Format e ripėrtėritshme tė energjisė pėrmes mullinjve tė erės

Ndėrsa çmimet e energjisė nėpėr botė vazhdojnė tė rriten, shumė pronarė shtėpish nė Shtetet e Bashkuara po shprehin gjithnjė e mė tepėr interes pėr format e ripėrtėritshme tė energjisė. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės, Xhef Suajkord na njeh me njė fermer kuajsh nė veri tė Uashingtonit, i cili mendon se turbinat e erės janė pėrgjigja e duhur pėr problemet me energjinė.

Dr. Karlos Fernandez rrit kuaj tė rrallė tė racės Paso Fino nga Puerto Riko nė fermėn e tij nė veri tė Uashingtonit.

Dr. Fernandez mban 20 kuaj nė dy hambarė, ka dy shtėpi si dhe disa struktura tė tjera brenda pronės sė tij. Tė gjitha kėto punojnė me energji elektrike.

Vitet e fundit, Dr. Fernandez po punon qė ferma e tij e kuajve tė marrė energji vetėm nėpėrmjet fuqisė sė erės.

"Rritja e çmimeve tė karburantit ka ndryshuar jetėn. Besoj se do tė fitonim mė shumė pavarėsi nėse do ta prodhonim vetė energjisė."

Doktor Fernandez ka katėr mulli ere nė pronėn e tij. Dy nga ato janė dizenjo moderne tė krijuara posaçėrisht pėr prodhimin e energjisė elektrike nė shkallė tė vogėl. Dy dizenjot e tjera ishin projektuar pėr tė thithur ujin nga puse tė thella.

"Kjo dizenjo u prodhua nė vitin 1905. E gjeta rastėsisht atė gjatė njė ankandi. E mora me vete dhe fillova ta shndėrroj nė njė prodhues energjie."

Sipas Organizatės Amerikane pėr Energjinė e Erės, interesi pėr teknologjitė e erės me fuqi tė ulėt ėshtė rritur. Organizata thotė se 10 mijė turbina u shitėn nė Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Ajo shpreson qė vitin e ardhshėm numri i turbinave tė rritet me 20 pėr qind. Zoti Ron Stimel mbėshtet energjinė qė prodhohet nga era me fuqi tė ulėt.

"Interesi pėr kėto forma energjie ėshtė rritur ndjeshėm. Njerėzit janė tė interesuar pėr tė ardhmen e energjisė nė shtėpitė e tyre, qė tė jenė tė pavarur nga energjia dhe tė japin kontributin e tyre pėr tė mbajtur tė pastėr ambjentin.ā€

Dr. Fernandez punon edhe si tregtar. Konsumatorėt gjithashtu mund tė zgjedhin nga qindra modele nė treg, tė cilat variojnė nga 14 deri nė 60 mijė dollarė.

Sipas studimeve, njė shtėpi mesatare amerikane harxhon rreth njė mijė kilovatė elektricitet nė muaj. Kėto modele mund tė prodhojnė nga 400 deri njė mijė kilovat nė muaj nė varėsi tė erės.

"Problemi mė i madh me energjinė e erės ėshtė pozicioni i kullės. Sigurisht pemėt duhet tė jenė vendosur larg mullinjve.ā€

Dr. Fernandez thotė se ai nuk ka fituar pavarėsi tė plotė pėrsa i pėrket energjisė. Por pasi instaloi turbinat e erės, sasia e energjisė qė ai duhet tė merrte nga kompania lokale u ul nga 5 mijė e 400 kilovatė nė muaj nė 2 mijė kilovatė.

Doktor Fernandez thotė se herėt a vonė ai do tė prodhojė mė shumė sesa harxhon. Kėshtu duhet tė gjej mėnyrėn pėr tė marrė maksimumin nga çdo turbinė, thotė ai. E rėndėsishme ėshtė qė tė arrihet pavarėsia e energjisė. //bsa//

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

    Regjistrim

    Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

    Regjistrohuni per RSS feed


    Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

    Ri-vendos