Drejtori i Burgjeve, Dibra: Shqetėsim celularėt nė qeli

Nė tre vitet e ardhshme do tė ndėrtohen shtatė burgje, pėr tė ulur mbipopullimin

Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka pranuar dje se njė nga shqetėsimet e institucionit qė drejton ėshtė dhe pėrdorimi i celularėve nga tė burgosurit. Shteti shqiptar ka nisur njė fushatė pėr tė eliminuar ēdo aparat celulari nga qelitė e personave tė arrestuar, pasi shpeshherė janė bėrė burim i drejtimit tė trafiqeve tė ndryshme. Megjithėse ndodhen nė burg ata arrijnė qė tė drejtojnė trafikun e drogės, tė femrave dhe tė armėve, madje janė urdhėruar edhe ngjarje tė tjera kriminale. Disa javė mė parė, pėr kėtė fenomen foli edhe Kryeministri Berisha, i cili i kėrkoi Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė parandaluar kėto trafiqe. Ndėrkohė, disa ditė mė parė, ministri i Drejtėsisė, Bujar Nishani, urdhėroi qė tė gjitha institucionet e vuajtjes sė dėnimit tė kontrollojnė qelitė pėr sende tė paligjshme.

Dibra foli dje edhe pėr mbipopullimin, teksa tha se gjatė tre viteve tė ardhshme do tė ndėrtohen shtatė burgje tė reja. Duke iu referuar raportit tė Departamentit tė Shtetit, Dibra tha se problemi i parė ishte mbipopullimi nė burgje. Ai citoi pjesė nga raporti dhe tha se “pėr tė ulur mbipopullimin, qeveria hapi pesė burgje tė reja gjatė vitit dhe nė muajin prill miratoi ligjin pėr hyrjen nė fuqi tė shėrbimit tė provės, ku i dha mundėsinė personave qė kanė kryer krime tė lehta tė lirohen me kusht”.

“Aktualisht shifrat e mbipopullimit ėshtė 333 persona, bazuar nė statistikat e muajit mars 2010. Deri nė vitin 2013, sipas programit IPA 2007 tė Komisionit Europian ėshtė projektuar hapja e shtatė institucioneve tė reja nė vend”, tha Dibra, ndėrsa foli edhe pėr problemet e tjera si regjimi i grave te Burgu 313 nė Tiranė. Sipas raportit tė DASH “mbi 4 gra mbaheshin nė njė qeli, pėrmasat e sė cilės ishin 7 m². Ky ėshtė i vetmi institucion paraburgimi nė vend, nė tė cilin mbahen gratė e paraburgosura. Ndėrkohė, bazuar nė letrat dėrguar kėtij institucioni i ėshtė kthyer pėrgjigje 455 tė dėnuarve dhe tė paraburgosurve nė lidhje me kėrkesat dhe ankesat e tyre pėr transferim, njohje amnistie, falje, leje shpėrblyese dhe tė veēanta, njohje e ditėve tė punės etj. Konstatim tjetėr nė raportin e DASH, bazuar nė raportimet e Avokatit tė Popullit, ishte se nė burgun e Korēės dhe paraburgimin e Durrėsit tė miturit mbaheshin nė tė njėjtin ambient me tė rriturit. Nė mėnyrė mė specifike u raportua se moshat nga 14-18 vjeē mbaheshin sė bashku.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos