Biznesi i vogėl, 12 procedurat se si mund tė bėjė deklarimin elektronik nė Tatime

12 hapat qė duhet tė ndjekė ēdo subjekt pėr tė bėrė deklarimin elektronik tė tatimeve

Ervin KOĒI

Bizneset e vogla, qė tashmė janė pjesė e TVSH-sė, duhet qė tė gjitha deklarimet tatimore t’i bėjnė vetėm nė rrugė elektronike. Sipas njė vendimi tė Ministrisė sė Financave, deklarimi i detyrimeve tatimore dhe dorėzimi i librave tė shitjes dhe blerjes do tė kryhet vetėm nė mėnyrė elektronike. Pėr tė shmangur tė gjitha ngatėrresat dhe mungesėn e orientimit pėr kėtė proces, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve ka publikuar nė faqen e saj elektronike njė rubrikė tė posaēme se si ēdo biznes mund tė orientohet pėr tė kryer procedurat e deklarimit elektronik. Kėto procedura publikohen sot pėr herė tė parė edhe nė gazetėn “Albania”, ku nė mėnyrė kronologjike janė shpjeguar tė gjitha hapat qė duhet tė ndjekė ēdo subjekt. Sipas kalendarit tė pėrcaktuar nga administrata tatimore, nga subjektet private do tė dorėzohen elektronikisht kėto deklarata tatimore: 1. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė TVSH-sė. 2. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Tatimit mbi tė Ardhurat nga Punėsimi (TAP). 3. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Tatimit mbi Fitimin (deklarata vjetore). 4. Formulari i deklarimit dhe pagesės sė Kontributeve pėr sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore.

Procedurat online
Hyni nė faqen zyrtare tė internetit tė DPT-sė nė adresėn: www.tatime.gov.al.
Rekomandohet pėrdorimi i programit “Internet Explorer”. Nė tė majtė tė ekranit, nėn titullin “Shėrbimet elektronike”, klikoni mbi “Tatimet e mia”, qė ėshtė e para nė listė. Nė ekran do tė shfaqet dritarja qė shėrben pėr tė hyrė nė sistemin e deklarimit elektronik tė tatimeve. Shkruani NIPT-in dhe fjalėkalimin (password) tuaj dhe klikoni mbi butonin “Log-In” (Hyr). Nė kėtė faqe tė parė ju do tė shihni nė tė majtė deklaratat tatimore dhe nė fund opsionin “Ndrysho fjalėkalimin”. Duke klikuar mbi tė, ju keni mundėsi tė ndryshoni fjalėkalimin sipas dėshirės. Nė listėn e deklaratave tatimore nė tė majtė tė ekranit klikoni mbi atė deklaratė qė dėshironi tė plotėsoni. Klikoni opsionin “Deklarim i ri”, i cili ndodhet djathtas listės sė deklaratave tatimore dhe nė ekran do t’ju shfaqet formulari pėrkatės me rubrikat qė duhet tė plotėsoni. Dritarja qė shfaqet ka nė qendėr njė kuti ku duhet tė vendosni adresėn tuaj tė postės elektronike (e-mail), e cila ju shėrben tė merrni konfirmimin pėr deklarimin e kryer. Nė fund tė ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” pėr tė ndėrprerė deklarimin, ose butonin “Tjetėr” pėr ta vazhduar atė. Dritarja qė shfaqet pas klikimit tė butonit “Tjetėr” pėrmban informacion pėr periudhėn tatimore qė po deklarohet dhe tė dhėnat identifikuese tė tatimpaguesit, tė ngjashėm me informacionin qė pėrmban kreu i Formularit tė Deklarimit dhe Pagesės (FDP) qė keni pėrdorur mė parė. Nė fund tė ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” pėr tė ndėrprerė
deklarimin, ose butonin “Tjetėr” pėr ta vazhduar atė. Dritarja qė shfaqet pas klikimit tė butonit “Tjetėr” pėrmban trupin e FDP-sė me rubrikat pėrkatėse.

