Gati pėr vetėflijim me tre fėmijėt para Ministrisė sė Drejtėsisė

Ferit Haxhiaj nuk gjente zgjidhje pėr pronėn e mohuar

Prona e mohuar e ka detyruar njė 52-vjeēar tė marrė rrugėn nga Durrėsi nė Tiranė, pėr tė sensibilizuar organet e drejtėsisė dhe opinionin. Ferit Haxhiaj, me tre nga katėr fėmijėt e tij, dje nė mesditė, ėshtė ngjitur nė tarracėn e njė pallati nė bulevardin “Zogu I” dhe nga aty i drejtohej institucionit tė ministrit Nishani, me kėrkesėn pėr kthimin e pronės, lėnė trashėgimi nga i ati. Vetėm disa metra larg dhe pėrballė zyrtarėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Haxhiu kėrcėnonte se do tė vetėflijohej bashkė me tė vegjlit nėse kėrkesa e tij nuk merrej parasysh. Protagonisti dhe fėmijėt, veshur me rrobat e bardha tė paqes, kėrkonin qė zėri i tyre tė mos binte nė veshin e shurdhėr tė zyrtarėve.

Ngjarja

Ora shėnonte 12:30 kur kalimtarėt e rastit nė bulevardin qendror kanė ndalur frymėn pėr disa ēaste, teksa kanė parė mbi pallatin gjashtėkatėsh qė ndodhet pėrballė Ministrisė sė Drejtėsisė njė burrė qė bėrtiste me tė madhe se i ishte mohuar e drejta e pronės. Ata janė bėrė kureshtarė tė dinin mė shumė rreth asaj qė po ndodhte dhe i tmerronte fakti qė bashkė me personin ishin edhe tre fėmijė. Brenda disa minutave, banorė tė lagjes kanė telefonuar policinė, e cila ka mbėrritur nė vendngjarje. Gjithkush pėrpiqej tė lexonte pllakatin qė mbanin nė duar dy tė miturit, njė djalė dhe njė vajzė, por largėsia nė tė cilėn ndodheshin personat nuk ua mundėsonte njė gjė tė tillė. Pėr rreth 25 minuta, kureshtarėt ndiqnin me zemėr tė ngrirė atė qė po ndodhte. Duke parė situatėn e krijuar, uniformat blu ndaluan qarkullimin e automjeteve nė bulevard nga qendra te Stacioni i Trenit dhe rrethuan zonėn pėr tė mbajtur larg qytetarėt dhe krijuar njė territor tė pastėr pėr vendosjen aty tė dy njėsive tė RENEA-s dhe grupit tė negocimit. Specialėt kanė shfrytėzuar dy daljet nė tarracėn e pallatit pėr tė biseduar me Ferit Haxhiaj. Ata i kanė dhėnė atij njė celular pėr tė negociuar. Ata i premtuan 52-vjeēarit zgjidhjen e problemit dhe kontaktimin e tij me autoritetet e Ministrisė sė Drejtėsisė. Sė pari, negociatorėt i kėrkuan Haxhiut tė ulte fėmijėt dhe mė pas e bindėn edhe atė tė zbriste. Specialėt mendonin se i ardhuri, edhe pse nuk ishte banor i lagjes, e njihte mirė terrenin, qė sipas tyre duhet ta kishte studiuar mė parė pėr tė pėrgatitur “show”-n. Ngjarja ka pėrfunduar paq dhe zyrtarėt i kanė premtuar qytetarit zgjidhjen e problemit tė tij. Ministri Nishani deklaroi se do tė bindin hetimet administrative pėr ankesėn e durrsakut, duke penalizuar madje edhe pėrgjegjėsit.

Problemi

Feriz Haxhiaj, njeriu qė zgjodhi tė tėrheqė vėmendjen e opinionit publik dhe institucioneve shtetėrore pėr pronat e pėrvetėsuara pa tė drejtė, ėshtė banor i lagjes 8 tė qytetit bregdetar. Ai jeton vetė i gjashti nė njė dhomė prej 40 metrash katrorė, bashkė me gruan, dy djemtė dhe dy vajzat. Menjėherė pasi ka dhėnė dėshminė e tij nė Policinė e Tiranės, ai ėshtė kthyer pranė familjarėve duke mos dashur tė komunikojė mė asgjė publikisht dhe shpresuar nė zgjidhjen e ēėshtjes. ėshtė i papunė dhe e gjithė familja jeton me njė rrogė tė vogėl tė bashkėshortes, ndėrkohė qė nuk mund tė gėzojnė dhe shfrytėzojnė truallin qė ai dhe 6 vėllezėrit kanė trashėguar nga babai. Tė persekutuar gjatė regjimit komunist, vėllezėrit Haxhiaj me origjinė nga Kosova, kėrkuan qė nė vitin 1993 t’u njihen zyrtarisht kufijtė e pronės sė tyre nė Shkozet tė Durrėsit, nė tokėn ku dikur ngrihej NSHN-ja. Toka e tyre, sipas deklarimeve tė Ferizit, dhe dy prej vėllezėrve tė tij, Idrizit dhe Islamit, u privatizua pa tė drejtė nga ish-drejtori i ndėrmarrjes dhe disa punonjės tė saj dhe mė pas ėshtė copėtuar, duke iu shitur emrave tė ndryshėm, mes tė cilėve dhe njerėz tė njohur tė politikės nė Durrės. Janė 50 dynymė tokė truall qė Haxhiajt pretendojnė se u pėrket nė kėtė pjesė tė qytetit bregdetar dhe njėrit prej vėllezėrve, Ferizi zgjodhi tentativėn pėr hedhje nga tarraca e njė pallati bashkė me tre nga fėmijėt nė shenjė proteste, pėr njė shtet qė nuk tė jep atė qė tė takon. Pėr tre vjet me radhė Ferizi tregon se provoi dhe emigracionin ilegal nė Navara tė Italisė dhe mė pas u kthye nė atdhe, duke tentuar tė bėjė punė tė ēfarėdoshme, pėr tė mbajtur familjen. Aktualisht, punon vetėm gruaja e tij nė njė furrė buke, turni i tretė, ku paguhet me 20 mijė lekė. Kėto tė ardhura nuk mjaftojnė pėr tė plotėsuar nevojat e familjes me 6 anėtarė, ndėrsa tokėn e tyre e gėzon tjetėrkush.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos