Autizmi, pandemia qė po kėrcėnon fėmijėt shqiptarė



zirina llambro

Njė realitet i dhimbshėm qė tė lė pa fjalė. Kur pėrmendet autizmi, zor se tė vjen nė mendje ndonjė pėrkufizim tjetėr. Por, ky ėshtė vetėm fillimi. Nėse nis e informohesh pak mė shumė, dėgjon rrėfimet e prindėrve, apo grumbullon statistikat, panorama qė tė shfaqet para syve ėshtė vėrtet rrėnqethėse. Kupton se nė mos injorant sa i pėrket sėmundjes, njohuritė e tua pėr mėnyrėn si ajo trajtohet apo shėrbimin qė u ofrohet kėtyre fėmijėve nė Shqipėri janė tejet tė vakėta. E ndėrsa tė pranosh kėtė fakt, tė sikletos jo pak, kupton se problemi nuk ėshtė vetėm yti, por i pjesės mė tė madhe tė shoqėrisė. Pėrballė kėsaj mungese informacioni e indiferentizmi tė atyre qė hartojnė politikat shėndetėsore, janė qindra prindėr tė cilėt duhet tė jetojnė ēdo ditė me kėtė sėmundje. Duhet tė gjejnė forcat qė nė radhė tė parė tė kapėrcejnė traumėn se fėmijėt e tyre nuk mund tė rriten njėsoj si tė tjerėt. Mė pas tė luftojnė pėr t’i ndihmuar ata qė tė rehabilitohen sa mė shumė. Dy vitet e fundit ėshtė ngritur alarmi se nė vendin tonė, nė 100 fėmijė, 1 ėshtė autik. Kjo sėmundje diagnostikohet pėrgjithėsisht pas moshės 1 vjeē. Bėhet fjalė pėr njė ērregullim, ku fėmija nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė asnjė lidhje emocionale me njerėzit e tjerė dhe ka dėmtime tė shprehura tė aftėsive komunikuese. Deri nė fund tė vitit 2008 numėrohen rreth 4300 fėmijė dhe adoleshentė tė diagnostikuar me kėtė sėmundje.
Mungesa e shėrbimeve
Pėrballė kėtyre shifrave tė frikshme, qė shtohen me ritme galoponte, ka njė mungesė thuajse totale tė shėrbimeve qė do tė ndihmonin nė trajtimin e kėtij ērregullimi. Edhe ato qendra tė ngritura kryesisht nė Tiranė, qė ofrojnė terapi tė sjelljes, janė private. Pėr njė seancė 45 minuta, prindėrve u duhet tė paguajnė nga 1500-2000 lekė. Shifra kėto, marramendėse po tė mendosh qė njė fėmijė autik ka nevojė ēdo ditė pėr kėtė shėrbim. Duke besuar se kanė gjetur zgjidhjen, dhjetėra prindėr janė sorollatur nga njėra qendėr nė tjetrėn. Ajo ēka kanė kuptuar nė fund ėshtė se paratė i kanė hedhur kot nė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre qendrave. Vetė ata, pohojnė se profesionistėt e mirėfilltė qė ofrojnė terapi tė sjelljes pėr fėmijėt autikė janė me kokrra. “Kėrkesa pėr terapi tė sjelljes nga prindėrit ėshtė e lartė. Por ajo ofrohet nė mėnyrė abuzive, pritshmėria ėshtė minimale dhe prindėrit shpesh bėhen skllevėr e arrijnė tė kuptojnė me vonesė se jo vetėm qė fėmija nuk ka bėrė asnjė hap pėrpara, por janė zhvatur nė mėnyrėn mė tė shėmtuar”, pohon Ilgen ēela, kryetare e shoqatės “Prindėr kundėr autizmit”. Ajo sqaron se institucionet publike tė shėndetit mendor ofrojnė njė shėrbim qesharak. “Ky shėrbim konsiston nė 1 orė terapi nė javė, ēka ėshtė krejtėsisht absurde. Duhet tė kuptoni se kemi tė bėjmė me njė fėmijė qė ėshtė krejtėsisht i mbyllur ndaj ambientit. Truri i tij nuk lejon asnjė informacion tė hyjė. Pra mendoni sesa efekt mund tė ketė tek ai njė terapi qė ofrohet njėherė nė javė”, sqaron kryetarja e shoqatės “Prindėr kundėr autizmit”. Njė tjetėr problem madhor, sipas saj, ėshtė se autizmi deri tani ėshtė trajtuar vetėm nė aspektin psikosocial. Aspekti klinik nuk pėrmendet nė asnjė moment, mungojnė protokollet e trajtimit dhe askush nuk e vė ujin nė zjarr pėr ta ndryshuar kėtė situatė. “Jemi pėrballė njė situate ku mungojnė politikat shėndetėsore, mungojnė protokollet e trajtimit. Po kėshtu mungojnė analizat dhe studimet pėr tė kuptuar ku jemi, ēfarė mund tė bėhet pėr parandalimin, diagnostikimin nė kohė dhe mė pas trajtimin e autizmit. E gjithė kjo nė njė kohė kur kjo sėmundje po merr pėrmasat e njė pandemie”, shprehet Ilgen ēela.


Nga se shkaktohet autizmi
Megjithėse autizmi ėshtė identifikuar nė vitin 1943, ende nuk dihen faktorėt e saktė qė shkaktojnė kėtė sėmundje. Personat me autizėm nuk kanė aftėsi tė kufizuara fizike dhe pamja e tyre ėshtė si ēdo person pa aftėsi tė kufizuara. Ka teori tė ndryshme pėr shkaqet si faktorėt e ambientit, dėmtim i trurit, vėshtirėsi gjatė lindjes sė foshnjės apo sėmundjes si foshnje. Momentalisht, askush nuk ėshtė i sigurt pėr shkaqet. Ende bėhen shumė hulumtime shkencore nė kėtė drejtim. Mendohet qė gjenet individuale luajnė njė rol tė madh. Sa mė shpejt qė bėhet diagnoza e autizmit, aq mė shumė ka shans qė personi tė marrė ndihmėn dhe pėrkrahjen e duhur. Arsimimi i posaēėm dhe pėrkrahja e organizuar mund tė bėjė ndryshim tė madh pėr jetėn e personit me autizėm, duke ndihmuar pėr t’i shtuar aftėsitė dhe pėr tė rritur potencialin e tij.


“Terapitė pėr tė cilat ka nevojė njė fėmijė autik”

Terapia e sjelljes ėshtė ajo pėr tė cilėn fėmijėt autikė kanė mė shumė nevojė. Nėse ajo ėshtė rezultative, ata mund tė shkėputen nga raporti “hermetik” qė kanė me gjithēka qė i rrethon. Por te ne, si pasojė e mungesės sė specialistėve tė mirėfilltė, shpesh herė kjo lloj terapie ofrohet nė mėnyrėn mė tė gabuar. Nė intervistėn e saj pėr gazetė, Anjeza Dishnica, Drejtoresha e qendrės mė tė re Terapeutike tė Autizmit, e njėkohėsisht edhe psikologe e studiuese prej 10 vitesh e kėsaj sėmundjeje, tregon se pėr ēfarė lloj terapie ka nevojė nė tė vėrtetė njė fėmijė autik.
Ju keni vite qė merreni me trajtimin e fėmijėve autikė, mund tė na thoni pėr ēfarė lloj terapie trajtimi kanė nevojė ata?
Pas diagnostikimit nga mjekėt, tė cilėt konkludojnė se njė fėmijė ėshtė autik, ka njė ekip tė tėrė i pėrbėrė nga psikologu, logopedistėt, terapistėt qė do tė merren me trajtimin e tij. Ata pėrbėjnė pjesėn jo mjekėsore tė trajtimit terapeutik, e cila duhet tė pranojmė qė pėr kėtė fėmijė ėshtė mė e rėndėsishmja. Fillimisht, njė fėmije autik i kryhet njė vlerėsim i pėrgjithshėm i detajuar. Mė pas nis terapia, e cila ėshtė specifike pėr ēdo fėmijė. Hartohet njė plan individual, qė ka tė bėjė jo vetėm me terapinė e psikologut, por edhe me programin nė kopsht e programin nė familje. Trajtimi ka ecurinė e vet nė vartėsi tė fėmijės. Rasti ndiqet nė gjithė dinamikėn e vet nga konsultat nė grup mes trapistit, logopedistit e psikologut.
Sa i rėndėsishėm ėshtė roli i prindėrve nė trajtimin terapeutik dhe a janė tė ndėrgjegjėsuar prindėrit shqiptarė mbi autizmin?
Nė trajtimin terapeutik tė njė fėmije me autizėm, prindėrit janė thelbi. Raporti prind-profesionist ėshtė raporti qė ndihmon jashtėzakonisht shumė. Mendoj se prindėrit janė tė informuar, ndonėse jo aq sa duhet, por them se problemi qėndron nė njė tjetėr pikė. Prindėrit nuk gjejnė trajtimin profesional tė duhur pėr fėmijėn e tyre. Sot kemi prindėr qė lėvizin nga njė qendėr te tjetra. Pėrgjithėsisht nė kėto qendra nuk ofrohet njė trajtim profesional i specializuar. Pėr t’u ndalur serish te roli i prindėrve, theksoj se ėshtė kyē. Ajo ēka duhet sot janė jo vetėm profesionistėt e kualifikuar, por edhe prindėr tė trajnuar. Tė paktėn vitin e fundit, sensibilizimi ėshtė rritur shumė lidhur me autizmin. Deri njė ose dy vjet mė parė, ne kishim fėmijė 4- vjeēare, tė cilėt ishin diagnostikuar me autizėm dhe prindėrit vazhdonin t’i ēonin te psikiatri. Tashmė dalėngadalė prindėrit kanė nisur tė kuptojnė se trajtimi i njė fėmije autik nuk bėhet vetėm nga mjekėt, por nga njė ekip ku edhe ata vetė luajnė rol tė rėndėsishėm.
Sa rezultate ka terapia dhe a mundet njė fėmijė autik, pas njė trajtimi tė gjatė, tė kthehet normal si gjithė tė tjerėt?
Ajo pėr tė cilėn ka nevojė njė fėmijė autik ėshtė qė tė jetė sa mė i pavarur, sa mė praktik pasi tė rritet. Por rehabilitim maksimal nuk mund tė ketė. Fėmijėt autikė nuk mund tė jenė kurrė krejtėsisht normalė. Kjo ėshtė gjėja e parė qė ne u themi prindėrve. Terapia dhe tė gjitha format e trajtimit synojnė qė ky fėmijė autik tė fitojė elementet bazė tė komunikimit, tė aftėsohet pėr tė bėrė njė jetė sociale, duke plotėsuar nevojat mė minimale tė tij.
Si ėshtė sot nė Shqipėri, shėrbimi qė u ofrohet fėmijėve autikė?
Mendoj se ka mangėsi tė mėdha. Nė fakt, tė trajtosh njė fėmijė autik ka kosto tė madhe. Trajtimi i autizmit ėshtė njė trajtim nė rrjet. Te ne sistemi shėndetėsor publik ofron shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak, pėr kėtė fėmijė. Deri tani, shėrbimin e kanė mbuluar qendrat private, njė pjesė me “pseudo terapistė”. Edhe kėto qendra ofrojnė asistencė, nga mosha 3-6 vjeē, pas kėsaj moshe s’ka mė shėrbim, fėmijėt nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve izolohen. Njė pjesė shkojnė nė shkollė, por kryesisht situata ėshtė kjo.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos