” nė Universitetin e Drejtėsisė. Natyra filozofike e lėndės e bėn atė, tok me studentėt, tė vrapojė e tė luajė nė labirintet e mendimit, aq sa pėr tė mos i bėrė asnjėherė rutinore, qoftė ditėt qoftė orėt e mėsimit. Sepse nuk ėshtė pak qė tė numėrosh 14 vite mėsimdhėnie nė profesion. Por avantazhi i punės sė preferuar, bėn qė tė mos duken as tė shumtė.
* * *
Enkeleda Olldashi, habitet edhe vetė me dėshirat, apo mė mirė prirjet ekstreme qė kishte qė nė kohėn e gjimnazit, kur i duhej tė zgjidhte pėr studimet e larta. Matematikė, jurisprudencė, letėrsi! Asnjėra qė t’i qasej tjetrės. Gjeometria nuk mund ta linte asnjėherė indiferente por, ndėrkaq, as frymėzimi me tė cilin e mbushte letėrsia dukej sikur nuk shteronte. Por ja qė ishte e thėnė t’i binte pėr hise pikėrisht dega e drejtėsisė, e cila mė vonė do ta bėnte tė kuptonte qė nuk paskėsh qenė fare e rastėsishme. Pas atij vendimi gjysmė tė sajin e gjysmė tė atyre qė vendosnin pėr tė drejtėn e studimit, fshihej, njėfarėsoj, fati i mėtejshėm. Sepse ku ta dinte Enkeleda qė aty, mes studentėve, do tė gjente edhe bashkėshortin e saj tė ardhshėm. Me Ministrin e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashin, ishin moshatarė, njė brez, brezi i parė i studentėve pas ndryshimit tė sistemeve qeverisėse. Komoditeti i tė qenit moshatar, janė ato bisedat e pėrditshme, ndonjėherė edhe tė kota, temat e pėrbashkėta, shoqėria e njėjtė. Askush nga tė dy nuk ka nevojė tė pėrshtatet apo sforcohet pėr hatėr tė tjetrit. Ata tė dy, ende edhe sot, kanė tė njėjtėt miq, po ata, tė dikurshmit. Natyrisht qė secili ka tė tjerė, tė rinj, pėr shkak tė drejtimeve qė secili do tė merrte vite mė vonė.
* * *
Me t’i dhėnė fund studimeve, rrugėt e tė dyve nuk do tė ndesheshin mė si ēdo mėngjes, nė oborrin e fakultetit. Sokoli kishte nisur tė bėnte gazetarin nė ATSH e mė pas nė gazetėn “Albania”, kur Enkeleda u emėrua juriste nė Rektoratin e Universitetit tė Tiranės dhe pedagoge e jashtme nė Fakultetin e Drejtėsisė(1995-2001). I shoqi vazhdoi me gazetarinė dhe mė pas u bė pjesė aktive e politikės, ndėrsa ajo, pas vitit 2001, kohė nė tė cilėn kishte pėrfunduar dhe studimet pasuniversitare, do tė emėrohej pedagoge e brendshme nė bankat, ku pak vite mė parė, ishte ulur vetė. Kėtu, do niste tė plotėsohej tabloja e plotė e pedagoges. Studentėt dita ditės do njiheshin me ‘huqet’ e zyshės. Do mėsonin qė duhej vėmendje pėr ta ndjekur nė ato ecejaket, vajtje-ardhjet, e mendimit qė i shkaktonte lidhja me filozofinė. Do mėsonin pėr ngurrimin e gjithėkohshėm pėr tė botuar njė libėr, ngase i duket se duhet gjithnjė tė mėsojė edhe mė, por do mėsonin sidomos, nėse dikujt do i duhej t’i eci pėrkrah pėr ta pyetur, se ecėn shumė shpejt...

Brenda dhe jashtė politikės

Tė qenit gruaja e njė politikani, nuk ia ndryshoi ndonjėherė ritmin e ditės Enkeleda Olldashit. “Sokoli nuk bėn kurrė biseda pune nė shtėpi dhe mua nuk mė pėlqen t’i ndėrhyj”. Enkeleda ėshtė nga ato qė pohojnė fort se tė gjithė kanė tė meta, tė gjithė kanė merita. Duke qenė pjesė e njė profesioni publik, natyrisht qė mbėshtet politikėn si tė tillė, por nuk ngre zėrin asnjėherė pėr politikanin. “Pėrpiqem ta ndjek politikėn nga pozicioni i qytetarit dhe jo i bashkėshortes sė politikanit. Edhe kur mė duket e arsyeshme t’i pėrcjell diēka tim shoqi, kjo ėshtė ajo qė unė mendoj si qytetare dhe ajo ēka unė vjel nga njė brez me tė cilin kam kontakt tė pėrditshėm, studentėt”. Dhe nė fakt, bisedat politike qėndrojnė jashtė pragut tė shtėpisė. “Mjaftohem me lajmet ato publiket, me ato qė dinė tė gjithė. Vetėm nė raste tė veēanta, nėse e shoh tė shqetėsuar, e pyes tim shoq. Jo pėr shkakun, por nėse ka njė zgjidhje”. Nuk do ta cenojė kohėn qė ka pėr familjen me “punė”. E ėshtė pikėrisht rėndėsia e kėsaj kohe qė e ka bėrė tė zgjedhė mėsimdhėnien si njė profesion me orare tė mirėpėrcaktuara. Paēka se studimet individuale, kėrkimet, zėnė kohėn e tyre, por tė paktėn do tė jetė nė shtėpi, askush nuk do t’i vendos orare pėr kėtė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos