Kualifikimi, MASH vendos datėn e testimit tė mėsuesve pėr vitin 2010



Jonida Tashi

Ministria e Arsimit vendos datėn e zhvillimit tė testimit tė mėsuesve pėr kualifikimin e vitit 2010. Kėshtu, megjithėse gjatė viteve tė kaluara, testimi i mėsuesve pėr kualifikimin e tyre ėshtė kryer nė datėn 29 mars, kėtė vit, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka vendosur qė ky provim tė mbahet nė datėn 24 prill. Lajmi bėhet i ditur nga Drejtoria Arsimore e Tiranės, e cila sikurse tė gjitha drejtoritė dhe zyrat e tjera arsimore tė vendit, pas marrjes sė urdhrit tė ministrit tė Arsimit, pėr testimin 2010, ka shpallur hapjen e procesit tė aplikimit. Tashmė, ēdo arsimtar i interesuar pėr tė marrė pjesė nė kėtė testim, falė tė cilit sigurohet edhe njė shtesė mbi rrogėn bazė, qė varion sipas tri shkallėve tė kualifikimit, duhet tė dorėzojė dokumentet pranė drejtorisė arsimore ose zyrės arsimore pėrkatėse.
Aplikimi
Aplikimi pėr tė marrė pjesė nė testimin e vitit 2010, do tė kryhet sėrish nėpėrmjet dorėzimit tė Portofolit tė Zhvillimit Profesional tė Mėsuesit, nė tė cilin do tė pėrfshihen tė dhėnat e profesionale dhe personale tė ēdo arsimtari. Sipas specialistėve tė Drejtorisė Arsimore Tiranė, portofoli do tė jetė njė pikė kyēe nė vlerėsimin e punės sė ēdo mėsuesi, pasi testimi do tė kryhet nė dy faza tė veēanta. Faza e parė ėshtė dorėzimi i portofolit nga mėsuesit pranė drejtorive arsimore pėrkatėse, ndėrsa e dyta ėshtė vlerėsimi i tyre me shkrim. Aktualisht, para hapjes sė procesit tė regjistrimit, tė gjithė mėsuesit qė do tė futen nė testimin e kualifikimit pėr vitin shkollor 2009-2010, duhet tė pėrgatisin portofolin, i cili, sipas udhėzimit tė MASH-it, duhet tė pėrmbajė: curriculum vitae me fotografi; planin mėsimor vjetor (pėr njė lėndė dhe njė klasė tė caktuar); objektivat e arritjeve tė nxėnėsve pėr njė kapitull, nė tre nivele (nė njė lėndė dhe klasė tė caktuar; modele testesh tė hartuara prej tij (2-3 teste); planifikim i kurrikulės sė lirė (pėr njė lėndė tė caktuar); vlerėsim pėr punėn e tij (nga vlerėsues tė jashtėm dhe tė brendshėm). Pas depozitimit pranė drejtorive arsimore pėrkatėse, portofoli i ēdo mėsuesi do t’i nėnshtrohet njė vlerėsimi qė do tė bėhet nga specialistėt e ēdo drejtorie. Ndėrsa mėsuesit qė nuk do ta dorėzojnė njė portofol tė tillė, nuk do tė munden t’i nėnshtrohen testimit. Portofoli i Zhvillimit Profesional tė Mėsuesit duhet tė pėrgatitet nga vetė arsimtarėt. Pėr kohėn e dorėzimit tė portofolit nė drejtoritė arsimore mėsuesit do tė njoftohen nėpėrmjet postės javore tė shkollės. Gjatė kėsaj periudhe, mėsuesit qė do tė hyjnė nė kėtė proces do tė pajisen me njė vlerėsim tė brendshėm tė realizuar nga drejtoria e shkollės dhe njė vlerėsim tė jashtėm nga sektori i inspektimit nė drejtoritė arsimore rajonale. Edhe kėto vlerėsime do tė jenė pjesė e portofolit tė mėsuesit.
Kategoritė
Ministria e Arsimi ka pėrcaktuar qė nė fillim tė vitit shkollor 2009-2010, kategoritė e arsimtarėve qė do t’i nėnshtrohen testimit tė kualifikimit pėr vitin 2010. Nėpėrmjet njė udhėzimi tė posaēėm, Ministria e Arsimit ka kėrkuar nga drejtoritė arsimore dhe zyrat arsimore (DAR/ZA) qė tė planifikojnė nė punėn tyre pėr vitin 2009-2010 kualifikimin e mėsuesve 2010. Kėshtu, sipas kushteve tė vendosura nga MASH-i, provimit tė kualifikimit pėr vitin 2010, do t’i nėnshtrohen tė gjithė mėsuesit, tė cilėt mbushin 5, 10, 20 vite pune nė arsim deri nė fund tė dhjetorit 2009. Mėsuesit qė deri nė datėn 31 dhjetor 2009, do tė kenė punuar 5 vite pune si arsimtar kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit. Nė shkallėn e dytė tė kualifikimit do tė pranohen pėr t’u testuar arsimtarėt qė kanė punuar 10 vjet nė arsim. Edhe mė e madhe bėhet vjetėrsia e punės nė arsim kur bėhet fjalė pėr shkallėn e parė tė kualifikimit, e cila ėshtė edhe mė e preferuara nga mėsuesit. Pėr t’i dhėnė mundėsinė vetes qė tė testohet pėr tė fituar shkallėn e parė tė kualifikimit njė mėsuesi i duhet tė ketė punuar plot 20 vjet arsim. Nga vlerėsimi sipas meritės, mėsuesit do tė marrin edhe rritjen mbi pagė qė varion sipas tri shkallėve tė kualifikimit. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind.

Dokumentet qė duhet tė pėrmbajė Portofoli i Zhvillimit Profesional:
Curriculum vitae (me fotografi)
Planin mėsimor vjetor (pėr njė lėndė dhe njė klasė tė caktuar)
Objektivat e arritjeve tė nxėnėsve pėr kapitull, nė tre nivele (pėr njė klasė dhe nė njė lėndė tė caktuar)
Modele testesh tė hartuara prej tij
Planifikimin e kurrikulės sė lirė (pėr njė klasė dhe njė lėndė tė caktuar)
Vlerėsimin pėr punėn e tij (nga vlerėsues tė brendshėm dhe tė jashtėm)

Kualifikimi 2010, mėsuesit qė do tė pėrfshihen

Me diplomė mėsuesie, me emėrim definitiv ose nė pritmėri
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat e mesme profesionale ose tė pėrgjithshme dhe kanė kontratė individuale pune
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt profesionale nė shkollat profesionale me status kombėtar
Pa diplomė mėsuesie, me arsim tė lartė, tė cilėt japin lėndėt e Edukimit muzikor ose tė Edukimit figurativ dhe kanė kontratė individuale pune

Vjetėrsia e punės nė arsim pėr t’u kualifikuar
Provimeve tė kualifikimit do t’i nėnshtrohen vetėm punonjėsit, tė cilėt, deri mė datėn 31 dhjetor 2010, plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim:
5 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit
10 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit
20 vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit


Viti 2010-2011
Ofrohen 3 bursa pėr studime pasuniversitare pranė Universitetit tė Pavias


Ofrohen 3 bursa pėr studime pasuniversitare pranė Universitetit tė Pavias nė Itali. Universiteti i Pavias nė bashkėpunim me Drejtorinė e Zhvillimit dhe tė Bashkėpunimit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme italiane, akordon pėr shtetasit e huaj tė vendeve nė zhvillim 3 bursa pėr studime pasuniversitare 10 mujore nė Universitetin e Pavias ose nė Institutin pėr Studime tė Avancuara tė Pavias (IUSS), nė periudhėn 15 shtator 2010 deri mė 15 qershor 2011. Bursa e studimit financohet nga fondacioni “Fund for Cooperation & Knoėledge–in and out of Pavia” dhe parashikon mbulimin e tė gjitha shpenzimeve tė udhėtimit vajtje-ardhje, shpenzimet e akomodimit dhe tė ushqimit, shpenzimet pėr vizėn konsullore, si dhe shpenzimet pėr siguracionin shėndetėsor. Financimi pėr bursėn e studimit dhe pėrzgjedhja e studentėve do tė menaxhohen nga njė komitet i pėrbėrė me studentė, profesorė, zyrtarė tė Universitetit tė Pavias dhe njė pėrfaqėsues nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Bashkėpunimit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme Italiane. Pėr njė informacion mė tė hollėsishėm lidhur me llojin e bursave qė ofrohen, mėnyrėn e plotėsimit tė formularit tė aplikimit si dhe tė pėrgatitjes sė dokumentacionit nga aplikanti, referojuni adresės sė mėposhtme tė internetit: web:http://www.unipv.eu/on-line/Home.html ose e_mail: andrea.pichelli@unipv.it. Afati i fundit i dorėzimit tė dokumenteve tė kandidatėve nė Universitetin e Pavias ėshtė data 30 prill 2010. Njė kopje e dokumenteve dhe formulari i aplikimit duhet t’i pėrcillen edhe Ambasadės Italiane nė Tiranė, me postė ose nė formė elektronike.


Shėrbimi i ri
Fėmijėt e shfrytėzuar pėr lypje ose nė rrezik trafikimi do tė trajtohen nė qendra sociale

Fėmijėt e pashoqėruar, tė shfrytėzuar pėr lypje ose nė rrezik trafikimi do tė trajtohen sė shpejti nė qendra sociale. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje zyrtarisht nga ministri i Punės, Spiro Ksera, nw konferencėn ndėrministrore “Plotėsimi i Standardeve Ndėrkombėtare dhe Sfidat e Shqipėrisė nė Luftėn Kundėr Trafikimit tė Qenieve Njerėzore”. Nė kėtė konferencė, Ksera, bėri publike njė nismė tė ndėrmarrė sė fundi nga Ministria qė ai drejton, pėr ngritjen e njė shėrbimi tė ri qė do tė ofrohet nė njė nga qendrat sociale rezidenciale publike, pėr trajtimin e fėmijėve tė pashoqėruar, tė shfrytėzuar pėr lypje ose nė rrezik trafikimi. “Kėtyre fėmijėve do t’u sigurohen mjedise tė pėrshtatshme pėr akomodim, arsimim e argėtim”,- siguroi ministri i Punės. Mė tej, ministri Ksera, u ndal nė punėn e bėrė pėr pėrmirėsimin e legjislacionit dhe zbatimin e politikave mė efikase nė ndihmė tė viktimave tė trafikut, ku pėrmendi pėrmirėsimet nė ligjin “Pėr ndihmėn dhe shėrbimet shoqėrore”, tė miratuara tashmė nga Parlamenti si dhe tė dekretuara nga Presidenti, tė cilat parashikojnė pėrfshirjen pėr herė tė parė nė skemėn e mbėshtetjes me ndihmė ekonomike tė viktimave tė trafikut, pas daljes sė tyre nga qendrat rezidenciale tė shėrbimeve tė pėrkujdesit social. Po ashtu, pėr herė tė parė, nėpėrmjet kėtyre ndryshimeve ligjore, qeveria ka marr pėrsipėr financimin e qendrave rezidenciale jopublike, tė cilat ofrojnė shėrbime pėr viktimat e trafikimit me fondet qendrore buxhetore, nėpėrmjet njė bashkėpunimi mė tė ngushtė me OJF qė veprojnė nė kėtė fushė.







31 Mars 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos