Tre ditë pas tragjedisë së Gjegjanit në familjen Mustafa nuk rreshtin njerëzit që vijnë për ngushëllim.Pas vdekjes së tre anëtarëve të kësaj familje Ademit Lavdies bashkëshortes së tij dhe vajzës edonës 10 vjecare,e keqja nuk ka kaluar ende pasi 2 vajzat e ciftit Mustafa po luftojne me jetën ndërsa dy djemtë janë jashtë rrezikut. Vëllai i Ademit mes dhimbjesh mbart edhe peshën e dhënies së lajmit të rëndë fëmijëve që ende janë në spital, por edhe të ardhmen e tyre që nuk dihet si do të jetë tani pas humbjes së prindërve dhe pse iu është premtuar shumë ndihmë.






"Mendoj se këta fëmijë kanë nevojë për rehabilitim, për psikolog.
Fëmijët nuk e dinë, këtë llogarisim. Kush do i tregojë, si do i tregojë.
Dhe mua sot më duket ëndërr, ndarja me vëllain. Ai ka punuar mbi 28
vjet teknik pyjesh, dihet pagat që kanë qenë, gjendja ekonomike. Tani,
besim kemi te shteti shqiptar që me masat që do marri dhe premtimet që
na kanë dhënë që do na japë një ndihmë", rrefen Shyqyri Mustafa, vëllai i
viktimës, Adem Mustafa.



Aksidenti ne gjegjan ka prekur rende komunitetin e vogel te rrethit te
Pukes,te cilet per here te dyte brenda pak vjetësh bëhen deshmitare te
tragjedieve te ketyre permasave.6 vjet më parë 15 nxënës kosovarë humbën
jetën rreth 6 km nga vendi ku ra autobuzi i Pukës, pas një aksidenti të
rëndë.



Bruna Gjoka










< I mëparshmi