Plotėsimi i Formularit
Bėni kujdes nė plotėsimin e kėsaj faqeje! Mos lini kuti pa plotėsuar. Kur nuk keni vlerė pėr tė shkruar, ju duhet tė vendosni numrin. Mė pas, nė fund tė ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” pėr tė ndėrprerė deklarimin, ose butonin “Tjetėr” pėr ta vazhduar atė. Dritarja qė shfaqet pas klikimit tė butonit “Tjetėr” ka dy butona tė mėdhenj nė qendėr qė
ofrojnė dy zgjedhje. Kujdes!!! a) Nėse klikoni butonin “Ruaj pėr rishikim”, deklarata juaj do tė ruhet nė sistem nė llogarinė tuaj dhe mund tė ndryshohet deri nė momentin qė dėrgohet, por ajo nuk ėshtė e vlefshme pėr organet tatimore. Ju keni afat deri nė skadimin
e afateve kohore ligjore pėr pėrfundimin e procesit. B) Klikoni butonin “Pėrfunduar-Dėrgo”, nėse ju e konsideroni deklaratėn tė pėrfunduar. Nė kėtė rast deklarata juaj nuk mund tė ndryshohet mė nga ju dhe konsiderohet e dorėzuar dhe e pranuar nga organi tatimor. Data kur ju klikoni kėtė buton konsiderohet si data zyrtare e dėrgimit tė deklaratės nga ana juaj. Nė pėrfundim, nėse deklarata juaj ėshtė me pagesė, nė rubrikėn “Dorėzuar” vendosni kursorin mbi deklaratėn e muajit, shtypni butonin “Gjenero urdhėr pagesė” dhe nė ekran do t’ju shfaqet “Urdhėr pagesa”, tė cilėn duhet ta dorėzoni nė bankėn ku do tė kryeni pagesėn. Nėse dėshironi, ju mund tė printoni deklaratėn pėr ta ruajtur pėr pėrdorim personal, duke klikuar mbi “Gjenero deklaratėn”.

Avantazhet e deklarimit
Deklarimi elektronik i tatimeve ju kursen kosto administrative si nė kohė, ashtu dhe nė burime njerėzore, duke reduktuar numrin e vizitave nė zyrat e tatimeve. Ju mund tė plotėsoni deklaratat tatimore nė kompjuter dhe t’i dorėzoni ato nėpėrmjet internetit. Ju keni gjithashtu mundėsinė qė tė bėni pagesėn elektronike nėpėrmjet sistemit e-banking, ose mund tė shkoni nė bankė pėr tė bėrė veprimet e nevojshme. Tė gjithė tatimpaguesit nė tė gjithė Shqipėrinė kanė mundėsinė tė deklarojnė elektronikisht detyrimet e tyre tatimore. Tė gjitha komunikimet qė kryhen nė sistemin e deklarimit elektronik tė tatimeve janė tė “enkriptuara” (tė mbrojtura) nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare. Informacioni qė futet nė kėtė sistem ėshtė i njėjtė me atė tė dėrguar nė mėnyrėn tradicionale shkresore, por niveli i sigurisė ėshtė shumė mė i lartė, kjo pėr arsye se ekzistojnė rregulla tė qarta dhe tė prera pėr sa i pėrket procedurave tė hyrjes nė serverin ku ai ndodhet. Pėr mė tepėr, tė gjitha veprimet qė kryhen lenė gjurmė dhe mund tė kontrollohen nė ēdo kohė. I gjithė informacioni qė ndodhet nė sistem ruhet nė njė kopje tė dytė pėr raste problemesh.


Bizneset, si mund ta denoncojnė njė akt korruptiv nė mėnyrė “sekrete”

Nė faqen e internet tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, ēdo subjekt privat ka mundėsinė tė denoncojė ēdo akt korruptiv, apo sjellje joetike tė punonjėsve tė administratės tatimore, si dhe evazionin fiskal apo shkeljen e ligjeve tatimore nga subjektet tatimpagues, tė regjistruar ose jo. Subjektet apo individėt mund t’i paraqesin shqetėsimet duke i denoncuar kėto fenomene nė format si: 1. Duke telefonuar, pa pagesė nga njė numėr telefoni fiks nė numrin “0800 14 14”. Gjatė orarit zyrtar tė punės (08:00-16:00, nga e hėna nė tė premte) ku njė punonjės i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve do t’ju pėrgjigjet dhe do t‘ju shėrbejė. Nė ditėt e pushimit zyrtar dhe jashtė orarit zyrtar tė punės (nga ora 16:00 - 08:00) subjekti ose individi mund tė lėrė njė mesazh nė kėtė numėr telefoni, duke paraqitur shqetėsimin apo denoncimin. 2. Duke dėrguar mesazh nė adresėn e postės elektronike: denoncime@tatime.gov.al. 3. Duke pėrdorur formularin "Informacion pėr akte abuzive", tė cilin mund ta shkarkoni duke klikuar nė faqen elektronike. Formularin e plotėsuar, subjekti ose individi mund ta dėrgojė: a) Me postė nė adresėn: Sektori i Informacionit “Call Center“, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, Rr. “Gjin Bue Shpata“ (mbrapa Stad. “Selman Stėrmasi“), 1001, Tiranė. b) Duke e dorėzuar dorazi nė Sektorin e Informacionit “Call Center“ nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve, nė adresėn Rr. “Gjin Bue Shpata“ (mbrapa Stad. “Selman Stėrmasi“), 1001, Tiranė.



Korēė, instalohet sistemi i ri i kompjuterizuar i taksave vendore

Drejtori i Misionit tė USAID-it, Joseph C. Uilliams dhe kryetari i Bashkisė sė Korēės, Niko Peleshi, pėruruan dje njė sistem tė ri tė kompjuterizuar tė taksave vendore nė kėtė qytet. Njė ditė mė parė, Joseph Uilliams pėruroi tė njėjtin sistem edhe nė bashkinė e Pogradecit me kryetarin e kėsaj bashkie, Artan Shkėmbi. Sistemi i programit, i cili u zhvillua nėpėrmjet programit tė USAID-it pėr qeverisjen vendore nė Shqipėri (LGPA) mundėson njė administrim mė tė efektshėm dhe mė efikas tė vjeljes sė taksave dhe ofrimit tė shėrbimeve qė do tė rezultojnė nė tė ardhura mė tė mėdha nga taksat pėr bashkinė dhe nė shėrbime mė tė mira pėr qytetarėt. Deri tani, drejtoritė e taksave tė Korēės dhe Pogradecit i kryente detyrat e tyre “manualisht”. Ndėrsa me sistemin e ri tė kompjuterizuar, drejtoritė e taksave nė kėto bashki do tė ulin kohėn qė duhet pėr tė llogaritur saktėsisht detyrimet tatimore, pėr tė evidentuar pagesat e taksave, do tė hartojnė raporte mė tė mira dhe mė tė shpeshta dhe do tė bėjnė parashikimet aq tė nevojshme pėr tė ardhurat nga taksat. Me rritjen e tė ardhurave bashkitė pritet tė ofrojnė shėrbime tė njė cilėsie mė tė lartė pėr qytetarėt e tyre. Drejtoritė e taksave nė bashki po punojnė me shoqatat e biznesit tė vogėl pėr tė rritur shkėmbimin e informacionit midis punonjėsve tė taksave nė kėto bashki dhe komunitetit tė biznesit. Pėrveē kėsaj, me mbėshtetjen e Programit USAID/LGPA, bashkitė e Korēės dhe Pogradecit kanė pėrgatitur njė seri fletėpalosjes pėr tė informuar qytetarėt dhe bizneset pėr pėrgjegjėsitė e tyre tatimore, duke thjeshtėzuar kėshtu procesin pėr taksapaguesit vendorė. USAID-i ka instaluar shėrbimin e kompjuterizuar tė taksave nė 5 bashki, si Lezhė, Fier, Fushė-Krujė, Korēė, dhe Pogradec. USAID-i ka shpenzuar si kontribut njė shumė mbi 370 milionė lekė pėr kompjuterizimin e drejtorive tė taksave pėr 10 bashkitė partnere, pėrfshirė kėtu rreth 3 milionė lekė nė Pogradec dhe 3.5 milionė lekė nė Korēė.





2 Prill 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos