Aldo Bare: S’isha nė ngjarje kur Tur Daja mė vrau vėllain



Armand Bajrami

Aldo Bare, i akuzuari si kreu i “Bandės sė Lushnjės”, nuk e ruajti qetėsinė dje te Krimet e Rėnda, kur nė seancė dėshmoi Gramoz Selmani, ish-shoku i Artur Dajės, vrasėsit tė vėllait tė tij. Me nervozizėm, Aldo Bare, i njohur me emrin Alfred Shkurti, nuk ngurroi tė kėrcėnonte dėshmitarin, duke i kujtuar se ėshtė i fuqishėm edhe pas hekurave. Gjykatės iu desh tė ndėrhynte disa herė pėr tė shmangur acarimin e situatės. Aldo Bare i pėrsėriti dėshmitarit se, nėse do tė ishte treguar i pastėr, do ta kishte falur. Edhe pse nė njė pozitė jo tė qartė penale, dėshmitari Gramoz Selmani, tregoi dje pėr tri episode kriminale tė vitit 1997, pėr tė cilat akuzohen anėtarė tė bandės. Ai tha se pas njė pėrballje me armė, Artur Daja vrau vėllain e Aldo Bares, Ramadan Shkurtin. Dėshmitari tregoi detaje mbi ngjarjet ku janė vrarė Nimet Zeneli dhe Masar Aliu. I akuzuari Aldo Bare tha se ai nuk ka qenė prezent nė ngjarjen u vra vėllai i tij. Bare ndėrhyri nė gjyq, duke i bėrė disa pyetje dėshmitarit:
DEBATI ne gjyq
Bare: Sot kishe rastin, kėtė ditė, qė unė edhe mund tė tė falja. Pėr Zotin do tė tė falja. Nė qoftė se do tė ishe treguar i pastėr.
Gjykata: Tė lutem, mos bėj presione i pandehur. Tė lutėm vetėm pyetje.
Bare: Unė nuk bėj presione. Nuk jam malok. Unė jam myzeqar, jemi njerėz tė shtruar.
Gjykata: Je duke bėrė presione ė... ? Vetėm pyetje.
Bare: Pėr herė tė parė ku mė ke parė ti mua?
Gjykata: Kur e keni parė pėr herė tė parė? Mos e shikoni, vetėm dėgjoni.
Selmani: Nė Lushnjė. Aty e kam parė me Arben Boriēin.
Bare: Si mė ke njohur mua ti? Thjesht si fytyrė, apo... ?
Selmani: Vetėm si lushnjar. Kam pasur respekt pėr ty, pėr kokėn time.
Gjykata-Bares: Bėj vetėm pyetje, mos provoko.
Bare: Tė thashė edhe njėherė. E kishe shansin. Juve thatė qė makina po vinte nga varrezat drejt lokalit. Aty nė lokal, ke parė nja 3-4 persona qė po prisnin kėtė makinė.
Selmani: Jo nuk kam parė.
Bare: Makina kur ka ardhur, ka ardhur me shpejtėsi. Nuk i ka ulur xhamat the, kur u afrua aty?
Selmani: Ka ardhur shumė avash. Nuk i ka ulur xhamat.
Bare: Makina nuk qėndroi, apo jo?
Selmani: Makina po vinte shumė avash, sa nuk e pėrcaktoja dot. Por unė pastaj u ula poshtė tavolinės.
Bare: Ju ishit nė tavolinė. Si tė ra nė sy kjo makinė, ndėrkohė qė ishit duke ngrėnė. Unė kur jam nė tavolinė, nuk shikoj makinat.
Gjykata: Pyetjen i pandehur!
Bare: Ju thatė qė makina e mori breshėrinė nga pas. Ku qėndroi makina, pėrballė lokalit, apo nga pas?
Selmani: Sa erdhi makina, ne u ulėm poshtė tė tėrė. Vetėm nga mbrapa qė i gjuajti makinės Artur Daja.
Bare: Kush ishte i ulur mbrapa nė makinė?
Selmani: Mbrapa ishte vėllai yt (Ramadan Shkurti) me gjithė Enver Rabian. Shofer ishte Bardhyl Rabija. Ti ishe i ulur nė vendin e parė.
Gjykata: Kush gjuajti para, makina apo Artur Daja.
Selmani: E para gjuajti makina.
Bare: Nuk ke parė ti 2-3 persona qė po prisnin makinėn tek tarraca e lokalit.
Selmani: Nuk kam parė.
Bare: Nuk ke parė ė... . Mbasi ndodhi ajo qė ndodhi, ku ke shkuar?
Selmani: Kam shkuar nė Bitaj. Kam takuar Faik Sulovarin. I kam treguar pėr ngjarjen, qė desh na vranė.
Bare: Kur erdhi makina drejt teje me xhama mbyllur, ti u shtrive pėr tokė. Atėherė si i pe tė gjitha ato skena, qė ishte Fred Shkurti, qė ishin ata krushqitė e tu dhe tė tjerė?
Selmani: Ishim aty. E pamė tė tėrė ne.
Bare: Unė nėse do tė isha aty, do tė kisha marrė vėllain tim. “OK”?
The qė shkove nė shtėpi dhe more nusen dhe ike u largove nė Fier. Shkove tek Faik Sulovari. ēfarė i the Faik Sulovarit ti, nė ato momente qė e takove?
Selmani: I thashė qė na goditi. Alfred Shkurti na goditi.
Bare: Kur shkove tek shtėpia e Sulovarit, ēfarė i the?
Selmani: Nuk i kam shkuar nė shtėpi. Vetėm e kam takuar.
Bare: Ky sa ka shkuar i ka thėnė: “Qėllova mbi njė makinė. Nuk e dija se kush ishin. Kur vajta pastaj, pashė vėllain e Fredi Shkurtit. Atėherė i kishte thėnė edhe Artur Dajės, qė ‘mos bėj gabim ta qėllosh’”. Faiku dhe personi qė e ka shoqėruar atė natė i kanė thėnė: “Shiko se, Fred Shkurti ėshtė burrė. Shko kėrkoi falje dhe ai do tė tė falė”.
Gjykata: Janė tė vėrteta kėto qė thotė i pandehuri.
Selmani: Jo, jo, jo.
Bare: Kur ke shkuar nė Fier, tek Ahmet Isufi, ēfarė i ke thėnė?
Selmani: Nuk e njoh. Met Zenelin e njoh.
Bare: ēfarė kisha veshur unė, nė ato momente qė kam dalė nga makina?
Selmani: Nuk e mbaj mend.
Bare: Kė ke pasur atė ditė nė tavolinė?
Selmani: Unė kam pasur Lenc Dajėn, Artur Dajėn, Xhevit Dajėn, Genci Kasharin.
Bare: Por ti shpėtove. Nuk tė kapi plumbi. Pasi dėgjove krisma, vetė nė ē’pozicion ndenje.
Selmani: Ndenja ca minuta.
Bare: Atėherė kush e goditi makinėn?
Selmani: Makina eci dhe qėndroi rreth 100 metėr mė larg nesh.
Bare: Kush e goditi makinėn?
Selmani: Njė e qėlloi.
Bare: Po si e qėlloi? Se kėshtu si na e thua ti, makina shkoi pėr tė vrarė njė goxha burrė, qė ti e di shumė mirė qė ka qenė homoseksual. Atėherė, vajti pėr tė vrarė Tur Dajėn gjithė ajo makinė dhe qėlluan pa hapur xhamat. Ju qenkeni shtrirė kot. Tani kush e goditi makinėn, se makina mbeti pėrballė.
Selmani: Artur Daja.
Bare: Po Artur Daja, a ishte shtrirė? Tur Dajėn ti e pate nė krah a ku?
Selmani: Turi fillimisht qė nė tavolinė para meje.
Bare: Me njė fjalė, Turi nuk paska pasur frikė, ndėrsa ju jeni shtrirė.
Gjykata: I pandehur pyetje keni? Nė ēdo moment mund tė bėni deklarime pėr pretendime tuajat nė lidhje me ngjarjen.
Bare: Trego kėtu tani. Kush e goditi makinėn veē teje?
Selmani: Artur Daja.
Bare: Ke qenė ndonjėherė nė burg.
Selmani: Kam qenė dy herė.
Bare: Sa vjeē ke qenė herėn e parė dhe pėr ēfarė u dėnove?
Selmani: Kam qenė 14 vjeē. Isha pėr vjedhje.
Bare: Po herėn e dytė?
Selmani: Pėr vjedhje.
Bare: Ke qenė se ke vrarė njė person.
Selmani: Jo.
Bare: Sa herė ke ardhur nga Greqia, pasi ka ndodhur kjo ngjarje?
Selmani: Pasi ika nė shtėpi pas ngjarjes, u ktheva pėr herė tė parė pas 8 muajsh.
Bare: Pse u larguat ju, kur nuk ndjeheshit fajtorė?
Selmani: Nuk ndjehesha fajtor, por Fredi po rrihte njerėzit e mi.
Bare: Po ti kishe ikur menjėherė nė Greqi. Kur more vesh ti se po tė rrihja njerėzit e tu.
Selmani: Po kur u ktheva pas tetė muajsh, ti ishe bėrė shumė i fuqishėm.
Bare: Edhe jam, edhe jam. Do ta shikosh ti edhe A.K. More vesh?
Gjykata: I pandehur, ju lutem jo komente.
Bare: Nė vitin 1998, kur jeni kthyer nė Shqipėri, keni shkuar dhe kėni qėndruar disa muaj tek vjehrri yt.
Selmani: Po. Tek nusja ime.
Bare: Kalojmė tek vrasja e shokėve tė tu. The qė duke ardhur nga Fieri, ju bėnė pritė.
Sulejmani: Po ktheheshin nga Bubullima. Na bėri pritė Arben Borici me Ilir Stėrgun. Para nė makinė ishin ulur Masari dhe Nimet Zeneli. Unė isha prapa.
Bare: Si i dallove ti pritėsit kur ishe prapa nė makinė?
Selmani: Po Ben Boriēin e njoh mirė. Kam dalė pėr zhaba me tė. Ata drejtuan armėt nga ne.
Bare: Ata kishin dalė pėr auto-stop aty? I pe gjė me minifund dhe me kėpuce me taka? Apo kishin dalė me armė si burrat?
Selmani: Ata kishin informacion se Gramoz Selmani ishte nė makinė.
Bare: Po si mendon ti, pse donin tė vrisnin ata? Ti ishe i pafajshėm o burri i dheut?!
Selmani: Unė nuk kam bėrė gjė. As Bujari nuk pati bėrė gjė.
Bare: Ti thua qė personalisht nuk ke bėrė gjė. As unė nuk i kam bėrė gjė Bujarit tėnd. Tė jesh i qetė pėr kėtė. Dhe nuk ma bėnte dora t’i bėja gjė. Edhe njėherė po pyes. Ti ishe ulur para. The qė tė goditėn Ilir Stėrgun dhe Arben Boriēi. Po ata, nėse kishin vajtur pėr tė vrarė, do tė godisnin.
Selmani: Goditėn ata.
Gjykata: Menjėherė goditėn ata?
Selmani: Menjėherė goditėn. Sa panė makinėn ata goditėn tek e tek drejt nesh. Unė u futa poshtė makinės, kurse Nimeti me Masarin ikėn fushės.
Bare: Po si u fute poshtė makinės? Mi ishe ti?
Selmani: Po, u futa. Unė po tė them si kam qenė e si ishte.
Bare: Goditėn ata tek e tek?
Selmani: Po.
Bare: Mua ku mė ke parė atė ditė?
Selmani: Tė kam parė tek dyqani. Tė pashė kur dola nga poshtė makinės, ku isha futur dhe dola nė mes tė xhadesė.
Bare: Sa metėr ishte nga makina deri tek lokali ku mė paske parė ti mua?
Selmani: Rreth 100 metra.
Gjykata: Ju gjuajtėn kur kalove xhadenė?
Selmani: Po, sa kalova xhadenė.
Bare: Po tani ti, ose ke parė shokėt e tu qė kanė ikur nga fusha, ose mė ke parė mua tek lokali. Domethėnė, unė paskam qenė kėmbėkryq thua ti, kur po merrej gjaku i vėllait tim. Ndėrsa Ben Boriēi me Ilir Stėrgun i ke parė duke ikur, ndėrsa mua mė paske parė nga 100 metra qė po ju gjuaja juve me automatik.
Selmani: Atė e di ti.
Bare: Po ti ishte duke ikur, apo ishte duke parė nga lokali? Paske qenė trim i madh. Si mund tė shikoje nga lokali, kur nga lokali kishte breshėri nga ty. Asnjė nuk shikon dot drejt krismave. Gjithkush qė tė jetė, do tė fshihet. Tani, ose ke ikur pėr t’u fshehur, ose ke parė.
Kush e ndoqi Metin dhe Masarin?
Selmani: I ndoqi Arben Boriēi me gjithė Ilir Stėrgun. Ata e ndoqėn Met Zenelin deri nė 400 metra.
Bare: Domethėnė, ti paske fjetur gjumė nė makinė, paske parė kur kanė ndjekur Met Zenelin, paske pare dhe Fred Shkurtin qė tė ka gjuajtur.
Selmani: Po, i kam parė.
Bare: Normal, normal. Injorantė ata qė tė kanė mėsuar. Unė, siē thua ti, si po qėndroja nė momentin qė po qėlloja?
Selmani: Po rrinit nė kėmbė.
Gjykata: Sa vetė ishin?
Selmani: Ishin dy vetė. Dondollaku dhe Shkurti. Fredi gjuante.
Bare: Po vija tė tė kapja nga veshi unė?
Gjykata: Komentet nė deklarime ju lutem.
Bare: Po tė pyes pėr herė tė fundit. Tė thashė qė t’u dha shansi sot tė pėrballeshe me mua. Mė pe mua tek Artur Daja, ose tek vrasja e kėtij Met Zenelit, apo tė thanė tė tjerėt qė isha.
Selmani: E kam parė me sytė e mi.

Aldo Bare: Vrasja e vėllait tim, pas atentatit ndaj Tur Dajės

“Di qė nė momentin qė ajo makinė qė, dėshmitari tha se qėlloi e para, asnjė nga ajo lagje, shkoni dhe pyetini, nuk e dėshmon kėtė. E thotė vetėm ky shoku i Artur Dajės, por ky ėshtė homoseksual. Ajo makinė ėshtė goditur e para. Edhe ėshtė goditur nga para. ėshtė goditur nga katėr kallashnikovė dhe mė pas edhe me njė bombė. Makina ka qenė nė ecje. E ka goditur ky plehra me tre tė tjerė. Emrat t’i thotė ai. Mė pas lozėn sa lozėn, se kanė ndenjur dy orė tė gjallė viktimat. U vra shoferi, qė ndaloi makina. Nėse nuk do tė ishte vrarė, makina do tė vazhdonte rrugėn. Nga breshėritė ėshtė plagosur vėllai im dhe dy tė tjerė. Unė nuk kam qenė nė kėtė ngjarje. Kėto i kam mėsuar nga Enver Rabija mė pas. Enveri ka qenė nė makinė. Ka qenė edhe njė person tjetėr, qė unė nuk kam pse ta them. Ju po mbroni plehra, do ta mbroj edhe unė atė. Zotėria (njė nga gjyqtarėt) bėri njė pyetje tė bukur, qė unė do tė kisha marrė vėllain tim, nėse do tė isha. Vėllai im ishte i plagosur. Unė kam folur me Enver Rabinė se si ishte puna. ‘Kemi qenė - tha - duke kaluar dhe nė bagazh kam pasur disa ushqime’. Makina ėshtė goditur nga para. Arsyeja ėshtė se njė ditė mė parė ėshtė goditur me snajper Artur Daja. Se kush, e dinė ata vetė. E kanė goditur pėr ta eliminuar. Tani, ish-shefi i komisariatit e dinte se nė kėtė makinė ishte edhe vėllai im brenda. Kėta kujtonin se kjo makinė ishte ajo qė kishte krijuar komitetet e shpėtimit, sipas versioneve. Kjo makinė kishte hallet e veta, qė po tė ishte pėr tė vrarė ndonjė plehrė si Artur Daja, e kishte vrarė. Unė kam pyetur mė pas Enver Rabijen se si ndodhi. Ai m’i ka thėnė tė gjitha. Mė tha qė: ishim duke u kthyer. U ishte goditur makina. Atė e mori njė shoku i vet dhe e shpėtoi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos