Pranimet nė universitet, formulė e re pėr llogaritjen e pikėve

Autori i Lajmit: Entela Duraj





Paramaturantėt apo kandidatėt e tjerė qė konkurojnė pėr tė dytėn herė nė universitet nuk do ti mbartin tė gatshme pikėt e grumbulluara nga vitet e kaluara. Por llogaritja e pikėve tė fituara prej tyre nė provimet e dhėna dhe ato qė do tė japin do tė pėrmblidhet sėrish sipas koefcientėve tė rinj tė miratuar pėr vitin akademik 2010-2011. Tashmė ka pėrfunduar procedura e regjistrimit nė provimet e pranimit nė universitete (provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje). Shkollat e mesme kanė depozituar pranė drejtorive pėrkatėse tė dhėnat e plotėsuara nga secili kandidat nė formularėt A-1 dhe A-1Z. Megjithatė, lista zyrtare, ku pėrcaktohet numri i aplikuesve qė do tė garojnė kėtė vit pėr studimet e larta, do tė zbardhet nė fund tė javės nga ekspertėt e AVA-sė. Pra sipas udhėzimit tė sivjetshėm nė llogaritjen e rezultatit final pėr pranimet nė universitetet publike gjatė vitit tė ardhshėm akademik do tė pėrdoren vetėm koeficientet e miratuara nga Ministria e Arsimit pėr provimet e 2010-s. Ky rregull do tė vlejė edhe pėr kandidatėt qė do tė hyjnė nė garėn e pranimeve duke pėrdorur rezultatet e lėndėve me zgjedhje tė dhėna nė maturat e zhvilluara para kėtij viti. Rregullorja e provimeve tė Maturės Shtetėrore pėrcakton se nė nxjerrjen e rezultatit final tė ēdo preference tė pėrzgjedhur nga aplikuesit (qofshin kėta maturantė qė sapo mbarojnė shkollėn e mesme apo ata qė e kanė mbaruar gjatė viteve tė shkuara), do tė pėrdoret lista e koeficienteve tė miratuara gjatė 2010-s. Ndėrsa mė parė pėr nxėnėsit qė hynin nė garėn e pranimeve me rezultatet tė mbartura nė llogaritjen e rezultatit final tė maturės pėrdoreshin koeficientet qė lėnda dhe lloji i shkollės kanė pasur kur ėshtė dhėnė provimi. “Tė gjitha personat qė nė vitet shkollore 2005–2009 kanė dhėnė provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore dhe nuk janė shpallur fitues ose nuk janė regjistruar nė asnjė nga programet e studimeve tė larta publike (e vėrtetuar kjo nga dekanatet pėrkatėse tė ēdo fakulteti), pėr kėtė vit nuk janė tė detyruar tė rijapin provimet me zgjedhje, pėrveē rasteve kur e kėrkojnė kėtė vetė. Nė pėrllogaritjen e pikėve pėr sistemin meritė–preferencė pėr kėtė lėndė merret koeficienti qė ka lėnda kėtė vit”, - specifikohet nė rregulloren e provimeve. Ndėrsa pėr rastet kur personi e ka dhėnė mė shumė se njė herė njė lėndė tė caktuar nė provimet me zgjedhje dhe kėrkon ti njihet rezultati i saj, do ti njihet rezultati i arritur nė vitin e fundit kur lėnda pėrkatėse ėshtė dhėnė provim.



Brenda javės dalin listat
e maturantėve qė do tė futen nė provime

Brenda kėsaj jave nė shkolla do tė afishohen listat e maturantėve qė do tė hyjnė nė provimet e Maturės 2010. Pjesė e kėtyre listave nuk do tė jenė vetėm maturantėt e kėtij viti shkollor, por edhe ata tė viteve tė kaluara qė do tė marrin pjesė nė kėtė proces. Tashmė nė tė gjitha gjimnazet e vendit maturantėt kanė plotėsuar formularin A1, tė cilin edhe e kanė dorėzuar. Ndryshimi i kėsaj mature ėshtė afrimi i datave tė provimit. Tė cilat do tė jepen brenda qershorit, pra Matematika, Letėrsia dhe dy lėndėt me zgjedhje. Kjo ka njė gjė shumė pozitive, pasi nxėnėsit kur tė plotėsojnė formularin A2, qė mund ta plotėsojnė nė korrik do tė kenė nė dorė tė pesė tė dhėnat e veta pėr tė zgjedhur njė degė qė jo vetėm e dėshiron, por dhe atė qė e sheh se mund ta arrijė. Ndė rkohė, nė shkolla kanė filluar dhe konsultimet pėrkatėse nė bazė tė programeve orientuese tė publikuara nga MASH-i, pėr Letėrsinė dhe Matematiken. Ndėrkaq, pėr herė tė parė kėtė vit, nė komisionet e Maturės Shtetėrore ėshtė futur dhe psikologu, pėr tju ardhur nė ndihmė maturantėve.


Maturantėt, formula e llogaritjes sė pikėve

Maturantėt mund tė pėrllogarisin vetė pikėt e tyre dhe tė shohin nėse i afrohen ndopak pikėve maksimale pėr tė fituar tė drejtėn e studimit aty ky kanė dėshiruar. Nė bazė tė shembujve tė bėrė publike nga APRIAL 2009, ēdo pretendent pėr nė universitet mund tė shoh se nė cilat nivele ėshtė me pikėt qė ka marrė deri mė tani. Mė parė duhet tė dinė se ku kanė mė shumė shanse pėr tu pranuar. Kėtė mund ta bėjnė vetėm duke llogaritur pikėt qė kanė grumbulluar me anė tė komponentėve tė Maturės Shtetėrore. Formula ėshtė e njėjta qė zbatohet qė prej nisjes sė kėtij sistemi. Kjo skemė nuk do tė vlejė pėr maturantėt qė kanė dhėnė konkurse nė Arkitekturė, Akademinė e Arteve dhe atė tė Sporteve, pasi ata do tė kualifikohen vetėm nė bazė tė konkursit. Kėshtu Formula e llogaritjes sė pikėve ėshtė: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (nė varėsi tė rezultatit qė del). Sipas kėsaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letėrsia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollės sė kryer dhe k2 = koeficienti, sipas provimeve me zgjedhje. Pasi tė llogariten pikėt me kėtė formulė, maturantėt duhet tė konsultojnė nė faqen zyrtare tė ministrisė pikėt minimale pėr ēdo program studimi qė kanė bėrė fitues, kandidatėt e njė viti mė parė.

Ky lajm ėshtė publikuar: 30/03/2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos