VENDIM PER NJĖSITĖ E TJERA TĖ MATJES JASHTĖ SISTEMIT SI

V E N D I M

 

PËR

 

NJËSITË E TJERA TË MATJES JASHTË SISTEMIT SI

 

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 11, tė ligjit nr.9875, datė 14.2.2008, “Pėr metrologjinė”, me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Ministritė, institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor, personat fizikė, juridikė, qė ushtrojnė veprimtari nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė detyrohen tė pėrdorin njėsitė ligjore tė matjes. Njėsitė ligjore tė matjes janė njėsitė bazė, tė sistemit ndėrkombėtar SI dhe ato jashtė sistemit SI, tė paraqitura nė tabelat 6, 7, e 8, tė kėtij vendimi.

 

2. Nė transportin ajror, detar dhe hekurudhor, krahas njėsive tė sistemit SI, tė paraqitura nė kėtė vendim, lejohen tė pėrdoren edhe njėsi tė tjera, tė pėrcaktuara nė konventa apo marrėveshje ndėrkombėtare, pėr kėto lloje transporti.

 

3. Njėsitė bazė tė sistemit ndėrkombėtar tė matjes SI janė:

 

3.1. Pėr gjatėsinė: metri (m), i cili ėshtė i barabartė me gjatėsinė e largėsisė sė pėrshkruar nga drita nė boshllėk, gjatė njė kohe prej 1/299 792 458 tė sekondės.

 

3.2. Pėr masėn: kilogrami (kg), i cili ėshtė e barabartė me masėn e prototipit ndėrkombėtar tė kilogramit.

3.3. Pėr kohėn: sekonda (s), e cila ėshtė e barabartė me kohėzgjatjen e           9 192631770 periodave tė rrezatimit, qė i pėrgjigjet kalimit ndėrmjet dy niveleve superfundore tė gjendjes themelore tė atomit tė Ceziumit 133 Cs.

 

3.4. Pėr intensitetin e rrymės elektrike: amperi (A), i cili ėshtė i barabartė me intensitetin e njė rryme tė pandryshueshme, qė, duke kaluar nėpėr dy pėrcjellėsa, drejtvizorė e paralelė, me gjatėsi tė pafundme e prerje tėrthore tė papėrfillshme dhe tė vendosur nė njė largėsi 1 m nė boshllėk, bėn qė tė bashkėveprojnė ndėrmjet tyre, me njė forcė prej 2-10 -7 njuton, pėr çdo metėr gjatėsi.

 

3.5. Pėr temperaturėn termodinamike: kelvin (K), i cili ėshtė i barabartė me 1/273,16-tėn pjesė tė temperaturės termodinamike, tė pikės trefishe tė ujit. Pėrkufizimi i K-sė i referohet ujit, qė ka kėtė pėrbėrje specifike, izotopike:

 

-          0.00015576 mol 2 H pėr njė mol tė 1H;

-          0.0003799 mole 17 O pėr njė mol 16 O;

-          0.0020052 mol tė 18 O pėr njė mol 16 O,

 

sipas pėrbėrjes sė materialit referues (mesatarja standarde e Vjenės pėr ujin e oqeanit) tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike.

 

3.6. Pėr sasinė e lėndės: mol (mol), i cili ėshtė i barabartė me sasinė e lėndės sė njė sistemi, qė pėrmban aq njėsi elementare sa atome ka nė 0,012 kg tė lėndės sė karbonit 12 C.

 

Kur pėrdoret moli, njėsitė elementare duhet tė specifikohen, sepse ato mund tė jenė atome, molekula, elektrone e pjesėza tė tjera ose grupime tė specifikuara tė kėtyre pjesėzave.

 

3.7. Pėr intensitetin e dritės: kandela (cd), e cila ėshtė e barabartė me intensitetin e dritės sė njė burimi, qė lėshon nė njė drejtim tė dhėnė njė rrezatim njėngjyrėsh, me frekuencė 540-10 12 herz dhe me njė intensitet energjitik 1/683 wat pėr steradian nė kėtė drejtim.

 

4. Madhėsia, emri dhe simboli i njėsive bazė SI jepen nė tabelėn nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

5. Madhėsia, emri dhe simboli i njėsive tė rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI.

 

Njėsitė e rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI formohen nga njėsitė bazė, nėpėrmjet shprehjeve algjebrike, qė lidhin madhėsitė korresponduese.

 

5.1. Madhėsia, emri dhe simboli i njėsive tė rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI, tė cilat shprehen vetėm nga njėsitė bazė tė kėtij sistemi matjeje, jepen nė tabelėn nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

5.2. Madhėsia, emri dhe simboli i njėsive tė rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI, tė cilat shprehen me emra dhe simbole tė veçanta, jepen nė tabelėn nr.3, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

5.3. Madhėsia, emri dhe simboli i njėsive tė rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI, tė cilat shprehen nga ndėrthurrja e disa njėsive tė rrjedhura tė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI me ata me emra e simbole tė veçanta, jepen nė tabelėn nr.4, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

6. Sistemi ndėrkombėtar i matjeve SI, shpreh shumėfishat dhe nėnfishat dhjetorė tė njėsive tė matjeve, me ndihmėn e parashtesave. Faktori i fuqisė, emri dhe simboli i prashtesave tė njėsive tė matjes sė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI jepen nė tabelėn nr.5, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

7. Emri, simboli dhe vlera nė njėsi SI, i njėsive, tė pranuara pėr t’u pėrdorur me sistemin ndėrkombėtar tė matjeve SI, jepen nė tabelėn nr.6, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

8. Emri, simboli, pėrkufizimi dhe vlera nė njėsi SI, i njėsive matėse, tė pranuara pėr t’u pėrdorur me sistemin ndėrkombėtar tė matjeve SI, vlera e tė cilave ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė eksperimentale, jepen nė tabelėn nr.7, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

9. Emri, simboli dhe vlera nė njėsi SI, i njėsive tė tjera, tė pranuara pėr t’u pėrdorur me sistemin ndėrkombėtar tė matjeve SI, jepen nė tabelėn nr.8, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

10. Rregullat pėr pėrdorimin e drejtė tė njėsive tė matjes sė sistemit ndėrkombėtar tė matjeve SI janė:

 

 

10.1. Çdo madhėsi nė sistemin ndėrkombėtar SI ka njė njėsi tė vetme, ndėrsa e anasjellta nuk ėshtė e vėrtetė.

 

10.2. Vlerat e madhėsive, tė quajtura pa pėrmasa, shprehen vetėm me numra dhe paraqesin raportin e dy madhėsive tė sė njėjtės natyrė.

10.3. Simbolet e njėsive shkruhen me shkronja latine dhe, nė pėrgjithėsi, tė vogla. Nė rastet kur emri i njėsisė rrjedh nga njė emėr i pėrveçėm, shkronja e parė e simbolit shkruhet me shkronjė tė madhe.

 

10.4. Emri i plotė i njė njėsie shkruhet me shkronjė tė vogėl.

 

10.5. Simbolet e njėsive mbeten tė pandryshuara, kur vlera e madhėsisė ndryshon nga njėsia.

 

10.6. Simbolet e njėsive nuk ndiqen me pikė pas tyre, me pėrjashtim tė rasteve kur ndodhen nė fund tė fjalisė.

 

10.7. Nėse njė njėsi shoqėrohet me madhėsi relative, duhet qė ajo tė tregohet vetėm me simbolin e vendosur prapa vlerės numerike.

 

10.8. Produkti i dy ose mė shumė njėsive shėnohet me njėrėn nga mėnyrat e mėposhtme: N.m ose N m.

 

10.9. Kur njė njėsi e rrjedhur formohet nga pjesėtimi i dy njėsive, pėrdoret njė vijė e pjerrėt (/), njė vijė horizontale ose eksponente negative.

 

10.10. Asnjėherė nuk pėrdoret nė njė rrjesht mė shumė se njė vijė e pjerrėt, me pėrjashtim tė rastit kur janė vendosur kllapa.

 

10.11. Shumėfishat dhe nėnfishat e njėsisė sė masės formohen nga bashkimi i parashtesave me fjalėn “gram”, simboli i tė cilit ėshtė g.

 

10.12. Simbolet e parashtesave shkruhen me shkronja latine, pa hapėsirė ndėrmjet simbolit tė parashtesės dhe simbolit tė njėsisė.

 

10.13. Nuk lejohet tė pėrdoren parashtesa tė pėrbėra, tė formuara nga vendosja e shumė parashtesave.

 

10.14. Njė parashtesė nuk lejohet tė pėrdoret vetėm, pa njėsinė.

 

10.15. Nėse simbolit tė njėsisė sė ngritur nė njė fuqi i vihet njė parashtesė, atėherė kuptohet se edhe parashtesa ėshtė e ngritur nė atė fuqi.

 

10.16. Nuk lejohet zbatimi i parashtesave SI, pėr njėsitė kėndore: “, ‘, 0; pėr njėsitė e kohės: min, h, d.

 

11. Vendimi nr.431, datė 26.6.2003, i Kėshillit tė Ministrave, “Pėr njėsitė ligjore tė matjes”, dhe aktet e tjera nėnligjore, qė bien nė kundėrshtim me kėtė vendim, shfuqizohen.

 

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos