Gastro-hepatologia Valdete Malaj: Kur fryrja e barkut tregon gastrit

Autori i Lajmit: Denisa Kona



Shumė njerėz ankohen nga njė sėrė shenjash tė cilat i drejtojnė tek specialisti gastro-hepatolog. Edhe pse shenjat bėjnė njėfarė lokalizimi tė vendosjes sė diagnozės, duke e adresuar pacientin brenda tė njėjtit specialitet, edhe kėtu mjekut i duhet tė bėjė dallimin dhe tė saktėsojė nėse ėshtė njė semundje funksionale e zorrėve apo organike, nėse shqetėsimi vjen ose jo prej stomakut, etj. Nė intervistėn tonė flet kėtė herė mjekja gastro-hepatologe e Poliklinikės Qendrore nr.3 nė Tiranė, Valdete Malaj.
-Doktoreshė, ēėshtė kolopatia funksionale (koliti) dhe si trajtohet?
Koliti spastik ose sindromi i zorrės sė irrituar ėshtė njė sėmundje funksionale kronike, qė karakterizohet me dhimbje ose diskomfort abominal. Kjo sėmundje ėshtė karakteristikė pėr moshat e reja, ashtu edhe pėr moshat e vjetra. Diagnoza e kėtyre sėmundjeve ėshtė subjektive, e bazuar nė profilin e krahasuar e nė pėrjashtimin e sėmundjeve tė tjera.
-Si zhvillohet kjo sėmundje ose patogjeneza e saj?
Njihen njė sėrė mekanizmash qė kanė rėndėsi tė ndryshme nė zhvillimin e kėsaj sėmundjeje si ērregullimet e motilieteve tė zorrės qė ka tė bėjė me ērregullimet myoelektrike dhe motorike tė zorrėve tė holla e tė trasha. Nė disa raste shihet njė lidhje temporale (kohore) pikėrisht midis episodeve tė dhimbjeve abdominale dhe stresit, emocioneve etj. Gjithashtu, nė infeksionet e zorrėve pothuajse 30% e tė sėmurėve qė kalojnė njė gastroenterokolit bakterial zhvillojne shenja tė SZI (Semundja e Zorrės sė Irrituar). Mė tė predispozuar janė gratė dhe njerėzit qė bėjnė njė jetė stresante.
-Cilat janė shenjat tipike?
Kjo ėshte njė sėmundje kronike shenjat e sė cilės janė dhimbjet e barkut, tė cilat janė nė formė krampesh me ndėrprerje. Kėto dhimbje janė zakonisht nė kuadratet e poshtme tė barkut dhe nuk ndodhin natėn. I sėmuri ka ndryshime tė frekuencės sė jashtėqitjes e cila mund tė jetė diarre ose konstipacion. Diagnoza e kėtyre sėmundjeve ėshtė subjektive, e bazuar nė pofilin e krahasimt e tė pėrjashtimit tė sėmundjeve tė tjera. I sėmuri duhet ti nėnshtrohet njė sėrė ekzaminimeve radiologjike dhe tė feēeve pėr tė pėrjashtuar sėmundje tė tjera tė aparatit tretės siē janė koliti ulceroz M. KRON. Malabsorbimi, tumoret e zorrėve, sėmundja e tyroides etj.
-A mund tė kurohet kjo sėmundje dhe sa janė shanset e shėrimit?
TRAJTIMI .Duke mos qenė njė sėmundje organike e aparatit tretės, mjeku mund tė ndėrhyjė por nuk mund ta "kurojė"si sėmundje. Si ēdo sėmundje tjetėr funksionale, njė rėndėsi tė veēantė pėr mjekim ka ndėrhyrja pėr ti afruar tė sėmurit sigurinė, edukimin shėndetėsor dhe mbėshtetje. Krijimi i njė lidhjeje terapeutike mund tė jetė shumė i suksesshėm nė trajtimin e kėsaj sėmundje. Njė rėndėsi ka edhe dieta. Disa pacintė paraqesin intolerancė karshi disa ushqimve, kryesisht me yndyrė dhe qė kanė nė pėrbėrje kofein ..Kėto tolerohen keq nga shumica e tė sėmurėve. Disa ushqime tė tjera bėhen shkak pėr flatulencė (fryrje), siē janė fasulet e kuqe, lakra, rrushi, kafeja, vera e kuqe, birra. Njė dietė e pasur me fibra ėshtė e domosdoshme nė kėta tė sėmurė. Pėr tė qetėsuar dhimbjet e barkut pėrdoren disa preparate qė quhen antispastikė.
-Ku dallohet fryrja e barkut prej gastriteve, nga fryrja prej sindromit tė zorrės sė irrituar?
Fryrja e barkut ndodh pėr shkak tė gastritit, por edhe pėr shkaqe tė tjera si kolopatia (kolitet qė njihen nė popull qė vijnė nga probleme me zorrėt), hepatopatitė (sėmundjet e mėlēisė), kolecistiti kalikuloz (infeksioni i fshikėzės sė tėmthit). Gastritet dallohen nėpėrmjet diagnozės, ekzaminimit ekografik qė pėrjashton problemet e mėlēisė dhe tė tėmthit.


Ky lajm ėshtė publikuar: 30/03/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos