Si te kerkojme ne arkiven e lajmeve !?

Teknika kerkimi mbi arkiven e lajmeve tek Infoarkiva

Megjithese deri vite me pare, reflekset njerezore ishin mesuar me gjetjen e informacionit nepermjet kategorizimeve, listave, organizimit ne data e te ngjashme (shih gjetjen e informacionit nepermjet biblotekave, arkivave etj), sot gjithmone e me shume interneti po kushtezon nje kerkim per informacionin ne kurriz te lundrimit tek informacioni.

Ne nje situate te tille, Arkitektura e Informacionit zbehet per t’i lene rruge teknikave te kerkimit.

Per te lehtesuar kerkimin dhe gjetjen e informacioneve tek Arkiva Mediatike (nofka: Infoarkiva), kemi aktivizuar disa metoda te tjera kerkimi.
Per personat qe kane nje fare eksperience me makinat e kerkimit, perdorimi i operatoreve ndihmon shpeshhere ne gjetjen e informacionit te sakte. Pikerisht disa metoda te tilla kermi perdorur dhe ne ne aplikimin tone.

Keshtu kerkimi per 2 terma duke perfshire nga nje simbol plus perpara:

+Sali +Berisha

Do te ktheje te gjithe ato faqe ku permendet edhe termi ‘Sali’ edhe termi ‘Berisha’.

Por nese dikush deshiron te kerkoje per emrin ‘Sali’ por jo per z. Berisha, atehere ai mund te kerkoje duke shkruar:

+Sali -Berisha

Kerkimi me siper do ktheje si rezultat te gjitha faqet qe permbajne fjalen ‘Sali’ por nuk permbajne fjalen ‘Berisha’. Nje shembull me i qarte mund te ishte:

+Berisha -Sali Besart

Me pak fjale,
operatori+ kerkon domodoshmerisht pranine e fjales nga e cila pasohet,
operatori – kerkon te perjashtohet fjala nga e cila pasohet (te njejtin efekt luan dhe operatori ~)

Nese dikush deshiron te kerkoje per nje fraze te plote atehere mund te perdoren thonjezat: P.sh:

"Historia e Shqiperise"

Nese dikush deshiron te kerkoje te gjitha trajtat e nje emri, atehere mund te perdore operatorin *, psh:

+Berish*

do jepte rezultate faqe qe permbajne te gjitha lakimet e ketij emri, Berisha, Berishės, Berishėn etj

Per shkak te kufizimeve qe lidhen me ngarkesen qe krijohet ne DB gjate kerkimit (dhe nevojen per shpenzime me te medha ne infrastrukturen hardware), kerkimi kufizohet ne 20 artikuj dhe ne lajme te 3 muajve te fundit! Nese deshironi te kontribuoni ne permiresimin e sherbimit tone, mirepresim cdo bashkepunim!

Kerkimi nuk bazohet akoma ne Rrenjet e fjaleve (nje projekt tjeter qe shpresojme te fillojme ne te ardhmen).

P.S Kemi perdorur si shembull nje nga fjalet qe haset me shume ne gazetat e sotme, shkrimi nuk ka per qellim te beje reklame apo te keqtrajtoje asnje figure.

Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos